LEZHE – Dy automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët pak pas mesnatës në qytetin e Lezhës.

Një nga dy makinat e e djegura në mesnatë në lagjen Besëlidhja të Lezhës mësohet se ishte në përdorim nga kryebashkiaku Fran Frrokaj, i zgjedhur nga Partia Demokratike.

Bëhet fjalë për një “Mercedes Fuoristradë ML” me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., siç njoftoi Policia e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në lagjen Beslidhja në parkingun e një pallati.

Policia raporton se, nga veprimet e para hetimore,  rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës , dhe konkretisht automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F.,  si dhe  mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb