BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kulturė
18 Dhjetor 2013 - 08:53 | LAJME
TRANSLATE
 
Kristo Frasheri: Hoxha u distancua me Britaninë për çështjen e Vorio-Epirit
NGA: KRISTO FRASHERI
Kristo Frasheri: Hoxha u distancua me Britaninë për çështjen e Vorio-EpiritTIRANE-Gjatë viteve të luftës, Enver Hoxha nuk ngurroi të bashkëpunonte me Britaninë e Madhe. Siç dihet, Fronti Nacional Çlirimtar siguroi nga Londra, për nevojat e luftës kundër okupatorëve nazifashistë, ndihma në veshmbathje, në armatime e në të holla. Kur në përfundim të luftës Enver Hoxha nuk kishte më nevojë për ndihmat e Londrës, ai nuk hezitoi të distancohej prej saj. Nëse depërtojmë në thelbin e kësaj kthese, ajo u diktua jo nga motive ideologjike, por thjesht nacionaliste, meqenëse Britania e Madhe përkrahte lakmitë greke ndaj të ashtuquajturit Vorio-Epir.
 
Në vitet e para të Pasluftës, kur opinioni publik brenda dhe jashtë vendit ishte i bindur se Enver Hoxha ishte një gur shahu i mareshalit Tito dhe kur kundërshtarët e tij kujtonin se Shqipëria po shndërrohej dalëngadalë në republikën e shtatë të Federatës Jugosllave, ai sapo gjeti rastin, më 28 qershor 1948 i ndërpreu brenda një nate në mënyrë të befasishme marrëdhëniet me Partinë Komuniste Jugosllave. Më tej, me kalimin e tij në krahët e Moskës, kur paditej si një bolshevik i verbër, për t'u çliruar nga presioni i saj, ai i shkëputi në vitin 1961 në mënyrë spektakolare lidhjet me Moskën. Më vonë, kur Enver Hoxha akuzohej se po ndiqte mësimet e komunistëve ekstremistë kinezë të Mao Ce Dunit, ai i preu pa hezitim marrëdhëniet edhe me Kinën kur pa dëmin që i vinte prej tyre. Këto kthesa, shpeshherë tepër të guximshme, të cilat në jetën e përditshme të një qytetari mund të gjykohen të pamoralshme, në biografitë e burrave të shtetit duhen gjykuar të pamoralshme nëse ato dëmtojnë interesat e kombit.
 
Le të ecim më tutje. Ngjarjet e ndodhura në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore historikisht duhen analizuar nën prizmin e detyrave kryesore që shtroheshin para vendit. Ato qenë dy: çlirimi i Atdheut nga zgjedha e okupatorëve fashisto-nazistë italo-gjermanë dhe rimëkëmbja e Pavarësisë Kombëtare e Shqipërisë. Lufta e madhe antifashiste kundër agresorëve nazistë gjermanë, fashistë italianë, militaristë japonezë, ishte një ndërmarrje planetare. Për shkak të rrezikut të madh që ata sillnin me vete, udhëheqësit e kampit të madh antifashist kërkonin pjesëmarrjen në luftën kundër tyre jo vetëm të Fuqive të Mëdha, por edhe të shteteve të vogla, madje edhe të popujve të robëruar. Thirrjet e përditshme në gjuhën shqipe që vinin nëpërmjet valëve radiofonike nga Londra, Moska dhe Nju Jorku për të rrëmbyer armët kundër agresorëve nazifashistë tregojnë për rëndësinë që Treshja e madhe Antifashiste i kushtonte edhe pjesëmarrjes shqiptare në këtë betejë historike. Ato nuk qenë thirrje për festivale apo panaire, por për të dhënë jetën në fushën e betejës. 

Disa orë përpara se Kryeministri i Italisë, Benitto Musolini të ndërmerrte më 7 prill 1939 okupacionin ushtarak të Shqipërisë, ai i drejtoi qeverisë së Tiranës një ultimatum të hartuar në stilin e gangsterëve: Kërkonte leje për të vendosur ushtritë italiane në disa pika strategjike të Shqipërisë, përndryshe do të ndërmerrte pushtimin ushtarak të mbarë vendit. Mbreti Zog nuk e pranoi ultimatumin. Refuzimi i ultimatumit qe një veprim i drejtë, por largimi i tij nga Shqipëria si kaçak, pa i shpallur Italisë gjendjen e luftës, ishte një qëndrim i gabuar, i cili rëndoi për keq, jo vetëm për të ardhmen e Shqipërisë, por edhe për kurorën e tij mbretërore. Me largimin e tij nga Shqipëria pa shpallur gjendjen e luftës dhe me shpërndarjen e qeverisë mbretërore sapo kaloi Kapshticën, Zogu e humbi të drejtën të kishte një qeveri antifashiste shqiptare në mërgim. Këtë zbrazëti konstitucionale Musolini e shfrytëzoi duke shpallur më 12 prill 1939 se Shqipëria nuk e kishte humbur statusin e një shteti të pavarur dhe se në Shqipëri kishte ndodhur vetëm një ndryshim kurore mbretërore, nga ajo e mbretit Zog, në atë të mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit të Tretë. Me këtë manipulim konstitucional, Shqipëria mbeti pa pasur një qeveri antifashiste në mërgim, siç kishin gjithë shtetet e tjera të pushtuara të Europës.
 
Si vend i pushtuar nga Italia fashiste, vetëkuptohet se qeveria kolaboracioniste e Tiranës ishte e detyruar të ndiqte fatin e qeverisë së Romës. Si rrjedhim, në luftën që Italia fashiste i shpalli Greqisë më 28 tetor 1940, qeveria kolaboracioniste e Tiranës u detyrua, në bazë të një ligji mbretëror, të solidarizohej me Romën.
 
Me këtë rast u duk dëmi që pati Shqipëria nga mungesa e një qeverie antifashiste në mërgim. Qeveria greke e konsideroi pa të drejtë deklaratën e kolaboracionistëve të Tiranës sikur këtë luftë ia kishte shpallur Greqisë vetë Shqipëria. Në bazë të kësaj deklarate, qeveria greke u përgatit të kërkonte në fund të luftës nga Shqipëria si dëmshpërblim aneksimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir - dhjetë rrethet jugore që në atë kohë bënin pjesë në qarqet e Gjirokastrës e të Korçës.
 
Rreziku i gjymtimit territorial ishte një arsye më tepër që shqiptarët ta intensifikonin në shkallën më të lartë rezistencën e armatosur antifashiste, me qëllim që në mbarim të luftës Shqipëria të njihej si pjesëtare e koalicionit të madh antifashist. Në këto rrethana, pas dhjetorit të vitit 1942, nën udhëheqjen e kryesisë së Frontit Nacional Çlirimtar, lufta partizane mori përpjesëtime galopante. U kalua, nga çetat lokale, në batalione krahinore; më tej, në verën e vitit 1943, nga batalionet, në brigada sulmuese; më 1944, nga brigadat, në divizione, deri në korparmata. Përkundrazi, repartet e armatosura të Ballit Kombëtar, në vend të luftës kundër okupatorëve kaluan në bashkëpunim me ta. Bashkëpunimi shpuri në shpërbërjen e tyre, derisa mbeturinat balliste dhe legaliste mërguan së bashku me repartet hitleriane jashtë vendit.
 
Kontributi që ka dhënë ushtria nacionalçlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër okupatorëve u analizua nga Konferenca e Paqes, e cila u zhvillua në Paris në vitin 1946. Ndër 21 shtetet që morën pjesë në këtë konferencë, vetëm njëri prej tyre - Greqia - nuk e përfilli kontributin që dha Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë konferencës, kryeministri i saj, Kostandin Caldaris u ra përditë borive se, gjatë luftës Shqipëria ishte jo viktimë, por aleate e Italisë fashiste, mbasi ajo më 28 tetor 1940 i kishte shpallur luftë Greqisë. Asnjë nga pjesëtarët e tjerë të kampit antifashist nuk e miratoi tezën e Athinës. Caldaris vazhdoi deri në fund të ngulte këmbë për të mos e pranuar Shqipërinë në radhët e fitimtarëve. Duke u mbështetur në kontributin që dha ushtria nacionalçlirimtare shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe pavarësisht nga argumentet juridike që përdorën miqtë e Greqisë për të përkrahur Athinën, Konferenca e Paqes nuk e cilësoi Shqipërinë shtet agresor. Në fund të punimeve të saj, Konferenca e Paqes, pavarësisht nga antipatia që disa shtete kishin ndaj qeverisë së kryesuar nga E. Hoxha, u detyruan përballë faktit kokëfortë të Luftës Nacional Çlirimtare ta pranonin Shqipërinë si aleate të Kampit të madh Antifashist. Në Konferencën e Paqes doli dhe më tepër në dritë kontributi që dha Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare në mbrojtjen e pavarësisë dhe të integritetit tokësor të Shqipërisë.
 
Kur dëgjon argumentet e disa pseudoanalistëve se, Lufta Nacional Çlirimtare është zhvilluar më tepër në letër se në terren, ose se, Lufta Nacional Çlirimtare i shërbente më tepër Jugosllavisë se Shqipërisë, ose se, Lufta Nacional Çlirimtare i sillte më tepër dëm se dobi pavarësisë së Atdheut, - të duket sikur është ringjallur Din Caldaris dhe pëshpërit si sufler fjalimet tashmë të harruara që ai mbante orë e çast në Konferencën e Paqes në Paris.
 
Nëse e pranojmë gjykimin e historisë, e cila mbështetet në rezultatet e arritura dhe jo në llafollogji, nuk ka përse ta mohojmë rolin pozitiv që luajti Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare në rivendosjen e pavarësisë kombëtare të Shqipërisë dhe në shpëtimin e atdheut nga copëtimi territorial.
(Vijon nesër) 

(a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Metush Zenuni, Kacanik mė 19-12-2013 nė 09:56
Keshtu duhet te flet nje historian, nje shkencetar i kalibrit te Kristo Frasherit, i cili bazohet ne te dhena shkencore e historike e jo nga ndikimet e politikes ditore dhe perfitimet personale karrieriste. Mr.sc. Metush Zenuni - Historian - Kacanik - SHQIPERI.

Dėrguar nga PUPI, USA mė 19-12-2013 nė 04:50
Pershendetje Profesor.Si gjithmone analize realiste.
Profanet qe nuk kane asnje horizont dhe ne mungese te argumenteve si ne cdo rast tjeter godasin autorin.Asnjeri nuk provon qendrimi i anglise nuk eshte ai qe paraqet Profesori.me kollaj eshte te heedhesh balte se te japesh argumente

Dėrguar nga Korabi mė 18-12-2013 nė 22:18
Nuk e di se cfare e shytu Enver Hoxhen te distancohej nga Britania, por duhet thene qe ky distancim ishte ne te mire te Shqiperise, madje dhe incidenti i Kanalit te Korfuzit, edhe pse fillimisht na demtoi i tregoi Anglise qe nuk do ishte dhe aq e lehte nderhyrja e saj. Anglia ishte shprehur hapur per aneksimin e Epirit te Veriut, dhe per kete ka dokumenta dhe fakte historike, u pelqen apo jo komentuesve ketu.

Dėrguar nga enver hoxha, Hamburg mė 18-12-2013 nė 21:26
Lexova komentet verejta se shumica nuk pajtohen me historianin thash me vete athua pas 70vjetesh edhe per uck do te thuhet se nuk luftoi per liri turp nje pjes e shqiptarv me te vertet jan te pa turpshem

Dėrguar nga Lipe Gremi mė 18-12-2013 nė 19:46
Eshte nje kontribut I pacmuar I Prof.Frasherit qe me shkrimet e tij,ndonese edhe ne kete moshe te kaluar,mundohet te ndricoje ngjarje te vecanta ne historine e kombit tone.Sa per injorantet qe vazhdojne me luften kunder komunizmit,le te shohin pak mbrapa dhe te pyesin kush I shtyu ata djeme te rinj te bashkohen e te luftojne ne brigadat internacionale ne Spanje kundra Frankos,dhe instalimit te fashizmit?

Dėrguar nga gt mė 18-12-2013 nė 18:47
Kolin,

Mund te thuash se per te njejten arsye. ka pase nje rezulute para Kongresit Amerikan ne perkrahje te grekve, prej nje kongressmani nga Florida.

Dėrguar nga Kolin, ēun tirone dje - shtetas europjan sot, Francė mė 18-12-2013 nė 17:04
PO ME AMERIKĖN O I RRJEDHUR PSE U DISTANCUA E.H? APO EDHE ME TA PĖR VORIO-EPIRIN?

Dėrguar nga fiku, durres mė 18-12-2013 nė 17:02
Ky eshte nje tjeter shkrim i turpshem i nje historiani matufo komunist. Turp.

Dėrguar nga Jaku, Boston / USA mė 18-12-2013 nė 15:19
Historiani i kuq K.Frasheri po i ben kundrapeshe nje shkrimi ne gazeten Panorama qe jepte 15 fakte bazuar ne dokumentacionin e vete komunistave se E. Hoxha eshte kriminel lufte.
Une do te pyesja Kristo frasherin:
Per patriotizem e grisi E. Hoxha Marreveshjen e Mukjes?
Po intelektualet qe kishin studiuar ne perendim per patriotizem i vrau dhe burgosi?
Po lidhja jugosllavine per patriotizem u be?
Po baza ruse ne Vlore per patriotizem u lejua?
Oh harrova "Vellezerit kineze dhe miqte kosovare"

Dėrguar nga uēē mė 18-12-2013 nė 14:52
eshte koha e paqes per shpirtin tend profesor. ik i qete! e di qe do thuash qe "eshte kohe horrash per te ikur i qete", por mos harro! kur te gjithe sat****et qe e kane zhvatur e kane braktisur, duke e lene ne meshiren e fatit kete komb, ne fundin e shpirtit ka gjetur driten per te ndricuar rrugen e tij. ik i qete profesor! shqiperia eshte nje rruge qe skthehet dhe shqiptaret nje organizem me shpirt shume me te forte, nga trupi dhe oreksi i atyre qe na rrethojne.
 Vazhdimi komenteve: 1   2  
       Shqiperia
23 Tetor 2014
INUK aksion për lirimin e hapësirave publike në ‘Rrugën e Elbasanit’, Laprakë dhe Brakë
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik ka nisur sot aksionin për lirimin e hapësirave publike. Aksioni i INUK do të përqendrohet përgjatë rrugës së Elbasanit, në Laprakë dhe në zonën e Brakës.
KOMENTO
       Kosova
23 Tetor 2014
Jahjaga: Pranimi në KON, lajm i mrekullueshëm
Pas urimit të Kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi, pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar e ka uruar edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
KOMENTO
       Rajoni
23 Tetor 2014
Sot vendimi i UEFA-s, media serbe paragjykon: Serbia merr 3 pike në tavolinë
Mediat serbe paragjykojnë vendimin që pritet të jape UEFA sot për ndeshjen e 14 tetorit në stadiumin 'Partizan' të Beogradit, ndeshje e cila u ndërpre pas valëvitjes së disa simmboleve shqiptare dhe dhunës që pasoi ndaj futbollistëve të kombëtares sonë.
KOMENTO
       Bota
23 Tetor 2014
Harper: Kanadaja nuk është e imunizuar nga terrorizmi
Një hapje vdekjeprurëse zjarri në parlamentin kanadez tregoi se vendi nuk është i imunizuar nga terrorizmi, deklaroi kryeministri kanadez, Stephen Harper në një fjalim drejtuar kombit
KOMENTO
       Sport
22 Tetor 2014
Incidentet në aeroportin e Beogradit, bllokohen drejtuesit e Beshiktashit
Sfida e nxehtë e UEFA Europa League mes Partizanit të Beogradit dhe Beshiktashit ka prodhuar incidentet e para
disa orë përpara përballjes që do të luhet nesër në mbrëmje në Beograd.

KOMENTO
       Kulture
22 Tetor 2014
Rama: Kryeministria, ekran i gjallė i betejės kundėr kancerit tė gjirit
Kryeministri Edi Rama nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin social bėri tė ditur se nesėr Kryeministria do tė shndėrrohet nė njė ekran tė gjallė pėr tė luftuar kancerin me informacion
KOMENTO (3)
       Metropol
23 Tetor 2014
“Miss Globe" në Shqipëri, Serbia tërhiqet nga gara
“Miss Serbia" është tërhequr nga gara e "Miss Globe", që prej 11 vitesh mbahet në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga producenti Petri Bozo, njëherësh organizator i saj.
KOMENTO
       Teknologji
23 Tetor 2014
Ndër kompjuterët e parë Apple, shitet për 905,000 dollarë
Në një ankand në Nju Jork, më 22 tetor, është shitur një nga shembujt e pakta të mbetura të komjuterit të parë Apple
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot 23 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
E jashtėzakonshme, ky ėshtė momenti kur ujėvara shkon lartė
 
 
BALKANWEB.TV
“Zoti President mos ma prek tė dashurėn!” Obama: Nuk kisha ndėrmend
 
 
BALKANWEB.TV
Demokratėt mbledhje me dyer tė mbyllura, kundėr rritjes sė gjobave
 
 
BALKANWEB.TV
Kanada, tė shtėna me armė nė parlament, policia vret autorin
 
 
BALKANWEB.TV
Gjyqi ndaj Frrokut, pyetet dėshmitari i mbrojtur. Fatmir Vladi nuk e ndryshon dėshminė
 
 
BALKANWEB.TV
Marrėveshja pėr rikthimin e PD nė Kuvend, Bylykbashi: Rama tė ngrihet nė nivelin e Nanos
 
 
BALKANWEB.TV
Moody’s: Ekonomia shqiptare e qėndrueshme nė nivelin B1
 
 
BALKANWEB.TV
"Energjia", Rama: S'ka rritje ēmimi. Debitorėt 5 ditė afat pėr faturat, pėrndryshe vepron ligji
 
 
BALKANWEB.TV
Klandestinėt e kapur nė Gjirokastėr: Pėrpiqemi tė shpėtojmė, Siria ėshtė e frikshme
 
 
BALKANWEB.TV
Totozani debat me Xhafaj: Po e ktheni institucionin nė sekretariat teknik
 
 
BALKANWEB.TV
Paketa e re fiskale, nė Janar cmimi i karburantit shtrenjtohet me 12 lekė pėr litėr
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Krimi ka kapur shtetin, tė paprekshmit janė nė parlament
 
 
BALKANWEB.TV
Panariti: Jo monopole nė industrinė e miellit, do hartojmė paketėn integrale tė brumrave
 
 
BALKANWEB.TV
Ndahet kėsti i radhės, Veliaj: Do zerojmė tarifat pėr fėmijėt e tė pėrndjekurve
 
 
 
 
FOTOGALERI
Bora ‘zbardhon’ nė Kosovė
 
 
FOTOGALERI
E jashtėzakonshme, ky ėshtė momenti kur ujėvara shkon lartė
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Aniston dhe Justin Theroux do tė martohen?
 
 
FOTOGALERI
Njė zanė seksi bombė si Katie Price
 
 
FOTOGALERI
Ish-sulmuesi i Milanit, Robinho akuzohet pėr pėrdhunim nė grup
 
 
FOTOGALERI
Taylor Swift: S’kam nevojė pėr meshkujt pėr tė gjetur frymėzimin
 
 
FOTOGALERI
Aktroja Gomez vesh ēorape me sandale
 
 
FOTOGALERI
Kanada, tė shtėna me armė nė parlament, policia vret autorin
 
 
FOTOGALERI
Indi, dentistėt operojnė pacientėt nė rrugė pėr pak qindarka
 
 
FOTOGALERI
Casye Batchelor tregon gjoksin e saj tė ri
 
 
FOTOGALERI
Donte tė takonte ish-tė dashurin me ēdo kusht, futet nga oxhaku por ngec keq
 
 
FOTOGALERI
Ja ēfarė ndodh nė njė universitet tė Gjermanisė
 
 
FOTOGALERI
Flutura i futet nė vesh, ja fotot e nxjerrjes sė saj
 
 
FOTOGALERI
Kimberley Garner, harron tė veshė diēka
 
 
FOTOGALERI
Mediat azerbajxhanase ne fokus viziten e Ilir Metes
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus, gjithmonė me kėmbėt pėrpjetė
 
 
FOTOGALERI
Larg Victoria Secret, modelja nė njė film me metrazh tė shkurtėr
 
 
FOTOGALERI
Monica Apor, seks bomba nga Brazili