BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
08 Korrik 2013 - 09:07 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
Kreu i ri, PD ngre 39 qendra votimi, 7 vetëm në Tiranë
Nga: VALENTINA MADANI
Kreu i ri, PD ngre 39 qendra votimi, 7 vetëm në TiranëPD-ja do të ketë qendrat e saj të votimit në të gjithë territorin e vendit, ndërkohë që numri më i madh i tyre do të jetë në kryeqytet. Tashmë gjithçka është gati për administrimin e procesit zgjedhor, që nga ngritja e KQZ-së e deri tej qendrat e votimit të shpërndara aty ku PD-ja ka degë të saj. PD-ja do të ngrejë 39 qendra votimi në degët e saj neper Shqipëri dhe 7 qendra votimi në Tiranë, për ta bërë më të lehtë procesin e votimit. Në regjistrat e PD-së janë 105 mijë anëtarë me të drejtë vote, që do të marrin pjesë në zgjedhje ndërkohë që votat e demokratëve për pasardhësin e Sali Berishës në PD do të numërohen nga një Komision Qendror Zgjedhjesh, i cili do të certifikojë rezultatin final të 22 korrikut. Kjo KQZ tashmë është ngritur dhe do të funksionojë në selinë e partisë. Mësohet se ky komision përbëhet nga 7 anëtarë dhe dy ndihmës, që do të jenë anëtarë teknikë. Komisioni zgjedhor i PD-së do të kryesohet nga sekretari i përgjithshëm kryeministrit, z.Gjergj Lezhja ndërsa anëtarë janë caktuar zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata, ish-deputetja Paulina Hoti, ish-kandidati për deputet Gazmend Dibra, nënkryetarja e PD-së së Vlorës, Bahrije Isufi, drejtori i OST-së Arben Ibro dhe Genti Minarolli. Por i gjithë procesi i votimit do të asistohet nga dy anëtarët teknikë Florian Xhuti dhe Albert Avduli, zyrtarë të departamentit të organizimit në PD. Kjo zyrë ka përballuar procesin e regjistrimit dixhital të anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe ka gjithë peshën e administrimit të zgjedhjeve për liderin e ri të demokratëve. Anëtarësia e demokratëve në mbarë vendin do të votojë më 22 korrik liderin e ri të PD-së, pas dorëheqjes së Sali Berishës nga postet partiake. 

Kryesia e PD-së në mbledhjen e fundit miratoi tri vendime: që kryetari i ri të votohet më datën 22 korrik përmes parimit “një anëtar një votë”, në garë të përballen kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi si dhe të ngrihet një KQZ për numërimin e votave, në të cilën dy kandidatët të kenë anëtarët e tyre respektivë. “Do të krijohet një KQZ me 7 anëtarë dhe dy ndihmës, kandidatët do të kenë nga një anëtar në KQZ”, deklaroi z.Berisha. Ai ftoi kandidatët që të fillojnë garën për pasardhësin e tij duke shpallur platformat, ndërsa kërkoi më herët që kushdo nga zyrtarët që mbështet kandidatët, më parë duhet të dorëhiqet nga postet që mban. Aktualisht asnjë prej zyrtarëve të lartë të PD-së nuk kanë shprehur zyrtarisht mbështetje për Bashën apo Olldashin, gjë që nuk ka sjellë asnjë dorëheqje brenda PD-së. Vetë lideri Berisha siguroi se nuk ka shënjuar asnjë kandidat për kreun e ri të PD-së. Prej tri ditësh, të dy kandidatët, Olldashi dhe Basha, kanë filluar fushatën për kreun e ri të PD-së, duke ndërmarrë takime me anëtarësinë e partisë në qarqe të ndryshme të vendit. 
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga elona mė 13-07-2013 nė 18:45
Eeeeeeeee ku Koliiiiii




qe do na behet Kryetar...





Jo per ndonje gje por eshte me i miriiiiiiiiiiiii















Perpara me Sokol Olldashinnnnnnn

Dėrguar nga @Mateo, Durres mė 11-07-2013 nė 11:14
Sa bukur thua,kete do ta tregoje puna qe do besh per PD-ne,o shoku atje ishte dhe eshte akoma,pse nuk beri pune?Por na duhet te presim akoma qe te na e tregoje me vone.Dielli duket qe kur lind thote populli yne i dashur.Basha ka punuar per PD dhe meriton ta drejtoje.Per me teper,partia demokratike ka nevoje per te.

Dėrguar nga @Suada, tropoje mė 11-07-2013 nė 11:11
Basha e la vete parlamentin dhe fitoi bashkine,fitoi besimin e gjysmes se popullsise shqiptare.Kete here do fitoje besimin e te gjithe shqiptareve.

Dėrguar nga @romeo, Lezhe mė 11-07-2013 nė 11:09
Sokol olldashi eshte pjese e fundit,fillimi i ri eshte me Bashen o Romeo djali :)

Dėrguar nga Eltoni mė 11-07-2013 nė 10:48
Alternativa e vetme per Partine Demokratike eshte Lulzimi,i vetmi politikan qe e degjoj me kenaqesi kur flet,sepse mbi te gjitha eshte njeri i edukuar.

Dėrguar nga Demokrat, Tirane mė 08-07-2013 nė 22:56
Lulzim Basha nuk ka shitur kufijte mor kokrrat e komunistave, ju qe keni shitur gjakun e shqiptareve. Uroj qe lidershipi i PD nen udheheqjen e Kryetar Sokol Olldashit, dhe Sekretar Lulzim Bashes te rikthehet fuqishem ne pushtet dhe ti tregoj ketyre te kuqve se cfare eshte atdheu dhe interesi i tij.

Dėrguar nga Eni Sulja, tirane mė 08-07-2013 nė 22:52
Sokol Olldashi ka vite qe punon per PD dhe ai i njeh shume mire strukturat politike keshtuqe ai e meriton te fitoje !! Fitore Koli

Dėrguar nga Fushata, tirane mė 08-07-2013 nė 21:30
Sokol Olldashi eshte prijes i proceseve te medha politike, i fushatave te forta, dhe lider i lindur per te djathten, dhe vete Partine demokratike. Fitore Sokol Olldashi

Dėrguar nga Anisa Gjorga, tirane mė 08-07-2013 nė 19:01
Fitofte me i miri !! OLLDASHI

Dėrguar nga Fikri Deliu, Burrel mė 08-07-2013 nė 18:44
Partise Demokratike i nevojitet nje person me ideale , nje politikan me eksperience dhe mbi te gjitha nje opozitar i forte . pra i duhet S.OLLDASHI
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3   4   5   6   7   8   9  
       Shqiperia
19 Prill 2014
Durrës, sekuestrohen 40 kg hashash në një makinë në port
Sekuestrohen në Portin e Durrësit rreth 40 kg lëndë narkotike e llojit hashash, e fshehur në një automjet tip “Fiat”. Burime nga policia bëjnë të ditur se droga u gjet gjatë kontrollit të automjetit në port
KOMENTO
       Kosova
19 Prill 2014
Ukrainë, grupi “Druzina” kërcënon Kosovën- VIDEO
Grupi “Druzina” nga Odese e Ukrainës dërgon mesazhe kërcënuese për Kosovën
KOMENTO (7)
       Rajoni
19 Prill 2014
Patriarku serb, Irinej: Kosova nuk mund të jetë jashtë Serbisë
Kreu i Kishës Ortodokse serbe, patriarku serb, Irinej, ka theksuar se Kosova kurrë nuk mund të jetë jashtë Serbisë. Teksa është shprehur për gazetën serbe “Novosti”, ai shpreson se qeveria serbe nuk do të heqë dorë nga “krahina jugore”
KOMENTO (14)
       Bota
19 Prill 2014
Siri, lirohen gazetarët francezë, mbaheshin peng prej 1 viti
Katër gazetarë francezë që mbaheshin peng në Siri që prej pothuajse një vit, janë liruar
KOMENTO
       Sport
19 Prill 2014
Vllaznia fundos krutanėt dhe “fluturon” drejt mbijetesės
“Poker” golash pėr tri pikė tė arta mbijetese. Ky ėshtė produkti i Vllaznisė nė transfertėn krutane, nė ndeshjen hapėse tė javės sė 29-tė tė Superiores
KOMENTO (1)
       Kulture
19 Prill 2014
Aurel Plasari: Si e shpëtova Gabriel Garcia Marquez-in nga censura
Rreth 32 vite më parë, i ra në dorë "Kronika e një vdekjeje të paralajmëruar". Atë kohë, rreth të 20-ave, prof. Aurel Plasari u befasua nga Gabriel Garcia Marquez
KOMENTO
       Metropol
19 Prill 2014
Abramovich feston Pashkët në Izrael, merr me qira të gjithë resortin - FOTO
Pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich ka zgjedhur të kalojë pushimet e Pashkëve në Izrael, bashkë me familjen e tij
KOMENTO
       Teknologji
19 Prill 2014
Dieta amerikane, shumė proteina dhe aktivitet fizik
Ushqimet e pasura me proteina nė kombinim me aktivitet fizik janė dėshmuar tė shkėlqyeshme pėr djegien e shtresave dhjamore
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Durrės, babai i dy fėmijėve hidhet nga trageti, kapiteni i Porteve Hysni Aruēi: Vijojnė kėrkimet
 
 
BALKANWEB.TV
Akuzat pėr trafik droge nė ushtri, PS-LSI kėrkesė pėr Komision Hetimor
 
 
BALKANWEB.TV
Kushi: Sinjale pozitive nga BSH, ka nisur trendi pozitiv i ekonomisė
 
 
BALKANWEB.TV
UGSH takim me ministrin Beqaj, Ēipa: Tė shihet me pėrparėsi kurimi i gazetares Irena Vreto
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Dyshja Rama-Meta, sulm tė ri ndaj Presidentit pėr tė ruajtur pasuritė e tyre
 
 
BALKANWEB.TV
Shpėrthimi nė komisariatin e Fushė-Krujės, nė pranga 3 persona, 2 nė kėrkim
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Dėnojmė kėrcėnimin ndaj gazetarit qė publikoi mekanizmin e drogės
 
 
BALKANWEB.TV
Janullatos: Kjo ditė tė na fuqizojė besimin reciprok
 
 
BALKANWEB.TV
Imzot Rrok Mirdita uron besimtarėt: Festojmė fitoren e Zotit
 
 
BALKANWEB.TV
Kriza nė Greqi, emigrantėt shqiptare zgjedhin autobusėt
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot, 19 prill
 
 
BALKANWEB.TV
Mbrėmja e Maturės, 18-vjeēari fton nė kėrcim Miss SHBA-nė, pezullohet nga shkolla
 
 
BALKANWEB.TV
SHBA, flokė nė kanaēe, pėr tullacėt
 
 
BALKANWEB.TV
Macchia, macja qė hap derėn
 
 
BALKANWEB.TV
Zall-Herr, Kodheli drekon me Forcat Speciale
 
 
 
 
FOTOGALERI
Abramovich feston Pashkėt nė Izrael, merr me qira tė gjithė resortin luksoz
 
 
FOTOGALERI
Pashkėt, shumėllojshmėria e ngjyrave qė zbukurojnė vezėt
 
 
FOTOGALERI
Bleona Qereti, sėrish njė show pėr gay-t
 
 
FOTOGALERI
Ēiljeta bėhet bionde
 
 
FOTOGALERI
Melita Toniolo, bikini hot dhe njė tatuazh tė ri
 
 
FOTOGALERI
Tom Cruise sėrish i dashuruar me njė aktore
 
 
FOTOGALERI
Dafina Zeqiri zbulon fotot e klipit tė ri
 
 
FOTOGALERI
Modelja kolumbiane: Kam lindur pėr tė pozuar
 
 
FOTOGALERI
Festa e Pashkėve, e Premtja e Zezė nė mbarė botėn
 
 
FOTOGALERI
Tendencė, kėpucėt e sheshta pushtojnė pasarelat
 
 
FOTOGALERI
Dukesha Kate e shkathėt, me taka tė larta “piloton” avionin
 
 
FOTOGALERI
Skoci, gjurmė tė Nessie-t, pėrbindėshi ujor “kapet” pėr herė tė parė
 
 
FOTOGALERI
Kulti i kėnaqėsisė nė Kinėn antike
 
 
FOTOGALERI
Shqiptarja e “Playboy” u bėn “selfie” tė pasmeve
 
 
FOTOGALERI
Vildane Zeneli dhe Angela Martini, vajzat qė joshin
 
 
FOTOGALERI
Dasma e blinduar e Ristanit
 
 
FOTOGALERI
Bashkė nė ekran, miq nė jetė