BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kulturė
01 Korrik 2013 - 01:28 | LAJME
TRANSLATE
 
Franz Kafka, një mister letrar
Franz Kafka, një mister letrarKafka shkruante në formë të veçantë, jo lehtë të kuptueshme. Lexuesit nuk ishin të gjithë të kënaqur me ambiguitetin e teksteve të tij. Por pikërisht ky stil specifik i Kafkës garanton aktualitetin e tij të pandërprerë.

Ja ku shtrihet ai, njeriu i pafuqishëm. Kurrizi i fortë si një zhguall. Kur ngre kokën sheh barkun e tij të fryrë, të murrmë dhe këmbët e tij të holla, mjerane i shfaqen para syve të pafuqishme. A është ky trupi i një njeriu? Jo. Është trupi i një insekti gjigant. Një buburreci të pështirë, i cili mbrëmjen e kaluar ishte ende njeri. "Shndërrimi" quhet historia e Kafkës e vitit 1912, rrëfimi ndoshta më i famshëm i tij. Një tekst i frikshëm, shqetësues, për cënueshmërinë e njeriut, pozitën e tij të pasigurt në botë, që brenda një nate mund ta kthejë në pozicion jashtë loje në shoqëri.
Atdheu i Kafkës, Praga, rreth vitit 1893

Por përse e mbështjell Kafka historinë e tij me këtë tis misteri? A nuk mund të rrëfente edhe ndryshe? Në mënyrë "më realiste", "më të besueshme"? Disa nga lexuesit e tij i ka trazuar ky karakter misterioz. Kështu p.sh. edhe një farë Dr. Siegfried Wolff, i cili e lëxoi rrëfimin menjëherë pas publikimit, dhe iu drejtua autorit, Kafkës. "Shumë i nderuar zotëri", i shkruante ai Kafkës, "Ju më keni bërë të palumtur. Unë bleva 'Shndërrimin' tuaj dhe ia dhurova kushërirës sime. Por ajo nuk arrin ta shpjegojë historinë. Kushërira ime ia dha mamasë së saj, por as ajo nuk diti ta shpjegojë. ... Vetëm Ju mund të më ndihmoni. Ju duhet ta bëni këtë pasi Ju jeni shkaktari i këtij shqetësimi. Pra Ju lutem më thoni se çfarë duhet të kuptojë kushërira ime nga 'Shndërrimi'."

Forca e tekstit
Pushteti i instancave - skenë nga filmi "Procesi" (1962), sipas romatit të Kafkës.

Përse pra shkruan Kafka kaq errët, i vë personazhet e tij përballë situatash, të cilat në realitet nuk ekzistojnë, të paktën të marra fjalë për fjalë? Me këtë mënyrë të shkruari Kafka ia vështirësoi punën vetes, pasi ajo u bë pengesë që ai të pëlqehej si autor nga një publik i gjerë, gjatë kohës që jetonte. Për gjuhëtarin Thomas Anz, pranë Universitetit të Marburgut, i cili ka shkruar një studim kompakt mbi veprën dhe jetën e Kafkës, nuk përjashtohet që shkrimtari me anë të ndërtimit misterioz të teksteve të tij, riprodhonte në mënyrë formale realitetin e jashtëm. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për instancat shtetërore, të cilat i përshkruan në romane si "Procesi" apo në formë shumë më të fortë tek tregimi "Kolonia e ndëshkimit".

Sipas Anz mund të thuhet se Kafka në tekstet e tij, ndodhitë enigmatike që ia atribuon institucioneve si p.sh. gjykatave apo personave të respektit, i praktikon nga ana e vet tek lexuesit, duke ua bërë të vështirë të merren me tekstet e tij. "Ai pra u prezantohet lexuesve po aq i vështirë sa burokracia personazheve të tij. Ndoshta prapa kësaj qendron diçka e tillë si pretendimi i vetë Kafkës për pushtet."

Tmerri i modernes
Në tekstet e Kafkës thotë gjuhëtari Michael Braun, drejtor i shërbimit të letërsisë në fondacionin Kondrad Adenauer, shprehet nervozizmi i kohës së tij përballë fenomenit të modernizimit. Rritja e qyteteve, mjetet e reja të transportit si hekurudha e para së gjithash automobili, teknikat e reja të prodhimit dhe një aparat shtetëror në rritje - të gjitha këto ishin të reja dhe i trazonin njerëzit. Këtë trazim, thotë Braun, njerëzit e ndiejnë edhe sot. "Për këtë arsye Kafka pranohet si profet, si dikush që i parapriu në 1900 realitetit të mesit të shekullit të kaluar e të mëvonshëm, si p.sh. njeriu i kontrolluar nga të gjitha anët apo njeriu i torturuar. Nga 'Kolonia e ndëshkimit' mund të kalosh direkt tek Guantanamo."
Manuskripti origjinal i "Procesit" të Kafkës në arkivin e letërsisë Marbach

Njeriu nuk është asgjë në botën moderne. Të paktën si person ai vlen pak. Në radhë të parë është e rëndësishme që e gjitha, pra shoqëria në përgjithësi të funksionojë. Ky besim gjeti shprehje ekstreme në lëvizjet totalitariste të shekullit të 20-të: nacionalsocializmi dhe komunizmi. Por edhe pse shtetet e organizuara në mënyrë demokratike e kanë zbutur disi këtë program të rreptë p.sh. me programe sociale apo kanë zbutur mjaft sistemin e tyre juridik, ndjenja e pafuqisë së individit, e përshkruar nga Kafka, vazhdon të ekzistojë ende sot. Në mënyrë paradoksale edhe shoqëritë në të cilat njerëzit gëzojnë liri të mëdha, mbartin një lloj tmerri. Fenomeni me të cilin është marrë vazhdimisht Kafka, i trazon njerëzit ende sot. "Autoritetet pjesërisht shihen si kërcënuese, e pjesërisht vihen në lojë. E gjitha kjo shkakton mungesë orientimi. Këto janë përvoja të modernes, që vazhdojnë deri sot dhe të cilat një autor si Kafka i ka paraqitur në mënyrë të shkëlqyer dhe ekzemplare."

Forca tërheqëse e ambiguitetit
Për kuptimet e shumëfishta që vezullojnë në tekstet e Kafkës, ka edhe një arsye tjetër, shpjegon Michael Braun. Ajo gjendet në identitetin kompleks të Kafkës i cili është gjithashtu një fenomen i modernes. "Kafka ishte hebre, Kafka ishte avokat, Kafka ishte shkrimtar. Kafka vinte nga Praga, ai ishte çek dhe gjerman. Dhe të gjesh në këtë kompleksitet identitetesh të ndryshme atë Kafkë që flet me fjalë të qarta, do të mbetet me sa duket gjithnjë problem." Megjithatë, shton Braun, pikërisht ky problem i bën tërheqëse tekstet e Kafkës: "Nëse ky problem nuk do të ekzistonte, çfarë do të na shtynte të lexonim Kafkën?", transmeton DW.

(a.k/DW/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Latif Dreqi mė 01-07-2013 nė 11:21
Me vjen shume mire qe flitet per Kafken..pak a shume e kam lexuar vepren e tij e cila nuk te lodh kurre pasi gjithnje te ben kureshtar. Mendoj se influencen me te madhe botes se Kafkes ia dha Praga,ky qytet sa mistik aq dhe magjik.
       Shqiperia
23 Tetor 2014
Spiropali në Greqi: Luftë të përbashkët kundër krimeve doganore
Takimi u zhvillua në Janinë, në Greqi dhe në fokus të takimit ishte diskutimi në nivel teknik mes dy stafeve për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, thjeshtimin e procedurave, përmirësimin e infrastrukturës në të dy anët e kufirit
KOMENTO (2)
       Kosova
23 Tetor 2014
Sejdiu: Jam gati për rikthim
Në nëntor të vitit 2010 humbi garën për kryetar të LDK-së pasi kishte dhënë dorëheqje paraprakisht nga posti i presidentit në shtator të po atij viti. Por tashmë katër vjet më pas, Fatmir Sejdiu paralajmëron se do t’i kthehet aktivisht politikës në vend
KOMENTO
       Rajoni
23 Tetor 2014
Daçiç: Takimi i ardhshëm në Prishtinë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot në Beograd, se takimi i ministrave të Jashtëm dhe të Ekonomisë të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Prishtinë pas formimit të institucioneve në Kosovë
KOMENTO
       Bota
23 Tetor 2014
Konferenca për Mirëqeverisje Ekonomike, Fyle: Ja cilat ishin tre pikat kyçe
Pas zhvillimit të konferencës në Beograd për Mirëqeverisje Ekonomike dhe Ndërlidhje Infrastrukturore, komisioneri për zgjerim Stefan Fyle ka publikuar një deklaratë për mediat duke theksuar 3 pikat kryesore të miratuara nga pjesëmarrësit në këtë konferencë
KOMENTO
       Sport
23 Tetor 2014
UEFA, Komisoni disiplinor tri orë diskutime mbi ndeshjen Shqipëri-Serbi
Komisioni Disiplinor i UEFA-s, pas tri oresh debati ka mbaruar konsultimet e sotme mbi ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila u ndërpre për shkak të incidenteve në minutën e 42
KOMENTO
       Kulture
23 Tetor 2014
Kryeministria, “ekran i gjallė” i betejės kundėr kancerit tė gjirit
Fasada e kryeministrisė ėshtė kthyer pasditen e sotme nė njė “ekran tė gjallė” pėr tė pėrcjellė informacione dhe apel pėr sensibilizimin e grave dhe nėnave shqiptare nė luftėn kundėr kancerit tė gjirit
KOMENTO (3)
       Metropol
23 Tetor 2014
Këshillat e modeleve: Ritet e bukurisë që duhet t’i ndiqni përpara se të flini
Na ka rënë shpesh rasti që të shohim drejtpërdrejt, nëpërmjet televizorit apo revistave, sfilatat e modeleve nga e gjithë bota dhe shpesh i kemi bërë pyetjen vetes se si ia bëjnë që janë aq të kuruara dhe gati-gati perfekte?!
KOMENTO
       Teknologji
23 Tetor 2014
40% e të rriturve kanë përjetuar ngacmime në internet
Në çdo moment që dikush poston një foto ose video në internet, pa dyshim që përdoruesit e internetit do të fillojnë menjëherë të bëjnë komente
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Bojkoti, Basha: Kemi propozuar marrėveshje me garanci ndėkombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
Kuvendi shkarkon me votim tė fshehtė Cefėn dhe Lelēajn nga KLD
 
 
BALKANWEB.TV
Prokuroria merr tė pandehur Kristaq Gervenin, mbajti gradėn qė nuk i takonte
 
 
BALKANWEB.TV
Prodhuesit e bukės: Proteinat nuk janė problemi i vetėm, Unioni veproi si monopol
 
 
BALKANWEB.TV
BIRN: Fazllic 1 mln $ 'investim' pėr PD, ua vodhi amerikanėve nė kėmbim tė njė kontrate biznesi
 
 
BALKANWEB.TV
AMA, Peza: Nesėr mblidhemi pėr kryetarin e ri, opozita tė vijė pėr dėgjesat
 
 
BALKANWEB.TV
Trami, Bozdo: Rama tė japė ‘ok’, tė mos e bllokojė pėr interesa politike
 
 
BALKANWEB.TV
Ish i pėrndjekuri urinon mbi varrin e Enver Hoxhės
 
 
BALKANWEB.TV
Femrat shqiptare jetojnė 4.3 vite mė shumė se burrat
 
 
BALKANWEB.TV
Britani e Madhe, kamioni merr zvarrė makinėn
 
 
BALKANWEB.TV
Kuvendi fut nė rend dite 3 kėrkesat e opozitės. Rama: E megjithatė janė komike!
 
 
BALKANWEB.TV
Fatos Klosi e Murat Basha shahen ‘plehrė’ e ‘debil’ nė emisionin televiziv
 
 
BALKANWEB.TV
Njė vajzė merr rreze dielli topless nė tarracė, komshiu e pėrgjon me dron
 
 
BALKANWEB.TV
Kamer e fshehtė qė do t’ju ndalojė zemra!
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot 23 tetor
 
 
 
 
FOTOGALERI
Nė Romė, sfilata e parė pėr martesat gay
 
 
FOTOGALERI
Nė fushė me njė kembė, sfida e Francescos, rasti i pare nė njė kampionat pėr te rinj
 
 
FOTOGALERI
Lauren Goodger, njė belfie pėr fansat nė Instagram
 
 
FOTOGALERI
Megan Gale, nje mami seksi, topless pėr Who
 
 
FOTOGALERI
Jenifer Lopez, ndez publikun nė Vankuver
 
 
FOTOGALERI
Fustanet mė tė vaēanta tė Oscar de la Renta
 
 
FOTOGALERI
Arti kalon masėn, kur statujat janė titanike
 
 
FOTOGALERI
Kelly Brook, dymbėdhjetė muaj prej super seksi
 
 
FOTOGALERI
Body Worlds, cikli i jetės, ekspozita qe tregon sekretet e trupit te njeriut
 
 
FOTOGALERI
Scherzinger tregon trupin elegant nė Londėr
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Lawrence blen shtėpinė e Jessica Simpson pėr 7 milionė $
 
 
FOTOGALERI
Cifti britanik gjendet i vdekur mes drogėrave nė Indi
 
 
FOTOGALERI
Modelja Mariana Rodriguez nudo pėr kalendarin 2015
 
 
FOTOGALERI
Qytetet mė argėtuese pėr jetė nate
 
 
FOTOGALERI
Cameron Diaz tregon kėmbėt mė tė bukura nė botė pėr, “Marie Claire
 
 
FOTOGALERI
Statuja e njeriut qė daton 9500 vite mė parė
 
 
FOTOGALERI
Leo DiCaprio shih cfarė ke humbur
 
 
FOTOGALERI
Mė tė adhurueshėm se kėlyshėt, ja portret e qenve tė vjetėr