BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
30 Janar 2013 - 11:20 | LAJME
TRANSLATE
 
Toponimi shqip në pasaporta, Greqia kthen fëmijët shqiptarë në aeroportin e Athinës
Toponimi shqip në pasaporta, Greqia kthen fëmijët shqiptarë në aeroportin e AthinësATHINE - Të mbërrish me avion në Greqi dhe të rikthehesh sërish në atdhe, për shkak të pasaportës në gjuhën shqipe, këto ishin peripecitë që hoqën disa fëmijë të emigrantëve shqiptarë, të cilët kanë lindur në Greqi.

Rreth 14 gra dhe fëmijë shqiptarë, emigrantë në Greqi janë ndaluar të hyjnë në Athinë, për shkak të toponimit në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre. 

Zv/kryeredaktorja e Gazeta Shqiptare, Rezarta Delisula bëri të ditur nga aeroporti i Athinës se nënat me fëmijë të sapokthyer në Greqi nuk janë lejuar të kalojnë pasi në pasaporta, vendlindja "Greqi" është shkruar në shqip dhe jo në gjuhën angleze. 

“14 gra me fëmijët e tyre që janë nisur nga Tirana drejt Athinës u ndaluan nga policia greke, pasi problem i bë shënimi në pasaportë në gjuhën shqipe. Fëmijët janë të familjeve shqiptare të lindur në Greqi, dhe në pasaportat e tyre të prodhuara në Shqipëri është shkruar vetëm në shqip, vendlindja Shqipëri. Autoritetet greke pretendojnë që toponimi të jetë dhe në anglisht”, sqaron Delisula.

Një prej nënave shqiptare tha në një telefonatë për News24 se këto janë andrallat që u shkaktohen për shkak se shteti shqiptar nuk ka zgjidhur me një marrëveshje të saktë me Greqinë çështjen e pasaportave. “Faji i shtetit shqiptar, që këtu po na trajtojnë si qen”, tha e indinjuar gruaja e bllokuar në aeroport. 

Pas disa ore bllokim në aeroportin e Athinës, autoritetet greke u këshilluan emigrantëve shqiptarë të rikthehen në Shqipëri dhe të rregullojnë pasaportat. Rreth orës 11:15 minuta, 14 nënat me fëmijë u rikthyen në aeroportin e Rinasit ku dhe po merren në pyetje nga autoritetet shqiptare.

Situata e sotme pason atë të disa ditëve me parë në kufi me Greqinë, kur dhjetëra gra me fëmijë janë kthyer nga autoritetet greke për shkak të toponimit shqip në pasaportë. Pas problemeve disa ditore Greqia u tërhoq nga urdhri për toponimet dhe sot pas asnjë paralajmërim e riktheu sërish.

Marrëveshja për toponimet
Çertifikatat e lindjes së fëmijëve të lindur në Greqi, si çdo çertifikatë tjetër, përmbajnë pa dyshim emrin e qytetit grek të lindjes, si psh Selanik, që në greqisht shkruhet Θεσσαλονiκη, Kostur-Καστορια, Follorinë-Φλορινα, Korfuz-Κερκυρα, etj. Në çertifikatat që lëshohen në Shqipëri emrat e qyteteve shkruhen në gjuhën shqipe, por Greqia prej mëse një viti nuk e pranon më një dokument të tillë, në zbatim të një marrëveshjeje ndërkombëtare, të arritur para disa vjetësh.
Kombet e Bashkuara gjatë Konferencës për Standardizimin e Emrave Gjeografike, kanë rekomanduar përdorimin e Katalogut të emrave gjeografikë të vendeve të ndryshme, i cili u miratua në New York, në vitin 1998. Sipas këtij katalogu, në dokumenta zyrtare të gjithë emrat e Greqisë do shkruhen si në gjuhën greke, por të konvertuar me gërma latine; pra Thessaloniki për Selanikun, Kastoria për Kosturin, Florina për Follorinën, Kerkira për Korfuzin, etj.
Së fundmi Greqia ka shtuar edhe një kërkesë të re, që emri i shtetit Greqi, të shkruhet në anglisht, Greece, duke përfshirë kështu të gjithë fëmijët e lindur në Greqi, pavarësisht emrit të qytetit.

(d.b/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Keli mė 30-01-2013 nė 18:07
Po pse more njerez ja hidhni fajin shtetit fqinj, ASHTU ESHTE RREGULLI NDERKOMBETAR NE TE GJITHA VENDET, PSE JU DUKET CUDI?FAJI ESHTE I SHTETIT TONE TE MBARUAR QE GJITHCKA E BEN SE PRAPTHI...NE CDO DOKUMENT.ESHTE NJE RREGULL I OKB-SE KJO GJE.EDHE ATA NE DOKUMENTAT E TYRE SHKRUAJNE SHQIPERI/ALBANIA.

Dėrguar nga Gaxhiu mė 30-01-2013 nė 17:29
O acdc Po katundarƫt janƫ ata qƫ duan tƫ duken mƫ shumƫ se tƫ tjerƫt. Qƫ do tƫ thotƫ qƫ ata qƫ flasin gjuhƫ tƫ huaj nƫ shtƫpi kan simptoma inferioriteti qƫ zakonisht bazohet nƫ traumƫ. Kjo traumƫ nƫ Shqipƫri zakonisht ƫshtƫ katundarizmi. Do tƫ dish Kush janƫ katundar. Shiko Kush flet me gjuhƫ tƫ huaj nƫ shtƫpi si shenjƫ integrimi.Qƫ pƫrkthehet zili ndaj tjetrit po shyqyr qƫ janƫ jashtƫshtetit se nƫ Shqipƫri nuk mƧifen dot.Kƫshtu kujtojnƫ se ja hedhin tƫ huajve dhe harrojnƫ kokat e tyre katrore.

Dėrguar nga Thanas mė 30-01-2013 nė 16:42
me gjithe kete urrejtje qe po ndjellin greket.....vetem te ruhen si morra kur te vije dita jone....dhe ajo dite mund te vonohet por do te vije.
Grekqe jane nje qelbesire arabo-cifute-bullgaro-turke te mbetru nga lufterat e ballkanit dhe vazhdojne perseri me ate mentalitet te qelbur arab.

Ptuuu fare e keqe.
skane faj ata te bejne keshtu kur ne kemi nje qeveri anti-shqiptare

Dėrguar nga flori, athina mė 30-01-2013 nė 16:19
ku e lam e ku na mbeti vaj vatani e mjer mileti

Dėrguar nga edi .ny new york, new york .usa mė 30-01-2013 nė 14:58
popull esht shume e thjesht shqiptaret duhet te ndryshojne qeverite e korruptuara ne vend in e vet the te kerkojne pune ne vendin tone,se ne greqi ato presin malet te ngrohen me dru.dmth kane ne nivel ekonomie si ne vetem se kane me shume borxhe se ne,tjetri vetem se nuk e thote cope ik se nuk kam stju bej me.do qe te trajtohesh si njeri mos ik ne greqi

Dėrguar nga ACDC mė 30-01-2013 nė 14:07
Ju nenat mesojini femijeve shqip, me pas kerkoni gjerat sipas ligjeve nderkombetare. Se sidomos ne Greqi te perbuzur do mbeteni, sado ti plotesoni kushtet. Na e shpifni kur vini ne Shqiperi, e femijeve u flisni greqisht edhe ne vendin tuaj. Se e keni te shkruar ne balle qe jeni shqiptar, bile shumica katundar te thekur.

Dėrguar nga Edhe " i" pa pike snjifet nga kompjuteri, albanijevgistania mė 30-01-2013 nė 14:06
Eshte faji:
1- i Qeverise qe nuk afishon ligjin Europjan ne Gjendjen Civile
2- Faji i Gjendjes civile, njeres injorante dhe te pa specializuar apo te pa trajnuar
3- Faji i vet personit qe nuk kondrollon pasaporten nese ka gamime,para se ta marre.
Ketu nuk behet fjale per Toponimet Shqiptare,por per emertimin e toponimeve greke,domethene Femijeve qe kane lindur ne Greece e jo Greqi,ne Thesaloniqi dhe jo Selanik,ne Kastoria dhe jo Kostur.
Sistemi kopjuterik do egazaktesi.

Dėrguar nga Elisi, Tirane mė 30-01-2013 nė 13:55
Pre nuk i kuptoj dise qe eshte po erdhi ndonje shi nga Greqia, mjafton qe degjojne kete emer dhe e bejne fajtor. ceshtja eshte sh e qarte: ka nje konvente nderkombetare ku Shqiperia dhe Greqia jane pale e cila duhet zbatuar. Perderisa konventa thote ne anglisht, atehere keshtu qofte. eshte pala shqiptare qe ka detyrimin te njesoje praktiken e saj me konventen

Dėrguar nga EmMa mė 30-01-2013 nė 13:36
Kam shkruar edhe njehere me pare per kete problem edhe asnjeri nuk me ka kthyer pergjigje.Pse ky shtet nuk mund te jape nje pergjigje per shqiptaret qe ndodhen jashte vendit greqi itali etj kurse per shqipteret e kosoves jep brenda dites.Kjo eshte qeveria tone e koruptuar e zotit berisha.Mos duan edhe kete vit votat e popullit qe te zgjidhet kjo ceshtje ne asnje menyre kur shikojne vetem inetresat e tyre.

Dėrguar nga dr Personaliteti mė 30-01-2013 nė 13:19
Ku njeh administrata jone cfare eshte Konventa nderkombetare ju mor lale a jeni ne terezi!!! Shume mire e ka greku!!! Llogariti sikur te shkonin Greket, Ruset, Bullgaret, Kinezet e arabet me shkrimin e vete ne shtete te huaja....asnje nuk i pranonte!!! FAJIN E KA ADMINISTRATA SHQIPTARE PER PROBLEME TE TILLA!!! Greqia ka plotesisht te drejte!!!
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3  
       Shqiperia
18 Shtator 2014
Rama në ‘FB’: Të dielën, ekranet e të gjithë botës në sheshin ‘Nënë Tereza’
Shqipëria do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës ditën e dielën më 21 shtator, kur kreu i Vatikanit do të vizitojë Shqipërinë. Në një deklaratë të bërë para pak kohësh, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se më 21 shtator, vendi ynë do të jetë në fokusin e të gjithë mediave ndërkombëtare, të cilat do të vendosen në Pallatin e Kongreseve, duke e kthyer atë në një Qendër të madhe Mediatike
KOMENTO (1)
       Kosova
18 Shtator 2014
Hoti: Kryeparlamentari i takon vetëm PDK-së
Rexhep Hoti, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së wshtw shprehur së fundmi se Gjykata Kushtetuese e ka dhënë fjalën e vetë se dhe kryeparlamentari i takon Partisë Demokratike. Këtë deklaratë Hoti e ka bërë në emisionin “Zona B”, të Klan Kosovës
KOMENTO
       Rajoni
17 Shtator 2014
Greqi, Athanasiu letër Lagarde: Na jep detaje për kërcënimet që ke marrë
Ministri grek i drejtësisë, Haralambos Athanasiu, me një letër drejtuar drejtoreshës së përgjithshme të FMN, Christine Lagarde, kërkon më shumë informacione lidhur me referimet e saj, gjatë një interviste për gazetën “Financial Times”
KOMENTO (7)
       Bota
18 Shtator 2014
Clinton: Skocia të jetë pjesë e Britanisë Madhe
‘Skocia duhet të jetë pjesë e Britanisë së Madhe’. Kështu është shprehur në një deklaratë ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili më tej shtoi se Skocia mund të dërgojë një "mesazh të fuqisë" së bashkimit për pjesën tjetër të botës
KOMENTO
       Sport
18 Shtator 2014
Barca e zbehtë kundër qipriotëve. Ajaxi ndal PSG-në
Një skuadër e ‘zbehtë’ është treguar Barcelona përballë klubit qipriot APOEL Nicosia, duke shënuar vetëm një gol ndaj këtyre të fundit. Goli i vetëm në ndeshje u realizua në pjesën e parë nga Gerard Pique (28’)
KOMENTO
       Kulture
17 Shtator 2014
Ndahet nga jeta në moshën 74- vjeçare Kiço Fotiadhi, spikeri i parë i lajmeve në RTSH
Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare spikeri i parë i lajmeve në Televizionin Shtetëror Kiço Fotiadhi. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tiranë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë
KOMENTO (7)
       Metropol
18 Shtator 2014
Scherzinger përgatitet për albumin e ri
Këngëtarja Nicole Scherzinger është duke u përgatitur për lancimin e albumit të saj të ri, “Big Fat Lie”, ndërkohë që nuk ka munguar bërja dhe publikimi i një seti fotografik. Këngëtarja ka bërë një fotografi joshëse me kostum banje, ndërkohë për kopertinën e albumit Scherzinger ka pozuar bardhezi
KOMENTO
       Teknologji
18 Shtator 2014
iPhone 6 renditet e 17-ta për sa i përket performancës së harduerit
Duke qenë se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë telefonat më të fundit inteligjentë nga Apple, pritej që kompania të përfshinte harduerin më të fundit dhe më të mirë në pajisjet e saj të reja. Me zbulimin e këtyre telefonave inteligjentë, shumë njerëz i ironizuan ata për veçoritë e “vjetra”, si procesori me dy bërthama, 1GB RAM etj
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Rama fyen shqiptarėt, i quan tė padenjė
 
 
BALKANWEB.TV
Bare: Basha po jep leje ndėrtimi kundėr ligjit
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 17 shtator
 
 
BALKANWEB.TV
Struktura paralele/PD mbledh komision Ekonomie: Rama tendera klientėve, ta hetojmė
 
 
BALKANWEB.TV
Vizita e Papa Franceskut nė Tiranė, KMSH: I mirėpritur nga tė gjithė shqiptarėt
 
 
BALKANWEB.TV
ISIS provokon Obamėn: Lufta sapo ka filluar
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Rishikim buxhetit, ndėrtojmė Xhamine e Madhe, heqim tatimorėt e pushtetit lokal
 
 
BALKANWEB.TV
Terrorizmi, arrestime masive nė Kosovė, pranga 12 imamėve dhe 1 politikani. Ja emrat
 
 
BALKANWEB.TV
Berisha: Fullanin e arrestoi Rama, kryeprokurori ishte jashtė vendit
 
 
BALKANWEB.TV
Mėsuesi arab rreh fėmijėn brenda nė Xhami se s’kishte mėsuar pėrmendėsh Kur'anin
 
 
BALKANWEB.TV
Bernd Fischer: Fullani pėrgjegjės, duhet tė ballafaqohet me pasojat
 
 
BALKANWEB.TV
Tekstet skandaloze, reagon Nikolla: Do i heqim
 
 
BALKANWEB.TV
Rikthehet pas 4 vitesh, koncert festiv me rastin e Festės sė Pezės
 
 
BALKANWEB.TV
Tekstet skandaloze pėr fėmijėt shqiptarė, nxisin dhunė dhe urrejtje
 
 
 
 
FOTOGALERI
Eva Longoria, ish shtėpiakja e dėshperuar bėhet njė sirenė seksi
 
 
FOTOGALERI
Elisabetta Gregoraci, mbyll verėn me vithet nė ajėr
 
 
FOTOGALERI
Pushimi i ekuilibristėve, tė varur mes Alpeve
 
 
FOTOGALERI
Harry, 30 vitet e njė princi
 
 
FOTOGALERI
Ndahet nga jeta nė moshėn 74- vjeēare Kiēo Fotiadhi, spikeri i parė nė RTSH
 
 
FOTOGALERI
SHBA, te gjithe te ēmendur pas Bang Bang
 
 
FOTOGALERI
Melissa Satta, parukjere dhe festa milaneze
 
 
FOTOGALERI
Kalifornia digjet, pamje nga vendi nė flakė
 
 
FOTOGALERI
33 vjetori i Beyonce, album privat nė web
 
 
FOTOGALERI
Kur skulpturat bėhen protagonistė tė fotove qesharake
 
 
FOTOGALERI
Kim Kardashian me streēe transparente nė rrugė
 
 
FOTOGALERI
“Koreja-Koreja”, ja dallimi nė foto midis dy vendeve
 
 
FOTOGALERI
Princeshat e Disney hipiste, me tatuazhe dhe veshje ekstravagante
 
 
FOTOGALERI
Prindėrit bėjnė foto, fėmija zvarritet buzė greminės
 
 
FOTOGALERI
Britani, ėmbėlsira qė tė trembin, “cupcake”, qė s’do t’i haje kurrė
 
 
FOTOGALERI
Nė Austri, ky park cdo pranverė zhytėt nėn ujė
 
 
FOTOGALERI
Itali, deputetėt e Lega Nord me akullore nė Senat
 
 
FOTOGALERI
Urime Sophia dhe Brigitte! Loren dhe Bardot mbushin 80 vjeēe