BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kulturė
16 Korrik 2013 - 09:36 | LAJME
TRANSLATE
 
Monumenti, thesarkërkuesit shkatërrojnë Urën e Golikut
Nga: ENKELEJDA SKËNDERASI
Monumenti, thesarkërkuesit shkatërrojnë Urën e GolikutPOGRADEC - Thesarkërkuesit po shkatërrojnë Urën e Golikut në komunën Proptisht të Pogradecit. Ndonëse është një monument kulture i kategorisë së parë, ura 300-vjeçare në këtë zonë është bërë shpesh objekt i 'etheve' të arit. Me harta në duar, persona të papërgjegjshëm dhe ende të paidentifikuar për policinë, prej muajsh gjurmojnë dhe hapin gropa në këmbët e urës shekullore, pasi besojnë se aty ka ar. Sipas banorëve të zonës, situata është shqetësuese pasi gërmimet e personave të papërgjegjshëm kanë vënë në rrezik edhe strukturën mbajtëse të urës, çka do të thotë se nëse aty vazhdojnë kërkimet për ar, ura rrezikon të shembet. Ata thonë se personat, të cilët kanë dëmtuar urën janë persona nga zona të tjera të Shqipërisë, të cilët gjatë ditës paraqiten tek banorët e zonë në komunën Proptisht si turistë ndërsa gjatë natës kërkojnë ar duke mos kursyer ndërhyrjen edhe në bazamentin e urës. "Ura po shkatërrohet. Vijnë persona nga qytete të tjera, me harta në duar dhe bëjnë gërmime natën. Besoj se janë të njëjtët persona që vijnë dhe prezantohen si turistë. Kam takuar vetë disa prej tyre, që interesohen për Urën e Golikut në veçanti dhe i besojnë legjendës se në këmbët e urës ka ar", thotë Ferit Tase, banor i zonës.
Sipas tij, është e çuditshme si këta persona gërmojnë kaq qetësisht. Ai shton se janë vënë në dijeni edhe komuna për këtë situatë, edhe policia. Ura e Golikut është mjaft e rëndësishme jo vetëm për zonën përreth, por për gjithë Shqipërinë, pasi mbart vlera të mëdha historike, madje thuhet se aty diku ka kaluar rruga "Egnatia e vjetër'. "Turistët e huaj vijnë shpesh dhe e vizitojnë. Por në këto kushte duhet ndërhyrje urgjente dhe të merren masa që të mos gërmohet sërish, pasi në të kundërt ura do të shembet", -shprehet Ferit Tase. Për të gjitha dëmtimet e këtij monumenti, është bërë denoncim në polici nga komuna dhe drejtoria rajonale e monumenteve të kulturës, por asnjëherë deri tani nuk janë ndaluar persona përgjegjës për këtë akt të shëmtuar. Ura me harqe e Golikut në Pogradec ka një arkitektonikë të veçantë, është e gjatë 17 m dhe ka një gjerësi prej 3 metrash, në të cilën kalon edhe lumi Shkumbin. Pranë saj kalon rruga 'Egnatia", ndërsa vetëm pak kilometra më tutje, mund të gjenden edhe varrezat antike të Selcës. 5 varre monumentale të gërmuara në shkëmb, flasin për një shoqëri të shek IV-III para Krishtit, madje aty dyshohet të jetë varrosur edhe mbreti ilir Klit, sunduesi i Pelionit të lashtë. Kreu i komunës Proptisht, Fuat Fero, në një intervistë për "Gazeta shqiptare", flet për fenomenin.
Cila është gjendja aktuale e Urës së Golikut?
Ura e Golikut është një monument kulture i kategorisë së parë, por dita ditës po humbet vlerat e saj dhe po shkatërrohet. Ethet e arit tashmë nuk po kursejnë edhe vepra të tilla arti. Persona të paidentifikuar po ndërhyjnë në pjesë të ndryshme të urës, në kërkim të arit, pa marrë parasysh pasojat e këtyre gërmimeve te kjo urë 300-vjeçare. Para tre muajsh persona të paidentifikuar bënë tentativën e parë në pjesën e sipërme të urës, duke hapur një gropë natën dhe duke kërkuar ar. Më vonë, ndodhi e njëjta situatë, por këtë herë me këmbët e urës. Kjo ndërhyrje e radhës natyrisht që solli dëmtime serioze tek ura duke vënë në rrezik edhe strukturën e saj. Në të gjitha rastet, kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë konstatuar dëmtimet në fjalë. Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë dhe kërkojmë zgjidhjen e këtij problemi sa më parë, pasi rrezikojmë të humbasim një ndër vlerat më të rëndësishme të zonës.
Keni njoftuar policinë?
Nuk është hera e parë që kemi njoftuar policinë, por asnjë autor deri tani nuk është vënë para ligjit. Nëse i referohem rastit më të fundit, fillimisht kam njoftuar Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës në Korçë, dhe më pas kam njoftuar policinë e Pogradecit. Këta të fundit erdhën në vendin e ngjarjes, bënë disa foto, morën në pyetje banorët dhe asgjë më tepër. Autorët nuk janë vënë edhe sot para ligjit. Ne kemi frikë se ndoshta thesarkërkuesit kthehen sërish dhe atëherë do të jetë tepër vonë për të gjithë, pasi ura rrezikon të shembet nëse ndërhyhet sërish.
Sa shqetësuese është kjo situatë?
Situata është shumë shqetësuese, pasi siç e thashë Ura e Golikut nga këto ndërhyrje rrezikon të shembet. Personat e paidentifikuar ndërhyjnë me mjete të ndryshme dhe normalisht është duke u dëmtuar jo vetëm ana arkitektonike e saj, por edhe struktura. Situata bëhet edhe më e frikshme kur gropat hapen në këmbët e urës, ç'ka e bën rrezikshmërinë edhe më të madhe. Momentalisht, ura 300-vjeçare, mjaft e vizituar nga turist vendas dhe të huaj po humbet nga dita në ditë vlerat e saj kulturore dhe historike. Ndërkohë që institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e urës, monument kulture i kategorisë së parë, qëndrojnë indiferente.
Nga informacionet që ju keni personat që kërkojnë ar në këmbët e kësaj ure janë banorë të zonës apo nga qytete të tjera të Shqipërisë?
Thesar-kërkuesit që vijnë këtu janë banorë nga qytete të tjera të Shqipërisë, ndoshta nga Elbasani apo rrethe të tjera. Teksa mbërrijnë në fshat, u prezantohen banorëve të zonës si turistë dhe kontrollojnë zonën, më pas përgjatë natës, me harta në duar gjurmojnë ar, veçanërisht në këmbët e urës. Banorët e zonës nuk bëjnë të tilla ndërhyrje pasi janë të ndërgjegjshëm se kjo është vetëm një legjendë, por të huajt, natyrisht që kërkojnë të gjejnë me çdo kusht materiale të çmuara.
Ka pasur ndonjë ndërhyrje në këtë urë për restaurimin e pjesëve të saj?
Asnjëherë. Në fakt muaj më parë kur unë njoftova Drejtorinë e Monumenteve në Korçë, mu premtua se do ndërhyhej, por ky premtim nuk u mbajt kurrë nga ana e kësaj drejtorie. Pavarësisht kërkesave të mia të vazhdueshme përballë këtij institucioni ende nuk është dhënë asnjë zgjidhje konkrete.
Çfarë kërkoni aktualisht?
Kërkoj ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse. Policia duhet të vërë në pranga autorët, me qëllim që të frenohen këto veprime të papërgjegjshme në veprat historike. Kështu po humbasim vlerat e mëdha kulturore dhe historike. Gjithashtu, kërkoj më tepër vëmendje nga ana e Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës për mirëmbajtjen e kësaj vlerë historike.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Ben, GermoTare mė 17-07-2013 nė 14:07
Po germo o Tare germo se do te gjeni nje...

Dėrguar nga oni, tirane mė 16-07-2013 nė 15:43
qe prej dites se zgjedhjeve ka filluar ne mase grabitja dhe shkaterimi i monumenteve arkeologjike.ne amantia po plackisin me skrep varre monumkentale dhe po shkatorojne gjithshka..shet ku je?!

Dėrguar nga dritan, pogradec mė 16-07-2013 nė 13:03
Jam i interesuar per numer kontakti me gazetarin qe ka bere artikullin.

Dėrguar nga katarakti, Gjithebota mė 16-07-2013 nė 10:35
Keta njerez qe janegati te shkaterrojne gjithēka per tu pasuruar vete duhen varur. Po kush t'i vari?! Korbi korbit nuk ia nxjerr syte. Prandaj duhet ndryshimi i qeverisjes. Me shprese se "Regjimi i Gangstereve", siē e ka quajtur dikur regjimin e Berishes "Irish Independent" do te zevendesohet nga nje qeveri qe do mendoje ne rradhe te pare per vendin dhe popullin dhe pastaj per privatizime, tendera dhe mbushje xhepash.
       Shqiperia
30 Tetor 2014
Drafti për miellin do të paraqitet në qeveri
Grupi i ekspertëve të bujqësisë ka përfunduar përgatitjen e draftit që përcakton standardet dhe normat e proteinave që duhet të ketë mielli, dhe së shpejti ai pritet të miratohet në qeveri për të marrë edhe fuqi ligjore
KOMENTO
       Kosova
30 Tetor 2014
Jahjaga: Po kërkoj zgjidhje e jo zgjedhje
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi në një prononcim sot për RTK-në se po përpiqet që në takimet me liderët politikë të gjejë zgjidhje e jo zgjedhje
KOMENTO
       Rajoni
30 Tetor 2014
Maqedoni, ja shenjat e sulmit me granata ndaj godinės sė qeverisė- FOTO
Ja shenjat e sulmit me granata ndaj qeverisė sė Maqedonisė. Sulmi ėshtė regjistruar mbrėmjen e djeshme ndėrkohė qė njė vrimė e madhe ėshtė hapur nė katin e dytė tė ndėrtesės
KOMENTO
       Bota
31 Tetor 2014
SHBA: Regjimi i Assad mund të përfitojë nga sulmet amerikane kundër ISIS
Regjimi sirian i Bachar al-Assad, trupat e të cilit luftojnë kundër grupeve rebele, do të mund të përfitojë nga sulmet ajrore amerikane kundër shënjestrave të grupit të Shtetit Islamik, theksoi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes.

KOMENTO
       Sport
30 Tetor 2014
Anceloti: Blater thotë broçkulla, por s’ia mbyllim dot gojën
Karlo Ançeloti ka kritikuar ashpër presidentin e FIFA-s, Sep Blater, sa i përket deklaratës së këtij të fundit që Manuel Nojer duhet të ishte një kandidat fitues i “Topit të Artë” për atë që bëri në Botëror
KOMENTO
       Kulture
31 Tetor 2014
Ndahet nga jeta nė moshėn 63-vjeēare aktori i njohur Fadil Kujovska
Ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 63-vjeēare aktori i njohur shqiptar Fadil Kujovska. Mėsohet se Kujovska vuante prej 2 vitesh nga njė sėmundje e rėndė.
KOMENTO (1)
       Metropol
30 Tetor 2014
Rita Ora: Calvin Harris ishte i duhuri, por në kohën e gabuar
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka folur në revistën “Cosmopolitan”, në lidhje me ish të dashurin e saj, Calvin Harris
KOMENTO (1)
       Teknologji
31 Tetor 2014
Ja si ta zbuloni kush ju ka fshirë nga lista e miqve në ‘Facebook’
Facebook refuzon të shtojë opsionin i cili të tregon se kush ju ka larguar nga lista e miqve në rrjetin social, sepse kjo ka impakt negativ tek përdoruesit.

KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Atentat me armė 40-vjeēarit me tė kaluar kriminale, pranga njėrit prej autorėve
 
 
BALKANWEB.TV
Ambasadori turk Bayraktar: Shqipėria, rol kyē pėr stabilitetin nė rajon
 
 
BALKANWEB.TV
Meta nė Marok: Pėrpjekje tė pėrbashkėta nė luftėn kundėr terrorizmit
 
 
BALKANWEB.TV
Llalla: Dėrguam para gjykatės 1 prokuror e 5 gjyqtarė, vijojmė hetimet pėr zyrtarėt
 
 
BALKANWEB.TV
Nga data 1 janar 2015 hyn nė fuqi pensioni social, ja si pėrfitohet
 
 
BALKANWEB.TV
Dervishi: Energjia, pjesė e kostove tė ujėsjellėsave, tė trajtohen si klientė specifikė
 
 
BALKANWEB.TV
Rihapin dyert 6 universitete private tė pezulluara nė gusht
 
 
BALKANWEB.TV
Ruēi kritika ministrave: Justifikoni besimin te elektorati jo tė silleni si kryeministra
 
 
BALKANWEB.TV
Kutia e ndihmės sė shpejtė, specialisti Alija: E domosdoshme kur ambulanca vonohet nė vendngjarje
 
 
BALKANWEB.TV
Fotoshopi, teknologjia qė kthen kėtė plakė, nė vajzė tė re
 
 
BALKANWEB.TV
Zv.kryetari i Komitetit tė Buxhetit nė Parlamentin Europian interviste per News24
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 30 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
Qytetari denoncon nė News24: Njė vajzė vdiq se polici mė vonoi teksa e ēoja nė urgjencė
 
 
BALKANWEB.TV
Energjia, Rama takon pensionistėt dhe PAK: Do rrisim pensionet e kryefamiljarėve
 
 
BALKANWEB.TV
Mjeku qė e konsideron beben si kukull prej gome
 
 
 
 
FOTOGALERI
ISIS masakron edhe 30 anėtarė tė njė fisi sunni
 
 
FOTOGALERI
Dasmė romantike, nė qiell shfaqet reja nė formė zemre
 
 
FOTOGALERI
Atentat me armė njė 40-vjeēari nė Tiranė, pranga njėrit prej autorėve
 
 
FOTOGALERI
Nxjerr motrėn e tij nė eBay qė t’i gjejė burrin ideal, pėr 50 paund
 
 
FOTOGALERI
Brazil, vrasėsja gjen dashurinė nė burg dhe refuzon tė dalė
 
 
FOTOGALERI
Modelja serbe qė po ēmend Neymar
 
 
FOTOGALERI
Njė avion i vogėl pėrplaset me njė ndėrtesė nė Kansas
 
 
FOTOGALERI
Maqedoni, ja shenjat e sulmit me granata ndaj godinės sė qeverisė
 
 
FOTOGALERI
Japoni, “Princesha e trishtuar” shfaqet nė publik pas 11 vitesh
 
 
FOTOGALERI
Eric dhe Ariel, ja dasma e vėrtetė e protagonistėve tė “Sirena e vogėl”
 
 
FOTOGALERI
Shefi ekzekutiv i “Apple” pranon publikisht: Jam homoseksual
 
 
FOTOGALERI
Kim spektakėl nė ndeshjen e Lakers, korseja mbledh ‘tulet’ e Kardashian
 
 
FOTOGALERI
Kate Moss me tė kuqe, tregon vithet
 
 
FOTOGALERI
Edi Rama njė shėtitje vetėm nė Tiranė
 
 
FOTOGALERI
Jeniffer Loper, njė femėr seksi me bikini nė Instagram
 
 
FOTOGALERI
Kate Hudson, mė seksi se asnjėherė
 
 
FOTOGALERI
Jordana Brewster: ‘Kam bėrė seks nė verandė gjatė njė feste’
 
 
FOTOGALERI
Cyrus-Rihanna, sfida e trupave nudo nė Hollywood