MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markovic ka zhvilluar një takim me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Pas takimit faqja zyrtare e kryeministrisë në Mal të Zi ka shkruar se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan.

“Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan”, thuhet qartë në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi në Twitter.

Kujtojmë se pak ditë më parë kancelarja gjermane është deklaruar kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi në Prishtinë dhe Beograd po diskutohet mundësia për korrigjim të mundshëm të kufijve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb