Jemi dy ditë larg nga finalja e “Champions League” dhe atmosfera po fillon te nxehet. Protagonistët e kësaj përballje mes Real Madrid dhe Liverpool tani janë më në vëmendje se kurrë.

Së fundmi Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për “BT Sport” dhe gazetarja nuk i ka rezistuar tundimit ta pyesë nëse ka ndonjë ngjashmëri mes tij dhe ‘Mbretit të Egjiptit’, Mohamed Salah.

“Galaktiku” i Realit u përgjigj: “Ai është komplet ndryshe. Luan me këmbën e majtë, unë me të djathtën. Jam më i gjatë, ai pak më i shkurtër. Jemi plotësisht të kundërt.”

“Njerëzit duan të më krahasojnë me lojtarë të tjetër por unë jam i ndryshëm me këdo. Salah është ndryshe por unë dua të them se ai ka bërë një sezon fantastik si në ‘Champions League’ ashtu edhe në kampionat, por të shtunën, le ta shohim.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb