SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka komentuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar ligjin për Teatrin e ri Kombëtar, duke bërë kështu rikthimin e tij në Kuvend.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ministri Bushati tha se ndonëse nuk është i njohur plotësisht me argumentet e parashtruara nga Presidenti, theksoi se kjo çështje nuk prek Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Ai tha se deri në shtator është koha e mjaftueshme për ta rishqyrtuar ligjin, duke u shprehur se do të ndiqet logjika e procesit Kushtetues.

Ai ha se pas rishqyrtimit të ligjit për Teatrin, Kuvendi do të thotë fjalën e tij në shtator.

Teksa komentoi reagimin e kryebashkiakut të Tiranës për mosdekretimin e ligjit për teatrin e ri nga Presidenti Meta, kreu i diplomacisë shqiptar tha se “ky është një projekt i bashkisë i mbështetur nga qeveria Rama”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb