TIRANE- Avokati Spartak Ngjela në një status në faqen e tij të ‘Facebook’ ka reaguar lidhur me mandatin e kryeprokurorit të përgjithshëm, ndërsa ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Avokati tha se ish-lideri i PD-së e urren demokracinë. Ngjela ngreh pyetjen se; pse nuk jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm, ndërsa shton se Llalla do të të bllokojë shtetin.

MESAZHI I NGJELËS
Berisha kurrë nuk e mësoi dot ç’është Parlamenti.
E para se ai nuk ka aftësinë për ta kuptuar; dhe e dyta: ai e urren demokracinë parlamentare.
Sot PD ka dërguar një letër në Kuvend ku shprehet se, përderisa nuk është ngritur KLP, (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), nuk ka kush ta deklarojë mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.
Po si ka mundësi që të mos e konfirmojë Parlamenti, kur KLP ende nuk ekziston?
Vetëm halli dhe intelekt i dobët të shtyn të argumentosh bllokimin e funksionimit të shtetit
E pra, pyetja kryesore është kjo: pse nuk jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm?
Sepse do të bllokojë shtetin.
Po ky është krim.
E di Prokurori këtë, që ai ka qenë në atë post për shtetin dhe jo kundër shtetit?
Po, a ka qenë ky prokuror ndonjëherë për shtetin dhe me shtetin?
Askush nuk e beson se mund të ketë qenë ndonjëherë me shtetin.
Po parlamenti?
Parlamentet janë të zgjedhur nga populli, nuk janë institucione të emëruara. Pikërisht për të mbrojtur shtetin nga krizat.
Nëse Saliu me prokurorin e tij kërkojnë të hedhin shtetin në krizë; parlamenti duhet të veprojë.
Si ka mundësi të mos zgjedhë Parlamenti prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm kur këtë ia kërkon ligji?
Pyetje profesionale është kjo:
Po nëse befas u çmend KLP dhe do të bllokojë shtetin me një krizë institucionale?
Sigurisht që parlamenti e zgjidh…
Dhe e fundit: nëse Prokurorit nuk i ka mbaruar afati i mandatit, mandat ky i dhënë nga Parlamenti; sigurisht që ai ka të drejtë ta kërkojë.
Atëherë, pse shqetësohet Saliu?
Duhet të bindemi se këta që na kanë drejtuar nuk kanë qrnë ndonjëherë me shtetin.
Po ky që po e drejton si kryeministër?
As ky nuk është me shtetin, por nuk lëviz dot se vjen Brian Yee…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: