Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur që këto ditë të nxehta gushti t’i kalojë në malet e Sharrit në Kosovë.

Teksa përshëndet ndjekësit e saj në ‘Facebook’ me një video, Kryemadhi pohon se shqiptarët kanë shumë vende të bukura, por që nuk i dinë. Larg zhurmës së politikës dhe mes natyrës, kryetarja e LSI shfaqet tejet e relaksuar e veshur sport dhe me kufje në vesh.

“Përrallë Kosove!
Mirëmëngjes nga lartësitë e malit të Sharrit, në Prevallë, Kosovë, mbi 1590 metra mbi nivelin e detit, vend i mahnitshëm, ashtu si shumë zona, troje, pyje, lumenj të cilat këtij vendi ia ka falur Zoti!
Visare të natyrës, që fatmirësisht po i zbulojmë e vlerësojmë hap pas hapi”, shkruan Kryemadhi në ‘Facebook’, ndërsa në video shton: “Mirëmëngjes! Një mrekulli e paparë, në malet e Sharrës. Ajër i freskët, ajër i pastër. Ajo që është me e rëndësishmja është se kemi vende shumë të bukura dhe nuk i dimë”. Ndërkohë, edhe presidenti Meta ka zgjedhur që këto ditë t’i kalojë mes bukurive natyrore të Kosovës, ndërsa sot ka postuar një mesazh dedikuar Bjeshkëve të Rugovës.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: