BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
06 Janar 2013 - 16:33 | LAJME
TRANSLATE
 
KLSH kallzim penal drejtuesve tė Bashkisė Pogradec, reagon Shkėmbi
KLSH kallzim penal drejtuesve tė Bashkisė Pogradec, reagon ShkėmbiPOGRADEC –Kreu i Bashkisė sė Pogradecit, Artan Shkėmbi ka reaguar sot mbi njė raport tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit qė akuzonte kryebashkiakun se kishte shkelur ligjin lidhur me dhėnien e lejeve tė ndėrtimit e rregullimit nė qytetin liqenor. Pėr kėto shkelje KLSH ka kryer njė kallzim penal ndaj kryebashkiakut tė Pogradecit.

Shkėmbi thekson se nė 9 vite nė krye tė Bashkisė ai nuk ka dhėnė asnjė leje ndėrtimi, dhe se askush nuk mund tė pėrbaltė punėn e suksesshme tė Bashkisė sė Pogradecit. “Nuk kam dhėne asnjė leje ndėrtimi nė 9 vjet punė sepse KRT ka kompetencėn e plotė ligjore pėr tė dhėnė leje ndėrtimit. Kam 9 vjet qė drejtoj me sukses bashkinė e Pogradecit. Tė mos harrojmė qė Pogradeci ishte njė qytet i harruar, me liqen tė ndotur. Askush nuk mund tė ulė sadopak ritmin e punės sime, kam fituar me ndershmėri 3 fushata elektorale, ndaj reagimi im sot ishte detyrim ndaj bashkėqytetarėve tė mi”. 

Reagimi i plote i Artan Shkembit
"Nė mbrėmjen e ndėrimit tė viteve, pra nė 31 Dhjetor, kur gjithkush pėrgatitej pėr tė festuar ndėrrimin e viteve, dhe unė sė bashku me familjen time ishim po ashtu tė ulur nė tryezėn e darkės solemne, nga zyrat e KLSH u shpėrnda njė email nė tė gjitha mediat, si njė ” kartolinė urimi” pėr mua dhe disa nga punonjėsit e Institucionit qė une drejtoj prej 9 vitesh. Moment mė te mirė pėr tė bėrė zhurmė nuk kishte! Moment mė tė pėrshtatshėm pėr tė arritur qėllimin nuk kishte ! Me kėtė hap u finalizua ajo qė pėrgatitej prej muajsh nė korridoret e KLSH : qė filloi 6 muaj mė parė me njė pėrpjekje pėr njė “ Vendim pėr ..shfuqizim tė pjesshėm dhe shtesė...” nė aktin e kontrollit tė mėparshėm ( njė kopje e tij ndodhet nė zyrėn time ) me tė njėjtin objektiv, por qė pėr shkak tė tė kuptuarit qė po shkelej ligji, nuk u kthye kurrė nė vendim. Mė tej, njė grup prej 7 kontrollorėsh zbarkuan pėr tė rikontrolluar pėr herė tė dytė pėr 7 vitet e kaluara aktivitetin e kontrolluar tė Bashkisė qė unė drejtoj. Hapėm dyert dhe i mirėpritėm, megjithėse nė institucionin qė drejtoj ndodhen 4 raporte ( akte administrative akoma nė fuqi ! ) te po ketij Institucioni tė nderuar qė mbajnė firmėn e dy ish drejtuesve te KLSH, tė z. Kurcuku dhe mė tej tė z. Ceku, por edhe 2 raporte tė kontrollit tė ushtruar nga Prefektura Korcė, tė gjitha kėto me vlerėsimė tepėr pozitive pėr punėn dhe funksionimin e Bashkisė sė Pogradecit.

Nuk kam ndėrmend tė paraqes nė kėtė shkrim fakte apo tė hyj nė detaje pėr gjithcka ėshtė shkruar dhe thėnė nė media. Ato do t’i paraqes Bashkia Pogradec nė institucionet pėrkatėse tė drejtėsisė, si pjesė e ankimimit dhe procedimit qė do tė paraqesim nė ditėn nė vijim. Nuk dua as tė replikoj me pėrfaqėsuesit e KLSH sepse opinionet e mia u a kam pėrcjellė tashmė tė paktėn me 3 shkresa zyrtare, njė takim nė zyrėn e Kryetarit tė Nderuar tė KLSH dhe nė observacionet pėrkatėse po ashtu. Por nė respekt tė publikut tė gjėrė, dashamirės ose jo ndaj meje dhe Institucionit qė drejtoj si dhe me detyrimin ndaj bashkėqytetarėve tė mi pogradecarė, mė duhet tė deklaroj me pėrgjegjėsi tė plotė morale e ligjore, se : Kryetari i Bashkisė sė Pogradecit nuk ka dhėnė asnjė lejė ndėrtimi nė 9 vite tė ushtrimit tė funksionit tė vet, por ėshtė Kėshilli i Rregullimit i Territorit i Bashkisė ai qė ka kompetencėn e plotė ligjore dhe qė jep leja ndėrtimi, mbėshtetur nė dukumentacionin e plotė, ligjor dhe pa asnjė mungesė nė cdo dosje tė paraqitur nga subjektet ndėrtuese. As pėr tė ashtuquajturėn ure-pistė publike nė liqen, ( e theksoj me pronėsi publike ! ) nuk ėshtė Kryetari i Bashkisė, por Kėshilli Bashkiak me njė vendim tė vetin dhe Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Bashkisė me njė tjetėr vendim, qė e kanė miratuar atė. As pėr kontributin e Bashkisė nė hapjen dhe mbarėvajtjen e Filialit te Pogradecit tė Universitetit publik F.S.Noli te Korcės, nuk ka asnjė vendim, asnje propozim, asnje urdher e asnje firmė tė Kryetarit tė Bashkisė askund, por ka vetėm njė vendim tė Qeverisė pėr Hapjen e Filialit, njė Vendim tė Kėshillit tė Bashkisė pėr Marveshjen me Universitetin F.S.Noli pėr hapjen e tij si dhe njė vendim tjetėr po tė Kėshillit tė Bashkisė qė miraton kontratėn pėr pėrdorimin e njė pjese tė ambjenteve tė Fondacionit Edu-Pro nga ana e Universitetit F.S.Noli.
Atėhere pėrse gjithė kjo zhurmė nė media ? Kush ėshtė i interesuar pėr kėtė zhurmė ? Kush ėshtė i interesuar pėr tė hedhur baltė sa herė qė afrohen fushata elektorale dhe pse ? Nuk e di se kush apo cilėt janė ata, por besoj se une di arsyen : Kam 9 vjet qė drejtoj me sukses njė nga Bashkitė me mė shumė arritje ne vend, qė e ka transformuar qytetin e Pogradecit nga njė qytet tė haruar, me liqen tė ndotur e plazh tė pistė, me parqe tė zaptuara forcėrisht, me ujėra tė zeza mbi siperfaqe e me mungesė uji tė pijshėm dhe infrastrukture tė rėnuar, me shkolla e kopshte nė rėnim, me zhvillim tė prapambetur tė pamerituar edhe tė turizmit dhe kulturės e sportit,... nė njė qytet tė dashur pėr tė gjithė, me Liqen tė pastėr, kolektor e impjant pastrimi modern, ujė te pijshėm 24 orė, infrastrukturė shembullore, rruge, trotuare, shkolla, kopshte e cerdhe tė rikonstruktuara, sheshe e parqe tė cliruara e tė mbrojtura, administrim shėmbullor i territorit, vepra arti , me zhvillim tė artit dhe kulturės tradicionale. Kėto nuk janė fjalė, por kjo provohet mė sė miri nga rreth 1800 intelektualė e figura tė njohura nga mbarė kombi, qė me shtėpitė e tyre nė Pogradec, e kanė bėrė atė qytetin e tyre tė dytė tė zemrės.

Sigurisht qė suksesi tė siguron respekt dhe mbėshtetje, por edhe xhelozi dhe armiqėsi. U jam mirėnjohės tė gjithė atyre qė mė mbėshtesin e inkurajojnė nė punėn time. Lavdi Zotit kam edhe armiq, tė cilėt edhe ata e shijojnė qytetin tim dhe prej aty shkruajnė e shpifin ! Kam fituar me ndershmėri tre fushata elektorale, duke dyfishuar diferencėn tek mandati i dytė dhe duke trefishuar atė tek i treti ( pėrballė kandidatėve tė tre partive tė ndryshme ), megjithė vjedhjet e votave nga ana e kundėrshtarėve, me gjithė presionet dhe blerjet e votave nga kandidatėt e partive nė pushtet. Sigurisht qė kjo krijon xhelozi e armiqėsi tė natyrshmė, pėr shkak tė ambicjeve personale tė disave, apo edhe qėndrimeve tė ndryshme politike tė disa tė tjerėve. Nė vitin 2007 jam pėrzgjedhur nga Programi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara pėr praktikat mė tė mira nė qeverisjen vendore tė Shqipėrisė. Ne vitin 2008 kam fituar nje Cmim nderkombetar ne Milano pėr qeverisjen lokale. Nė vitin 2010 jam fitues i anketės pėr personalitetet e vitit nė revistėn Klan. Po nė 2010 jam zgjedhur Kryetar i Shoqates Pėr Autonomi Vendore e tė zgjedhurve vendorė me rreth 160 kryetarė bashkish dhe Komunash me drejtues tė majtė, dhe sė fundmi sapo kam marė Cmimin e Turizmit 2012 pėr produktin mė tė mirė tė ofruar nga Bashkia e Pogradecit. Jam anėtar i Asamblesė Kombėtare tė Partisė Socialiste dhe Kryetar i Grupit tė Punės sė Programit tė PS pėr qeverisjen vendore. Kam qėnė, jam dhe do tė jem njė mbrojtės i zjarrtė i tė drejtės sė Autonomisė sė Qeverisjes Vendore dhe denoncues i shkeljeve tė vazhdueshme tė saj. Kam qėnė, jam dhe do tė jem aktiv nė politikė, nė mbrojtje tė interesave tė qytetarėve tė mi, tė sipėrmarjes, tė shtresave ne nevojė, tė rritjes sė mirėqėnies sė bashkėqytetarėve tė mi e mė gjėrė. Askush dhe asnjė pėrpjekje e cfarėdo lloji qoftė, nuk do mund tė mė ulė sado pak ritmin e punės sime dhe as tė devijojė energjitė e mia edhe nė kėtė prag zgjedhjesh parlamentare qė do tė sjellin ndryshimin e madh,tė merituar dhe tė shumėpritur pėr cdo shqiptar", sqaron Shkembi ne nje deklarate per shtyp.

KLSH auditimi
Kontrolli i Lartė i Shtetit, pasi ka konstatuar njė sėrė shkeljesh gjatė auditimeve tė kryera ka kallėzuar penalisht drejtues tė Bashkisė, Pogradec.

Kontrolli i Lartė i Shtetit, nė zbatim tė programit tė auditimit nr. 942/3, datė 31.08.2012 tė ushtruar nė Bashkinė Pogradec, ka konstatuar njė sėrė shkeljesh me pasoja tė rėnda.

Njoftimi i plotė
Bazuar nė kėto shkelje Kontrolli i Lartė i Shtetit inicioi kallėzimin penal pėr shpėrdorim detyre dhe shkelje tė barazisė sė pjesėmarrėsve nė tendera dhe ankande publike tė parashikuara nga nenet 248 dhe 258 tė Kodit Penal, pėr Kryetarin aktual tė Bashkisė Pogradec, si dhe dy nėnkryetarėt dhe tre drejtues tė tjerė tė kėsaj bashkie.

Auditimi i zhvilluar nė kėtė bashki, evidentoi se nė zonėn e qendrės sė qytetit janė dhėnė njė sėrė lejesh sheshi dhe ndėrtimi nė mungesė tė Planit tė Pėrgjithshėm Rregullues dhe tė Studimit Urbanistik Pjesor tė qendrės sė qytetit tė miratuar nė KRRTRSH, veprime kėto tė kryera nė kundėrshtim me Ligjin nr. 8405, datė 17.09.1998 “Pėr Urbanistikėn” dhe me vendimin e KRRTRSH nr. 3, datė 21.8.2002 “Pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit nė qendrat e qyteteve”.

Gjithashtu auditimi evidentoi se nga KRRT e Bashkisė Pogradec, janė miratuar njė sėrė Studime Urbanistike Pjesore dhe leje ndėrtimi nė shkelje tė kondicioneve urbanistike nė kundėrshtim tė hapur me Ligjin nr. 8405, datė 17.09.1998 “Pėr Urbanistikėn” dhe VKM nr. 722, datė 19.11.1998 “Pėr miratimin e Rregullores sė Urbanistikės”. Konkretisht ėshtė konstatuar dhėnie leje ndėrtimi pėr piste tė shfrytėzueshme nė prone publike (liqen) nė kundėrshtim me Ligjin nr. 8652, datė 31.7.2000 “Mbi organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar, Ligjin nr. 8405, datė 17.9.1998 “Pėr Urbanistikėn”, Ligjin nr. 8743, datė 22.02.2001 “Pėr pronat e paluajtshme tė shtetit”, dhe Ligjin nr. 8093, datė 21.3.1996 “Pėr rezervat ujore”.

Nga auditimi i procedurave tė e prokurimit nė kėtė bashki, janė konstatuar veprime tė kundraligjshme qė kanė sjellė dėme tė konsiderueshme nė lekė. Ato kanė tė bėjnė me shkelje tė barazisė sė pjesėmarrėsve nė tendera publike si tenderi me objekt “Rikonstruksioni i stadiumit dhe ambienteve rreth tij”, pėr tė cilin ėshtė s’kualifikuar pa tė drejtė ofertuesi me ofertėn ekonomike mė tė vogėl nė vlerėn 3,429,652 lekė e cila pėrbėn dėm ekonomik si dhe pėrsa i pėrket zgjedhjes sė procedurave tė prokurimit nė kundėrshtim me Ligjin 9643, datė 20.12.2006 si tenderi me objekt “Rikonstruksioni i Shėtitores 10 Dėshmorėt e Pojskės” etj.

Gjithashtu, nga auditimi kanė rezultuar njė sėrė veprime tė kundraligjshme nė lidhje me nėnshkrimin e kontratave tė qerasė pėr ambiente nė interes tė institucioneve tė treta nė dėm tė interesave tė institucionit dhe nė kushtet e konfliktit tė hapur tė interesit tė parashikuar nė Ligjin nr. 9367, datė 7.4.2005 “Pėr parandalimin e konfliktit tė interesit nė ushtrimin e funksioneve publike” pėr kontratėn e marrjes me qira ambiente ndėrtese dhe oborre tė fondacionit “EDU-PRO”, themelues i tė cilit ėshtė titullari i institucionit, Kryetari i Bashkisė.

Nė total nga raporti i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, si pasojė e veprimeve tė mėsipėrme penale dhe shkeljeve tė tjera tė legjislacionit financiar dhe atij qė ka tė bėjė me zbatimin e kontratave pėr punė publike dhe taksat nė fushėn e urbanistikes, ėshtė konstatuar njė dėm ekonomik nė vlerėn 46,411,128 lekė.

(d.b/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Djali Liqenit, Pogradec mė 07-01-2013 nė 08:54
Ilir Hoxha servilizmi dhe pafytyresia jote shkelqen ne cdo germe qe ke shkruar ! Shko or bajge folu rilindasve te Rames dhe Bajrabes keshtu se vetem ata mund ta hane karroten jo pogradecaret dhe te tjere !

Dėrguar nga Tani, Canada mė 07-01-2013 nė 06:03
Per mua nuk ka rendesi se ka dhene leje apo jo, se ne fund te fundit duhet te japi se ashtu kane dhne te gjithe kryetaret.. problemi qendron shume thelle te dashur njerez..perse jane kapur me te gjithe bashkiaket pro PS dhe akoma skane gjendur nje te PD apo LSI??? Basha u shqep tu i dhene projektet te gjitheve atyre qe kontribuan per votat e tij me vjedhje dhe transferime te njerezve nga mali ne Tirane..Asgje ska per ti ndodhur Shkembit, por vetem sa kerkojne te bejne rremuje para zgjedhjeve.

Dėrguar nga Zyko, Pogradec mė 07-01-2013 nė 04:23
Sa i pacipe e frikacak njekohesisht. Asnje argument ligjor se ato qe jane bere jane konform ligjit. Vetem se ai nuk paska firmosur.
Pra shkeljet qe konstaton kontrolli jane te verteta por meqe ky njeri nuk ka firmosur fajin e kane te tjeret nente. Turp. Dergojeni sa me pare ne qeli.

Dėrguar nga tani sharlatani, pog mė 07-01-2013 nė 03:55
Dote kisha deshire qe te funksonoje drejtesia qe fitoje SHQIPERIA Ore artan odere zi skemi hajdut si ti epac fat ne drejtesi zbraze pak kuleten dhe nderroje fleten

Dėrguar nga Zyko, Pogradec mė 07-01-2013 nė 02:35
Ke kerkon te injoroje ky injorant me keto dengla qe shkruan?
S'ka pergjegjesi per lejet e ndertimit? Per studimet pjesore urbanistike? per tendera apo lidhje kontratash te cilat ne fund firmosen nga po ai?
Po c'eshte ky kryetar bashkie, pa "asnje" pergjegjesi ligjore e morale per ato qe behen e firmosen per qytetin? Nese keshtu pse fut ne xhepin e tij te piste 25000 $ deri 30000 $ per cdo leje ndertimi?
Shpejt ky njeri do te jete turpi i atij qyteti.

Dėrguar nga andolini, pogradec mė 06-01-2013 nė 19:58
Kujt ia shet ky keto perralla, nuk jemi aq provinciale sa na ben ky edhe pse kemi ate si kryetar bashkie per fat te keq. Ky eshte kryebashkiaku me i pasur ne Shqiperi dhe i ka te gjitha para te pista, si nuk i vjen zor qe edhe genjen.
Te shpresojme se kete here, KLSH dhe Prokurori i ri t'i tregoje vendin ....

Dėrguar nga ilir hoxha, tirana mė 06-01-2013 nė 18:47
zoti shkembi mbetet djale dhe drejtues i mire, mos ngrini akuza banale.

Dėrguar nga katterina flero, usa mė 06-01-2013 nė 18:02
Artan Shkembi, jo vetem qe ka dhene laja ndertimi si mbas qejfit, por ka dhene titullin " Nderi i Qytetin" si pas interesave te tij.Psh, Ermita Babaliut, e cila kreu gjimnazin " Reshiit Cillaku" ne Pg. dhe filloi te kendoje me grupet amatore. Kur u martua ne Korce dhe po kendonte kenget Korcare , ajo u afirmua si kengetare e sukseseshme. Dhe nuk ka aspak merita ne qeyetin e Pogradecit qe te mbaje kete titull, kur shume te tjere para saj e meritojne ate.Ky eshte kulmi .

Dėrguar nga Arjana, shqiperi mė 06-01-2013 nė 17:57
Artan Shkembi,i brymosur me mesimet e PPSH dhe shokut Enver i ben nje analize politike situates,gjen armiqte e brendshem dhe te jashtem,komplotistet dhe na paraqet « pogradecin shkemb graniti» dhe « fanar ndricues ne gjithe boten mbare». Per nder te bashkeqytetareve eshte mire qe ky hajdut me cilme te shkoje dhe te paraqitet para Prokurorise, si shtetar duhet te kete besim ne institucionet e shtetit, vetem te KLSH, Prokuroria dhe Gjykata. Vetlavderimi per « sukseset » kundermon ere te keqe

Dėrguar nga Djali Liqenit, Pogradec mė 06-01-2013 nė 17:38
E mo kryetar se ke dhene leje pa hesap sa e ke sakatuar fare Pogradecin ! Mos na u hiq si i kulluar se te njohin mire Pogradecaret e ca me gjere !
       Shqiperia
30 Shtator 2014
Basha takon kreun e PPE, Daul: Parlamenti të bëhet sërish strehë e demokracisë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme kreun e PPE, Josef Daul. Gjatë takimit Daul theksoi se në Shqipëri duhet të respektohen shteti ligjor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese
KOMENTO
       Kosova
01 Tetor 2014
Kaidanow: Politikanët të mendojnë për dëmet nga mungesa e institucioneve
Ish ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, aktualisht Koordinatore për atiterrorizëm në Departamentit e Shtetit, Tina Kaidanow, ka thënë se liderët politikë në Kosovë, kanë përgjegjësi që sa më shpejt të dalin nga situata që është krijuar.
KOMENTO
       Rajoni
30 Shtator 2014
Putin viziton Serbinë më 16 tetor
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka marrë konfirmimin zyrtar nga ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta vizitojë Serbinë më 16 tetor, me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Beogradit gjatë Luftës së Dytë Botërore
KOMENTO (2)
       Bota
01 Tetor 2014
Siri, ekzekutohen nga ISIS 4 kurdë të cilët ishin kapur rob
4 persona të cilët i përkasin popullatës kurde janë ekzekutuar nga anëtarët e ISIS në Siri.

KOMENTO
       Sport
30 Shtator 2014
Chelsea merr tri pikė, kryeson 1-0 ndaj Sportingut
Chelsea ka arkėtuar pikė tė plota nė udhėtimin nė Lisbonė kundėr Sportingut, ku shėnoi fitore prej 1-0. Nė minutėn e 34, Nemanja Matic realizoi golin e vetėm tė skuadrės mysafire.


KOMENTO
       Kulture
30 Shtator 2014
Brigitte Bardot, perëndesha e kinemasë në Jubileun e 80 vjetorit
Simbol i seksit, yll i kinemasë, mbrojtëse e kafshëve dhe simpatizante e ekstremistëve të djathtë francezë. Brigitte Bardot është kthyer në një personalitet të kontestuar vitet e fundit. Më 28 shtator ajo mbushi 80 vjeç
KOMENTO (1)
       Metropol
30 Shtator 2014
U përfol se i ishte nënshtruar një operacioni, Pacolli: Gëzoj shëndet të plotë
Ndonëse disa media kosovare përfolën lajmin se Behgjet Pacollii ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi vuante nga problemet në zorrën e trashë, zëvendëskryeministrit kosovar e ka mohuar këtë fakt.
KOMENTO
       Teknologji
01 Tetor 2014
Microsoft lançon zyrtarisht Windows 10
Më në fund Microsoft zbuloi emrin e versionit më të ri të Windows, ai do të quhet ‘Windows 10’.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Ankesat e Greqisė, Nikolla: Do punojmė pėr tekstet duke respektuar fqinjėsinė
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Basha nė Bruksel: Kursi i qeverisė i kundėrt me atė qė pret BE
 
 
BALKANWEB.TV
3 deputetėt qė kontrolluan SHISH letėr Visho Ajazit: Na pėrgjove, jep llogari
 
 
BALKANWEB.TV
Njihuni me 3 vjeēarin, qė peshon 70 kilogramė
 
 
BALKANWEB.TV
BE, ambasadorėt: Luftoni krimin, reformoni gjyėsorin, Bregu: Shqipėria nė krizė politik
 
 
BALKANWEB.TV
Grabitja e qendrės tregtare nė Fier, nė pranga njėri prej autorėve
 
 
BALKANWEB.TV
Gjyqi ndaj Arben Frrokut, eksploziv makinės sė dėshmitarit kyē
 
 
BALKANWEB.TV
PD: AMA e RTSH, tjetėr tentakulė pėr marrjen e institucioneve
 
 
BALKANWEB.TV
Trageti i linjės Brindizi-Vlorė, pėrplaset me njė peshkarexhė, shpėtohen 3 persona
 
 
BALKANWEB.TV
Myslimanėt ndėrtojnė kishėn, ambasada e SHBA ēmim fshatin Malbardhė
 
 
BALKANWEB.TV
Femija shqiptar pi duhan, video qe trondit boten
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Fyle: Dialogu politik, prioritet. Opozita tė kthehet nė Parlament, qeveria tė marrė masa
 
 
BALKANWEB.TV
Universitetet, publikohen listat pėrfundimtare tė fituesve
 
 
 
 
FOTOGALERI
Skandal/ Kreu i shoqatės jepte statusin e jetimit nė kėmbim tė favoreve seksuale
 
 
FOTOGALERI
Tmerrohet pronari, gjarpri i madh varet nė tavan
 
 
FOTOGALERI
Michelle Hunziker, disa nga detajet e dasmės
 
 
FOTOGALERI
Elisabetta Gregoraci, e veshur si njė dele
 
 
FOTOGALERI
‘Beautiful’, Maitland Ward nė versionin heroine seksi
 
 
FOTOGALERI
Kylie Minogue seksi nė koncert
 
 
FOTOGALERI
Shakira shtatzėne, mahnitėse nė Paris
 
 
FOTOGALERI
Shishet pushtojne Maldivet, ja ana tjetėr e ‘parajsės’
 
 
FOTOGALERI
Ja e vėrteta e lajmit tė “vrasjes” sė foshnjės nga ISIS-i
 
 
FOTOGALERI
Presidenti Nishani vlerėson NAAC-un dhe personalitete tė shquara shqiptaro-amerikane
 
 
FOTOGALERI
Itali, seks nė rrugė, fotoja bėn xhiron e botės
 
 
FOTOGALERI
INUK aksion tek ‘Rruga e Durrėsit’ dhe ‘Brryli’: Lirojmė hapėsirat publike
 
 
FOTOGALERI
Intimo, ja tendencat e vjeshtė dimėr 2014
 
 
FOTOGALERI
Monica Bellucci, gjysmė shekulli i njė bukurie italiane
 
 
FOTOGALERI
George Clooney dhe Amal Alamuddin, ja fotoja e parė e ēiftit
 
 
FOTOGALERI
10 fundshpinat mė tė bukura nė botė
 
 
FOTOGALERI
“Po fituan do zhvishem”! Modelja mban premtimin, nudo nė stadium