TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj përveçse i bashkon çiftet siç e kemi parë në shumë ceremoni në Bashki, edhe i “ndan”… E kjo gjë ndodh kur ata vendosin të shprehin dashurinë mureve të Tiranës.

Punonjësit e bashkisë së kryeqytetit duket se kanë nisur një aksion për lyerjen e mureve në rrugë që janë të mbushura dedikime, emra, apo viziatime të ndryshme. E në kuadër të këtij aksioni edhe kryebashkiaku i Tiranës ka zgjedhur të bëjë pak humor me dedikimin e një djali, të cilin e këshillon të mos ndotë qytetin.

“Ti mor lal ta duash Julin e ta kesh me jete, por as Juli s’ka per ta var me po t’pa si po e ndot qytetin qe mezi e pastrojmë! Ja Juli” shkruan Veliaj ne profilin e tij.
21616081_10155774097421926_5506644556888689867_n

21687905_10155774097441926_6143586518330884077_n

21617684_10155774097661926_4740279442473579400_n

21559033_10155774097716926_3911968333783536742_n
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb