BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
01 Maj 2013 - 20:46 | LAJME
TRANSLATE
 
Liria e medias, Freedom House: Shqipëria përparim, në vendin e 96-të
Liria e medias, Freedom House: Shqipëria përparim, në vendin e 96-tëSHBA- Organizata Freedom House nxorri sot indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria dhe Kosova përsëri radhiten në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë. Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përparim, ndërsa Kosova ka shënuar një hap prapa. Rezultati i Shqipërisë është 49, dy pikë më lart nga 51 vitin e kaluar, në një shkallë ku 0 është rezultati më pozitiv dhe 100 më negativi. Përsa i takon renditjes së vendeve, Shqipëria është e 96-ta mes 197 vendesh, në krahasim me vendin e 107-të të vitit të kaluar. Rezultati për Kosovën është po 49, por në renditjen e vendeve është e 102-ta në krahasim me 98 vitin e kaluar. Drejtorja e Projektit për Lirinë e Shtypit në Freedom House, Karin Karlekar foli për gjetjet kryesore për Shqipërinë dhe Kosovën në një intervistë për Zërin e Amerikës:

Zëri i Amerikës: Cilat janë përfundimet kryesore për Shqipërinë në raportin e këtij viti?

Karin Karlekar: Në renditjen e këtij viti pamë një përmirësim për Shqipërinë. Rezultati për Shqipërinë u rrit me dy pikë, pra është një prirje pozitive krahasuar me atë që kemi parë vitet e fundit. Një nga zhvillimet pozitive që kemi vënë re është eliminimi i dënimeve me burgim për rastet e shpifjes në sferën legale. Mendoj se kjo solli si rezultat përmirësim më të gjerë në mjedisin e medias.

Zëri i Amerikës: Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë dhe disa nga problemet në këtë drejtim janë bërë pjesë e sistemit. Cilat mendoni se janë sfidat kryesore për median në Shqipëri?

Karin Karlakar: Ka klauzola ligjore dhe rregullatore që ende nuk përputhen me standardet ndërkombëtare, megjithëse siç e thashë eliminimi i dënimit me burg për shpifje ishte një hap pozitiv, një lëvizje në drejtimin e duhur. Po ashtu ka raste sulmesh dhe shqetësimesh ndaj gazetarëve që mbulojnë ngjarje dhe ky është një shqetësim i vazhdueshëm. Po ashtu ka shqetësime për anën ekonomike, përsa i takon pronësisë dhe përqendrimit të organeve të medias, si edhe njëanshmërisë së tyre. Por në përgjithësi rezultati numerik për Shqipërinë ka qenë i qëndrueshëm vitet e fundit dhe ky vit ishte pozitiv falë përmirësimit ligjor.

Zëri i Amerikës: Një nga sfidat e përmendura për Shqipërinë janë siç sugjeruat ju, varësia ekonomike por edhe lidhjet mes medias, biznesit dhe politikës. Cilat mendoni se duhet të jenë hapat për përmirësim në këtë drejtim?

Karin Karlakar: Është vërtet një shqetësim që ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe është problem jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shumë vende të tjera në rajon. Kjo është diçka relativisht më e vështirë për t’u ndrequr. Shpesh ligje si ai për lirinë e informimit, apo ai për shpifje janë më të lehta për t’u ndryshuar, ndërsa aspekti ekonomik është më i vështirë për t’u zgjidhur. Një aspekt i rëndësishëm është që të ketë një nivel transparence për pronësinë e medias që njerëzit të jenë në dijeni të këtyre lidhjeve.

Zëri i Amerikës: Ju ndiqni ecurinë e medias në vendet e ndryshme për vite me radhë dhe këtë vit Shqipëria ka shënuar përmirësim. Por për vite me radhë media në Shqipëri ka qenë në kategorinë e vendeve me liri të pjesshme përsa i takon medias. Kur duhet të pritet që një vend të kalojë në kategorinë e vendeve me media të lirë?

Karin Karlekar: Rezultati i Shqipërisë e vendos vendin pa mëdyshje mes vendeve me liri të pjesshme prandaj mendoj se do të duhej të bëheshin ndryshime madhore për të kaluar në kategorinë e vendeve me media të lirë. Do të duheshim më shumë reforma ligjore, më shumë liri informimi një ambjent më i hapur rregullator, si edhe më pak ndërhyrje politike në përmbajtjen e medias dhe në ambjentin ekonomik. Pra ka probleme në të gjitha aspektet, që po e frenojnë Shqipërinë. Ne shpresojmë që Shqipëria të vazhdojë në trajektoren pozitive që vihet re këtë vit.

Zëri i Amerikës: Edhe media e Kosovës është në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë. Cilat janë sfidat që vini re atje këtë vit?

Karin Karlekar: Këtë vit rezultatet për dy vendet do të jenë të njëjta: 49, që është pak a shumë në mes të sistemit tonë të vlerësimit që shkon nga 0-100. Disa nga sfidat janë të ngjashme, si për shembull aspekti ekonomik dhe lidhja mes politikës dhe medias. Në Kosovë vitin që kaloi pati një prirje shqetësuese, pasi parlamenti miratoi amendamente në kodin penal, për ta rikthyer ndjekjen penale për shpifje dhe kjo ishte një lëvizje në drejtimin e gabuar. Një anë pozitive ishte se Presidentja u përpoq të vendoste veton për këto propozime, por parlamenti ia ktheu mbrapsht. Në Kosovë pra mund të thuhet se pati një betejë ligjore që përundoi me një lëvizje në drejtim të gabuar. Ligji hyn në fuqi në vitin 2013 dhe kjo e fut Kosovën në një rrugë me drejtim të gabuar. Fatkeqësisht ndërsa në Shqipëri pamë një prirje poztive, në Kosovë është e kundërta, për të njëjtën çështje: kriminalizimin e shpifjes. 
(m.a/voa/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga beni, kavaje mė 01-05-2013 nė 23:17
Liri media SHQIPERIA? SANDER FRANGAJ , BLENDI FEVZIU ,ne ato qe i kane fimijte neper ambasada PO. Ne azarbaxhan liri midie ? ne bo vaki ,po te ne ?

Dėrguar nga No FREE JOURNALIST in ALBANISTAN mė 01-05-2013 nė 23:14
gjysmen e fjaleve te komentit, qe dergove para 20 min. i fshit.

jeni gazetare te lire? apsult JO. i keni fshire dhe do ti fshini sa te jen gjall. komunista keni qene dhe komunista do te vdisni.

Dėrguar nga No FREE JOURNALIST in ALBANISTAN mė 01-05-2013 nė 22:32
Ne ALBANISTAN, nuk besoj te kete gazetare te lire.

cfare shkruajne dhe thojne amerikanet, eshte njesoj, si t“ia heqesh Lenes dhe t“ia vesh Prendes.

edhe nje here, ne ALBANISAN, nuk njihet GAZETARI i LIRE. Ju sjellin xhaxhi Saliu dhe xhaxhi Edi, nga te duan ata.

Dėrguar nga Doni mė 01-05-2013 nė 21:47
Dhe ju kete te BW e quani perparim :):):)
..se ta quante Sala a militantet e tij do ta besoja por tek ju sma priste mendja..Mendja ne shqiperi eshte e kap koke e kembe nga politika dhe ne bejme sikur si dime dhe rrime e flasim te permiresojme pavaresine...
       Shqiperia
25 Tetor 2014
Lorenc Bejko: Nuk ka piramida ilire në Bosnjë, sajesë e turpshme!
Me një besim të madh te vetja, me idenë se po ndryshon historinë e njerëzimit, me një kapele arkeologësh në kokë (nga ato për mbrojtje nga dielli), me një qëndrim herë mistik e herë prej Indiana Jones, ai erdh në Tiranë dhe tha: kam zbuluar piramida ilire në Bosnjë
KOMENTO
       Kosova
24 Tetor 2014
Jahjaga: Zgjidhja e krizës, përgjegjësi e liderëve partiakë
Presidentja e Kosovës i është përgjigjur kërkesës së subjekteve politike të bllokut, të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma
KOMENTO (3)
       Rajoni
25 Tetor 2014
Shkup, përleshje mes simpatizantëve të BDI, 4 të plagosur
Të paktën 4 persona janë plagosur si pasojë e përleshjeve në radhët e BDI në Shkup. Përleshjet kanë ndodhur mes mbështetësve të komandant “Mësuesit” dhe atyre të ish ministrit të drejtësisë, Blerim Bexheti në komunën e Sarajit të Shkupit.
KOMENTO
       Bota
25 Tetor 2014
Personi që sulmoi parlamentin në Kanada kërkonte pasaportë të Libisë
Personi i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në Kanada, mësohet se ka kërkuar që të pajiset me pasaportë të Libisë, ka njoftuar ambasada e Libisë.

KOMENTO
       Sport
25 Tetor 2014
Duka: U la sėrish Ivani tė komandojė nė stadium. Dėnimet, tė papranueshme
Njė vendim shokues ai i UEFA-s, i vėshtirė pėr t'u parashikuar, qė ka befasuar edhe presidentin e Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka
UEFA: Shqipėria humb 3-0 nė tavolinė ndeshjen me Serbinė, FSHF 100 mijė € gjobė

KOMENTO
       Kulture
25 Tetor 2014
Lorenc Bejko: Nuk ka piramida ilire në Bosnjë, sajesë e turpshme!
Me një besim të madh te vetja, me idenë se po ndryshon historinë e njerëzimit, me një kapele arkeologësh në kokë (nga ato për mbrojtje nga dielli), me një qëndrim herë mistik e herë prej Indiana Jones, ai erdh në Tiranë dhe tha: kam zbuluar piramida ilire në Bosnjë
KOMENTO
       Metropol
25 Tetor 2014
Çiljeta: S’kam folur në privat me Cavalli-n
kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Çiljeta pranon të flasë rreth komenteve të shkëmbyera mes saj dhe stilistit italian
KOMENTO
       Teknologji
25 Tetor 2014
Google rrit mbështetjen për inteligjencën artificiale, lidh partneritet me Oxford
Kompania Google po vazhdon të zgjerojë iniciativën e saj rreth inteligjencës artificiale. Së fundmi kompania ka punësuar më shumë se 20 akademikë dhe ekspertë të kësaj fushe dhe ka nënshkruar një marrëveshje me Oxford University për të përshpejtuar përpjekjet.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Bruksel, Basha takon homologėt nė PPE: Rrėshqitja nga standardet, alarm pėr KE
 
 
BALKANWEB.TV
PD: INUK bandė zuzarėsh qė ėshtė kthyer nė zar tė Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Fitorja e asaj nate mė e madhe se 3 pikė. UEFA minus tė madh vetes para racizmit
 
 
BALKANWEB.TV
Shqipėria humb 3 pikė, politika dėnon vendimin, AK thirrje pėr protestė
 
 
BALKANWEB.TV
Studentėt e Inxhinierisė nė protestė, kundėr rritjes sė tarifės e mesatares sė Masterit
 
 
BALKANWEB.TV
UEFA: Shqipėria humb 3-0 nė tavolinė ndeshjen me Serbinė, FSHF 100 mijė € gjobė
 
 
BALKANWEB.TV
Zhvesh gruan nudo dhe e detyron tė ec nėpėr fshat
 
 
BALKANWEB.TV
FSHF: Vendimi UEFA i padrejtė, vijojmė luftėn. avokati: Praktikisht Serbia s’ėshtė dėnuar
 
 
BALKANWEB.TV
Bojkoti, Basha: Kemi propozuar marrėveshje me garanci ndėkombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
Kuvendi shkarkon me votim tė fshehtė Cefėn dhe Lelēajn nga KLD
 
 
BALKANWEB.TV
Prokuroria merr tė pandehur Kristaq Gervenin, mbajti gradėn qė nuk i takonte
 
 
BALKANWEB.TV
Prodhuesit e bukės: Proteinat nuk janė problemi i vetėm, Unioni veproi si monopol
 
 
BALKANWEB.TV
BIRN: Fazllic 1 mln $ 'investim' pėr PD, ua vodhi amerikanėve nė kėmbim tė njė kontrate biznesi
 
 
BALKANWEB.TV
AMA, Peza: Nesėr mblidhemi pėr kryetarin e ri, opozita tė vijė pėr dėgjesat
 
 
BALKANWEB.TV
Trami, Bozdo: Rama tė japė ‘ok’, tė mos e bllokojė pėr interesa politike
 
 
 
 
FOTOGALERI
Enca: Zhveshja ime i pėrshtatet muzikės qė bėj
 
 
FOTOGALERI
Prishtinė, “Plisat” protestojė kundėr vendimit tė UEFA-s
 
 
FOTOGALERI
Hackerat shqiptarė lėshojnė Dronin nė faqen e Qeverisė Serbe
 
 
FOTOGALERI
Bleona me Porsche prej ‘ari’
 
 
FOTOGALERI
Njihuni me qytetin fantazmė!
 
 
FOTOGALERI
Kur Tulisa tė hipėn mbi shpinė
 
 
FOTOGALERI
Ish Miss Univerisi 67 vjeēe dhe duket si 20
 
 
FOTOGALERI
Vendimi i UEFA, ironizohet keqazi Platini
 
 
FOTOGALERI
Mė nė fund Kate Middleton-it i duket barku
 
 
FOTOGALERI
Scarlett Johansson fotot nudo qė iu grabitėn nė celular
 
 
FOTOGALERI
Shtėpia mė e vogėl nė botė, 340 mijė euro pėr 17 m²
 
 
FOTOGALERI
Si i ati dhe i biri, ja ngjashmėria e yjeve
 
 
FOTOGALERI
Ēmend motra e Kim, ēfarė bukuroshe!
 
 
FOTOGALERI
Kur qeni bėhet njė jastėk perfekt pėr macet
 
 
FOTOGALERI
Zhvishet sulltanesha Hyrrem!
 
 
FOTOGALERI
Nė Romė, sfilata e parė pėr martesat gay
 
 
FOTOGALERI
Nė fushė me njė kembė, sfida e Francescos, rasti i pare nė njė kampionat pėr te rinj
 
 
FOTOGALERI
Lauren Goodger, njė belfie pėr fansat nė Instagram