BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
12 Mars 2011 - 15:55 | LAJME
TRANSLATE
 
GSH: Skandali 71 % e mësuesve ngelës
Nga: ESMERALDA KETA
GSH: Skandali 71 % e mësuesve ngelësTIRANE- Niveli i mësuesve që japin mësim në shkollat tona lë shumë për të dëshiruar. Këtë e tregojnë rezultatet e kualifikimit të rreth 2400 arsimtarëve nga i gjithë vendi, që iu nënshtruan testimit të rritjes në kategori një vit më parë. Sipas një raporti të përgatitur nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit rezultatet e arritura nga mësuesit e shkollave profesionale kanë qenë skandaloze, pasi 71.43 për qind e mësuesve që kanë marrë pjesë në atestim nuk kanë mundur të fitojnë as pragun minimal të pikëve, pra janë vlerësuar me notën katër. Ndërsa këtë notë e kanë merituar edhe 3.24 % e mësuesve të gjimnazeve të përgjithshme. Po sipas këtij raporti mësueset femra kanë arritur rezultatet më të larta në total, por mësuesit meshkuj kryesojnë sa i takon njohurive të anës shkencore të lëndës.
Mësuesit
Duket se midis atyre që japin mësim në shkollat tona të arsimit parauniversitar ka edhe nga ata që nuk e zotërojnë lëndën as në nivelin minimal të njohurive. Të paktën kështu del nga analizimi i rezultateve që i është konkursit të kualifikimit të mësuesve një vit më parë. Instituti i Zhvillimit të Arsimit, IZHA, ka përgatitur një raport me këto rezultate, ku analizohen arritjet e të gjithë mësuesve. Ajo që bie në sy është niveli tejet i ulët i mësuesve të shkollave profesionale, ku kanë rezultuar kalues vetëm 30 për qind e tyre, nga të cilët: 9.52 për qind janë vlerësuar me mjaftueshëm, 2.38 për qind janë vlerësuar me mirë dhe 16.67 për qind kanë marrë notën shumë mirë, ndërkohë që shkëlqyeshëm nuk ka marrë asnjë mësues. Por, sipas analizës që i është bërë këtyre rezultateve, specialistët mendojnë se ndoshta shkak për këtë nivel të dobët është bërë edhe ndërtimi i testit për këtë kategori që, ndryshe nga mësuesit e tjerë, kanë pasur një test me pyetje vetëm në lidhje me dokumentacionin shkollor, programin mësimor dhe metodikën mësimore. Sipas tyre këto tregues mbase shpjegojnë dhe ndryshimin që ekziston midis mësuesve që vijnë nga degë studimi mësuesie dhe atyre që kanë studiuar për degë të tjera profesionale, jo mësuesie, dhe më tej kanë hyrë në rrugën e mësimdhënies. Ndërkohë sa u përket mësuesve të shkollave të tjera, në gjimnazet e përgjithshme kanë rezultuar mbetës 3.24 për qind e mësuesve, në ciklin e lartë të arsimit 9-vjeçar mbetës janë 1.72% e mësuesve, në ciklin fillor të arsimit 9-vjeçar mbetës janë vetëm 0.62 për qind e mësuesve, ndërsa tek ata të arsimit parashkollor nuk ka rezultuar asnjë mbetës. Kategorinë shkëlqyeshëm e kanë prekur vetëm mësuesit e gjimnazit me 1.94% dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar, cikli i lartë me 0.22%, ndërkohë që edhe në kategorinë shumë mirë ata kanë përqindjen më të lartë. Në total, nga 2359 mësues që morën pjesë në atestimin e zhvilluar një vit më parë, mirë janë vlerësuar 57.74 për qind e mësuesve, mbetës janë 2.76 për qind e tyre, shkëlqyeshëm kanë mundur të marrin vetëm 0.47 për qind e mësuesve të testuar, shumë mirë e kanë merituar 19.97 për qind e mësuesve dhe me dobët janë vlerësuar 19.08 për qind e mësuesve që kanë plotësuar kushtet për rritjen në kategori.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga enk mė 13-03-2011 nė 13:07
mesuesi eshte nen presion,po te permbante testi pyetje psikologjie me siguri qe do dilte shkelqyeshem,se kohet e fundit mesuesi eshte bere me shume psikolog sesa mesimdhenes.Edhe librat jane skandaloze.brezat e droguar.Se sa i ditur eshte e di vete se e ka marre nje DIPLOME ASHTU SI EDHE EKONOMISTI,MJEKU,GAZETARI,INFERMIERI,JURISTI, ETJ.... keshtu qe lani gojen para se te flisni per mesuesin ,se po bejne detyren e prinderve dhe jo te mesuesit.

Dėrguar nga syēelė pa parti, tirane mė 13-03-2011 nė 11:59
s'po merrem me te pamendin "mentar", se ia kam matur trurin neper komente. shkruhet "primitiv", jo "permitiv", o njeri koti!zaten,vetem te pamendet mund ta mbrojne kete qeveri hajdute e te korruptuar deri ne shtate breza!

Dėrguar nga syēelė pa parti, tirane mė 13-03-2011 nė 11:56
prape per sinoimerin:nese publikohet lista e mesuesve me notat qe kane marre,s'ka pse te quhet heqje per arsye politike.ti turbullon ujerat qellimisht,se gjoja nuk ka hequr mesues per arsye politike?!je nje demagoge e trashe e partise tende,populli thote per tipin tend se do te laje b..th... me shu...ė!une jam nje nga ata qe me kane hequr per arsye politike,mgjse kam dy mastera dhe po bej doktorature.i meriton sharjet!per nje si surrati yt mund te me kene hequr mua!

Dėrguar nga syēelė pa parti, tirane mė 13-03-2011 nė 11:49
arta sinoimerit:je gjirokastrite,po qenke paēavure fare.besoj se je ne ministri ose ne administraten e arsimit.ke mbetur ne keto poste pikerisht pse e ke shitur b..th.. keshtu!separi,ne kete provim hyjne mesuesit me 5 vjet pune,dmth ata te "demokracise",se dyti,ata ne prag pensioni nuk hyjne ne atestim,se kane me shume se 20 vjet pune (thote ligji).keshtu qe ti je edhe injorante me deshire,edhe maskareshe!

Dėrguar nga iliri, elbasan mė 13-03-2011 nė 11:18
ka 20 vjet qe arsimi po shkaterrohet, ky bmetet nje skandal me vehte kur mendon, shikon e beson se, cdo minister duke nisur nga 1992, e ka kthyer arsimin ne nevojtoren e tij. mjere ky vend dhe mjere keta vogelushe ku do te rriten dhe me cfare idiotesh do te bejne mesim. enverit ti bejne mal argjendi per arsimin , po prit se do te vije koha. do te vije koha.

Dėrguar nga melisa, tirana mė 13-03-2011 nė 07:13
Me vjen keq qe keshtu paraqitet arsimi shqiptar parauniversitar .por po te shikosh dhe ne ate universitar po keshtu ndoshta me keq do jene.Eshte faji i politikes por eshte faji i vet njerezve qe nuk kerkojne cilesi e mesimdhenje profesjonale pedagogjike tek mesuesit qe mesojne femijet e tyre.Mos akuzoni politiken per fatkeqine e vendit,po te jepet kontributi i drejte i sejcilit do kete me shume perparim.

Dėrguar nga Pituku, Shqipni mė 12-03-2011 nė 23:50
jane bere qerragjit dhe karrocierat ministra. Po te kesh mamin e mire dhe ne gjendje pune, behesh jo mesues por PROFESOR ne UNIVERSITET. Shqiperia po NDRYSHON, kjo eshte motoja e Sali KRIMINELIT.

Dėrguar nga si me ta thane, diku mė 12-03-2011 nė 22:55
Por te gjithe dalin ne mitingje kur i therret Partia.Mesuesit dhe administrata ne shqiperi ka nje detyre fisnike mbi te gjitha detyrat, te mbushe sheshet dhe te mbeshtese partine me mitingje fitoresh.Perndryshe fluturoj vendi i punes.Per te edukuar brezin e ri as qe i shkon mendja njeriu.Katastrofe,Vetevrasje me e madhe se kjo nuk mund ti behet vendit tend.

Dėrguar nga mesuesi pamaster, Tirane mė 12-03-2011 nė 21:37
Kjo ndodh se Minister i Arsimit eshte Myqerem Tafaj me profesion veteriner ose doktor bishash, militant i thekur i PD, njelloj si militantet e PPSh para 1990.
Mesuesit qytetare, zv/ministri Halit Shamata (nenkupto halit rumpalla) i quan socialiste a komuniste dhe nuk i puneson.
Mjere femijet tane, pasi askush nuk po ndermerr ndonje reforme shkencore.

Dėrguar nga Irridenta, saliaba/albanistan mė 12-03-2011 nė 20:55
Edhe na u ēuditkan disa! Po gjith ato univresitete te "demokracise" ne Shqiperi e ato te pas luftes ne Kosove, ēka ishin e ē`jane shum prej tyre edhe sot? "U a the unnneee kete, degjoni,pa degjoni ketu" Jan piramidat e Salos e Sudes e tipave te tille edhe ne Kosove,por me dllim se pasojat doti vajne gjate tere shekullit.
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3  
       Shqiperia
01 Shtator 2014
Gjirokastër, arrestohet një i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike
Një person i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Gjirokastrës. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga Roland Aliaj
KOMENTO
       Kosova
01 Shtator 2014
Nëna letër të hapur bashkëshortit: Kthema djalin nga Siria, duhet të shkojë në shkollë
“Sot Erioni do të duhej të vazhdonte në klasën e III; Në cilën shkollë shkon tani Erioni, Arben?”, pyet Pranvera një nënë kosovare e cila nëpërmjet një letre të hapur i kërkon bashkëshortit Arbentit ti kthejë djalin nga Siria
KOMENTO
       Rajoni
01 Shtator 2014
Lëndohet Kryeministri Gruevski, tre javë trajtim mjekësor
Kryeministri Nikola Gruevski ka pësuar të dielën një lëndim në këmbë, gjatë aktiviteteve të zakonshme sportive.
KOMENTO
       Bota
01 Shtator 2014
Lavrov: Nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë. Sipas tij, në bisedimet e sotme në Minsk për krizën në Ukrianë, duhet të synohet një armëpushim i menjëhershëm.
KOMENTO
       Sport
01 Shtator 2014
Zyrtare: Atletico transferon Alessio Cercin
Atletico Madrid ka arritur marrėveshje me Torinon pėr tė nėnshkruar me sulmuesin italian Alessio Cerci. 27-vjeēari gjatė gjithė afatit kalimtar ėshtė lidhur me njė kalim te kampionėt e Spanjės, tė cilėt tash kanė siguruar shėrbimet e tij pas marrėveshjes 16 milionėshe me skuadrėn italiane.

KOMENTO
       Kulture
31 Gusht 2014
Shuhet nė moshėn 88-vjeēare aktorja, 'Artiste e Merituar', Liza Laska
Shuhet aktorja e njohur shqiptare Liza Laska. Aktorja u nda jeta sot nė moshėn 88-vjecare duke lėnė pas njė pėrvojė tė gjatė e tė cmuar me filmin e teatrin KARRIERA NE FOTO+VIDEO
{5:20497}

KOMENTO (10)
       Metropol
01 Shtator 2014
Kim tregon publikisht dashurinë për vajzën
Puthje për North! Kim Kardashian ka treguar dashurinë për vajzën e saj ndërsa ajo është fotografuar bashkë me Kaney West në Filadelfia.
KOMENTO
       Teknologji
31 Gusht 2014
Si do tė jetė iPhone6?
Ka filluar tashmė tė flitet pėr produktin mė tė ri tė firmės Apple, iPhone6. Ai do tė prezantohet pėr herė tė parė mė 9 shtator, nė Cupertino, tė Californisė
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
“Kathimerini”: Sulmet ndaj Anastas, qėllimi tė ēekuilibrohet harmonia fetare
 
 
BALKANWEB.TV
Pėr tė qeshur. Kur tė mbyllet dera e hotelit dhe mbetesh pėrjashta lakuriq
 
 
BALKANWEB.TV
Vjedhja e Thesarit, lėnė qelitė 5 punonjėsit e BSH
 
 
BALKANWEB.TV
Suda, elefanti i talentuar qė pikturon elefantė
 
 
BALKANWEB.TV
Rusi, hajduti bie nga kati i nėntė
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma Kushtetuese, konstitucionalistėt: Tė bazohet nė dėshtimet e 1998
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Krerėt e policisė pranojnė dėshtimin, pėrgėnjeshtrojnė propagandėn e Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Rriten pensionet pėr policėt, 2345 vetė pėrfitojnė pension maksimal
 
 
BALKANWEB.TV
De Biazi zbulon prurjet e reja, vijnė Shala e Xhaka
 
 
BALKANWEB.TV
Florida, peshkaqeni shumė pranė bregut, panik mes plazhistėve
 
 
BALKANWEB.TV
Noka: Rama hesht pėr ēdo rast inkriminimi, reagoi vetėm pėr njeriun e Metės
 
 
BALKANWEB.TV
Njihuni me Pitbullin qe adhuron flluskat e sapunit
 
 
BALKANWEB.TV
John Kerry:Kėrcėnimi i ISIS kėrkon njė Koalicion Global
 
 
BALKANWEB.TV
Vizita e Papės, INUK aksion nė sheshin ‘Nėnė Tereza’, prishen 9 ndėrtime
 
 
BALKANWEB.TV
Puke, fshati Sapac pa infrastrukturė, familjet pa rrugė dhe shėrbim shėndetėsor
 
 
 
 
FOTOGALERI
Diktatori Korean u dhuron spektakėl shtetasve tė tij
 
 
FOTOGALERI
Ndahet nga jeta nė moshėn 88- vjeēare aktorja, Liza Laska
 
 
FOTOGALERI
Familja Gjebrea foto me ish-kryeministrin
 
 
FOTOGALERI
Chaves ėshtė gjallė?! Njė grua i ngjan tmerr
 
 
FOTOGALERI
Rudina Magjistari pushime me Xhavit Bajramin
 
 
FOTOGALERI
Ndryshon “rrufeshėm” pamja nė sheshin “Nėnė Tereza
 
 
FOTOGALERI
FC Bayern München publicitet birrės dhe lojtarėve tė rinj
 
 
FOTOGALERI
SHBA, ja Tucker, macja mė e trishtuar nė botė qė kėrkon shtėpi
 
 
FOTOGALERI
Shitet pėr 1000 euro torta e dasmės sė Lady D
 
 
FOTOGALERI
Botėrori i Volejbollit, 62 mijė tifoze pėr Poloni-Serbi
 
 
FOTOGALERI
Akuariumet mė tė veēantė nė Botė
 
 
FOTOGALERI
Mark David Chapman, vrasėsi i John Lennon pendohet pėr vrasjen
 
 
FOTOGALERI
Modele kėpucėsh tė inspiruara nga ushqimet
 
 
FOTOGALERI
Irina Shyak me barkun jashte ne aeroport
 
 
FOTOGALERI
Ja puthjet mė tė bukura tė verės
 
 
FOTOGALERI
Luana Vjollca me look tė ri
 
 
FOTOGALERI
Kinė, i dehuri ngec nė kabinėn e bankomatit
 
 
FOTOGALERI
Perimet qe do u vinte keq ti hanit