BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
24 Qershor 2012 - 10:58 | LAJME
TRANSLATE
 
"Red Bull"-i betejë gjyqësore me "B52"
"Red Bull"-i betejë gjyqësore me "B52"TIRANE-Beteja e pijeve energjike për zotërimin e tregut tashmë ka mbërritur në dyert e Gjykatës së Tiranës. Edhe pse tregu është i lirë dhe ku gjithkush mund të konkurrojë me produktin e tij, duket se frika nga rritja e ndjeshme e shitjeve të rivalëve për shkak edhe të çmimit më ekonomik, ka detyruar kompaninë e njohur të pijeve energjike "Red Bull GmbH" të kërkojë ndihmë në Gjykatë për ndalimin e një prej konkurrentëve të saj, pijen tjetër energjike "B 52", e cila importohet nga kompania shqiptare "Arseni SHPK".
Vetëm tre ditë më parë "Red Bull GmbH" ka depozituar një padi kundër "Arseni SHPK", ku kërkon: "Të ndalohet importimi, shpërndarja dhe tregtimi i pijeve energjike nën shenjën "B 52" me sfondin e kombinuar me ngjyrat blu - të argjendtë dhe mospërsëritjen e këtyre veprimeve në të ardhmen". Më tej, në këtë padi, "Red Bull GmbH" komenton se shtija e këtij produkti cënon të drejtat e pronësisë intelektuale të markave me reputacion të saj si dhe përbën konkurrencë të pandershme. E thënë më ndryshe, "Red Bull GmbH" e argumenton padinë e saj mbi faktin se kjo kompani zotëron patentën për prodhimin e pijeve energjike dhe se askush tjetër nuk mund ta përdorë atë.
"Beteja"
Më shumë sesa një e drejtë e shkelur, padia e depozituar nga "Red Bull GmbH" mund të përkthehet si një tjetër manovër e kësaj kompanie për "të bërë ligjin" në tregun e pijeve energjike. Kjo gjë konfirmohet më së miri nga 3 paditë e mëparshme të depozituara në Gjykatën e Tiranës, kundër kompanive të ndryshme të prodhimit të pijeve energjike në vend. Më datë 25.03.2011, "Red Bull GmbH" ka paditur Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave dhe kompaninë "Fresh shpk", ku ka kërkuar të shpallet i pavlefshëm regjistrimi i markës "Turbo Energy Drink", me logo demi, për shkak se është marrë në zbatim të gabuar të ligjit material si dhe ka kërkuar që të mos regjistrohet kjo pije energjike. Nga ana e saj, Gjykata e Tiranës çmon se marka "Turbo Energy Drink" (figura e demit e vijëzuar me të kuqe) nuk është e ngjashme me markat e regjistruara në emrin e "Red Bull GmbH". "Është e vërtetë se të gjitha këto marka kanë të përbashkët figurën e demit (Bull në gjuhën angleze), por ndërsa në markat e palës paditëse figura e demit është në pozicion sulmi, në atë të markës së palës së paditur është në pozicion statik. Gjithashtu figura e demit në markën e kundërshtuar është dukshëm më e vogël sesa fjala Turbo, e cila nuk ndodhet në markat e kundërshtuesit.

Po kështu në markën e kundërshtuar element dallues dhe shumë i dallueshëm, i cili nuk ndodhet në markat e palës paditëse është fjala "Turbo". Pra të gjithë këto elementë bëjnë që Gjykata të çmojë se marka "Turbo Energy Drink", nuk krijon konfuzion tek publiku i gjerë" - thuhet në vendimin e Gjykatës, e cila rrëzoi padinë e "Red Bull GmbH". Vetëm pak muaj më vonë, sërish kompania "Red Bull GmbH" i është drejtuar sërish Gjykatës për një tjetër pije energjike, duke kërkuar që edhe ajo të ndryshojë emrin dhe të shpallet i pavlefshëm vendimi i Drejtorisë së Markave, por në këtë rast, ishte vetë kompania e paditur e cila u tërhoq nga emri i pijes. Nëse për kompanitë e tjera, "Red Bull GmbH" ka kërkuar vetëm ndryshimin e emrit ose të logos, në padinë e depozituar tre ditë më parë, ajo kërkon nga Gjykata e Tiranës që të ndalohet çdo shitje e pijes energjike "B 52", pasi sipas saj, kjo pije ka shkelur rregullat dhe po bën konkurrencë të pandershme në treg.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Njesoj mė 24-06-2012 nė 16:11
Mua po te theme te drejten me duket se ato ndryshojne njera me tjetren si shu..a e kalit nga sh...a e peles.
Po aq ndryshojne dhe nga pamja e jashteme pak fare

Dėrguar nga tani mė 24-06-2012 nė 15:36
...te mos harrojme se B52 eshte krejtesisht falso.B52 eshte prone e Bavaria Group nga Holanda,ndersa kjo pije,pra B52 prodhohet diku ne Gostivar dhe nqs kerkoni nepermjet numrave te Bar Code tek Gepir.com do te shikoni nuk i njeh ata numra.Klikoni tek faqja elektronike e Drejtorise se Pergjitheshme te Markave dhe Patentave,DPPM,gjeni Buletinin nr.30,dhe ne faqen 155 te saj do te shihni te rregjistruar B52 nga ARSENI GROUP dmth ai neser do ta prodhoje ate ne shqiperi,kuptohet me recepture fallso

Dėrguar nga Top Energy, Tirane mė 24-06-2012 nė 14:03
B52 nuk eshte me e mira! Pija e mire pas Red Bull eshte Top Energy!
Por Red Bull ka cmim super te larte!

Dėrguar nga energjikja, tirane mė 24-06-2012 nė 13:03
po fundja b52 eshte me e mira, me e lira, red bull te shkoje te shitet 2 mije lek se mos po e blen njeri

Dėrguar nga u77 mė 24-06-2012 nė 11:21
D.m.th Demi i Kuq deshiron te jete monopol ne treg!
       Shqiperia
23 Korrik 2014
Topalli: Projektligjet e Ramës votohen pa hyrë në komisione
Projektligjet e qeverisë votohen pa hyrë në komisione dhe kalohen pa u diskutuar në Konferencën e Kryetarëve. Konstatimi bëhet nga deputetja e PD-së Jozefina Topalli në një postim të sajin në “facebook”.
KOMENTO
       Kosova
23 Korrik 2014
Kushtetuesja pezullon Isa Mustafën nga posti i kryeparlamentarit
Të mërkurën, më 23 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi rastin KO119/14, të parashtruar nga Xhavit Haliti dhe 29 deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
KOMENTO (5)
       Rajoni
23 Korrik 2014
Progresi i Maqedonisë, Fyle: Duhet dialog politik
Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle është shprehur në rrjetin social Twitter pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Maqedonisë dhe Bashkimit Europian
KOMENTO
       Bota
23 Korrik 2014
Australiani, fajtor për mashtrim 41 milionë dollarësh
Një 64 vjeçar australian e ka pranuar fajësinë në një gjykatë federale në Nevada të SHBA-ve për rolin e tij në një skemë të mashtrimit përmes një programi të naftës BIO në vlerë prej 41 milionë dollarëve
KOMENTO
       Sport
23 Korrik 2014
Isco në planet e Cityt
Transferimi i James Rodriguez nga Monaco lë të kuptohet se në ekipin e Carlo Ancelottit nuk do të ketë vend për mesfushorin spanjoll
KOMENTO
       Kulture
23 Korrik 2014
Muharrem Dardha: Ja kush ishte e dashura e Kadaresė, u skuq kur pa romanin e Jorgaqit
Gazetari dhe publicisti Muharrem Dardha vjen me njė opinion pėr historinė e dashurisė rinore tė Kadaresė, pėrshkruar nė dy libra: “Dashuria e Mimozėz” shkru-ar nga Nasho Jorgaqi dhe “Mjegullat e Tiranės” tė autorit tė njohur
KOMENTO (12)
       Metropol
23 Korrik 2014
Spanjė, turistėt britanikė seks nė trotuar nė mes tė ditės- FOTO
Turistėt britanikė vijojnė tė kryejnė veprime tė pahijshme nė publik, nė zonat turistike tė Spanjės
KOMENTO (7)
       Teknologji
23 Korrik 2014
Washington, korsia e parë e rrugës për përdoruesit e smartphone
Të lexosh mesazhe, të shkruash email-e, të lundrosh në internet, duke ecur në një rrugë të përcaktuar vetëm për përdoruesit e celularëve
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
SHBA, kamarieri mė i shpejtė nė botė!
 
 
BALKANWEB.TV
Video parodi pėr liderin komuinist, Kim Jong
 
 
BALKANWEB.TV
Emėrohen dy gjyqtarėt e Gjykatės sė Apelit, burime nga KLD: Ishin paracaktuar
 
 
BALKANWEB.TV
Rimbursimi i barnave, Beqaj: Ka raste shmangie tė ēmimit nga farmacitė
 
 
BALKANWEB.TV
Ligji pėr Policinė, Braho: Kemi arritur kompromis, Garda nuk do tė shkrihet
 
 
BALKANWEB.TV
Ēuēi: Dule keqkuptoi deklaratėn time, 60% e himariotėve pro bashkimit me Vranishtin
 
 
BALKANWEB.TV
Pas 276 seancave pėrmbyllet procesi, Gjykata vendos: 4 burgime pėrjetė pėr Dritan Dajtin
 
 
BALKANWEB.TV
300 ditėt e MB, Rama: Jo mė policė plepa qė thonė mirėmbrėma kur ėshtė mėngjes
 
 
BALKANWEB.TV
Sokol Koēiu: Dajtit i kanė bėrė injeksione nė burg, gjykata t’i caktojė avokat
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Parada e qeverisė, ja 10 dėshtimet e mėdha tė financave
 
 
BALKANWEB.TV
Pėrgjimi i celularėve, Halimi: Rama po ia kalon hackerave. Fundi i lirisė pėr opozitėn
 
 
BALKANWEB.TV
Harta territoriale, Komisioni dėrgon draftin nė Kuvend. Fino: Reforma e reformave
 
 
BALKANWEB.TV
Reklama e ndaluar e Alexandria Morgan!
 
 
BALKANWEB.TV
4 ish-tė burgosur lidhen me zinxhirė para Ambasadės SHBA
 
 
BALKANWEB.TV
Tabaku: Rama mashtroi, Strasburgu asnjė ditė kohė afat pėr pronat
 
 
 
 
FOTOGALERI
Gėrshet mania, ja tendenca e fundit
 
 
FOTOGALERI
Selena 22 vjeēe, pushime me Cara Delevingne
 
 
FOTOGALERI
Rrėzimi i avionit malajzian, mbėrrijnė trupat e parė nė Holandė
 
 
FOTOGALERI
Tajvan, avioni pėrplaset gjatė uljes emergjente, 51 tė vdekur
 
 
FOTOGALERI
4 ish-tė burgosur lidhen me zinxhirė para Ambasadės SHBA
 
 
FOTOGALERI
Ja sozitė e futbollistėve
 
 
FOTOGALERI
Yespica, pushime nė Spanjė me djalin dhe tė fejuarin Roger
 
 
FOTOGALERI
Francesco Testi nudo me tė fejuarėn
 
 
FOTOGALERI
Balotelli hekuros dhe lexon njė libėr tė Ibrahimovic
 
 
FOTOGALERI
Spanjė, turistėt britanikė seks nė trotuar nė mes tė ditės
 
 
FOTOGALERI
Nicole Minetti humb fėmijėn
 
 
FOTOGALERI
Nje plazh nė Torino, tė gjithe tė shtrirė buzė lumit
 
 
FOTOGALERI
Andrea Pirlo dhe Valentina pushime tė ėmbla sė bashku
 
 
FOTOGALERI
Njihuni me Larėn, vajzėn e ‘Hyremit’
 
 
FOTOGALERI
Imazhe spektakolare tė rrufesė nė Trieste
 
 
FOTOGALERI
Humb vajzėn nė avionin malazian, njė prind holandes i shkruan Putin
 
 
FOTOGALERI
Kim pushime familjare, por tė gjithė i kanė sytė tek fundshpina e saj
 
 
FOTOGALERI
Amanda, gruaja qė paguhet pėr tė shtypur meshkujt