TIRANE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i është bashkuar protestuesve të mbledhur para Parlamentit mëngjesin e sotëm, duke protestuar kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm vetëm me votat e mazhorancës.

Duke akuzuar kryeministrin Rama për shkelje të Kushtetutës me këtë vendim, Kryemadhi thotë se ai nuk ndjen përgjegjësi për fëmijët e qytetarëve shqiptarë.

“Janë të lidhur kokë e këmbë me krimin, fëmijët e shqiptarëve drogohen çdo ditë e më shumë dhe kjo ndodh si rezultat i kësaj klike të lidhur me krimin. Këta vazhdojnë të shkelin ligjin. Nuk ka zgjidhje tjetër, ne nuk do ta lejojmë të ndodhë.
Edi Rama s’ka ndjerë n ndonjëherë përgjegjësi për fëmijët e tij, dhe s’ka si të ndjejë përgjegjësi për fëmijët e qytetarëve shqiptarë, kështu që s’ka si të ketë logjikë me të”, tha Kryemadhi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: