BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
14 Shkurt 2013 - 11:23 | LAJME
TRANSLATE
 
Sula: Eduard Selami, kandidat në Tiranë ose Elbasan, e ftoi Berisha
Nga: VALENTINA MADANI
Sula: Eduard Selami, kandidat në Tiranë ose Elbasan, e ftoi BerishaDeputeti i Partisë Demokratike, i qarkut të Elbasanit, Dashnor Sula mirëpret rikthimin e ish-kreut të PD-së, Eduart Selami, duke vlerësuar kontributin e tij në këtë parti. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Sula gjykon se Selami mund të kandidojë për deputet në Tiranë ashtu edhe në qarkun e Elbasanit, me besimin se ai do të shtojë votat e së djathtës. Megjithatë ai nuk ngurron t'i japë atij edhe një "këshillë", që rikthimin në parti ta nisë me kontaktet e strukturave të PD-së dhe më pas përfshirjen në listën e kandidatëve për deputetë.
Z.Sula, çfarë përbën për PD-në rikthimi në politikë i ish-kreut të saj Eduart Selami?
Rikthimi në jetën politike aktive të z.Selami është një lajm i mirë dhe për PD-në është një vlerë e shtuar. Këtu kam parasysh kontributin e z.Selami në lëvizjen e dhjetorit '90 si një ndër protagonistët e asaj lëvizjeje, si dhe kontributet e pas viteve '90. Por ka një periudhë të gjatë që z.Selami është shkëputur nga politika aktive, megjithatë duhet vlerësuar maksimalisht integriteti i tij, jo si një pjesë e figurave politike, të cilat u rritën në PD në vitet e para dhe u shkëputën duke krijuar parti të tjera. Megjithatë koha tregoi dhe do ta tregojë edhe në vijimësi se shtëpia e vetme e të djathtës është PD-ja. Selami nuk e bëri një gabim të tillë, po i qëndroi besnik linjës së PD-së. Edhe në daljet e tij publike ka shpjeguar se mbetet simpatizant dhe veprimtar i PD-së, ndoshta jo aktiv sa duhet, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por që i njihet kontributi që ka dhënë në këtë parti vite më parë. Selami vazhdon të jetë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, një fakt domethënës që duhet vlerësuar maksimalisht. Atij i njihen meritat, ndaj është i mirëpritur në PD. Z.Berisha e ka pasur z.Selami ndër bashkëpunëtorët më të afërt në vitet e para të lindjes dhe PD-së dhe ai nuk e ka atemuar asnjëherë, përkundrazi, e ka vlerësuar z.Selami. Madje z.Berisha, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte, i ka krijuar z.Selami mundësinë që të vijë të përfshihet sërish në jetën aktive politike të PD-së, por ka qenë zgjedhje e z.Selami që të qëndrojë larg përgjatë këtyre viteve duke preferuar tani rikthimin në PD. Unë personalisht kam njohje të hershme me z.Selami, që nga viti 1987. Në atë kohë ai ka qenë pedagog në Fakultetin e Drejtësisë e Filozofisë dhe sigurisht në marrëdhëniet që kemi pasur si student dhe pedagog, kemi pasur njohje, ndaj e vlerësoj maksimalisht figurën e z.Selami, edhe për rolin e tij në rrëzimin e diktaturës. Ai iu bashkua lëvizjes studentore që në momentin e parë të saj, duke u shndërruar në një figurë të rëndësishme të PD-së, si kryetar i saj. Pavarësisht tërheqjes dhe distancës për një kohë të gjatë nga PD-ja, Eduart Selami mbetet një figurë e vlerësuar dhe me kontribut të pamohueshëm në Partinë Demokratike.
Në çfarë pozicioni e shikoni Eduart Selamin në PD; duhet ta nisë me strukturat e PD-së apo përfshirje direkte në listën për deputetët?
Unë nuk e shikoj në gjëra konkrete, në listë deputetësh apo gjëkundi tjetër. Jemi në muajin shkurt dhe sipas deklaratave të z.Selami, do të ishte mirë që nga dita e sotme z.Selami të jetë një person aktiv pranë strukturave të PD-së, që të njihej me dinamizmin e partisë, por sigurisht edhe me strukturat e larta të PD-së, të cilët mund ta njohin me situatën aktuale.
Megjithatë, z.Selami la të kuptohej se është i gatshëm për të konkurruar si deputet më 23 qershor…
Çështja e listave i takon kreut Berisha, forumeve të PD-së, kryesisë së PD-së.
Z.Selami është me origjinë nga Librazhdi, zonë e cila i përket qarkut të Elbasanit, deputet i të cilit jeni edhe ju. Gjykoni që kandidimi i tij të bëhet pikërisht në këtë qark?
Shumë sinqerisht e deklaroj se listat për deputetë nuk janë monopol i asnjë deputeti, kushdo qoftë ai, edhe me dy apo me tri mandate. Ky vendim i përket kryesisë së PD-së, e cila gjykon për performancën e kandidatëve që do të jenë pjesë e listës për deputetë. Absolutisht nuk kam asgjë kundër dhe kontributi i z.Selami mund të jetë edhe në Tiranë, por mund të jetë edhe në Elbasan apo në ndonjë qark tjetër. Por e padiskutueshme është që z.Selami është një vlerë e shtuar në PD, që do të ndikojë pozitivisht në mbledhjen e votave të së djathtës.
Kush janë ata që e mirëpresin konkretisht z.Selami në PD?
Z.Selami mirëpritet nga demokratët e parë të lëvizjes së dhjetorit, por edhe të gjithë demokratët e tjerë të cilët e kanë vlerësuar sërish. PD-ja pas vitit '97 ka qenë totalisht e hapur dhe kjo është një meritë padyshim e z.Berisha si kryetar i PD-së, si një person që mbajti gjallë, fuqishëm PD-në, e cila në vitin '97 ka qenë në momentet më të vështira, por të mos harrojmë që nga viti 2001 e këtej kemi pasur prurje të reja, kemi pasur një ndërthurje të figurave qëndrestare, por ka vazhduar edhe me prurje të reja, si z.Basha, z.Bumçi, znj.Bregu etj., të cilat brenda PD-së jetojnë si një familje e madhe.
A duhet të ndryshojë grupi aktual i deputetëve të PD-së?
Absolutisht unë nuk jam për radikalizëm, për një ndryshim rrënjësor të PD-së, pasi brenda grupit parlamentar ka figura të nderuara, që kanë një kontribut politik në zonat nga kanë dalë deputetë. Megjithatë gjithmonë pas një mandati ka nevojë për një rifreskim të listave, për ata deputetë që nuk kanë shfaqur një performancë pozitive gjatë 4 viteve të të qenurit të tyre deputet.
Mbi çfarë kriteresh duhet të zgjidhen kandidatët për deputetë?
Kriteri i parë dhe kryesor duhet të jetë kriteri i moralit politik, moralit si individ të kandidatit, në kuptimin e ndershmërisë në të gjitha aspektet, të jenë njerëz të papërfolur në zonat e tyre respektive. Në fund të fundit janë baza, strukturat e partisë ata që njohin në mënyrë të drejtpërdrejtë njerëzit që pretendojnë apo që zgjidhen si kandidatë për deputetë, nëse këta persona nuk janë njerëz të ndershëm, të përkushtuar, njerëz që kanë punuar fuqishëm gjatë këtyre katër viteve. Unë nuk do ta konsideroja kurrsesi vlerë, që vetëm 2 apo 3 muajt e fundit, një deputet apo një figurë politike të qaset afër zgjedhësve. Zgjedhjet nuk fitohen në mënyrë absolute, duke qëndruar pranë zonave elektorale vetëm 2 apo 3 muaj.
Ka shumë deputetë të PD-së që takojnë elektoratin vetëm dy muaj para zgjedhjeve?
Besoj që ka deputetë të cilët përgjatë katër viteve kanë shkuar shumë rrallë në zonat e tyre zgjedhore. Këta deputetë mund të jenë të paktë, por që gjithsesi ka deputetë të tillë, që kontributi i tyre pranë qytetarëve apo strukturave të partisë nuk ka qenë shumë i madh. Unë e vlerësoj maksimalisht këtë, ndaj e ndjej një obligim qëndrimin pranë qytetarëve, të cilëve ne u kërkojmë votën sa herë që ka zgjedhje dhe më pas t'i harrojmë pasi na e kanë dhënë votën. Mendoj se kjo është e pafalshme për secilin individ apo secilën forcë politike.
Duhet të zëvendësohet kjo kategori deputetësh?
Sigurisht që këta deputetë duhet të zëvendësohen dhe kjo është mëse normale. Nuk jam për atë që, duhet të jetë shkëndija apo zilja e z.Berisha ajo që duhet t'i nxisë dhe të tregojë rrugët dhe detyrat që duhet të bëjë secili deputet. Ne që sot jemi aktualisht deputetë ose ata që do të jenë nesër në lista dhe do të përfaqësojnë demokratët dhe qytetarët shqiptarë në qarqet respektive, sigurisht që duhet të jenë njerëz të përkushtuar, njerëz të ndershëm, që u qëndrojnë afër qytetarëve dhe strukturave të PD-së që i kanë zgjedhur. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ky është morali që duhet ta udhëheqë çdo politikan.
Është e përgatitur PD-ja të fitojë edhe pa LSI-në më 23 qershor?
Unë nuk e them për një moment politik apo për një nxitje politike, por e them sepse këtë e kam bindje, se PD-ja ka të gjitha shanset që të fitojë një mandat të tretë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të jemi të kujdesshëm me listat e përfaqësuesve për deputetë. Duhet t'u tregojmë qytetarëve që ne jemi më të mirët, jemi ata që do t'i çojmë përpara reformat në këtë vend, të cilat janë shumë të domosdoshme. Pavarësisht se përballë nesh kemi një opozitë bllokuese që mban peng statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, unë besoj se PD-ja është shumë pranë fitores së mandatit të tretë. Sa i përket koalicionit me LSI-në, ai veçse shton rezultatin pozitiv të koalicionit qeverisës më 23 qershor. Jam i bindur se ky koalicion do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve dhe në çdo rast PD-ja është e përgatitur për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.
Nëse fitorja e PD-së do të varej nga votat e FRD-së më 23 qershor, a do të bënit aleancë për hir të një mandati të tretë qeverisës?
Kam bindjen e plotë se nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi për koalicion me FRD-në pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Këtë e kam bindje absolute dhe të jeni të sigurtë që FRD-ja, ndryshe nga ç'është trumbetuar dhe krejt ndryshe nga Lëvizja Socialiste për Integrim apo ndonjë tjetër forcë politike, do të radhitet tek partitë me përqindje të vogël politike. Këto përqindje besoj se nuk do të jenë shumë të rëndësishme. Gjithsesi mendoj se FRD-ja ka marrë pozicionin e saj, që të jetë pranë PS-së. Pavarësisht deklaratave të drejtuesve të saj se nuk do të ketë aleancë me dy partitë e mëdha, PD-në dhe PS-në, jam i sigurt se 'de facto' ata janë në koalicion me PS-në.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga ARJANI PER TE KUQTE, tirane mė 14-02-2013 nė 20:49
nje fjale thote dash sula, dhe skan te ndalur keta qente e partise komuniste hahahaha, RROFTE SALI RAME BERISHA: poshte komunistat e kuq dhe keta zagaret qe ju mbajne krahun

Dėrguar nga amant, Boston USA mė 14-02-2013 nė 17:49
Ky Dashi i sulajve do te kete kete rradhe ne Peqin Fredin. para se te flase per djalin e ish komisar Aqifit te Librazhdit, duhet te mendoj mire qe te mase forcat me Pezen. Do te jete nje perballje midis injorances se juristit-prokuror Dash me nje nga yjet e gazetarise shqiptare ne keto dy dhjetevjeēaret e fundit.
Flasim me vone Dash se sa afer mandatit te trete do te jeni

Dėrguar nga flaka mė 14-02-2013 nė 13:50
Saliu kur i duhen i fton kur nuk i duhen i perze me dru Po dhe ai po erdhi haram e paste nuk ka per te fituar.sala tall by... qe te kete ndonje gozhe ku te varet se e di qe do iki dhe do ta broje Selami kur te vije ne puhtet kot e ka e ka bere biografin Sala e njohin tani sa i beses eshte.

Dėrguar nga Endri, Tirane mė 14-02-2013 nė 13:29
Ik o Dash se ngele tu vjedh. njerz si ty duhet me u zhduk nga politika. je turp fare. del burri me pistolet ne stadium.
       Shqiperia
25 Korrik 2014
Ahmetaj: Sfidė pėr 300 ditėt e ardhshme, zhvillimi i zonave industriale
Nė 300 ditėt e ardhshme, sfidė e qeverisė shqiptare do jetė implementimi i njė projekti pilot me zonat industriale, tė cilat do i japin mundėsi industrisė prodhuese pėr eksportin. Kėshtu deklaroi Arben Ahmetaj, Ministėr i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes
KOMENTO
       Kosova
24 Korrik 2014
Trafiku i organeve, Williamson më 29 korrik publikon raportin në Bruksel
Taskë Forca e Bashkimit Europian e cila po i heton pohimet për trafikim me organe në Kosovë, ka njoftuar se Prokurori Williamson do t’i bëjë publike gjetjet e tij gjatë një konference të martën e ardhshme në Bruksel
KOMENTO (2)
       Rajoni
23 Korrik 2014
Progresi i Maqedonisë, Fyle: Duhet dialog politik
Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle është shprehur në rrjetin social Twitter pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Maqedonisë dhe Bashkimit Europian
KOMENTO
       Bota
25 Korrik 2014
Protesta të dhunshme në Bregun Perëndimor kundër ofensivës në Gaza
Të paktën dy palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor ndërsa rreth 200 u plagosën gjatë protestave kundër fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, njoftojnë autoritetet.
KOMENTO
       Sport
25 Korrik 2014
Barcelona çon Suarezin në Arbitrazhin Sportiv
Rriten shpresat për ak tivizimin e Luis Suarezit me Barcelonën përpara se ai të mbarojë dënimin 4-mujor të vendosur nga FIFA.
KOMENTO
       Kulture
24 Korrik 2014
Ndërron jetë Rolanda Dhimitri, Totozani: Një nga filizat e kontribueset e shoqërisë civile
Është ndarë sot nga jeta Rolanda Dhimitri, aktiviste e shquar e shoqërisë civile. Avokati i Popullit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të aktivistes së njohur të të drejtave të njeriut
KOMENTO (1)
       Metropol
25 Korrik 2014
Vret shokun e tij më të mirë, e ngushëllon në “Facebook”
Ka vrarë shokun e tij më të mirë dhe vetëm pak orë më vonë, duke u përpjekur të mbulojë gjurmët e tij, ka postuar në “Facebook” një mesazh ngushëllimi.
KOMENTO
       Teknologji
25 Korrik 2014
“Facebook” regjistron tė ardhura rekord
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerburg duhet tė ketė njė buzėqeshje tė madhe nė fytyrė.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Bojkotuan votimet nė Kuvend, Doshi: Ishim nė ditėlindjen e deputetit Frroku
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Rama promovon Ndokėn, pas sulmit ndaj opozitės e vė nė rreshtin e parė
 
 
BALKANWEB.TV
Greqi, Venizelos takon Dulen: Minoritetet tė kenė mundėsi tė vetėqeverisen
 
 
BALKANWEB.TV
Zbardhet vjedhja 6 miliardė lekė nė BSH, punonjėsi i bankės: I humba nė bixhoz
 
 
BALKANWEB.TV
LDK-AAK-NISMA: Vendimi i Gjykatės nuk na ndal
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma nė Gjyqėsor, Arvizu takon deputetėt e PD: Qasja mė efektive, gjithėpėrfshirja
 
 
BALKANWEB.TV
Festimet pėr LANĒ, Parllaku: Tė vlerėsohet kontributi i veteranėve
 
 
BALKANWEB.TV
Futbollistėt izraelit dhunohen nga tifozėt pro palestinez
 
 
BALKANWEB.TV
Ish-tė pėrndjekurit protestė para Kuvendit: Pr/ligji nuk pėrfaqėson interesat e kėrkesat tona
 
 
BALKANWEB.TV
Gjyshi qė kėrcen, ja videoja hit nė internet
 
 
BALKANWEB.TV
Tregtarėt e ish-Uzinės Dinamo protestė para Parlamentit: Mos e mbyllni tregun
 
 
BALKANWEB.TV
PD tryezė pėr reformėn e pensioneve, Basha: Qeveria nuk po dėgjon askėnd
 
 
BALKANWEB.TV
Bujqėsia, Rama: Mbėshtetje pėr sipėrmarrjen, jo mė lėmoshė pėr mbijetesė
 
 
BALKANWEB.TV
Pezullimi i gjyqtarėve, Ristani: Kompetencė jo vetėm e ministrit, por dhe e KLD-sė
 
 
BALKANWEB.TV
Basha iftar pėr “Natėn e Kadrit”: Paraja e pushteti, nuk tė sjellin lumturinė
 
 
 
 
FOTOGALERI
Cameron Diaz zhgėnjen me pamjen e saj
 
 
FOTOGALERI
Tjetėr transformim i Charlize Theron
 
 
FOTOGALERI
Shpati ēmendet pas gjoksit tė Fjolla Morinės
 
 
FOTOGALERI
“50 hijet e Grey”, ja skenat e para tė filmit
 
 
FOTOGALERI
Itali, ura shembet mbi kamion, asnjė i plagosur
 
 
FOTOGALERI
Fotot spektakolare tė Rrugės sė Qumeshtit, cfarė magjie!
 
 
FOTOGALERI
Tamara Ecclestone, forma tė pabesueshme me bikini pas lindjes se vajzės Sofia
 
 
FOTOGALERI
Irina Shayk nė tapetin e kuq tė Herkules
 
 
FOTOGALERI
Gjermani, muzikė nė qiell, pianisti performon mbi qilimin fluturues
 
 
FOTOGALERI
Sabrina Ferilli, njė bombė seksi nė Ischia
 
 
FOTOGALERI
Mamatė mė seksi nė plazh
 
 
FOTOGALERI
Gianna Nannini, topless 2014
 
 
FOTOGALERI
Giffoni Experience, Lorella Boccia seksi nė premierėn e ‘Step Up All In’
 
 
FOTOGALERI
Bjondia seksi ofron masazh erotik pėr 7 euro
 
 
FOTOGALERI
Transformimi rrėnjėsor i Johnny Deep
 
 
FOTOGALERI
Futbollistėt izraelit dhunohen nga tifozėt pro palestinez
 
 
FOTOGALERI
Peaches Geldof vdiq nga mbidoza me heroinė
 
 
FOTOGALERI
Yjet si kanė qenė dikur dhe si janė sot!