BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
01 Shkurt 2013 - 22:08 | LAJME
TRANSLATE
 
Dhuna në familje, Bregu kërkesë Halimit: Ndrysho Kodin Penal, autorët, 40 vjet burg
Dhuna në familje, Bregu kërkesë Halimit: Ndrysho Kodin Penal, autorët, 40 vjet burgTIRANE- Ministrisë së Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i drejtohet ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi me disa propozime për ashpërsimin e dënimeve në Kodin Penal. Bregu kërkon rishikimin e nenit 48, pika E të Kodit Penal duke hequr mundësine e trajtimit si rrethanë lehtësuese, kur kryerja e veprës penale ka shkaktuar dhunë në familje.
Së dyti, Bregu kërkon të ashpërsohen masat për mos-respektimin e urdhrave të mbrojtjes duke i konsideruar si rrethanë rënduese krimet e kryera gjatë kësaj periudhe si dhe te ashpërsohen dënimet për vrasje me dashje të kryer në kushtet e lidhjes familjare, duke dhënë dënimin, jo me pak se tridhjetë vjet burg deri në burgim përjetë. 

Letra e plotë.
“I nderuar koleg,
Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, si grua, nënë dhe aktiviste e të drejtave të grave, kam ndjekur me shqetësim situatën e viteve të fundit ku numri i grave viktima të dhunës në familje është rritur. Sigurisht që mbeten për tu përshëndetur nismat e ndërmarra nga qeveria shqiptare si në drejtim të ngritjes së mekanizmave parandalues dhe mbështetës kundër dhunës në familje, ashtu edhe në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të kuadrit ligjor, duke përkrahur modelet më bashkëkohore në këtë drejtim.

Ndryshimet e fundit bërë në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë në mars 2012, në të cilat parashikohen disa vepra penale të reja, ose përmirësime të përkufizimeve konkrete janë për tu përgëzuar. Në këtë të fundit u përfshinë nene specifike në adresimin e këtij fenomeni. Me ndërhyrjet e reja të propozuara në këtë draft krijohet një mbrojtje shumë më e mirë për këtë kategori vulnerabël, viktimave të krimit në përgjithësi dhe viktimat të dhunës në familje mbetet përsëri e rëndë.

E nxitur nga sa më sipër, ndërmarr iniciativën për të propozuar ashpërsimin e dënimit në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, në përputhje edhe me një nga Direktivat më të fundit të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian – Direktiva 2012/29EU e Parlamentit Evropian dhe Këshillit ‘Për vendosjen e standardeve minimale mbi të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit’ për sa më poshtë: 

a.
Të rishikohet neni 48 pika e), e KP duke hequr mundësinë e trajtimit si rrethanë lehtësuese, çfarëdo rrethanë e kryer e veprës penale kur kjo ka shkatuar dhunë në familje. 

b. Të ashpërsohen masat për mos-respektimin e urdhrave të mbrojtjes duke i konsideruar si rrethanë rënduese krimet e kryera gjatë kësaj periudhe(Neni 50 i KP) 

c. Të ashpërsohen dënimet për vrasjen me dashje të kryer në kushtet e lidhjes familjare, dhe ky nen të formulohet respektivisht –Neni 79 pika b): ‘ Vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues, apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Po kjo vepër, kur është kryer në kushtet e ekzistencës të jo më pak se dy rrethanave rënduese, sipas nenit 50 të këtij kodi, dënohet me burgim jo më pak se dyzet vjet ose me burgim të përjetshëm.’ 

d. Në rastet e vetëvrasjes, të specifikohet si rrethanë për penalizuese situata kur shkaktar për aktin janë personat me të cilët kanë pasur marrëdhënie familjare. Më konkretisht, në nenin 99 të shtohen fjalët ‘apo nga personi me të cilin ka marrëdhënie familjare ose bashkëjetese’
e. Në kuadër të dhunës në familje, një nga mungesat që bie në sy në dispozitat e KP lidhur me mbrojtjen më të mirë të grave në përputhje edhe me standardet e CEDAW dhe akteve të tjera, është dhe mosparashikimi i marrëdhënieve seksuale me dhunë midis bashkëshortëve, si formë e veçantë e veprës penale të kryerjes me dhunë nga persona të tjerë, jashtë familjes (neni 102,104,105) ose midis personave në lidhje gjinie ose kujdestarie(neni 106). Duke qenë se denoncimi i dhunës në familje nga gratë në shumicën e rasteve nuk përfshin thuajse në asnjë rast kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë midis bashkëshorteve, për shkak të steriotipeve dhe paragjykimeve të krijuara në shoqëri, por edhe në institucionet e drejtësisë, ato nuk konsiderohen të kundërligjshme dhe as formë dhune. Prandaj, propozoj që të përfshihet në KP edhe dispozita për veprën penale e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë në marrëdhëniet bashkëshortore, si pjesë e dhunës në familje.

Kam bindjen se këto propozime do të ndihmojnë në drejtim të përmirësimit të situatave të dhunës ndaj grave në Shqipëri. Mendoj se nuk duhet të ndalemi vetëm tek fushata e ndërgjegjësimit të shoqërisë për këtë fenomen apo tek ligjet ekzistuese, por duhet të ndërhyjmë sa më parë tek politika penale për ti bërë ato më të ashpra e për të sjellë një standard tjetër ndëshkimi për ata që dhunojnë gratë”.


Halimi
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Drejtësisë, Halimi që është përgjigjur në Facebook, rreth kërkesës së Bregut.
“Të dashur miqtë e mij,
Një grup ekspertësh në Ministrine e Drejtësisë janë duke përgatitur paketën ligjore për Reformën në Drejtësinë Penale (Kriminale). Kjo paketë do te kete nje qasje te dyfishte: ashpersimin e politikes penale per krime me rezikshmeri te larte shoqerore nga njera ane, duke kerkuar denimin e ashper te autoreve dhe mbajtjen e tyre per nje kohe te gjate ne burg dhe perdorimin e mjeteve alternative te burgimit per te denuarit qe nuk paraqesin rezikshmeri te larte.
Paketa e pergatitur per Reformen ne Drejtesine Penale, eshte ne procesin e diskutimit te brendeshem, por ajo do te jete PAKETA ME E ASHPER PENALE NE KETO 20 VJET”, shkruan Halimi në Facebook.

Më tej Halimi shton se për cilat vepra penale do të ashpërsohet ligji, sic janë vrasja e fëmijëve, funksionarëve apo rastet e gjakmarrjes.
“Per disa krime te kryera me dashje dhe me rrethana renduese, denimi prej 25 vjetesh qe ne kemi si denim maksimal per kete lloj denimi, eshte i ulet. Mendoni dike qe ka vrare nje zyrtar, nje polic, nje grua, nje femije, dhe autori eshte vetem 20 vjec!
Diapazoni nga 25 vjet burgim deri ne denimin burgim i perjetshem eshte shume i madh, ndaj ky diapazon duhet te ngushtohet.
Ne kemi parashikuar se per disa krime denimi minimal nuk mund te jete me i vogel se 28 vjet burgim dhe per disa te tjere jo me pak se 38 vjet.
- Vrasja e funksionareve publike
- Vrasja e femijeve
- Vrasja per gjakmarrje dhe hakmarrje
- Vrasja e gruas, apo krimi brenda familjes”

Po kështu Halimi thekson se është propozuar që të rritet dënimi dhe për armëmbajtjet pa leje apo djegien e pyjeve.
“Per disa krime te tjera minimumi i denimit serish duhet rritur, si nje pergjigjie ndaj forces se krimit:
- Mbajtja e armeve
-Djegia e pyjeve
- Aksidentet me makine me pasoje vdekjen”.

Ministri shpreh besimin se paketa që po përgatit do të sjellë tkurrje të krimit.
“Paketa qe ne kemi pergatitur kemi besimin se do te beje te tkurret krimi ordiner. Te gjithe e mbajme mend situaten para vitit 2005, banda qe luanin me koke njerezish, banda qe qellonin me automatik ne mes te lokalit, digjnin te gjalle konkurentet ne makina. Ne keto 7 vjet ne tkurrem krimin e organizuar. Tashme eshte rradha e krimit ordiner. Me kete pakete, me te ashpren qe eshte pare ndonjehere per krimin ordiner, ne synojme te tkurrim ate, me shume se kurre me pare. Deri para 2005 kreret e bandave leviznin me makinat e deputeteve ne pushtet ne ate kohe, sot kriminelet jane pas hekurave. Ne pergjimet e krereve te bandave bashkepunimi me Edi Ramen quhej i sukses”.

Më tej Halimi shtron disa pyetje që për të cilat kërkon përgjigje nga publiku rreth paketës që parashikon ashpërsimin e masave të dënimit ndaj autorëve të krimeve.

“Une do doja mendimin tuaj, per Paketen me te Ashper per Krimin ne keto 20 vjet:
A mendoni dhe ju se denimi 25 vjet eshte i ulet per disa krime dhe se ai duhet cuar ne 40 vjet?
A mendoni se duhet te kete edhe krime te tjera qe duhet te kene kete denim si denimin me te ulet?
A mendoni se denimi per armembajtjen pa leje duhet te rritet?

Mendimi juaj eshte shume i rendesishem per mua, sepse se bashku duhet te ecim ne rrugen e reformave, ne rrugen e ndryshimit te njepasnjeshem per shtet ku sundon ligji.
Ne jemi ndryshimi..Perpara..”

(d.b/a.k/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Qesharake mė 02-02-2013 nė 07:10
HAHAHA sa kot ju POR LIGJET GJITHMON KAN QEN NE SHQIPERI, POR A ZBATOHEN ATO? Eshte njesoj si ti thuash MOS HIDH PLERA, EPRAAAAAAAAAAA!! Aty mbahu ti se nuk do hedhi njeri plera. Pasaniku, mafiozet dhe ai qe ka lidhje ne qeveri nuk i kap kurr ligji ne Shqiperi. Se ju po me habisni sikur spaska patur ligje fare. Kto jan dallavere kot! Mafiozet ne Shqiperi punojn qe nga Rinasi deri ne kakavij dhe deri siper fare ne qeveri. E kan privatizuar Shqiperine.

Dėrguar nga Nota mė 02-02-2013 nė 01:46
Kėrkesė shumė me vend...kisha shtuar se nė rastet speciale e makabre tė rikthehet edhe dėnimi me vdekje.Sa pėr lehtsim kisha kėrkuar qė mos tė i pushkatojn e as tė i varrin por tė ju lehtėsojnė sadopak mundin me ingjekcion...

Dėrguar nga MO mė 02-02-2013 nė 01:43
Hajdutet meritojn 20+ vjet burg, vrasesit 2- vjet. PO ishe i pasur ke te drejten te zgjasesh gjygjin gati 6 vjet dhe mund te maresh e shumta denimin 10 vjet. Sa me i varfer te jesh aq me shum vite burgimi meriton. Xhepistat duhet te ken minimumi 5 vjet burg ashtu dhe hajdutat e bakrit. Pastrim parash 1 vit sepse sjell pasuri ne Shqiperi. Po ishe ne qeveri dhe vodhe ose shite arm ose pastron parat duhet shar ne koference shtypi me njeri tjetrin dhe vetem kaq. Rroft Mbreti i Shqiperis Berisha.

Dėrguar nga daku mė 01-02-2013 nė 23:45
po ne e keqja sna erdhi se vrasesi pasi beri 25 vjet ateher doli dhe beri prap vrasje.
Ne shohim gjykata qe nuk funksjonojn dhe polici te korruptuar. Ne shqiperi mbajtja e pistoletes poshte sediles eshte dicka qe e dine te gjithe, Cdo dite do na dali ne lajme nje djale deputeti ose deputeteje qe te jet zen dhe te ket qelluar me pistolet. Me kete nr vrasjesh qe kemi ne ndoshta per 50 vjet jemi shuar si popull se do jemi vrar me njeri tjetrin.

Dėrguar nga Juli, UK mė 01-02-2013 nė 23:12
Nese duhet te shtrengohen rregullat nje propozim eshte i tille.
Denim minmal per cdo krim 5 vjet.
Per nje kategori te caktuar krimesh nxirret robi ne pension pra denim deri sa te arrij 70-75 vjec.
Per ata qe futem ne burg per here te trete per cfaredo lloj krimi prape nxirren ne pension denim deri 70-75 vjec.
Kjo eshte shume e thjeshte per tu publikuar kudo dhe njerezit e dine riskun e krimit. Ligjet duhet te behen sa me te thjeshta dhe te kuptueshme ne menyre qe te zbatohen

Dėrguar nga Sandri, FRANCE mė 01-02-2013 nė 22:41
kriminelet duhen kalbur brenda dhe as nje lloj meshire per ta,dhe per ata qe e bejne pa dashje te njejten gje sepse njeriu nje jete ka nga zoti dhe ajo duhet te meret vec nga ai dhe jo nga gangesteret qe mbajne arme te ftota dhe qe dalin me gjoks hapur!ju lumte per masat qe keni mare dhe ju urroj nga zemra sa me shpejt keto masa qe ju keni afruar per te miren e qytetareve..
       Shqiperia
31 Tetor 2014
Naēo tryezė pėr Drejtėsinė, Arvizu: Ja ‘recetat’ e SHBA pėr reformėn
Ministri i Drejtėsisė Nasip Naēo ka mbledhur ditėn e sotme tryezėn pėr tė diskutuar “Reformėn nė Drejtėsi”. Gjatė fjalės sė tij Naēo theksoi se sistemi i drejtėsisė ka nevojė pėr reformim
KOMENTO
       Kosova
30 Tetor 2014
Jahjaga: Po kërkoj zgjidhje e jo zgjedhje
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi në një prononcim sot për RTK-në se po përpiqet që në takimet me liderët politikë të gjejë zgjidhje e jo zgjedhje
KOMENTO
       Rajoni
30 Tetor 2014
Maqedoni, ja shenjat e sulmit me granata ndaj godinės sė qeverisė- FOTO
Ja shenjat e sulmit me granata ndaj qeverisė sė Maqedonisė. Sulmi ėshtė regjistruar mbrėmjen e djeshme ndėrkohė qė njė vrimė e madhe ėshtė hapur nė katin e dytė tė ndėrtesės
KOMENTO
       Bota
31 Tetor 2014
Presidenti i Burkina Fasos refuzon të jap dorëheqje
Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore, ka refuzuar të japë dorëheqje, me gjithë protestat e dhunshme kundër sundimit të tij. Të enjten, protestuesit kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit, duke vënë në flakë disa pjesë të saj.


KOMENTO
       Sport
31 Tetor 2014
Igli Tare: Kombëtarja të vlerësohet si skuadër, jo individë të veçantë
Igli Tare ka theksuar se meritat për atë që ndodhi në Beograd nuk duhet t’iu atribuohen individëve, por grupit.
KOMENTO
       Kulture
31 Tetor 2014
Restaurohet mburoja e betejave të Aleksandrit të Madh
Viti 1983 i dhuroi Apollonisë një pasuri të rrallë arke ologjike: në tumat e fshatit Kryegjat, arkeologu Vangjel Dimo zbuloi një varr që ngriti mendjen e të gjithë specialistëve të fushës. Në varr ndodhej një mburojë prej bronzi, e mbi të skeleti i shtrirë anash i të zotit të saj
KOMENTO (1)
       Metropol
30 Tetor 2014
Rita Ora: Calvin Harris ishte i duhuri, por në kohën e gabuar
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka folur në revistën “Cosmopolitan”, në lidhje me ish të dashurin e saj, Calvin Harris
KOMENTO (2)
       Teknologji
31 Tetor 2014
Ja si ta zbuloni kush ju ka fshirë nga lista e miqve në ‘Facebook’
Facebook refuzon të shtojë opsionin i cili të tregon se kush ju ka larguar nga lista e miqve në rrjetin social, sepse kjo ka impakt negativ tek përdoruesit.

KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Atentat me armė 40-vjeēarit me tė kaluar kriminale, pranga njėrit prej autorėve
 
 
BALKANWEB.TV
Ambasadori turk Bayraktar: Shqipėria, rol kyē pėr stabilitetin nė rajon
 
 
BALKANWEB.TV
Meta nė Marok: Pėrpjekje tė pėrbashkėta nė luftėn kundėr terrorizmit
 
 
BALKANWEB.TV
Llalla: Dėrguam para gjykatės 1 prokuror e 5 gjyqtarė, vijojmė hetimet pėr zyrtarėt
 
 
BALKANWEB.TV
Nga data 1 janar 2015 hyn nė fuqi pensioni social, ja si pėrfitohet
 
 
BALKANWEB.TV
Dervishi: Energjia, pjesė e kostove tė ujėsjellėsave, tė trajtohen si klientė specifikė
 
 
BALKANWEB.TV
Rihapin dyert 6 universitete private tė pezulluara nė gusht
 
 
BALKANWEB.TV
Ruēi kritika ministrave: Justifikoni besimin te elektorati jo tė silleni si kryeministra
 
 
BALKANWEB.TV
Kutia e ndihmės sė shpejtė, specialisti Alija: E domosdoshme kur ambulanca vonohet nė vendngjarje
 
 
BALKANWEB.TV
Fotoshopi, teknologjia qė kthen kėtė plakė, nė vajzė tė re
 
 
BALKANWEB.TV
Zv.kryetari i Komitetit tė Buxhetit nė Parlamentin Europian interviste per News24
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 30 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
Qytetari denoncon nė News24: Njė vajzė vdiq se polici mė vonoi teksa e ēoja nė urgjencė
 
 
BALKANWEB.TV
Energjia, Rama takon pensionistėt dhe PAK: Do rrisim pensionet e kryefamiljarėve
 
 
 
 
FOTOGALERI
Bud Spencer feston 85 vjetorin
 
 
FOTOGALERI
ISIS masakron edhe 30 anėtarė tė njė fisi sunni
 
 
FOTOGALERI
Dasmė romantike, nė qiell shfaqet reja nė formė zemre
 
 
FOTOGALERI
Atentat me armė njė 40-vjeēari nė Tiranė, pranga njėrit prej autorėve
 
 
FOTOGALERI
Nxjerr motrėn e tij nė eBay qė t’i gjejė burrin ideal, pėr 50 paund
 
 
FOTOGALERI
Brazil, vrasėsja gjen dashurinė nė burg dhe refuzon tė dalė
 
 
FOTOGALERI
Modelja serbe qė po ēmend Neymar
 
 
FOTOGALERI
Njė avion i vogėl pėrplaset me njė ndėrtesė nė Kansas
 
 
FOTOGALERI
Maqedoni, ja shenjat e sulmit me granata ndaj godinės sė qeverisė
 
 
FOTOGALERI
Japoni, “Princesha e trishtuar” shfaqet nė publik pas 11 vitesh
 
 
FOTOGALERI
Eric dhe Ariel, ja dasma e vėrtetė e protagonistėve tė “Sirena e vogėl”
 
 
FOTOGALERI
Shefi ekzekutiv i “Apple” pranon publikisht: Jam homoseksual
 
 
FOTOGALERI
Kim spektakėl nė ndeshjen e Lakers, korseja mbledh ‘tulet’ e Kardashian
 
 
FOTOGALERI
Kate Moss me tė kuqe, tregon vithet
 
 
FOTOGALERI
Edi Rama njė shėtitje vetėm nė Tiranė
 
 
FOTOGALERI
Jeniffer Loper, njė femėr seksi me bikini nė Instagram
 
 
FOTOGALERI
Kate Hudson, mė seksi se asnjėherė
 
 
FOTOGALERI
Jordana Brewster: ‘Kam bėrė seks nė verandė gjatė njė feste’