SHKUP- “Gëzohu Maqedoni! Dyert për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në NATO janë të hapura”, është shprehur kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në “Facebook”. Reagimi i tij ka ardhur lidhur me vendimin, të cilin e sollën sot në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, liderët e vendeve-anëtare për ta ftuar Maqedoninë për t’i filluar negociatat për anëtarësim.

“Pasdite vendet-anëtare të NATO-s vendosën të na japin ftesë që Republika e Maqedonisë ta fillojë procesin inkuadrues për anëtarësim në Aleancë. Partnerët dhe miqtë tanë sot na dhanë mirënjohje. Është njohur përkushtimi i fuqishëm, janë plotësuar të gjitha kriteret”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se sot është një ditë e madhe, historike për Republikën e Maqedonisë.

“Premtoj se do të sjellim ende lajme të mira edhe në periudhën që është para nesh, në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, shtoi kryeministri, i cili është mysafir si folës në konferencën NATO Engages në kuadër të Samitit në Bruksel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb