BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
25 Qershor 2013 - 05:39 | LAJME
TRANSLATE
 
'Verdikti 2013', rezultatet pėr Qarqe, kryeson ASHE. Nė Korcė e majta merr mandatin e 7-tė
TIRANE- Kush do tė fitojė zgjedhjet e 23 Qershorit? Kutite me vota presin ende per numerim, ndersa e majta paraprakisht kryeson ne shume qarqe.
 Zgjedhjet e pėrgjithshme tė 23 qershorit 2013 janė tė tetat qė zhvillohen nė Shqipėri, qė nga vendosja e sistemit pluralist politik nė vitin 1991. Shqiptarėt votuan te dielen pėr ata qė do na qeverisin nė 4 vitet e ardhshme.

Partia Demokratike, sipas kutive tė para tė votimit tė numėruara ėshtė fituese nė veri tė vendit, duke kryesuar nė Kukės, ndėrkohė qė PS-ja kryeson nė zona tė tjera, si nė Tiranė, Fier, Elbasan, Vlorė, Berat, Dibėr, Gjirokastėr, Shkodėr.

Tė dhėnat e fundit tė KQZ theksojnė se pjesėmarrja nė votime nė rang vendi ėshtė 53.75%. 

Korēa ėshtė qarku ku numėrimi po eci me ritmin me te mire duke perfunduar shumicen e kutive dhe perkthimin e votave ne mandate. 

Agjencia e lajmeve "BalkanWeb" sjell hartėn elektorale ku informacioni vjen nė kohė reale. Pėr mė tepėr klikoni
HARTA, REZULTATET ME GRAFIKE SIPAS QARQEVE
Ndarja e votive me mandate pėrkthehet nė 81 mandate pėr (ASHE), 58 mandate (AMPI) dhe 1 mandat pėr kandidatin e pavarur nė Fier, z. Dritan Prifti.

Ndėrkohė, mė poshtė sjellim rezultatet e KQZ pėr koalicionet, e majta, Aleanca pėr Shqipėrinė Europianė (ASHE), Aleanca pėr Punėsim, Mirqenie dhe Integrim (AMPI), partitė e reja Fryma e Re Demokratike (FRD) Aleanca Kuq e Zi (AK).
Ēdo shifėr ndryshohet minutė pas minute me tė rejat mė tė fundit.

Tė dhėnat e fundit sipas Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve ORA 03:00 


KORĒE
Korēa janė numėruar deri tani 441 nga 447 kuti gjithsej ku 87258 vota, APMI 55888, FRD 1399.

ELBASAN
Elbasan, numėrohen 381 nga 540 kuti, ku ASHE ka marre 87258 vota, APMI 55888, FRD 1399.

KUKES
Numėrohen 139 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrė 14086 vota, APMI 22195, FRD 242 vota.

DURRĖS
Nė Qarkun Durrės janė numėruar deri tani 269 nga 444 kuti gjithsej, 47776  vota, APMI 39973, D.Prifti 2757 vota.
 
FIER
Nė kėtė qark janė numėruar deri tani 359 nga 576 kuti gjithsej ASHE  76235 vota, APMI 37593 vota, kurse 4474 vota kanė shkuar nė adresė tė kandidatit tė pavarur, Dritan Prifti.

LEZHĖ
Numėrohen deri tani 207 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrė 32915 vota, APMI 28425, FRD 688 vota.

TIRANĖ
Nė kėtė qark janė numėruar aktualisht 712 nga 1422 kuti  votimi ku ASHE ka marrė 123456, APMI 90529, FRD 4988 vota.

BERAT
Nė qarkun e Beratit janė numėruar deri tani 230 nga 302 kuti, ASHE 52145 vota, APMI 17540, FRD 390 vota.

DIBĖR
Nė Dibėr janė numėruar 237 nga 264 kuti, ku ASHE 33187 vota, APMI 31729, FRD 2113 vota.

GJIROKASTĖR
Nė Gjirokastėr janė numėruar 132 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrė 21316, APMI 8861, FRD 179 vota.

SHKODĖR
Qarku Shkodėr janė numėruar deri tani 318 nga 417 kuti  gjithsej ku ASHE ka marrė 50629, APMI 42956, FRD 1996 vota.

VLORĖ
Qarku Vlorė janė numėruar 353 nga 432 kuti , ku ASHE ka marrė 65322 vota, APMI 30841 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrė 2169. 

DIBER, 3 MANDATE ASHE 3 APMI
Ora 23:00
-News24 konfirmon se nė Dibėr ndarja paraprake e deputetėve ėshtė 3 ASHE dhe 3 APMI, ku konkretisht 3 mandate shkojne tek PD, 2 tek PS dhe njė tek LSI.

LSI: POLICIA FUT NJERĖZ TĖ PAAUTORIZUAR NĖ ‘SHKOLLĖN E KUQE’ DHE ‘1 MAJI’
Ora 22:20
Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka denoncuar parregullsitė nė qendrėn e numėrimit tė pozicionuar nė ‘Shkollėn e Kuqe’ dhe ‘1 Maji’ nė Tiranė. LSI ka akuzuar policinė se po fut njerėz tė paautorizuar nė ambientet e shkollave.

Numėrimi i votave nė kėtė qendėr ėshtė bllokuar pas tėrheqjes sė komisionerėve tė PD. 

KORCA FITOHET NGA E MAJTA, 6 MANDATE PS, 1 LSI DHE 5 PD
Ora 2:00-
Nė Korcė numėrimi i votave ėshtė drejt pėrfundimit ku surpriza ėshtė LSI qė ka marrė njė mandat nė komunėn Bucimas.
Ndėrkaq aleanca e majtė ka rrėmbyer nė total 6 mandate, ndėrsa e djathta 5. Pritet te numerohen dhe 6 kuti.

Qarku i Korēės i konsideruar si qarku mė i balancuar politikisht qoftė nė zgjedhjet vendore apo ato parlamentare ndėr vite, kėtė herė duket se ėshtė duke zhvilluar njė luftė tė fortė mes Partisė Demokratike dhe asaj Socialiste, me qėllimin e vetėm ndryshimin e balancave sa i takon mandateve tė deputetėve.

Ky qark nxjerr 12 deputetė ku, nė vitin 2009, u ndane barabar mes e aleancave, 6 e majta dhe 6 e djathta.
Konfirmohen si deputetė emrat e mėposhtėm.

MANDATET E PD
1. Ridvan Bode
2. Eleina Qirici
3. Edmond Spaho
4. Fatmir Mediu
5. Gjergji Papa

MANDATET E PS
1-Bashkim Fino
2. Arta Dade
3. Olta Xhaēka
4. Ilirian Pendavinji
5. Ilir Xhakolli
6. Ylli Ziēishti

MANDATET E LSI
1. Pirro Kapurani

Nė vitin 2009 Korēa ēoi nė Parlamentin shqiptar 12 deputetė, ku Partia Demokratike dhe ajo Socialiste morėn nga njė numėr tė barabartė mandatesh, nga 6 secila, me njė diferencė prej 1936 votash nė favor tė partisė Socialiste.

Nė qarkun e Korcės rezultojnė rreth 220 mijė zgjedhės, nga 217 mije ne vitin 2009, nga kėta ishin rreth 1500 votues te rinj.

PĖRFUNDON NUMĖRIMI I VOTAVE NĖ KZAZ 61, PATOS
Ora 22:18
Pėrfundon numėrimi i votave nė KZAZ 61, Patos. Nė KZAZ 45, Patos, ASHE kryeson me 2000 vota pėrpara. 

RINIS NUMĖRIMI NĖ KZAZ 27, BASHKIA KAMĖZ
Ora 21:59
Rinis numėrimi nė KZAZ 27, Bashkia Kamėz
Numėrimi u ndėrpre nė orėn 15:00 pėr shkak tė lodhjes.

MONIKA KRYEMADHI KONFIRMON MANDATIN NĖ LEZHĖ
ORA 20:27
Monika Kryemadhi konfirmon mandatin nė Qarkun e Lezhės. LSi nė qarkun e Lezhės ka marrė 5600 vota deri nė kėto momente. Bashkeshortja e Ilir Metes, kreut te LSI rikthehet ne parlament pas 8 vitesh.

RINIS PROCESI I NUMĖRIMIT NĖ NJESINE NR. 28
Ora 19:45
Ka rinisur procesi i numėrimit nė njėsinė Numėr 28 nė Tiranė. Komisioneri i PS, Kujtim Qefalia sqaroi shkaqet e bllokimit tė procesit tė numėrimit tė votave nė njė prononcim pėr News24.

“Nuk ėshtė bllokuar procesi, por nė sallėn e numėrimit ka dyndje personash qė kanė zaptuar sallėn. Njė numėr kaq i madh ėshtė veprim i cili sjell veprime tė parregullta pėr numėrimin e votave kjo ka ndodhur pasdite pas fitores spektakolare tė PS nė shumė zona tė Tiranės dhe pasdite janė dyndur njė numėr i madh personash duke sjellė parregullsi nė procesin e numėrimi. I bėj thirrje zv/ kryeministrit nė detyrė tė vendosė rregull”, u shpreh Qefalia.

“Kjo KZAZ drejtohet nga kreu i subjektit Partia Demokratike. Duke mėsuar kėtė rezultat njė fitore e PS paradite ka detyruar simpatizantėt tė vijnė kėtu”, shtoi ai.

KONFRONTIME MES VĖZHGUESVE NĖ KSAMIL, KZAZ 89
Ora 18:06
Konfrontime mes vėzhguesve nė Ksamil, KZAZ 89. Ngjarja ndodhi pasi nė 1 kuti u gjetėn 50 fletė tė palosura pėr PBDNJ. Procesi rinisi vetėm pas ndėrhyrjes sė policisė. Ndėrkohė, raportohet se nė KZAZ 89 u anulua edhe numėrimi i njė kutie tjetėr.

Kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule deklaroi se vėzhguesit e partisė sė tij janė pėrjashtuar nga administrimi i zgjedhjeve.

“Pėrpjekje pėr tė bėrė tė pavlefshme 2 kuti. Nė kėto qendra votimi ne kemi marrė masivisht vota. Tendeca, pėrjashtimi i PBDNJ nga Parlamenti i ardhshėm. Kėto 2 kuti rezultojnė tė cėnuara qėllimisht”, tha Dule. 

VLORĖ, E MAJTA KRYESON, MALAJ ENDE PA MANDAT MANDATIT
Ora 18:45
Nė Vlorė aty ku kreu i PS-sė Edi Rama kryeson listėn e kandidatėve e majta kryeson bindshėm pasi deri nė kėtė moment tė numėrimit janė grumbulluar 50010 vota, ndaj 23293 votave qė ka marrė koalicioni i djathė.

Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrė 1696 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota.

Ndėrsa kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrė 1696 vota dhe shanset qė ai tė fitojė njė mandat deputeti duket i vėshtirė.

Nė kėtė qark nuk janė shėnuar probleme dhe procesi i numėrimit vijon qetėsisht.


KZAZ 33/ XHAFAJ: DREJTUES TĖ POLICISĖ BURGJEVE NUMĖROJNĖ VOTAT
Ora 17:00
Pėr tensionin nė KZAZ 33 nė Njėsinė Nr.4, te vendosur nė shkollėn ‘Bajram Curri’. Xhafaj denoncoi faktin se drejtues tė policisė sė burgjeve po numėrojnė votat. Ai tha se tentativa pėr manipulimit tė votave ėshtė kryer kur po ndėrrohej turni i oficerėve tė policisė duke shfrytėzuar kompaninė CEZ Shpėrndarje, e cila sipas Xhafajt nė makinėn e kėsaj kompanie kishte vota qė do futeshin nė njėsi nė favor tė PD.

“Nė kėtė mjedis kur ėshtė vendi i numėrimit tė votave pėr Njėsinė 4, gjatė kėtyre ditėve ka pasur tensione pėr shkak tė personave tė inkriminuar tė cilėt njė pjesė e mirė kanė lėvizur me traga jo tė rregullta deri me armė. Duke pasur mbėshtetje tė strukturės sė policisė, por jo tė gjithėve. Policėt qė kanė qenė nė shėrbim janė vėnė nė shėrbim te personave qė kanė dashur tė manipulojnė, i kam bėrė thirrje Prokurorisė qė tė marrė masat. Ishte tentativė arritėm ta kapim, do prononcohet komisioni zonal. Persona tė inkriminuar tė vėnė nė funksion, pasi  ka eksponent tė PD kanė qene tė shoqėruar nga efektivė tė policisė sė Tiranės. I kam kėrkuar policisė qė tė distancohen dhe tė respektohet ligji dhe ai tension qė po shihni sot ėshtė vetėm njė pjesė qė ka shoqėruar procesin e numrit tė votave. Ky ėshtė rezultat i pėrpjekjeve tė vazhdueshme pėr tė parė mundėsinė e deformimit tė rezultatit. Elemente tė tillė ka pasur dhe ka dhe nė grupet e numėrimit qė ka futur kėtu PD nė vendet e numėrimit tė votave. Drejtues tė policisė sė burgjeve janė kėtu duke numėruar votat”, tha Xhafaj.

BLLOKOHET PROCESI I NUMĖRIMIT NĖ KZAZ 33, PS: TENTIM PER MANIPULIM
Ora 16:20
Bllokohet procesi i numėrimit nė KZAZ 33 nė Njėsinė Nr. 4. Partia Socialiste pretendon se janė bėrė veprime tė tė paligjshme nė KZAZ 33 nė Njėsinė Nr.4, te vendosur nė shkollėn ‘Bajram Curri’.

Kandidati Sadri Abazi dhe Fatmir Xhafaj deklaruan pėr mediat se njė makinė qė presupozohet tė jetė e CEZ Shpėrndarje sipas tyre ka hyrė nė rrethimin e shkollės “Bajram Curri”, qė pa autorizim nuk lejohet tė hyjė asnjė automjet dhe brenda makina ka pasur vota pėr subjektin e Partisė Demokratike. Sipas PS ky veprim ėshtė ndėrmarrė kur komisionerėt e PS po bėnin pushim.

“Ėshtė mbyllur dera, mė vonė simpatizantė tė PS ka kanė njoftuar se ėshtė njė tentativė pėr tė manipuluar kutitė e votimit. Policia i ka hapur derėn njė makine qė pretendonte se ishte e kuvendit, ka ardhur Igli Cela dhe Tahir Muhedini dhe punonjės sė CEZ me makinė. Ju bėj thirrje komisionerėve tė PS tė jenė vigjilent”, tha Sadri Abazi kandidat i PS.

KOLONJE, PĖRFUNDON PROCESI I NUMĖRIMIT TĖ VOTAVE NĖ KZAZ NR. 76
Ora: 15:55 -
Proēesi i numėrimit tė votave ka pėrfunduar sot nė KZAZ-nė nr. 76 nė Kolonjė, bėri tė ditur sekretarja e kėsaj KZAZ-je, Manjola Cakuli. Ajo saktėsoi pėr se rezultatet e kėtij numėrimi janė: Aleanca pėr Shqipėrinė Evropiane 5129 vota dhe Aleanca pėr Punėsim, Mirėqenie dhe Integrim, 3335 vota.

TROPOJE, PERFUNDON NUMERIMI NE KZAZ NR.9, FITON KOALICIONI I DJATHTE
Ora: 15:40 -
Ka pėrfunduar numėrimi i votave nė KZAZ-ne nr. 9 qė pėrfshin rrethin e Tropojės. “I gjithė procesi vazhdoi normalisht duke respektuar tė gjitha kėrkesat e Kodit Zgjedhor”,- tha sekretari i KZAZ-se nr. 9, Xhevdet Hoxha.
Sipas tij, pas pėrfundimit tė numėrimit tė votave nė 50 kutitė e votimit, rezulton se koalicioni i djathtė ka fituar 8200 vota, ndėrsa koalicioni i majtė 3255 vota. Nė kėtė zonė zgjedhore ishin tė regjistruar nė listat zgjedhore rreth 20800 votues, 57 pėr qind e tė cilėve kanė votuar.

PĖRFUNDON NUMĖRIMI I VOTAVE EDHE NĖ SHIJAK
Ora 14:30-
Pėrfundon procesi i numėrimit tė votimit edhe nė Bashkinė e Shijakut. Sipas tė dhėnave bėhet me dije sė PS ka marrė 1400 vota, PR 1213 vota, PD 1095.

HAS PĖRFUNDON PROCESI I NUMĖRIMIT TĖ VOTAVE NĖ HAS, KRYESON APMI
Ora 12:32-
Ka pėrfunduar procesi i numėrimit tė votave nė Has, ku janė numėruar gjithsej 32 kuti votimi. Koalicioni i djathtė APMI ka marrė 5212 vota ose 58%, ndėrsa ai i majtė ASHE 3753 vota ose 41%.

FIER, KOMISIONERĖT KĖRKOJNĖ PUSHIM, NDĖRPRITET NUMĖRIMI
Ora 12:17- Komisionerėt e KZAZ tė Fierit kanė mbyllur pėr momentin procesin e numėrimit tė votave. Unanimisht komisionerėt e KZAZ kanė marrė vendim pėr njė pushim, pasi komisionerėt dhe numėruesit e QV kanė punuar natėn dhe kanė shfaqur shenja lodhjeje. Ata kanė vendosur qė procesi i numėrimit tė rifillojė rreth orės 15:00.

Procesi i numėrimit dhe nė pėrgjithėsi procesi zgjedhor nė Fier ka qėnė i qetė. Sipas kryetarit tė KZAZ 62, Rudin Bircaj, gjithēka ka qenė e qetė pa tensione dhe ndėrhyrje. Nuk ka patur raste dhune apo tendenca manipulimi. Sipas tė dhėnave paraprake deri tani janė numėruar 106 QV.

ĒOROVODĖ PĖRFUNDON NUMĖRIMI, ASHE NĖ AVANTAZH
Ora 12:00- Ka pėrfunduar procesi i numėrimit edhe nė Ēorovodė, ku PS ka marrė 1021,PD 290 dhe LSI 1581. Duket qartė fitorja e koalicionit tė majtė ASHE.

PĖRFUNDON NUMĖRIMI PĖR 4 KOMUNA NĖ BERAT
Ora 11:55- Ka pėrfunduar numėrimi i votave nė dy komuna tė Beratit, Cukalat dhe Kutalli. Nė Cukalat PS ka marrė 1380 vota, PD 563 vota. Ndėrsa nė Kutalat PS ka marrė 214 vota, PD 36 dhe LSI 60 vota. Ka pėrfunduar gjithashtu numėrimi nė komunat Perondi dhe Kozare. Nė Perondi PS ka fituar 145 vota, PD 37, ndėrsa nė Kozare PS merr 163 vota, PD 32 vota dhe LSI 35. Mėsohet se po vazhdon numėrimi edhe nė komunėn Sinjė, ku kanė mbetur edhe 10 kuti.

HALIM KOSOVA: PROCESI I NUMĖRIMIT TEK NJĖSIA 5 ME STANDARDE
Ora 11:31-
Kandidati pėr deputet i Partisė Demokratike nė Njėsinė Bashkiake Nr.9 nė Tiranė nė njė prononcim pėr "News 24", shprehet se procesi i numėrimit nė kėtė njėsi po zhvillohet me standarde.

Nė kėtė njėsi kanė pėrfunduar sė numėruari 7 kuti dhe kanė filluar 7 tė dytat, ku vėrehet njė epėrsi e sė majtės, por sipas Kosovės rezultati nuk ėshtė pėrfundimtar. Ai shpreson nė njė pėrmbysje tė rezultatit nė favor tė tij.

“Prej mė shumė se 4 orė, po monitoroj procesin e numėrimit. Jam i kėnaqur me qetėsinė me tė cilėn po zhvillohet procesi. Rėndėsi ka qė numėrimi tė bėhet ashtu siē vullneti i popullit ėshtė. Do presim pėr rezultatin final, do doja tė avancojnė votat pėr PD”, tha ai.

LSI FORCĖ E PARĖ NĖ KOMUNĖN BUĒIMAS, POGRADEC
Ora 10:55-
Sipas tė dhėnave tė procesit tė numėrimit rezulton se Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka dalė forcė e parė politike nė komunėn BuĒimas nė Pogradec.

ELBASAN, NDĖRPRITET NUMĖRIMI NĖ DISA KZAZ
Ora 10:20-
Edhe nė Elbasan vėrehet fenomeni i ndėrprerjes sė procesit tė numėrimit. Kėshtu raportohet se nė tre KZAZ, ato 49, 50 dhe 51 procesi ėshtė ndėrprerė dhe pritet tė rifillojė nė orėn 13:00.

PĖRFUNDON NUMĖRIMI I TĖ GJITHA KUTIVE NE KOMUNAT E MIRDITĖS
Ora 10:12- Raportohet se nė rrethin e Mirditės ka pėrfunduar numėrimi i tė gjitha votive nė tė gjitha komunat. Pritet nga momenti nė moment shpallja e rezultatit.

KRYETARI I KZAZ 34: PAS 48 ORĖSH KEMI REZULTATIN FINAL
Ora 10:00- Nė njė prononcim pėr "News 24", kryetari i KZAZ 34 nė kryeqytet bėn me dije se procesi i numėrimit pritet tė pėrfundojė pas 48 orėsh. “Vetėm pas 48 orėsh do kemi rezultatin pėrfundimtar”, tha ai.

NJĖSIA 11, NDĖRPRITET PĖR TRE ORĖ PROCESI I NUMĖRIMIT TEK KZAZ 40
Ora 09:30-
Ndėrpritet procesi i numėrimit tė votave pėr 3 orė nė KZAZ 40 nė Tiranė qė i pėrket Njėsisė Nr.11 nė Laprakė. Komisionerėt pretendojnė qė janė lodhur dhe prandaj e kanė ndėrprerė numėrimin. Aktualisht nga kutitė e numėruara nė kėtė KZAZ PS kryeson me 689 vota.

SHKODĖR, NĖ KZAZ 2 NUK KA NISUR PROCESI I NUMĖRIMIT
Ora 08:44- Mėsohet se nė Qarkun e Shkodrės nuk ka nisur ende procesi i numėrimit tė votave. Ndėrsa nė KZAZ 3 dhe 5 dominon e majta.

LEZHĖ, KZAZ 12, KODHELI PREJ 00:00 MONITORON NUMĖRIMIN
Ora 08:00- Kandidatja pėr deputete e Partisė Socialiste nė Lezhė, Mimi Kodheli mėsohet se po monitoron numėrimin e votave nė KZAZ 12 qė prej orės 00:00. Aktualisht nė Lezhė kryeson e majta.

NDERPRITET NUMERIMI NE KZAZ 12, NE POGRADEC
Ora 07:00- Raportohet se nė Pogradec ėshtė ndėrprerė numėrimi nė KZAZ numėr 12.

HAS-NIS PROCESI I NUMĖRIMIT TĖ VOTAVE NĖ KZAZ-nė NR. 10
Ora 00:45-Ka nisur disa minuta mė parė procesi i numėrimit tė votave tė KZAZ-sė nr.10 qė pėrfshin rrethin e Hasit. Duke e bėrė tė ditur, kryetari i KZAZ-sė, Sahit Jaku saktėsoi se, “procesi i numėrimit tė votave ka nisur rreth orės 23:15, pas pėrfundimit tė tė gjitha pėrgatitjeve pėr njė proces normal numėrimi”.
Nė kėtė zonė zgjedhore do tė numėrohen votat e derdhura nė 31 kuti. Pritet qė rezultatet e para rė dalin nė orėt e mėngjesit, ndėrsa numėrimi i tė gjitha votave pritet tė dalė mbrėmjen e ardhshme.
Nė zonėn zgjedhore nr.10 nė listat e votimit ishin regjistruar 13600 votues. Ndėrsa kanė votuar 66% pėr qind e numrit tė zgjedhėsve nė 31 qendra votimi gjithsej.

Kutite e votimit, policia: Shoqėrimi normal pa probleme
Policia e Shtetit, me mbylljen e procesit tė votimit, ka kaluar nė njė fazė tjetėr tė rėndėsishme tė detyrave qė i ngarkon ligji nė kuadėr tė procesit zgjedhor, qė ėshtė shoqėrimi i kutive tė votimit me materialet zgjedhore nga qendrat e votimit nė vendet e numėrimit tė votave.

Sipas zėdhėnėsit tė Policisė sė Shtetit, Tefik Sulejmani, punonjėsit e policisė nė tė gjithė vendin sipas kėrkesės sė komisioneve tė qendrave tė votimit janė afruar nė pritje pėr tė bėrė shoqėrimin e kutive tė votimit me materiale zgjedhore.

Ky proces ka filluar pas orės 19.00’ dhe aktualisht po ecėn normalisht pa pasur asnjė incident. Deri nė kėto momente nga punonjėsit e policisė janė shoqėruar dhe kanė mbėrritur nė Vendet e Numėrimit tė Votave 4.895 kuti votimi, pėrkatėsisht: Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė 1.010 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr 180 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Vlorė 431 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Durrės 437 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Elbasan 467 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Korēė 443 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Kukės 156 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Dibėr 254 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Shkodėr 363 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Fier ka pėrfunduar procesi i shoqėrimit tė matreialeve zgjedhore pėr tė gjithė qarkun, nė total kanė mbėrritur nė VNV 576 kuti votimi. Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Berat ka pėrfunduar procesi i shoqėrimit tė matreialeve zgjedhore pėr tė gjithė qarkun, nė total kanė mbėrritur nė VNV 303 kuti votimi.

Po ashtu dhe nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Lezhė ka pėrfunduar procesi i shoqėrimit tė matreialeve zgjedhore pėr tė gjithė qarkun, nė total kanė mbėrritur nė VNV 258 kuti votimi. Janė nė proces shoqėrimi materialet zgjedhore dhe pėr 613 qendra votimi.
Po ashtu nga Policia e Shtetit janė marrė masa pėr ruajtjen e ambienteve tė Vendit tė Numėrimit tė Votave, nė total 89, tė cilat janė marrė nė ruajtje nga ora 18.00’ e ditės sė sotme. 

Policia e Shtetit garanton opinionin publik se po vazhdon me seriozitet dhe angazhim maksimal kėtė proces dhe do tė vazhdojė me tė njėjtin pėrkushtim deri nė pėrfundim tė tij.
Gjatė gjithė ditės sė sotme Policia e Shtetit ėshtė angazhuar maksimalisht si nė drejtim tė ruajtjes sė objekteve zgjedhore deri nė ēeljen e votim.

KUKĖS PĖRFUNDON TRANSPORTI I KUTIVE TĖ VOTIMIT PRANĖ VENDNUMĖRIMIT TĖ VOTAVE
Ora 00:10
-Rreth orės 23:30 ka pėrfunduar transportimi i tė gjitha kutive tė votimit pranė vendnumėrimit tė votave nė rrethet e Kukėsit e tė Tropojės. Pėrfundimi i kėtij procesi bėn qė brenda pak minutave tė fillojė edhe procesi i numėrimit tė votave.
“I gjithė procesi i marrjes sė kutive nė dorėzim ka pėrfunduar, ndėrsa pritet tė nisė numėrimi i votave, gjė pėr tė cilėn janė ngritur 6 grupe numėrimi”, thotė kryetari i KZAZ-sė nr. 11, Dėfrim Korbi.

Procesi i dorėzimit tė kutive ka pėrfunduar mė parė edhe nė rrethin e Tropojės. Kėtė e bėn tė ditur sekretari i KZAZ-sė nr. 9, Xhevdet Hoxha.
“Gjatė gjithė rrrugėtimit, transporti i kutive nga qendrat e votimit nė vendnumėrimin e votave ėshtė kontrolluar nga forcat e policisė. I gjithė procesi ka pėrfunduar me ritme normale dhe pa asnjė problem”, tha zėdhėnėsi i drejtorisė sė policisė sė qarkut tė Kukėsit, Jaho Caushaj.
Ndėrkohė, qė nė KZAZ-tė nr. 9 dhe 11 pritet qė brenda pak minutave tė nisė numėrimi i votave, procesi ka nisur nė KZAZ-nė nr.10

(d.b/ma.ar/er.nu/e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga B.ROCK mė 25-06-2013 nė 11:17
@ ARI : dhe sipas zoterise suaj 80% e shqiptarve qe votuan te majten JANE ( JEMI ) BUDALLEJ !!!??????
dhe na erdhe ti nga HARIZAJ te na hapesh syte !!??

Dėrguar nga Ari, Ferizaj mė 25-06-2013 nė 08:33
Nuk e meriton Sala te ofendohet:
Ne europe jeni pa viza
Jeni te siguruar nga NATO (kjo e domosdoshme per ju tu e dite qfar trima jeni vjen Greku ne gjum ju mer shtetin
Skeni nevoj te bleni kepuc per qdo jave, edhe oboret e shtepive juv ka asfaltuar,j
Turizmin e ka ngritur mer 1 milion perqind
Popull pa tru votojne nje njeri qe vesh nje qorap te kuqe nje te kaltert, votojne nje kokrrubullake qe 2 ka qen kryeminister,ja rilindja juve!! Sala ka bere ate qe kta te rinjet per 100 vjet nuk te bejn

Dėrguar nga Ari, Ferizaj mė 25-06-2013 nė 08:30
Nuk e meriton Sala te ofendohet:
Ne europe jeni pa viza
Jeni te siguruar nga NATO (kjo e domosdoshme per ju tu e dite qfar trima jeni vjen Greku ne gjum ju mer shtetin
Skeni nevoj te bleni kepuc per qdo jave, edhe oboret e shtepive juv ka asfaltuar,
Turizmin e ka ngritur mer 1 milion perqind
Popull pa tru votojne nje njeri qe vesh nje qorap te kuqe nje te kaltert, votojne nje kokrrubullake qe 2 ka qen kryeminister,ja rilindja juve!! Sala ka bere ate qe kta te rinjet per 100 vjet nuk te bejn

Dėrguar nga SHKUMBINI, PRISHTINĖ mė 25-06-2013 nė 08:29
TAMAM KENI BERE ZGJEDHJEN E DUHUR KENI ZGJEDHUR NJE KRETEN,NJE NJERI AMORAL,QE E AKUZON BABANE E VET E DINI JU PSE E AKUZON ,NJE NJERI HIPOKRIT TE PA FYTYRE,KRIJESE TE POSHTER,QE DO TU A BENE ME ZI SE SATRAPI ENVER HOXHA,E ZOTI JU DHASHTE MEND
E VINI NE VETE NDONJE HERE.

Dėrguar nga leci mė 25-06-2013 nė 06:23
Evin rama kryeminister
pu pu pu pu
Te kishte qene Ben Blushi ,po

Dėrguar nga vathi, tirane mė 25-06-2013 nė 06:20
faleminderit shkoder qe votuat per ndryshimin,per jeten tuaj me te mire,lois shkodrani eshte larguar ne drejtim te paditur,kush e di se ku ,suksese shkodra

Dėrguar nga maloket nuk jane shqipetar, ata jane majmun mė 25-06-2013 nė 06:19
Iku kanceri ???

S'ka mundesi.. kanceri gjithmone kafshon

Dėrguar nga vathi, tirane mė 25-06-2013 nė 06:16
heshtje e plot e pd-isteve,keshtu ndodhen kur qeveria mendon per vete dhe jo per popullin,fitore masive e ps tregon se populli di te vlersoje ose denoj qeverin kur nuk isherben popullitdhe interesit te shqiptarve,fitore e suksese.

Dėrguar nga Urime Rames Po Premtimet, tirane mė 25-06-2013 nė 05:42
Rama te mbaje Premtimet se perndryshe populli opozitar me Sali Berishen cdo dite do ti rrine tek dera e shtepise dhe kryeministrise. Opozita demokratike do jete me e ashper se ato qe ka bere Rama vete apo opozita e vitit 1998. Premtimet e Rames:
1. 300 mije vende pune per 2 vjet.
2. Legalizimet falas diten e pare ne zyre.
3. Nuk do kete me lista neper dyqane dhe cmimet do ulen.
4. Faturat e energjise do falen per ata qe nuk i kane paguar dhe do ulet cmimi ndjeshem qe diten e pare ne qeveri.

Dėrguar nga egla mė 25-06-2013 nė 05:28
saliu kishtembledh rreth vetes te gjith komunistat njerezit pa karakter hajduta analfabetet etj! prandaj dhe shqiptaret i dhan pergjigjen definitive saliut!! 2013 eshte goditja me e fort e popullit se fitorja per nje demokraci te enderuar prej vitesh do ta sjell vetem RILINDJA E VENDIT
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3   4   5   6   7   8   9   10    
       Shqiperia
30 Korrik 2014
Akuza nga AKKP, Ēefa: Sulmi pėr shkak tė detyrės aktuale, i hapur pėr kontroll
Pas kallėzimit penal nga AKEP pėr ish-drejtorin tė Pėrgjithshėm tė AKKP-sė, Elvis Ēefa se ka shpėrdoruar detyrėn, ka ardhur reagimi i kėtij tė fundit.
KOMENTO
       Kosova
30 Korrik 2014
Fyen Berishën në “Facebook”, shkarkohet diplomati kosovar
I dërguari më punë në Ambasadën e Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti është thërritur në Prishtinë pas deklaratës ofenduese në rrjetin social “Facebook” në drejtim të ish-Kryeministrit shqiptar Sali Berisha
KOMENTO (3)
       Rajoni
31 Korrik 2014
Gruevski: Nuk pres ndonjë ndryshim për emrin
Ndërmjetësuesi në problemin maqedonaso-grek Methju Nimic ka detyrë të vështirë thotë kryeministri Nikolla Gruevski, i cili nuk pret që vizita e Nimicit në Maqedoni dhe Greqi të sjellë ndonjë zgjidhje përçështjen e emrit.
KOMENTO
       Bota
31 Korrik 2014
NATO: Moska të shpjegojë shkeljen e Traktatit të Raketave
Pas SHBA-së, edhe NATO-ja i bëri thirrje Rusisë të “punojë në mënyrë konstruktive” për heqjen e dyshimeve në lidhje me shkeljen e Traktatit për Kontrollin e Armëve Bërthamore.
KOMENTO
       Sport
30 Korrik 2014
Mavraj: Ja pse zgjodha Këlnin para Lacios
Mërgim Mavraj ësh të një nga ata lojtarë të Kombëtares shqiptare, të cilit nuk i kanë munguar ofertat e shumta, duke filluar që nga sezoni i shkuar i merkatos. Emri i tij u lakua në disa skuadra me emër në Gjermani, por edhe jashtë, ku ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte Lacio në Itali
KOMENTO (1)
       Kulture
30 Korrik 2014
Klara Kodra:Nasho Jorgaqi u nxitua me hipotezën për Kadarenë
Debati i ndezur në shtyp ditët e fundit lidhur me letrën e hapur që i drejtoi N.Jorgaqi Kadaresë prek disa pika nevralgjike në vlerësimin e letërsisë shqiptare nga kritikët dhe studiuesit: analizën objektive të rrethanave historike në të cilat janë shkruar veprat letrare
KOMENTO (4)
       Metropol
31 Korrik 2014
Ja 9 vendet me sigurinë më të lartë në botë
Nuk janë burgjet vendet me sigurinë më të lartë. As aeroportet, ku siguria është rritur ndjeshëm që prej sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.
KOMENTO
       Teknologji
30 Korrik 2014
Harito: Internet falas në zonat bregdetare
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito mori pjesë në çeljen e aksesit WiFi (internet) falas në 16 plazhet e Shqipërisë
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Duken si dallgė tė vogla, por arrijnė dhjetė metra
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Polici e ndalon pa shkak nė rrugė, nje makine tjeter perplaset mbi te tijėn
 
 
BALKANWEB.TV
Supervjedhja nė BSH, Fullani: Thesaret nuk janė prekur
 
 
BALKANWEB.TV
Komuna Fratar protestė kundėr “Territoriales”: Nuk zgjidhen problemet 15 km larg Ballshit
 
 
BALKANWEB.TV
Rikonstruktohet urgjenca nė QSUT, Manastirliu: Shėrbim cilėsor ndaj pacientit
 
 
BALKANWEB.TV
Orlando Bloom tenton tė rrahė Justin Bieber pėr shkak tė Mirandės
 
 
BALKANWEB.TV
MAS mbyll nė 300 ditė 12 shkolla private: Regjistrat pa emra e nota, jepnin diploma fiktive
 
 
BALKANWEB.TV
Gazetari raporton live, raketa izraelite i shpėrthen pas shpine
 
 
BALKANWEB.TV
Territorialja nė Kuvend, Meta: Mirėpresim pėrmirėsime dhe kontributin e opozitės
 
 
BALKANWEB.TV
Supervjedhja nė BSH, Meta: Ngjarje kriminale, Prokuroria do tė kryejė hetim tė plotė
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Rama e ka shndėrruar qeverisjen ne agjenci reklamash
 
 
BALKANWEB.TV
Supervjedhja nė bankė, Braēe: Tolerancė zero pėr personat e pėrfshirė. Reformė nė BSH
 
 
BALKANWEB.TV
Hapa gėzimi, humbi dy kėmbėt nga shpėrthimi i njė bombe, Juliani ecėn sėrish
 
 
BALKANWEB.TV
“Ebola”, virusi qė rrezikon botėn
 
 
 
 
FOTOGALERI
Concordia e parė nga lart, kėrcimi i rimorkiatorėve
 
 
FOTOGALERI
Kafshėt qe fshihen me mirė ne ambient
 
 
FOTOGALERI
Kate Middleton, kėrcen me taka gjatė njė loje
 
 
FOTOGALERI
Bufon dhe d’Amico, pasion nė yaht
 
 
FOTOGALERI
Andrea Pirlo me Valentinėn nė Ibiza
 
 
FOTOGALERI
One Direction, Liam Payne nudo nė web
 
 
FOTOGALERI
Tiranė, sherr nė familje, plagosen me thikė babai dhe djali
 
 
FOTOGALERI
Gaza, flakėt dhe tymi qė shkakton njė raketė
 
 
FOTOGALERI
Foto spektakolare tė dy delfinėve nė Karaburun
 
 
FOTOGALERI
Trendi i ri, nudo nė takimin e parė tė dashurisė
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga si njė indiane
 
 
FOTOGALERI
SHBA, pallati zhvendoset pėr t’i liruar vendin nė shtėpie tė re
 
 
FOTOGALERI
Kinė, aeroporti drithėrues, pista ndodhet nė majėn e malit
 
 
FOTOGALERI
Scarlett Johansson shtatzėnė dhe me flokė tė prerė shkurt
 
 
FOTOGALERI
Lidhet me togerin e martuar, Sarah rrezikon “Royal Navy”
 
 
FOTOGALERI
Vlorė, tentohet tė grabitet me armė zjarri njė kazino, njė i arrestuar
 
 
FOTOGALERI
Nudo nė rrugėt e New York, ėshtė festa e bodypainting