BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kulturė
07 Janar 2014 - 13:26 | LAJME
TRANSLATE
 
Josif Papagjoni: "Betejë statistikash" për minoritetin grek në jug
Nga: Prof.dr.JOSIF PAPAGJONI
Josif Papagjoni: "Betejë statistikash" për minoritetin grek në jugKur një libër të përfshin në rrjedhën e vet, të ngop me argumente dhe në vertikalen e tij ti ndjehesh mirë (në idenë ushqyese), kurse në shtrirje kujtesa jote është thuajse e pazonja që të rrok krejt informacionin "fluent" apo, thënë shqip, vërshues e nga të gjitha anët, atëbotë po ti provon kënaqësinë intelektuale që të falë një punë serioze, e mirëfilltë, mendja e hapur, polemika, përkushtimi e përgjegjësia. Kështu u ndjeva teksa po mbaroja fletët e fundit të librit "Minoritetet dhe ndërtimi kombëtar në Shqipëri - 1912-1924" të akademikut Beqir Meta. Një libër përplot kureshtje, që mbush sa dijen po aq sfidon padijen, përfshi këtu mitet e trashëguara a të kreshpëruara. Diçka si drita hyn, si në një kthinë të lënë në lagështirën e paragjykimeve historike. Unë e lexova shpejt, si një roman, sepse është libër që s'të lodh. Libër jo vetëm hipotekë e një "sekti" studiuesish, por për shumëkënd që diçka më të plotë e më të thellë rreth problemit dëshiron të mësojë... Në kryeherë dua ta bëj të qartë se unë s'jam assesi një historian dhe pra qasja ime në këtë lami s'mund të mëtojë dot saktësinë e një gjykimi prej profesionisti, ca më pak arsyen e dhënies së të drejtës argumentin e shestuar në vëllimin prej mbi 700 faqesh, me mbi 150 libra voluminozë e dosje arkivore mijëra faqesh të shfletuara e të thirrura në mbështetje të tezës së trajtuar prej historianit të njohur. Edhe në qofsha kundër Metës, do të isha veç një Don Kishot me ushtën që bën keq, në vend që të bëjë mirë. Sepse duhet njohje, sikurse Meta ka realizuar me punën e vet në mbi dhjetë vjet studime të përimtuara që të bësh në mos një oponencë, së paku një farë polemike, qoftë dhe në periferi të fenomenit. Por unë jam një shqiptar, pak më tej një njeri i librit, sikurse një studiues, afërmendsh në tjetër fushë por në të njëjtin institucion me autorin, pra në Qendrën e Studimeve Albanologjike, andaj dhe me këto tri atribute marr guximin që diçka të them për librin e tij mbresëlënës.
Kryekreje, e çmoj tejet me interes për studimet tona në fushën e historisë dhe jo vetëm, cekjen e argumentit që libri përfshin, pra raportin e minoriteteve etnike dhe ato me bulb kulturor a tjetërfarë, me kombin shqiptar dhe më pas me shtetin e tyre, më drejtë me shtetin e përbashkët. I nderuar koleg, të kapësh diçka thelbore, një problem që ka përsipër shumë vuajtje, mundime, paragjykime, por edhe gjak të shprishur, qelb, hematoma, e shprehur përfare jo aq si fenomenologji, por si problematikë e mprehtë (edhe aktuale) së pari - kjo po, është një cilësi e vyer prej studiuesi. Na duhet të hedhim dritë në dukuri asisoj që ende gjallojnë ndër ne, e të tjerë rreth nesh, si tabu, si sytë e Meduzës. Sepse, zotëri, e keqja dhe e mira, e bukura dhe e shëmtuara, e qarta, transparentja, zanafillorja dhe e turbullta, pështjelluesja, e transfiguruara, më tutje arsyeja, racionalja, logjikja dhe mungesa e saj, irracionalja dhe alogjikja, e plot antinomi kësisoj, e zaptojnë ato vetë argumentin si të tillë. Dhe dashje-padashje, e ndryshojnë sa majtas-djathtas thjerrëzën e shqyrtimit shkencor, mënyrën e këqyrjes së faktit historik, gjakftohtësinë dhe drejtpeshimin, rrjedhimisht dioptrinë e punës studimore. Dhe kur dioptria ndryshon, e vërteta "lëviz". Ne jemi shqiptarë dhe doemos e këqyrim dukurinë, më së pari si shqiptarë e jashtë këtij interesi vështirë se dalim dot, dhe s'ka pse të dalim. Historia nuk është algjebër, kibernetikë a një ekuacion matematikor; ajo bëhet nga njerëzit, bartësit e drejtpërdrejtë të saj, të lidhur në hapësira konkrete, në interesa ekzistenciale konkrete, në përjetime shpirtërore konkrete, në një truall konkret, e kështu vijimisht. Është kjo arsyeja pse edhe në studimet historike, si kudo gjetkë në shkencat e ashtuthëna "humane", e vërteta s'është një aksiomë a formulë, por ka brenda saj edhe përthyerjen subjektive, në rastin e kombeve dhe popujve; pra mirëfilli ka interesat jetike të tyre, memorien e tyre. Beqir Meta rreket udhës për ta risjellë memorien tonë historike si shqiptarë shi në këtë argument tejet delikat, pse jo të brishtë e të thyeshëm, gati-gati si qelqi ndër duar, që jo njëherë i ka trazuar keq e mos më keq shpirtrat mes popujve e shteteve të lidhura me këto minoritete, por që koncepti kozmopolitan e integrativ, pa e quajtur (për "delikatesë") perandorak apo imperial, sot më shumë se kurrë kërkon riartikulime modifikime, gjegjësisht kahes globalizuese që bota krejt ka marrë në respekt të instinktit të saj të mbijetesës, i pakthyeshëm ky si vetë prirja dhe gjakimi i epokës (është e tepërt të shpjegojmë përqendrimin dhe eksportimin e kapitaleve, bashkimet ndërkombëtare dhe shtetet me karakter federativ, impaktet kulturore, ritmin dhe mënyrën e përshpejtuar të komunikimit interurban, virtual, krijimin e një vetëdijeje kozmopolitane etj.).
E megjithatë, Engjëlli dhe Djalli, pavarësisht përparimit të jashtëzakonshëm, teknologjizimit marramendës, thyerjes së tabuve dhe ecurive mentale progresive, ende vazhdon të shushurijë në veshët tanë. Dhe po t'i përmbahem kësaj metafore që sapo përmenda, në voli të ideve sunduese të librit, do të rezultonte një dialog kësodore:
Engjëlli: Bota, që kur është zënë, me minoritete ka qenë: fisi pranë fisit, një rrip mali a pylli, një lumë a një breg i ka ndarë, por ata, megjithatë, kanë dhënë e kanë marrë, kanë shkëmbyer mall e më pas nuse e dhëndurë, si 50 bijat e Danaut me 50 djemtë e Tebës në kohëra mitike. Njeriu është qenie e Zotit, me gjak të kuq e limfë të bardhë, i një trupi e mendjeje, i koduar si i tillë, me po ato cilësi e virtyte, ani pse me tjetër gjuhë e të tjera zakone, i lindur e i paracaktuar qysh në mugun e kohës e në zanafilla të tij për komunikim ndër veti e për përfshirje dokesh, zakonesh, ritesh, kujtesash etj. Minoritetet janë atribut i lëvizjes së popujve, pranëvënie dhe përqasje të natyrshme në vise, toka e "relieve" antropologjike, ballë njëri-tjetrit, dhe prandaj ato janë "ura" ndërlidhjeje, komunikimi, respekti reciprok dhe bashkëpunimi. Prania e një komuniteti etnik a minoriteti në gjirin e një kombi-shtet, si fenomen historik përgjatë formimit të kombeve-shtete, është begati jo varfëri, është dorë për miqësi jo për shpatë, është besë mbi parime reciprociteti e respekti jo pabesi mbi parime përçarjeje e thikë pas shpine.
...Dhe "Engjëlli" do të vijonte më tutje me të tjera argumente, që shumëkush i di e shumëkush tjetër i ndjen falë instinktit të vet dhe përvojës (shqiptar qoftë, grek, vllah, bullgar, serb, hebre, malazez, maqedonas). Por Djalli fill ia mori fjalën e tha:
- Asgjë s'është e vërtetë nga çka the, or blatues i dashurisë, i harmonisë dhe i respektit të ndërsjellë mes fiseve, popujve e kombeve. Minoritetet janë vija ndarëse dhe përçarëse, janë "molla e sherrit" brenda çdo kombi-shtet, arsyeja e një provokimi, e një ndërhyrjeje ushtarake; është urrejtja e ushqyer nga gjembi i luftërave, i vrasjeve e krimeve të ndërsjella mes shoqi-shoqit, pro dhe kundër. Sepse i "njëjti" do të "njëjtit", jo të "ndryshmit"; do vathën dhe kopenë e vet, domethënë shtetin dhe kombin e vet, e përkthyer kjo në bashkimin e vendit ku ai jeton me atdheun e "mohuar" a kombin e "shkurtuar" nga luftërat, marrëveshjet, forca e të madhit, dhe pafundësisht kështu. A s'kanë qenë këto minoritete edhe në tokën e shqiptarëve po të tillat? Ose në tokat e fqinjëve? Konfliktet dhe papajtueshmëritë a s'janë shoqëruar nga ushtarët, gjeneralët, shkretimet, djegiet e shtëpive, dëbimet masive dhe eksodet, topat, vrasjet, konvertimet, përçudnimet e tempujve? Është e gjitha një plojë gjaku, urrejtjeje dhe armiqësie prania e minoriteteve, fara e të cilave rri fshehur nën pleh gjersa një diell tjetër prej "Marsi" gjakatar t'i ngrohë e popujt të shpërthejnë në kataklizma të tjera humane. S'ka bashkëjetesë, por vetëm ndarje. S'ka pranim, por vetëm refuzim. Vetëm kjo i qetëson gjakrat, sekush në haurin e vet, në "kopenë" e vet, në gjuhën e vet. Edhe Kulla e Babilonisë, o ti që predikon harmoninë, sipas mitit tënd biblik, një herë motit kishte veç një gjuhë të përbashkët, por u bë më pas me shumë gjuhë, nga anatema dhe zemërimi i Zotit, që njerëzit mos të merreshin vesh. Minoritetet nuk janë marrëveshje, por shkak për mosmarrëveshje, deri në shterim. Ky mallkim vijon dhe sot. Dhe unë, Djalli, jam përmbaruesi i këtij mallkimi të gjenezës, sot e mot...
* * *
Falë kësaj parabole dialogjike Engjëll-Djall të sajuar enkas, unë pak a shumë e artikulova dhe mesazhin që vjen prej librit të Beqir Metës. Nga një fushëpamje e tillë fenomeni i minoriteteve apo pakicave kombëtare në Shqipëri ka gjetur optikën më të mundshme të së drejtës dhe të vërtetës historike, referuar në dokumentet zyrtare të shteteve që merrnin pjesë në "ndarjen e tortës" dhe që zotëronin skeptrin e kësaj të drejte historike, së paku kur Shqipëria "U BË!" Autori me guxim dhe mençuri i është adresuar një periudhe vërtet domethënëse, e zgripit të zgjidhjes ndërshtetërore e ndërkombëtare të fatit të shqiptarëve e minoriteteve brenda tyre: ajo midis viteve 1912-1924, ndërmjetmja fill pas shpalljes së Pavarësisë nga vetë shqiptarët dhe gjer kur kjo pavarësi e vetëshpallur u legjitimua përfundimisht në formën e një shteti me kufij të njohur e të përcaktuar ndërkombëtarisht. Një sy të shpejtë Meta e hedh edhe para vitit 1912 kur shqiptarët qenë të organizuar në katër vilajete si "milet" më vete, të quajtur "arnautë", nën administratën perandorake otomane. Dhe kjo është bërë enkas. Pa vështirësi dallon aty një hulli lidhëse të gjendjes numerike të minoriteteve kryesisht greke, vllahe, por dhe bullgare, serbe, madje dhe pakicave etnokulturore si hebrenjtë, romët, ose komuniteteve thuajse të papërfillshme si malazezët etj. Çudi! Gjen po atë situatë, po ato proporcione shifrash në popullsi, territore, vendbanime etj. qysh, madje, nga regjistrimet e para turke dhe të dhënave parake referuar shënimeve të Çelebiut e Co. e gjer tek ato më të fundmet. Afërmendsh se ka edhe një "betejë statistikash", siç e quan ironikisht autori, e cila sjell panorama e relieve krejt të kundërta, kontrastuese për gjendjen e pakicave kombëtare në trojet shqiptare. S'do mend, loja e shahut politik të kohës ishte "qeleshja" mbi krye për të dalluar delen e zezë nga kopeja e bardhë, si Ciklopi qorr me deshët e tij. Shifrat e kumtuara nga regjistrat çuditërisht ndryshojnë thuajse një me dhjetë, herë nga njëra palë e herë nga pala tjetër, çka krijon dyshim në të vërtetën e pretenduar, sikurse një lëvizje të peshores së Eskulapit. Diku dalin kaq grekë e aq shqiptarë, më tutje kaq shqiptarë dhe aq grekë. Po kështu ngjet edhe midis vllehve e grekëve. Madje, në një regjistrim italian të Luftës I Botërore, fshati im Shën Vasil në Bregdet, i gjithi shqiptar, figuron si grek!!!... Por dhe fshatra të tjerë shqiptarë. Cila është e vërteta? Këtu apo aty ka kaq grekë, kaq vlleh, kaq goranas, kaq maqedonas, kaq serbë, ndërsa shqiptarët thuajse përherë figurojnë nën numrat e pretenduar. E njëjta lojë, si magjistricat, magët dhe shtrigat dikur motit, bëhej edhe me regjistrimet e kryera nga pelerinat religjioze të klerit grek për nxënësit e shkollave, gjuhën që mësohej: greqisht, italisht, shqip, turqisht, serbisht. Ushtarë të këtij "shahu" politik qenë dhe ata. Andaj përkatësia etnike greke ngatërrohej qëllimisht me përkatësinë religjioze të shqiptarëve të Jugut si ortodoksë. Korruptimi politik i kahut aneksionist e shndërroi bekimin e vëllazërisë midis shqiptarëve e grekëve në blasfemi dhe anatemë të rrezikshme, gjer ekzistenciale, çka autori e bën fare të dallueshme vijimisht e më për së gjalli në kapitujt 3, 6, 7, 10, përfshirë këtu dhe qëndrimin ndaj çamëve me reprezaljet e njohura, posaçërisht rrokopujën greke me kaosin e venomeve të Himarës që me tre fshatra greqishtfolëse kërkonte të sfidonte hipotekën historike të shqiptarizmës.
Por shqiptarët kishin aleatë historinë, dokumentet zyrtare të administratës turke dhe të vëzhgimeve të emisarëve të paanshëm të fuqive evropiane. Kishin të vërtetën. Ata qenë vërtet një komb i ri dhe i vogël, thuajse vetanak dhe s'kishin shtet, andaj dhe ishin më inferiorë në impaktet politike ndërkombëtare sikurse qenë fqinjët e tyre më të fortë, me shtete të mëhershme e me lakmi prej grabitqari. Por nëse me vllahët, të cilëve historia nuk i favorizoi për të ngritur strukturën e tyre unike komb-shtet, ndoshta edhe nga vetë mënyra shtegtare e jetës baritore si dhe shtrirja në një rrip toke që përshkonte disa shtete e popuj njëheri, pra nëse midis shqiptarëve e vllahëve raportet qenë ku e ku më të arsyeshme, më miqësore e më koherente, përkundrazi me grekët, kuptuar më së shumti kjo me shtetin grek dhe pretendimet e tij territoriale mbi Epirin e Veriut, krejt historia këtu ka qenë një kronikë e vrazhdët, luftënxitëse, me urrejtje dhe armiqësi, me luftëra dhe ploja gjaku, me kurthe dhe pabesi, ku Kali i drunjtë i Trojës fshihte ende në barkun e vet bishtin e dikurshëm të Megali-Idhesë (Idesë së Madhe të Helenizmit). Studiuesi nuk e ka pasur të lehtë ta përballojë këtë temë, me shumë maja gricëse rreth e rreth, me shumë paragjykime, armiqësi të trashëguara, vijueshmëri imanente pretendimesh, me provokime, gjer dhe politika dinake e pragmatiste të fundme, ani pse çështja është e mbyllur përfundimisht. Një mori të dhënash i paraqiten lexuesit, të periodizuara në ndërmjetmen e viteve 1912-1915, më pastaj më 1918 me mbarimin e Luftës I Botërore, më 1920-1921 dhe 1924, kur gjithçka u përmbyll. Veç burimeve të bollshme dokumentare e arkivore, në libër has dhe një mori tabelash e statistikash që më së shumti e bëjnë të tejdukshëm problemin e rrahur, posaçërisht pikën fokale, "thembrën e Akilit": numrin dhe territoret ku banojnë minoritarët, posaçërisht pakica greke dhe shqiptarët.
Në rrafsh abstragues e thuajse teorik, Meta sqaron ndër të tjera edhe nocionin e "minoritetit" duke përjashtuar jo pak keqkuptime e deformime në raportin midis nacionales dhe minoritares. I tërë studimi ka një ashk do ta quaja atdhetar. E thashë në kryeherë se studiuesi shqiptar i historisë e "përtyp" materien e ngrohtë që vjen nga burimet e shumëfarta gjithsaherë nëpërmjet subjektit të tij, që është pjesë organike e përkatësisë, ndjeshmërive dhe përvojave të popullit që ai i përket: shqiptarëve dhe Shqipërisë. Koha na ka dhënë të drejtë. Dikur e belbër, ajo sot ka folur dhe vijon të flasë, sepse ligjërues të saj tanimë janë vetë njerëzit e mençur të Shqipërisë. Po ku është e vërteta, do të më pyes një tjetër. Është, më së pari, midis nesh, në kujtesën tonë historike; është dhe te të tjerët, por tek ata të paanshmit ama, te racionalët, që e kundrojnë materien përtej tyre, me syrin e ftohtë të "tjetrit". Edhe prej tyre fjala ka qenë përkitazi fjalës sonë. Libri sjell kaq shumë thënie, pohime, vlerësime të njerëzve të shquar të botës "tjetër", kaq shumë burime e dokumente, të cilave, edhe sikur të duash, s'mund t'i thuash "mbyllu Suzam", përndryshe do të mbeteshim robër të miteve politike që kanë ushqyer megalomanitë, katastrofat humane, plojat e gjakut, zhbërjet, luftërat, refuzimin, mbylljen e urave, shkretimin, shkurt një tjetër siujdhesë përbindshore politike si ajo e Skillës dhe Karribdës. Libri i Metës është një strukturë kompakte mendimi, pajisur me një "ushtri" të dhënash kokëforte, ashtu sikurse, nga ana tjetër, një apel për rinjohje (ky koncept madhështor i tragjedisë greke, kur pas çdo faji, aventure dhe krimi, mbërrihet te rinjohja). Të rinjohim njëri-tjetrin. Të njohim të vërtetën. Historia ka veç një gojë: të vërtetën. Në këtë gojë ka folur edhe B. Meta...
...Dhe këtu Engjëlli e rimori fjalën: Minoritetet janë ura lidhëse mes popujve, janë pasuri, bukuri, dashuri...

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga BATMAN, TROY mė 11-01-2014 nė 10:12
Andrea ti nese don te (DEBATOSH) PER PERRALLAT GREKE ketu jemi

Ne Shqiperi zbulohet ferma me e vjeter ne Europe 6500-vjecare te pakten ose me shume do ta jape dhe kete linkun
English di o grekofile

www.sovjan-archeologie.net
kliko >>>>site Archeologique de Sovjan-Albanie
Pastaj>>>>entrez dans le site
Pastaj te>>>>presentation >>>le site de sovjan ke ca foto Galerie d'images


Shiko sa te lashte jemi ne SHQIPTARET dhe ca zbulimi eshte bere ne KORCE MALIQ

Dėrguar nga Andrea, te zezaku per pall mė 11-01-2014 nė 09:01
Andrea me floket kacurrela po si skam takuar nje grek ne jug te SHQIPERIS vetem plehra si puna jote shqip-folsa
Po ik o idiot futi nje tas me grosh o mallaka ose pare mu mia pipa

Dėrguar nga Marko Boqari mė 09-01-2014 nė 13:53
Greket e sotem skane lidhje me te vjeterit, te jesh grek mjafton te jesh Ortodoks?! Kot nuk thone andej Hellas=Ortodoksia.Pastaj disa flasin per te Pare monumente, ore une do thosha vec te shohim fjalen "Cameri" dhe nga rrjedh dhe sa e lashte eshte?? NUK PO SHTOJ ME SHUME.

Dėrguar nga Pirro, Korce mė 09-01-2014 nė 13:02
Ju kam thene edhe me pare se keta@Andreat,Iorgot dhe te sojit te tyre,dine vetem disa fraza te thuan ne cdo komen qe japin,sic jane:Pse monumentet shkruhen ne"Greqisht"?KETEGJE,JA KEMI SHPJEGUAR 1000 HERE,por ata nuk dine(ose nuk duan te dine)te pergjigjen dhe vazhddojne me te njejta fraza!Keta,nuk n'a thuan se cila eshte kjo gjuha greke,dhe sa e vjeter eshte!Pastaj,nuk n'a thuan se pse kjo greqishtja e"TYRE"NUK I PERKETHEN SHKRIMET E VJETRA ATEHERE?Papa-Gjoni:Shkruaj nje artikull me te"qarte"?!

Dėrguar nga Olg mė 08-01-2014 nė 12:14
..te pakten njeher te u njifte gerqia si nje vend udheheqes i afte, epik, rracional, i drejte, ose qe te imponon rrespekt etj etj...por jo njifet per fjale dhe sajesa, mashtrime,dredhina, filozofit e semura, nese ne jemi shqiponja greket u afrohen gjarperinjeve dhe ashtu si gjarpeinj qe me zvarritje dhe nga kembet sulmon, helmon,ashtu u rrinj kufive fizikisht,ashtu i rrin historise me helm dhe mashtrime..demokraci,vetem mashtrime, sajesa,perversitete, thika mbas shpine, barbarizma,

Dėrguar nga Olg mė 08-01-2014 nė 12:02
,filozofi pa lidhje qe duhet te te japi dikush buke se ngelesh me keto filozofite paralizuese,si gerqia, ...e gjitha kjo me then qe qenka e verte kjo e tre fshatrave grek, dhe tjetra jo qe keto hordhi qe dhe sot nuk njofin rrespektpor sikur ne u kemi bere keq, marrezia e pretendimit nuk funksionon me...kurse te rinjohja te mungon pjesa e pare qe greket i krijojn vete tragjedit dhe inskenimet,krimet,psikoza mitologjike...

Dėrguar nga Labi, Vlore mė 08-01-2014 nė 04:35
PER ANDREAN

DO TE BENTE MIRE TE LEXOSH ME SHUME PER HISTORINE DHE PREJARDHJEN E GRKVE

OH SE MOS THUA SE JEMI GJI-TONE SE NA
TURBULLOVE MENDJEN
PO E FLET GRQISHTEN ATY DO GJESH DHE PREJARDHJEN E SAJ NGA GLUHA SHQIPE

Dėrguar nga Shkodra, @Andrea mė 08-01-2014 nė 00:27
Me cfare kurajoje dhe pa asnje pike prove vjen ketu me arrogancen e te paditurit dhe derdellit per monumente "Greke"? Monumente qe u ndertuan para krijimit te termit Grek. Cilat monumente e ke fjalen? Kalate e Ilirise apo tempujt e hyjnive Iliro Pellazge? Kishat dhe xhamijat sot ndertohen kudo ne bote, por nuk jane njeaneshmerisht Shqiptare apo Greke!
Kur thua Grek, cfare nenkupton? Mos harro ishin 14 qytet shtete te gjitha te huaja mes vetes. Gr. i ri nuk eshte ai i lashti. Perfshi gjuhen.

Dėrguar nga genti, kukesi mė 07-01-2014 nė 23:32
NE KETE BOTE JEMI BASHKE PER NJE KOH TE CAKTUAR
MUND TE JESHE GREK.APO SHQIPTARE,APO
MUND TE JESHE AMERIKAN
POR KUR THUHET FJALA AMERIKAN
NJEREZIT DUHET TA DINE
SE AMERIKANET E VERTETE JANE INDJANET
MEGJITHEATE TE GJITHE KUR THONE POPULLI AMERIKAN DUHET TE KENE PARASYSHE SE
KY PERSON ESHTE I ARDHUR NE AMERIKE
E MEGJITHE ATE KETO NJERES NGA GJITHE
BOTA KANE KRIJUAR SHTETIN ME TE FUQISHEM NE BOTE
KJO GJE DO TE NDODHE DHE NE BALLKAN
KUR TE ELIMINOHEN MENDJET INJORANTE SI
POSHTESHKRUARI ANDREA...

Dėrguar nga Andrea mė 07-01-2014 nė 23:23
per Orikumin,
Greket jane autoktone, provat jane monumentet e lashta Greke. Mungesa e monumenteve te lashta shqiptare tregon qe shqiptaret jane kolone te ardhur ne tokat GREKE. Ne minoritaret Grek jemi autoktone edhe ju Shqiptaret jeni kolone te ardhur ne tokat tona.
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3  
       Shqiperia
01 Shtator 2014
Opozita, Rama: Plakė qė qahet nga mbingopja. Argumentat pėr bojkot nuk qėndrojnė
Nga foltorja e Kuvendit, Rama bėri me dije se nga raportet qė disponon Kuvendi, opozita, kryesisht deputeti Sali Berisha ka folur dyfish tė kohės sė maxhorancės dhe vetė kryeministrit. Sipas, Ramės, argumentat se opozitės nuk i dėgjohet zėri nė Kuvend nuk qėndrojnė
Basha: Nuk shkojmė nė njė Kuvend ku nuk dėgjohemi
Deputetė tė PD kundra bojkotit, BalkanWeb zbardh debatet

KOMENTO (3)
       Kosova
01 Shtator 2014
Nis takimi i Bllokut LDK-AAK-Nisma
Pak pas orës 13:00 ka nisur takimi i bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma. Takimi po mbahet në zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
KOMENTO
       Rajoni
01 Shtator 2014
Lëndohet Kryeministri Gruevski, tre javë trajtim mjekësor
Kryeministri Nikola Gruevski ka pësuar të dielën një lëndim në këmbë, gjatë aktiviteteve të zakonshme sportive.
KOMENTO (1)
       Bota
01 Shtator 2014
Nis ndërtimin i tubacionit gjigand të gazit Rusi-Kinë
Në kulmin e tensioneve mes perëndimit dhe Rusisë për shkak të situatës në Ukrainë, Moska dhe Pekini nisen sot fazën e parë të ndërtimit të tubacionit më të madh të gazit në botë. Ky projekt synon ta bëjë Rusinë të pavarur nga klientët evropianë duke gjetur treg të sigurtë për gazin e saj dhe pikërisht në gjigandin aziatik
KOMENTO
       Sport
01 Shtator 2014
Senegali fitore historike ndaj Kroacisë në Kupën e Botës në basketboll
Ekipi senegalez për meshkuj i basketbollit arriti fitoren më të madhe në historinë e tij duke mundur Kroacinë me rezultatin 77-75, njëri prej kandidatëve për podiumin e Kupës së Botës
KOMENTO
       Kulture
01 Shtator 2014
Eno Mlklani: Filmat, nga traumat e luftës, te të drejtat e njeriut
Filmat pjesëmarrës në “Balkan Film & Food Festival” trajtojnë traumat e luftës së ish-Jugosllavisë, problemet e papunësisë, të drejtat e njeriut, grave apo fëmijëve
KOMENTO
       Metropol
01 Shtator 2014
Cfarë trupi yll Majlinda Bregu- FOTO
Jemi mësuar ta shohim tepër serioze, me veshje elegante dhe fine, dhe gjithmonë kur flet, fjala i zë vend menjëherë. Kjo është deputetja simpatike e PD, Majlinda Bregu
KOMENTO
       Teknologji
01 Shtator 2014
Lamtumirë messenger Microsoft, Msn mbyllet pas 15 vitesh
E lindur në 1999 si rivale e AOL Instant Messenger, pas 15 vitesh me një shërbim shumë të mirë MSN Messenger, ose Live Messenger, do ti lërë përfundimisht rrugë të lirë Skype

KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Sesioni i ri parlamentar, Basha: Nuk shkojmė nė njė Kuvend ku opozita nuk dėgjohet
 
 
BALKANWEB.TV
Sfida e Kovės me akull, inxhinieri hedh 30 litra naftė mbi veten
 
 
BALKANWEB.TV
Tiranė, dhunohet e thyhet memoriali “Post Bllok”, krijuesit: Veprim i qėllimshėm
 
 
BALKANWEB.TV
Dyshja Rama-Meta s’njeh kufi morali, promovoi drejtoreshėn qė shkaktoi vdekjen e punonjėses
 
 
BALKANWEB.TV
Macja baby siter qė arrin tė qetėsojė tė sapolindurin
 
 
BALKANWEB.TV
Konsitucionalistėt: Mandatet e ministrave, tė ndryshohet edhe Kushtetuta
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Jo ndryshime nė qeveri. Njė minister largohet vetėm nė rast skandali
 
 
BALKANWEB.TV
“Kathimerini”: Sulmet ndaj Anastas, qėllimi tė ēekuilibrohet harmonia fetare
 
 
BALKANWEB.TV
Pėr tė qeshur. Kur tė mbyllet dera e hotelit dhe mbetesh pėrjashta lakuriq
 
 
BALKANWEB.TV
Vjedhja e Thesarit, lėnė qelitė 5 punonjėsit e BSH
 
 
BALKANWEB.TV
Suda, elefanti i talentuar qė pikturon elefantė
 
 
BALKANWEB.TV
Rusi, hajduti bie nga kati i nėntė
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma Kushtetuese, konstitucionalistėt: Tė bazohet nė dėshtimet e 1998
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Krerėt e policisė pranojnė dėshtimin, pėrgėnjeshtrojnė propagandėn e Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Rriten pensionet pėr policėt, 2345 vetė pėrfitojnė pension maksimal
 
 
 
 
FOTOGALERI
Cfarė trupi yll Majlinda Bregu
 
 
FOTOGALERI
Ciljeta shoping me tė birin
 
 
FOTOGALERI
Shkėndie Mujaj, skena hot mbi bilardo
 
 
FOTOGALERI
Era Istrefi provokon me duar
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus: Unė dhe Liam Hemsworth duhemi akoma
 
 
FOTOGALERI
Bar Refaeli jo me vetėm, modelja mė nė fund ka gjetur tė dashur
 
 
FOTOGALERI
Lindi me kokė poshtė, burri qė sfidoi vdekjen
 
 
FOTOGALERI
Tanzani, babuini bėn akrobaci dhe luan me majmunin e vogel
 
 
FOTOGALERI
William dhe Kate, udhėtarėt e njė treni tė zakonshėm
 
 
FOTOGALERI
Belen Rodriguez, selfie gjysmė nudo
 
 
FOTOGALERI
Tiranė, dhunohet e thyhet memoriali “Post Bllok”, krijuesit: Veprim i qėllimshėm
 
 
FOTOGALERI
Mariana Rodrigues, shopping i nxehtė ne Milano per modelen venezueliane
 
 
FOTOGALERI
Lamtumirė messenger Microsoft, Msn mbyllet pas 15 vitesh
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Lawrence nudo online, hackerat trondisin showbizin
 
 
FOTOGALERI
Diktatori Korean u dhuron spektakėl shtetasve tė tij
 
 
FOTOGALERI
Ndahet nga jeta nė moshėn 88- vjeēare aktorja, Liza Laska
 
 
FOTOGALERI
Familja Gjebrea foto me ish-kryeministrin
 
 
FOTOGALERI
Chaves ėshtė gjallė?! Njė grua i ngjan tmerr