Kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit, Havier Tebas, ka një këndvështrim ndryshe për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid. Numri 1 i e federatës deklaron se taksat më të ulëta në Itali me normën e re ligjore si dhe problemet fiskale në Spanjë kishin shtyrë futbollistin që të largohej drejt “Seria A”.

“Ai iku nga Spanja për arsye fiskale. Në Itali, me normativat e reja ligjore, do të pagujë më pak taksa dhe për Real Madrid, ishte e vështirë që të konkurronte në këtë aspekt. Nuk mendoj se ka arsye të tjera të mëdha në lamtumirën e tij ndaj klubit, por kjo e taksave padyshim që është një arsye e madhe”, shpjegoi presidenti i La Liga.

Vetë Ronaldo duket se kërkon të shkëputet përfundimisht nga Spanja dhe jeta e tij atje. Mediat spanjolle kanë raportuar se futbollisti po transferon makinat e tij luksoze në shtëpitë që ka në Portugali, ndërsa ka nxjerrë në shtije edhe vilën e tij në Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb