BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
22 Prill 2013 - 17:15 | LAJME
TRANSLATE
 
Rama e Meta nėnshkruajnė marrėveshjen: Shqipėria nė BE brenda 2 mandateve tona
Rama e Meta nėnshkruajnė marrėveshjen: Shqipėria nė BE brenda 2 mandateve tonaSHKODER - Kryetari i PS-sė, Edi Rama, dhe ai i LSI-sė, Ilir Meta, nėnshkruan nė Shkodėr marrėveshjen e koalicionit pėr zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Marrėveshja u firmos nė Shkodėr, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė lartė tė sė majtės sė Ballkanit. PS dhe LSI kanė refuzuar tė zbulojnė paraprakisht detaje tė marrėveshjes, pėrmes sė cilės e majta kėrkon tė maksimalizojė ēdo votė drejt qėllimit final, fitimin e zgjedhjeve.
Marrėveshja zyrtare PS-LSI, pjesė e "Aleancės pėr Shqipėrinė Europiane", u firmos nė limitet e regjistrimit tė koalicioneve parazgjedhore, afati i fundit ėshtė data 23 prill. Meta: "Koalicioni i natyrshėm, solid e afatgjatė". Rama: "Do tu kthejmė shqiptarėve tė drejtėn sovrane tė qeverisjes sė kėtij vendi".

RAMA: MARRĖVESHJA ME LSI, PERSPEKTIVĖ E REEdi Rama
ORA 17:00-
Kryesocialisti Edi Rama gjatė konferencės sė Partive Socialiste Europiane u shpreh i kėnaqur qė sot mbahet pėr herė tė parė nė vendin tonė njė konferencė e tillė, ditė kjo, siē tha ai, qė pėrkon edhe me firmosjen e marrėveshjes mes dy forcave tė majta, PS dhe LSI.

“Faleminderit gjithė miqėve tanė tė ardhur nga Rajoni e Europa pėr tė asistuar nė kėtė ditė tė shėnuar pėr dy arsye, pasi pėr herė tė parė nė Shkodėr, Partia Socialiste Europiane mban konferencėn e saj pėr Ballkanin, por sot pas njė rrugėtimi tė vėshtirė, por edhe falė mbėshtetjes e inkurajimit tė miqve tė PSE, jemi sė bashku dy partitė e majta pėr tė filluar njė rrugė tė re dhe pėr ti dhėnė Shqipėrisė njė perspektivė tė re”, tha Rama.

Sipas Ramės, “mė pak se 15 vjet ka ndodhur njė ndryshim marramendės, pėr gjithė Ballkanin. Me finalizimin e dialogut Kosovė Serbi u shėnua fundi i shpėrbėrjes sė Ish-Jugosllavisė. Ja ku jemi sot kėtu pėr tė treguar qė ne njerėzit mund tė bėjmė tė pamundura nė harkun e jetės gjėra qė duken tė pamundura nė shekuj. Ne besojme tek fuqia e njeriut pėr tė ndryshuar botėn dhe tek politika pėr ta ndryshuar jetėn pėr mirė”, tha ai.

Lideri i PS, tha mė tej se ka ardhur koha qė rajoni tė bashkėpunojė pėr tė ardhmen e tij tė pėrbashkėt europiane.
“Nė kėtė rajon tė gjithė sė bashku mund tė ngremė shtėpinė e tė ardhmes sonė europiane. Jeta e re e Ballkanit ku jetojmė duhet tė dėshmojė atė qė ne predikojmė, paqen dhe fqinjėsinė e mirė, bashkėpunimin rajonal nė funksion tė jetės sė njerėzve qė jetojnė nė kėtė rajon. Ne shqiptarėt, por edhe gjithė tė tjerėt nuk mund tė predikojmė paqen nė rajon rajon dhe tė mos ushqejmė nacionalizmin e vjetėr. Ne duam qė Shqipėria europiane tė ketė njė zhvillim tė frytshėm, ku popujt e rajonit punojnė sė bashku pėr tė ardhmen. Nė duam tė arrijmė njė marrėveshje kuadėr pėr mbrojtjen e pakicave nė rajon, pakicat i shohim si ura dhe jo si hendeqe nė vendet e Ballkanit. Ne duam qė serbėt e shqiptarėt nė Kosovė tė jenė njė arsye mė shumė pėr paqen dhe stabilitetin, shtetet tona tė rrisin cilėsinė e jetės sė njerėzve dhe mirėqėnien e tė gjithė rajonit. Ne duam qė retorikėn e vjetėr pas 23 qershorit tja lėmė arkivave, qė tė mos pengojė rrugėn e sė ardhmes. Ne sė bashku duhet tė shohim nga Brukseli pėr transformimin ekonomik dhe shoqėror, pėr tė cilat rajoni ynė ka nevojė”, shtoi Rama.

Duke u ndalur edhe njėherė tek marrėveshja qė pritet tė nėnshkruajė me Partinė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Rama tha se ajo do tu kthejė shqiptarėve tė drejtėn sovrane pėr tė qeverisur.
“Ne jemi sot kėtu pėr tė firmosur marrėveshjen qė do u kthejė shqiptarėve tė drejtėn sovrane tė qeverisjes sė kėtij vendi. Kemi rėnė dakord pėr njė marrėveshje qė nis nga njė kartė parimesh”, tha ai.

META: KOALICIONI ME PS I NATYRSHĖM, SOLID E AFATGJATĖ meta meta
ORA 16:41 -
Gjatė fjalės sė tij nė konferencėn e PSE-sė, lideri i LSI-sė, Ilir Meta, falėnderoi pėrfaqėsuesit e lartė tė partive tė majta tė Ballkanit pėr inkurajimin qė i bėnė tė majtės shqiptare pėr tu bashkuar nė njė koalicion, qė siē tha ai, do tė jetė solid e afatgjatė.

"LSI iu pėrgjigj pozitivisht ftesės sė PS pėr krijimin e njė koalicioni paraelektoral. Bashkimi i tė majtės dhe i gjithė forcave progresiste ėshtė njė aksion politik historik, i domosdoshėm, qė bashkon dėshirėn e qytetarėve shqiptarė pėr njė ndryshim substancial. Zgjedhjet e 23 qershorit janė njė gurė prove pėr demokracinė dhe tė ardhmen, dhe sot e majta ndjen pėrgjegjėsinė dhe detyrėn patriotike kombėtare pėr tė hapur njė perspektivė tė re, e cila mbyll tranzicionin dhe integron shqiptarėt nė BE. Energjia dhe vizioni ynė i pėrbashkėt do tė sjellin njė ritėm tė ri, me qėllim integrimin e vendit nė BE. Kjo aleancė e re bazohet nė vlera tė njėjta themelore tė social-demokratėve dhe progresistėve europianė. Ky ėshtė njė koalicion i natyrshėm dhe do tė jetė solid dhe afatgjatė. Faleminderit pėr inkurajimin pėr tė lėnė pas tė shkuarėn dhe pėr tu bashkuar nė interes tė Shqipėrisė”,- u shpreh Meta.

Sipas liderit tė LSI-sė, Shqipėria gjatė kėtyre katėr viteve duhet tė kishte bėrė shumė mė tepėr rrugė drejt integrimit, por mungesa e bashkėpunimit dhe klima e konfliktit e kanė bėrė tė pamundur. 

KARTA E PARIMEVE TĖ BASHKIMIT PS – LSI NĖ KUADRIN E “ALEANCES PER SHQIPERINE EUROPIANE”
Partia Socialiste dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim,
Me shqetėsimin e pėrbashkėt pėr situatėn kritike tė demokracisė, ekonomisė dhe shoqėrisė shqiptare sot;
Me bindjen e pėrbashkėt se sot institucionet e pavarura tė vendit, kanė dalė jashtė kontrollit kushtetues tė popullit sovran dhe janė kthyer nė zgjatime tė rrezikshme tė partisė nė pushtet;
Me vlerėsimin e pėrbashkėt, pėr rėndėsinė e jashtėzakonshme qė ka sot nė tė gjitha planet pėr Shqipėrinė, rotacioni politik dhe vendosja e ekuilibrit kushtetues mes pushteteve, institucioneve tė pavarura dhe qytetarėve;
Me vetėdijen e pėrbashkėt, pėr domosdoshmėrinė e intensifikimit tė procesit tė integrimit tė Shqipėrisė nė Familjen Europiane, pėrmes zgjerimit tė konsensusit politik mbi bazėn e vullnetit popullor tė shprehur me zgjedhje tė lira e tė ndershme;
Me synimin e pėrbashkėt, pėr t’u dhėnė shqiptarėve njė qeveri tė shumicės reale duke garantuar, pėrmes bashkimit tė tė gjitha forcave qė Shqipėrinė Europiane e kanė vizion atdhetar dhe jo slogan propagandistik, paprekshmėrinė e votės sė lirė si themelin e bashkėjetesės sonė nė njė shtet e shoqėri europiane;
Me vullnetin e pėrbashkėt, pėr tė realizuar reforma tė thella qė do tė sjellin transformime rrėnjėsore nė funksion tė demokratizimit e tė modernizimit tė vendit si edhe tė zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik me punėsim real e cilesor dhe shėrbime publike sipas nevojės;
Me qellimin e pėrbashkėt, pėr t’i dhėnė Shqipėrisė njė rol tė ri aktiv nė bashkėpunimin rajonal pėrmes nxitjes e promovimit tė projekteve tė zhvillimit demokratik dhe ekonomik, ku marrėdhėniet me Kosovėn tė ngrihen nė nivelin e njė partneriteti tė ri strategjik, ku mbrojtja e pakicave tė garantohet me njė vetėdije tė re si njė pasuri e pėrbashkėt e rajonit tonė dhe ku vetė Shqipėria si i vetmi vend anėtar i NATO-s mes vendeve ende tė pa anėtarėsuara nė BE tė Ballkanit pas anėtarėsimit tė afėrt tė Kroacisė, tė bėhet modeli frymėzues i respektit pėr vlerat e parimet e botės demokratike;
Me pėrgjegjėsinė e pėrbashkėt historike, pėr t’i dhėnė Shqipėrisė sot njė forcė tė re tė progresit si garanci pėr mirėqeverisjen e vendit, pėrmes bashkimit tė tė gjithė socialistėve e tė progresistėve, duke nxjerrė mėsimet e duhura nga eksperiencat pozitive po edhe nga gabimet e tė shkuarės, si edhe duke marrė pėrsipėr barrėn e promovimit tė idealeve e tė ideve tė sė majtės sė re tė shekullit XXI;
Vendosin:
Tė bashkohen nė kuadrin e koalicionit
“Aleanca pėr Shqipėrinė Europiane”
Partia Socialiste e Shqipėrise dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim, bien dakord qė ky bashkim tė jetėsojė sa mė poshtė vijon:
1. Njė bashkėpunim strategjik, programor dhe politik, bazuar nė domosdoshmėrinė e realizimit tė objektivave afatgjatė dhe nė nevojėn e bashkėveprimit konstant mes PS e LSI, pėr tė ndėrtuar Shqipėrinė Europiane si realitet i ri i nė tė ardhmen e afėrt i Bashkimit Europian, pėrmes mirėqeverisjes sė punėve tė vendit ēdo ditė;
2. Njė zhvillim konstruktiv tė bashkėpunimit mes PS e LSI, mbi parimet e kushtetuetshmėrisė e tė ligjshmėrisė, respektit tė tė gjithė faktorėve institucionalė, politikė e shoqėrorė, garantimit tė lirive e tė drejtave tė opozitės dhe kėrkimit tė konsensusit sa mė tė gjerė nė procesin vendimmarrės, pėrmes gjithėpėrfshirjes e vendosjes sė prioriteteve tė procesit tė ndėrtimit tė Shqipėrisė Europiane mbi ēdo prioritet partiak.
3. Njė vullnet tė palėkundur pėr tė garantuar kohezion tė brendshėm tė koalicionit dhe konsensus pėr mirėqeverisjen, nė funksion tė reformave tė dakordėsuara bashkarisht, tė emėrimeve qė janė pėrgjegjėsi kushtetuese e Kuvendit pėr tė garantuar pavarėsinė e institucioneve, tė depolitizimit dhe modernizimit tė administratės publike pėrmes konkurencės e meritės.
4. Njė qasje tė re publike tė shumicės qoftė nė parlament e qoftė nė qeveri, pėr tė garantuar mbi bazėn e njė Kodi Etik qė do tė hartojmė e miratojmė bashkarisht, shprehjen e respektit mė tė madh pėr opinionin publik dhe rritjen e transparences ne qeverisje nė njė shkallė tė panjohur deri mė sot.
5. Njė ndarje tė re tė punėve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhėnė njė vlerė tė re mandatit tė popullit Sovran qoftė nė pushtetin legjislativ qoftė nė pushtetin ekzekutiv, me qėllim qė kontrolli parlamentar tė marrė vlerėn e munguar nė kėto dy dekada dhe pėrgjegjėsia qeverisėse tė fitojė njė cilėsi tė re.
6. Njė pozicionim tė qartė nė mbrojtjen e shtresave tė nevojė dhe nė mbėshtetjen e shtresės sė mesme, pėrmes uljes sė barrės sė detyrimeve apo taksave tė drejtėpėrdrejta si edhe nxitjes sė integrimit social pėrmes punės dhe rritjes sė fuqisė blerėse.
7. Njė politikė vijimėsisht mbėshtetėse pėr biznesin e vogėl, pėr tė rritur vetėpunėsimin dhe fuqinė ekonomike tė familjeve qė merren me biznes tė vogėl si edhe pėr tė filluar uljen e borxheve tė familjeve tė varfra ndaj biznesit tė vogėl.
8. Njė garanci tė plotė pėr lirinė e biznesit tė madh pėr tė stimuluar njė ekonomi prodhuese duke mbrojtur lirinė e konkurrencės, duke e trajtuar punėsimin si objektiv themelor tė rritjes ekonomike, duke rritur pėrgjegjshmėrinė e shtetit nė raport me ēdo potencial zhvillim dhe investitor vendas apo tė huaj, si edhe duke rritur transparencėn e cilėsinė e marrėdhėnieve mes qeverisė e sipėrmarrjes nė funksion tė interesit madhor tė zhvillimit ekonomik e social tė vendit - ēka pėr ne do tė thotė pėrfshirje e sipėrmarrjes nė ēdo vendimmarrje tė rėndėsishme pėr tė dhe luftė pa kompromis arbitraritetit tė organeve tatimore ndaj sipėrmarrjes.
9. Njė angazhim tė fuqishėm pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė pronės, duke siguruar transparencėn e domosdoshme tė procesit tė kthim-kompensimit tė pronave nė funksion tė sė drejtės sė mohuar tė pronarėve qė pas dy dekadash liri janė ende shumė qė nuk gėzojnė asnjė tė drejtė mbi pronėn e tyre. Duke siguruar pėrmes njė procesi tė mirėorganizuar e transparent dhėnien e ēertifikatės sė tokės pėr tė gjithė fermerėt qė prej dy dekadash punojnė njė tokė qė e kanė de facto po nuk e gėzojnė de jure. Duke realizuar me transparencė procesin e zvarritur tė legalizimeve qė nė dy dekada ka sjellė vetėm rritjen e numrit tė ndėrtimeve pa leje dhe shkatėrrime tė mėdha tė territorit.
10. Njė trajtim me prioritet tė sigurisė publike dhe tė garantimit tė paprekshmėrisė sė individit e tė pronės, duke i shpallur njė luftė tė pashoqe krimit tė ēdo natyre dhe korrupsionit. Nė kėtė kontekst e shohim tė pandashme edhe sigurinė juridike pėr ēdo qytetar, nė mėnyrė tė barabartė, eficente dhe tė pėrgjegjshme duke organizuar drejtėsinė si njė shėrbim publik tė sigurtė e tė aksesueshėm nga te gjithė sipas nevojės. Pėr ne njė Shqipėri e drejtė me tė gjithė fillon nga mirėqeverisja pėr tė gjithė.
11. Njė politikė tė re pėr rininė shqiptare si kontributore e pazėvendėsueshme pėr projektin e Shqipėrisė Europiane dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Kjo vetėkupton arsimimin e njė brezi me mentalitet dhe profesionalizem europian, krijimin e mundėsive reale pėr punėsim, si dhe ēdo kontribut tjetėr pėr tė pėrballuar sfidėn e lirisė nė mjedisin e njė ekonomie gjithnjė e mė globale.
12. Njė vėmendje tė posaēme ndaj barazisė gjinore duke synuar rritjen e vazhdueshme tė pjesėmarrjes sė gruas nė pėrfaqėsimin e popullit Sovran nė nivel qendror e vendor, nė mirėqeverisjen e punėve tė vendit apo komunitetit nė administratėn publike, nė biznes apo shoqėrinė civile. Aleanca pėr Shqipėrinė Europiane do tė ketė objektiv tė palėvizshėm tė pėrpjekjes sė saj zhdukjen e dhunės kundėr gruas si edhe luftėn kundėr papunėsisė femėrore.
13. Njė vendosmėri tė palėkundur pėr tė mbrojtur pasuritė natyrore tė vendit, burimet nėntokėsore, trashėgiminė kulturore, pėrmes politikash zhvillimi me njė pėrmasė tė gjelbėr nė kuadrin e njė zhvillimi ekonomik tė qėndrueshėm.
14. Njė vizion europianizues qė tė lerė pas pėrgjithmonė fantazmėn e nacionalizmit primitiv e tė promovojė atdhedashurinė si shprehje tė krenarisė kombėtare dhe tė
respektit pėr historinė si burim frymėzimi pėr tė ardhmen, jo si gjenerator dasish e konfliktesh tė sė shkuarės.
15. Njė objektiv madhor: Anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Europian brenda harkut tė dy mandateve qeverisėse, ku tė bashkuar nė emėr tė shumicės sė shqiptarėve dhe me dorėn e bashkėpunimit tė shtrirė ndaj pėrfaqėsuesve tė pakicės nė emėr tė Shqipėrisė Europiane, do t’i shėrbejmė besnikėrisht popullit shqiptar.
Karta e Parimeve tė bashkimit PS – LSI nė kuadrin e koalicionit Aleanca pėr Shqipėrinė Europiane do tė shtjellohet me detaje nė programin qeverisės tė koalicionit. Kėto parime do tė kihen parasysh edhe nė hartimin e marrėveshjes sė veēantė qė PS dhe LSI do tė bėjnė pėr zgjedhjet vendore tė vitit 2015. Ēdo ndryshim nė Kartėn e Parimeve mund tė bėhet vetėm me konsensus pėrmes njė amendamenti me shkrim tė firmosur nga kryetarėt e PS dhe LSI.
Firmosur, sot, mė datė 22 prill 2013. 

ZHVILLOHET KONFERENCA E PSE, PRITET MARREVESHJA PS-LSI konferenca e pes
ORA: 15:40 -
Konferencėn  e ēeli presidenti i Partive Socialiste Europiane, Sergeri Stanishev, nėpėrmjet njė videokonference nga Brukseli. 

“Do tė doja tė falėnderoja Edi Ramėn dhe Partinė Socialiste tė Shqipėrisė pėr organizimin e pjesės sė parė tė Konferencės tė Partisė sė Socialistėve Europianė pėr Ballkanin tė kėtij viti. Ne ju mbėshtesim fuqimisht siē e dini dhe ju urojmė njė sukses tė madh nė zgjedhjet e qershorit. Unė besoj qė bashkėpunimi dhe bashkimi i forcave progresiste tė qendrės sė majtė do tė ofrojė njė tė ardhme tė ndryshme pėr vendin tuaj dhe pėr perspektivėn europiane tė Shqipėrisė. Ju e dini qė mund tė mbėshteteni tek tė gjitha trupat e PSE nė kėtė proces reformimi dhe pėrgatitjeje pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Europian: Nė Task Forcėn tonė speciale pėr Ballkanin Perėndimor, padyshim tek Presidenca, tek grupet e punės tė ministrave tanė dhe tek PSE nė pėrgjithėsi si njė familje politike. Ju uroj njė konferencė shumė tė frytshme, fat tė mbarė tė gjithėve!”,- deklaroi Stanishev.

Gjatė fjalės sė tyre nė kėtė konferencė, liderė tė sė majtės nga Mali i Zi, Bullgaria, Britani, Sllovenia, etj, u pėrqendruan pėrveēse nė situatėn parazgjedhore nė Shqipėri, edhe nė atė politike nė vend dhe rajon, sfidat ekonomiko-sociale, nė perspektivėn dhe dėshirėn e pėrbashkėt pėr tė eliminuar nacionalizmat e dėmshme dhe pėr tė qenė tė bashkuar, pjesė e BE-sė. 

Pėrfaqėsuesja e socialdemokratėve sllovenė, euro-deputetja Tanja Fajon, tha gjatė fjalės sė saj se "Shqipėria ka qenė gjithmonė pjesė e rėndėsishme e Europės. Shqipėria ka bėrė hapa shumė tė mėdha, ndaj duhet tė vazhdojė rrugėn drejt integrimit Europian"

Burime nga PS-ja, bėjnė tė ditur se nė pėrfundim tė kėtij aktiviteti, Rama dhe Meta do tė siglojnė njė dokument tė detajuar tė marrėveshjes. PS dhe LSI kanė refuzuar tė zbulojnė paraprakisht detaje tė marrėveshjes, pėrmes sė cilės e majta kėrkon tė maksimalizojė ēdo votė drejt qėllimit final, fitimin e zgjedhjeve. 

Ėshtė zgjedhur ky moment pėr nėnshkrimin e marrėveshjes, pėrpara drejtuesve mė tė lartė tė socialistėve europianė, nė shenjė mirėnjohjeje pėr nxitjen dhe thirrjet nė adresė tė Ramės dhe Metės pėr t'u bashkuar. Kjo marrėveshje, qė do tė ketė firmat e Ramės dhe Metės, merr formė zyrtare, nė njė kohė kur regjistrimi i koalicioneve po shkon drejt limiteve kohore, qė ėshtė data 23 prill. Komentatorė politikė e shikojnė marrėveshjen e sė hėnės, si njė ngjarje historike pėr tė majtėn shqiptare, pas shumė vitesh ndarjeje, akuzash  dhe kundėrakuzash mes drejtuesve tė PS-sė dhe LSI-sė. 

Sipas ligjit, afati kohor pėr regjistrimin e koalicioneve pranė KQZ-sė ėshtė 23 prilli, pra deri tė martėn, Partia Socialiste bashkė me 34 partitė e tjera tė koalicionit opozitar duhet t'i kenė zyrtarizuar marrėveshjet mes tyre, ndėrkohė qė pritet njė pėrgjigje edhe nga PBDNJ-ja e Dules.

(er.nu/m.a/e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Luiz Shkodrani, Shkodra mė 23-04-2013 nė 12:12
@ vathi, tirane apo flaka, Labi Vlore, Shqiptar + 5000 Nike tjera @

A KA MA NJERI KRIMINAL E MA ANTI-SHQIPTAR SHQIPNIA MRENDA SE EDVIN RAMEN A???

NJASHTU MALLIT M'DUKET KENKE EDHE TI, QI PO NA JU BAN MARRSHALLAH!

PO S'KENI FAJ DISA PREJ JUSH JA, QI MERRENI ME KRIME, SE ISHTU JU KA EDUKUE ENVERI E FAMILJA JUEJ!
DERI DJE KENI SPIUNUE, GRABIT E SHKATRRUE N'EMEN T'ENVERIT, E SOT CDO DHOJ KRIMIT E SHIFNI SI PUNE, N'VEND QI ME PA SI KRIM!

Ah ku ku per ne, ca na ka gjet me ju!

Dėrguar nga vathi, tirane mė 23-04-2013 nė 12:03
fitore edi rama,suksese per largimin e pushtetit me nje grup kriminelash si sala,jozi,& co,dhe futjen e shqiperise ne europe.pd sot perfaqeson minorancen dhe aleat te vetem ka ca injorancen e korrupsionin,dhe dt 23 qershor kapitullon duke mbyllur nje cikel te zi te historise se shqiptarve.

Dėrguar nga Luiz Shkodrani, Shkjodra mė 23-04-2013 nė 12:01
@ PO QYSH KUR U DASHKA SHKODERLOCJA E SHQIPNIA JEME, ME NDERUE TADIQIN E SERBIS, QI DERI DJE SAKATOVI GJAKUN TONE N'KOSOVE E PRESHEV @

Kjo asht Marrveshja e Aleanac te maskarajve, minoritarve dhe Anti-Shqiptarve!

S'KA SHKODRAN E SHQIPTAR QI MIRPRET SERBT, GREKT E KRYEMAFIOZA TE MAFIES!

PERVEC BOSHJAKVE, MALAZEZVE SI EDHE ENVERISTAVE SI T'BIT
E MUHO ASLLANOVICIT, RAMIZ ALIJOVICIT, SULEJMAN BUSHATIT, GABELVE QI NA I KA PA MBLEDH ENVERI PREJ TAN SHQIPNIS, ME NA I PRU SHKODER SI DHURAT!

Dėrguar nga ylli, prishtina mė 23-04-2013 nė 11:28
Luiz Shkodrani shum bukure je ka fol edhe qashtu eshte qa po thu ti shqiptaria ka shum shqiptare tradhtare.
Gjithmone tradhtaret shqiptare e kan dėmtue shqiptarin po tash nuk munden me dėmtue se te gjith tradhtarė do te eliminohen ne krye me edi pisin EDHE SHQIPĖRIA ETNIKE DO TĖ BĖHET RROFT SHQIPTARIA PA TRADHTAR

Dėrguar nga artur, ny mė 23-04-2013 nė 11:21
Sa Naive jane Shqiptaret qe e lejojne nje Vlleh te tille ti terheqi prej hunde ?!!

Dėrguar nga Luiz Shkodrani, Shkodra mė 23-04-2013 nė 11:10
@ shqiptar, tirane @

MOS ME NGATRRO SHQIPTART PURO SI PUN JEME, ME VEDIN, SE NUK I NDRYSHOJM EMNAT E AS NIKET!

Pyt BW se emna perdorin adresa e IP!

TI JE I NJAJTI FAQEZI QI NDRYSHON EMNAT SI @ Labi Vlore,chakalli,realisti,enea,largo,berti,Tironsi,LEZHA SHENGJIN,Durresaku,vellehu Berat e Gjirokaster,Akili, Fieraku + 5000 NIKE TJERA!

E CUDITSHME! SA SHUM JU DJEG, SA HER PERMENDEN RRACAT JO-SHQIPTARE SI VLLAHE, SLAVE, GREKE GABELE ETJ ETJ!

Dėrguar nga templari007, jerusalem mė 23-04-2013 nė 11:01
o @shqiptare i tiranes a mos qet ju ata qe kundershtuan antarsimin e shqiperis ne NATO dhe liberalizimin e vizave. ore qelbesir sikur se mos te kishin kape armet shqyptaret e "kosoves" NATO kur nuk ish hy ne kosove e te mos folim per ty dhe socialiste qe tymosnin duhan me milloshin.
por mos u be merak se dezinfikojme edhe shqyperin nga virusi antishqyptare neqoftese ka nevoj.

Dėrguar nga stockholm mė 23-04-2013 nė 10:51
Mbetet e gdhendur ne analet e politikes shqiptare thenia e atij francezit, ne mos gaboj, nga grupimi i partive popullore te Europes: “Gomarit qe s’do te uje s’mund ta besh te pije me zor!” Eshte e rende, por ky eshte niveli qe deshmojne politikanet e opozites perballe botes.
Fqinjet tane vrapojne drejt Europes, opozita zhgryhet rrugeve dhe hakmerret ndaj vendit si idiote per deshtimet dhe paaftesine e vet.
Por gomarit nuk i vihet faj pse ka lindur i tille.

Dėrguar nga Luiz Shkodrani, Shkodra mė 23-04-2013 nė 10:48
@LUiz Shkodrani @

E hapt thesin ju Aleanca e Mbeturinave te Rracave Aziatike me n'krye Evdvin Ramen a?

T'msoj pak per Shkodren!

S'KA HIPOKRIZI POR KA RREALITET E VERTETSI!

N'SHKODER Lepa Brenen e Cecen e ndigjojn Podgoricant, Vrakacuert e Boshnjakt e Shkodres!

S'KA SHKODRAN ME GJAK SHQIPTARIT QI NDIGJON KANGT E SHKAUT SOT!

Mos na shitni Tadicin e Pasokun Grek, si miq e vllazen te Shqiptarve, se nuk mundeni me na qerrue me mashtrime, jane faktet qi vertetojn t'kunderten!

Dėrguar nga zamir mė 23-04-2013 nė 10:46
i rilindi tadici edhe nje here komunistat...ca rreziku
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3   4   5   6   7   8   9   10    
       Shqiperia
23 Shtator 2014
Publikohet video e dhunės ndaj Strazimirit. Ja si e godasin Ndoka e Ndreu! -VIDEO
Pasi Prokuroria ka ngritur akuzė ndaj deputetėve tė PS-sė Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, pėr goditjen e deputetit tė PD-sė Gent Strazimiri, del nė dritė edhe videoja ku deputeti goditet nė ambientet e Kuvendit
KOMENTO (17)
       Kosova
23 Shtator 2014
PDK heq dorë nga posti i Kryeparlamentarit
PDK i ofron postin e Kryekuvendarit LDK'së dhe shprehet e gatshme për bashkëqeverisje me të gjithë, por nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit.
KOMENTO
       Rajoni
23 Shtator 2014
"Monstra", Jashari: Vendimi në shkallën e dytë të jetë transparent
Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka kërkuar që të merren parasysh faktet dhe provat rreth rastit “Monstra” dhe ata të bëhen transparente apo publike për opinionin e gjerë.
KOMENTO
       Bota
23 Shtator 2014
Tony Blair: Kjo s’është luftë mes myslimanëve e krishterëve
Ish kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se vendimi i presidentit amerikan, Barack Obama, për të bombarduar Sirinë, është i drejtë.
KOMENTO
       Sport
23 Shtator 2014
Treshja e lumtur Messi para një ‘selfie’
Lionel Messi ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me familjen e tij. “Duke e kaluar pasditen me familjen”, shkroi Messi, në fotografinë me bashkëshorten, Antonellan dhe djalin e tyre, Thiago.
KOMENTO
       Kulture
23 Shtator 2014
Komedia muzikore “Vincent”, 125 vjet pas vdekjes së Van Goghut
Një komedi muzikore mbi piktorin me vesh të prerë, Vincent van Gogh, do të shfaqet në vitin 2015 në kuadrin e përvjetorit të vdekjes së tij në jug të Francës, 125 vite më parë, njoftuan organizatorët
KOMENTO (1)
       Metropol
23 Shtator 2014
Studimi: Meshkujt tullacë janë më të mirë në shtrat
Një studim më i fundit tregon se meshkujt tullacë janë më të mirë në shtrat, sesa ata që kanë flokë. Studimi i publikuar në ‘Journal of International’ studiuesit amerikanë gjetën meshkujt tullacë që kanë më pak gjasa për të zhvilluar tumoret e testikujve.
KOMENTO (4)
       Teknologji
23 Shtator 2014
Karta Salt, ja si të siguroni telefonin inteligjent
Nëse doni që askush të mos përdorë telefonin tuaj, gjithçka që duhet të bëni është të vendosni një fjalëkalim, ose në disa raste apo tek disa telefona, ju mund të përdorni skanerin e gjurmëve të gishtërinjve. Me pajisjen SALT siguria mund të vendoset në një tjetër nivel.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Nishani: Shqipėria po promovon pėrdorimin e energjisė sė rinovueshme
 
 
BALKANWEB.TV
News 24 publikon videon e dhunės ndaj deputetit, Strazimiri
 
 
BALKANWEB.TV
Java: Skandali i SHISH, Rama, Meta, Basha dhe Tahiri nėn pėrgjim
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Garancia pėr CEZ, qeveria rėndon xhepat e shqiptarėve
 
 
BALKANWEB.TV
Lufta antikorrupsion, Hoffman: Pa sukses nėse vetėm bisedohet. Rama: Kemi nisur reformat
 
 
BALKANWEB.TV
Tė pandehur 3 deputetė, Ndoka-Ndreu grushta Strazimirit. Veliaj ndėrtim pa leje
 
 
BALKANWEB.TV
Dyshohet pėr eksploziv nė makinė, ish- gruaja e kėrcėnoi ‘do tė hedh nė erė’
 
 
BALKANWEB.TV
Komisioni i Ekonomisė diskuton rishikimin e buxhetit, Cani: Bėheshin planifikime tė fryra
 
 
BALKANWEB.TV
Vlore, dyfishohen kėrkesat pėr arsimin profesional
 
 
BALKANWEB.TV
Tahiri-Ndėrkombėtareve: Investoni qė ta asgjėsojmė drogėn qė nė mbjellje
 
 
BALKANWEB.TV
Beqaj: Barnat? Po ka mungesa nė QSUT, mbulim me barna alternativė
 
 
BALKANWEB.TV
Vlorė, djali i mėsueses plagos me pistoletė nė shkollė nxėnėsen 17-vjeēare
 
 
BALKANWEB.TV
Dorėhiqet live nga TV, gazetarja: Do luftoj pėr legalizimin e kanabisit
 
 
BALKANWEB.TV
Kinė, njė ėmbėlsirė si vepėr arti, flokė sheqeri bėhet njė lule
 
 
BALKANWEB.TV
Publikohet video e njė shqiptari duke ekzekutuar njė maroken nė Milano
 
 
 
 
FOTOGALERI
Kirurgu estetik: Kelly Brook, modelja me gjoks perfekt
 
 
FOTOGALERI
Aktorja e filmave porno: Clooney nuk ėshtė gay
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga topless dhe transparente nė Belgjikė
 
 
FOTOGALERI
SHBA fillojnė sulmet ajrore kundėr Shtetit Islamik nė Siri
 
 
FOTOGALERI
Londra, qyteti mė i shtrenjtė nė botė
 
 
FOTOGALERI
Fjolla Morina kopja e Kim Kardashian
 
 
FOTOGALERI
Ambiciet pėr nudizėm tė Cara Delevigne
 
 
FOTOGALERI
Rita Ora pjesė e jurisė nė “The Voice of UK”
 
 
FOTOGALERI
Dyshohet pėr eksploziv nė makinė, gruaja e kėrcėnoi pas ndarjes ‘do tė hedh nė erė’
 
 
FOTOGALERI
Foto epike nė plazh
 
 
FOTOGALERI
Studentja ruse mbulon Mercedesin me njė milion kristale Swarovski
 
 
FOTOGALERI
Qeni tėrhiqet zvarrė me makinė, pamjet indinjojnė web-in
 
 
FOTOGALERI
Shtretėrit mė tė veēantė nė botė
 
 
FOTOGALERI
Google, njė doodle per tė inauguruar vjeshtėn
 
 
FOTOGALERI
Fotoja e parė e Beyonce shtatzėnė me Blue Ivy nė bark
 
 
FOTOGALERI
Dorėhiqet live nga TV, gazetarja: Do luftoj pėr legalizimin e kanabisit
 
 
FOTOGALERI
Nga mashkull kthehet nė femėr, mbi 100 ndėrhyrje pėr tė pasme bombastike
 
 
FOTOGALERI
Njihuni me vajzen qė ka tre gjokse