TIRANE – Sot është një ditë e shënuar për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe presidentin Ilir Meta.

Vajza e tyre Bora, feston 20-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë Monika ka zgjedhur fjalët më të ëmbla që një nënë mund t’ia dedikojë së bijës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Monika Kryemadhi shkruan se pavarësisht premtimit për të mos “bërë publik” ditëlindjen e saj, ajo e ka thyer fjalën e dhënë për t’i dhënë publikisht sesa shumë e do vajzën
Postimi 

Të dhashë fjalën që nuk do shkruaja asnjë fjalë. ? ? Por ja që 20 vitet që kanë kaluar lanë shenjë të pashlyer tek unë.

Teksa të shoh që rritesh uroj me zemër që Zoti të të plotësojë çdo dëshirë! ?? Dëgjoftë dhe plotësoftë nga pak edhe urimet e mia për ty.

20 vite nuk kanë mjaftuar ende për të të thënë sa të dua, e ndoshta as 120 të tjerë nuk do të mjaftojnë për të të treguar sa me fat jam që jam nëna jote!

*e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: