BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kulturė
24 Mars 2013 - 16:12 | LAJME
TRANSLATE
 
Realizmi magjik në Shqipëri
Nga: VIKTOR CANOSINAJ
Realizmi magjik në ShqipëriPër shkak të izolimit të gjatë, në Shqipëri Realizmi Magjik si fenomen letrar u njoh tepër vonë, madje kur bumit amerikano-latinas po i vinte fundi dhe pasi Salman Ruzhdie kishte botuar "Vargjet satanike" (1989), vepër e cila konsiderohet si një ndër veprat e fundit të mëdha realiste magjike. Edhe nëse gjatë periudhës së izolimit letrar u botua ndonjë autor i rëndësishëm si Asturias, u përzgjodhën ato vepra të tij që ishin tepër realiste dhe kishin një rezonancë politike të përshtatshme për regjimin në Shqipëri, si "Uik-end në Guatamalë" apo "Papa jeshil".
Në prag të shembjes së komunizmit në vendin tonë u botua një vëllim me novela i G. Markezit. Ky botim u lejua falë afrisë që kishte realizmi magjik me realizmin në përgjithësi, pra një truk ky për të mundësuar hyrjen e letërsisë së madhe në mjedisin tonë krejt të panjohur me të. I tërë informacioni mbi realizmin magjik në botimin e Markezit (pasthënia e botimit nga përkthyesi Aurel Plasari) përmblidhet në këto fjalë: "Kritika e radhit këtë vepër në letërsinë e quajtur të "realizmit fantastik" ("magjik", "të mrekullueshëm" etj.)
Pas këtij vëllimi botohet edhe romani "Shtëpia e shpirtrave" i I. Aljendes.
Jo rastësisht veprat e realizmit magjik kanë pasur jehonë pozitive në Shqipëri, sidomos ato që i përkasin Amerikës Latine. Shpjegimi lidhet me faktin se mes popullit tonë dhe popujve amerikano-latinas ka ngjashmëri të shumta të natyrës historike, ekonomike, kulturore dhe botëkuptimore, që burojnë nga niveli i njëjtë i zhvillimit ekonomiko-shoqëror në përgjithësi. Kështu, do të vinim në dukje: kolonizimin e gjatë, dominimin e botëkuptimit fshataresk dhe ekonomisë bujqësore, shmangien nga epoka e Iluminizmit, ndikimin e kulturave të huaja, praninë e gjerë të miteve, legjendave dhe besëtytnive të shumta, një pjesë e të cilave janë të ngjashme dhe për të ardhur deri në shekullin XX me depërtimin e kapitalit të huaj dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore kombëtare prej tij, problem tepër i ndjeshëm ky edhe sot e kësaj dite në Amerikën Latine.
Por nisur nga fakti se Realizmi Magjik konsiderohej në vendin tonë, si edhe në shumë vende të tjera, një fenomen tipik amerikano-latinas, nga asnjë studiues shqiptar nuk janë bërë përpjekje për të evidentuar në letërsinë tonë elemente të realizmit magjik.
Një interpretim interesant i është bërë shkrimtarit Mitrush Kuteli nga studiuesi A.Plasari në librin e tij "Kuteli mes të gjallëve dhe të vdekurve", ku autori flet ndër të tjera, përveç ngjashmërisë së veprës së Kutelit "Vjeshta e Xheladin beut" me romanin e G.Markezit "Vjeshta e patriarkut", edhe për një "estetizëm magjepsës". Por Plasari është i mendimit se tregimet e Kutelit janë fantastike. Ai shtron pyetjen: "Kuteli shkrimtar fantastik?"
Autori i këtij punimi është i mendimit se ngritja e kësaj pyetjeje është vetëm gjysma e së vërtetës, është njëra anë e oxymoron-it "realizëm magjik", pra kundërvënies mes një ngjarjeje fantastike dhe paraqitjes së saj në mënyrë realiste.
Në radhë të parë te Kuteli nuk kemi krijim të një realiteti fantastik (kam parasysh këtu botë imagjinare të tipit të Guliverit, "Liza në botën e çudirave", "Mbreti i Unazave" apo "Kronikat e Narnisë" e për të ardhur deri te Harri Poteri), por zhvillim të ngjarjeve jo më larg se fshati apo varrezat e fshatit, prani të dendur të detajeve të shumta konkrete të botës reale, duke e dalluar kështu qartë prozën e tij nga fantastikja dhe duke bërë që ajo të anojë nga realizmi magjik.
Nëse te Kuteli ndodh diçka fantastike, ajo ndodh brenda një kuadri realist dhe tregohet në mënyrë realiste. Mjaft të kujtojmë tregimin "Lugetërit e fshatit tonë", ku fantazmat e të vdekurve trajtohen si banorë të përhershëm të fshatit. Kuteli nuk ka nevojë të bindë banorët e fshatit apo lexuesit se ai po tregon gjëra të pamundura, fantastike, sepse i gjithë fshati i beson ato, po kështu edhe lexuesi arrin të kuptojë lehtësisht se bëhet fjalë për një komunitet rustik ku gjithçka e çuditshme, fantastike apo magjike pranohet si normale.
Studiuesi L. Leal thekson se "realizmi magjik ... nuk krijon botë të reja si letërsia fantastike apo ajo fantastiko-shkencore"
Në studimin e tij tepër të referuar "Fantastikja - një përqasje strukturale ndaj një zhanri letrar", C. Todorov vë në dukje faktin se "Fantastikja bën një rrugë tërë rreziqe dhe mund të avullojë në çdo moment. Duket se ajo qëndron më shumë në kufirin mes dy zhanreve: të magjikes dhe të çuditshmes (the marvellous and the uncanny) sesa si një zhanër më vete"
Duke u mbështetur në tregimin "Lugetërit e fshatit tonë", le të shohim se si konkretizohet në të mendimi i Todorovit mbi përafrinë fantastike-magjike: "E çuditshmja realizon vetëm njërin nga kushtet e fantastikes: përshkrimin e disa reagimeve, kryesisht të frikës. Pra, ai lidhet me ndjenjat e personazheve dhe jo me ndonjë ngjarje konkrete që sfidon arsyen. Në kundërngjyrim (kontrast) me të, magjikja mund të karakterizohet nga prania e shtuar e ngjarjeve mbinatyrore, por pa shkaktuar reagime të personazheve" . Tregimi në fjalë është një kronikë e shkurtër ngjarjesh mbinatyrale, të vdekurish që vazhdojnë të bëjnë jetë të gjallësh, madje burri i vdekur kthehet tek e shoqja dhe pas nëntë muajsh kjo lind një fëmijë.
Një argument tjetër që e përjashton fantastiken në këtë tregim apo edhe në novelën "E madhe është gjama e mëkatit", është konstatimi i Todorovit se narratori në vetë të parë është më i pëlqyeri për zhanrin e fantastikes. "Narratori i përfaqësuar ("i dramatizuar") është plotësisht i pëlqyeshëm për fantastiken. ... Nuk është e rastit që në përrallat magjike rrallë praktikohet rrëfyesi i vetës së parë. Fantastikja na vë përpara dilemës: ta besojmë apo të mos e besojmë atë që po ndodh, ndërsa magjikja e arrin këtë bashkim të pamundur, duke sugjeruar që lexuesi të besojë pa besuar në të vërtetë." , thekson ai.
Edhe te Kuteli dominon gjerësisht rrëfimi në vetë të tretë.
Duhet theksuar se magjikja është një besëtytni përtej letërsisë, siç thekson Todorovi, "një fenomen antropologjik" , që i përket racës njerëzore në një periudhë të caktuar të zhvillimit të saj, ndërsa fantastikja si zhanër është thellësisht letrare, shpikje e shkrimtarëve, ajo nuk ka bazë shoqërore dhe nuk mbështetet në besëtytni.
Ky gjykim na bën ta përjashtojmë mundësinë e fantastikes në veprën e Kutelit. Ngjarjet që ndodhin në tregimet e Kutelit nuk janë shpikje të narratorit, por ngjarje që i përkasin një faze të caktuar të zhvillimit shoqëror, kur magjikja dhe realja ishin pothuaj një. Kjo është evidentuar edhe në shumë popuj të tjerë, siç kemi vënë në dukje më lart, sidomos në ata të Amerikës Latine.
Studiuesi Rowdon Wilson thekson si një nga tiparet kryesore të realizmit magjik përzierjen e dy botëve, reales dhe magjikes. "Vizioni realist magjik ekziston në prerjen e dy botëve. Kufijtë mes këtyre dy botëve janë fluidë, sidomos kur bëhet fjalë për të vdekurit dhe të gjallët. Nëse fiksioni shteron në këtë botë, atëherë tekstet realiste magjike krijojnë një tjetër krejt ngjitur me të parën, gati të mbivendosur dhe kështu jeta vazhdon përtej varrit. Shumë kultura kanë të ngjashme ëndrrat dhe fantazitë gjatë historisë së tyre, të cilat janë të mbushura me fantazma dhe hije, që nuk pranojnë të vdesin, të cilat jetojnë përtej kohës normale në një mënyrë që ridimensionojnë të tashmen".
Kujtojmë se te "E madhe është gjëma e mëkatit" kemi një personazh, Tat Tanushin, që kërkon të vdesë dhe nuk vdes dot, ai jeton pafundësisht nëpër shekuj. Po këtë mbijetesë përtej kufijve të normales e gjejmë te "Vjeshta e patriarkut" e Markezit.
Sfondi rustik apo fetar ku zhvillohen ngjarjet e prozës së Kutelit është jashtë këndvështrimit fantastik, sepse çdo gjë fantastike që ndodh besohet nga banorët e fshatit si diçka normale, apo edhe rasti i Tat Tanushit të pavdekshëm tregohet me realizëm dhe besohet deri edhe nga prelatët e kishës.
Nuk kemi asnjë shënim të Kutelit që të na shtyjë të mendojmë se ai ishte i prirur nga fantastikja, ndërsa që ai ishte i prirur nga magjia e përrallës popullore kemi plot.
Studiuesi John Erikson vë në dukje se shpesh kritikët e kanë përdorur në mënyrë të gabuar termin realizëm magjik. Sipas tij, ky realizëm është i ndryshëm nga magjikja dhe fantastikja. "E mrekullueshmja paraqet një realitet totalisht të shkëputur nga ai konvencional, ndërsa fantastikja është ndërfutja e elementit mbinatyror në mjedisin konvencional, por që shpjegimi i këtij fenomeni bëhet në rrugë racionale" ndryshe nga realizmi magjik që nuk jep asnjë shpjegim për të mbinatyrshmen që ndodh.
Te Kuteli nuk kemi shpjegime racionale për detajet fantastike në prozën e tij. Ato janë pjesë e besëtytnisë popullore dhe nuk kanë nevojë për shpjegim.
Një studiues tjetër shqiptar, Sabri Hamiti, duke folur për prozën e Kutelit, thekson: "Mitrush Kuteli, një nga prozatorët më të veçantë shqiptarë, që në librin e vet të parë "Net shqiptare" (1928) ngreh një trashëgimi të veçantë të prozës shqipe. Këtu ligjërimi letrar mbështetet në thurjen gjuhësore që bashkon një trashëgimi popullore të figuracionit dhe një figuracion fantazmagorik, që i ka rrënjët në mitemat shqiptare..."
Ky studiues flet për "një nga prozatorët më të veçantë shqiptarë", por nuk përcakton se çfarë e bën të veçantë Kutelin. Më tej thekson se Kuteli "ngreh një trashëgimi të veçantë të prozës shqipe", përmend "trashëgimi popullore të figuracionit", "figuracion fantazmagorik, që i ka rrënjët në mitemat shqiptare". Siç shikohet, Hamiti i është afruar faktit që Kuteli është një prozator realist magjik par exellence, duke vënë në dukje ndikimin tij nga rrëfimi popullor dhe fantazmagorinë, që janë dy komponente të realizmit magjik.
Jemi dakord me këto konstatime, por mendojmë se studiuesi Hamiti duhet të kishte marrë në konsideratë faktin që ligjërimi letrar i Kutelit nuk mbështetet në thurje gjuhësore të figuracionit popullor me fantazmagorinë, por merr skemën e plotë të rrëfimit popullor dhe e ndjek atë deri në fund. Kujtojmë faktin se M. Asturias e ka ndërtuar romanin e tij "Njerëzit e misrit" sipas një strukture të rrëfimit popullor actek.
Sa për të veçantën te Kuteli, ajo nuk vjen vetëm nga prania e figuracionit popullor, por në radhë të parë nga prania e magjikes në shumë nga prozat e tij.
Duket se studiuesi S. Hamiti e korrigjon shënjestrën në lidhje me Kutelin në një punim tjetër të tij të titulluar "Shkollat letrare shqipe", ku, duke folur për shkollën letrare së cilës Kuteli i përket, e cila, sipas tij, është shkolla moderne, ai thekson: "Mitrush Kuteli, një variant tjetër i tregimtarit modern shqiptar, që bashkon fantazinë folklorike dhe skemën rrëfimore të saj me kulturën shkrimore biblike e gogoliane."
Ndërkohë një studiues që e konstaton me plot gojën teknikën letrare të realizmit magjik te Kuteli është Behar Gjoka, në punimin e tij "Proza e Kutelit". Është tepër interesant dhe i goditur konstatimi i Gjokës se: "Realizmi me ngjyrime magjike në prozën e shkurtër të autorit (Kutelit) gjendet i shtrirë gati në të gjithë lëndën" .
Një pjesë e mirë studiuesish janë të mendimit se realizmi magjik nuk është një fenomen i izoluar amerikano-latinas. Atë e ndeshim edhe në vende të tjera, si: Kanada, SHBA, Indi, Afrikën e Jugut, Itali, herë të natyrës ontologjike e herë të asaj epistemologjike.
Studiuesja Delbaere vë në dukje se letërsia angleze ka dalë vitet e fundit në plan të dytë në krahasim me letërsinë e shkruar në gjuhën angleze në vende të tjera si Kanadaja, Zelanda e Re apo Afrika falë realizmit magjik të përqafuar nga shkrimtarët e ish-kolonive angleze .
Duke qenë se Shqipëria i përket një zone të Ballkanit ku mitet dhe legjendat, zakonet e vjetra të një epoke të lashtë, që zbret deri te Homeri, formacionet ekonomiko-fisnore, gjakmarrja, janë ruajtur deri në shekullin XX, gjë e evidentuar kjo edhe nga shumë udhëtarë të huaj që kanë shkruar për Shqipërinë e Veriut apo atë të Jugut, do të ishte jashtë çdo përfytyrimi që në letërsinë e kësaj treve të mos kishte elemente të një realizmi magjik ontologjik, pra burimor.
Në lidhje me gjendjen e shqiptarëve të Veriut në vitet '30 të shekullit XX shkrimtari dhe studiuesi i shquar Ernest Koliqi jep këtë panoramë: "Malësorët janë një botë më vete, që mbështetet në forma sjelljeje shkruar në shpirtra. Në sfond të kësaj jete shihen ende reflekse pagane, mite, besime besëtytni. Aty ndërthuren në një pështjellim mbresëlënës ... mbeturina besimesh të lashta, rite nga epokat më të largëta njerëzore e kozmogoni zanafillore. Çdo burim, çdo luginë, çdo majë, çdo pyll ka hyjninë e tij mbrojtëse. Malësorët nënqeshin mëshirshëm kur hasin në fytyrat tona prej njerëzish të shkolluar shprehje dyshimi ndaj pohimeve të tyre mbi ekzistencën e qenieve mitologjie ndër male. Malësorët kanë fallxhorët dhe yshtësit e vet ..." .
Trevat e atyre malësorëve Koliqi i quan "fosil nën një shtresë të çuditshme të Mesjetës së vonë" . Ndryshe nga popujt e Europës Perëndimore shqiptarët nuk kaluan nëpër epokën e Iluminizmit, ku dominonte arsyeja dhe shkenca. Rrjedha e historisë e bëri popullin tonë pjesë të Perandorisë Otomane për pesë shekuj, pra një popull që gjatë epokës perandorake i përkiti një sistemi kulturor jo perëndimor, që anonte më shumë nga konceptimi misterioz i botës, sesa nga empiriokriticizmi, popull që kishte prioritare botën shpirtërore dhe jo teknologjinë, që mbahej fort pas traditës dhe i kthente shpinën zhvillimit shkencor.
Kjo është edhe më e vërtetë sidomos për Perandorinë Otomane, ku zhvillimi teknologjik, shkenca, Iluminizmi dhe idetë e tij u penguan në mënyrë zyrtare.
Në lidhje me këtë qëndrim regresiv studiuesi turk Halil Inalxhik thekson: "Qarqet e Ulemasë dhe të medreseve morën qëndrim të fortë kundër risive, si në shkencat praktike, ashtu edhe në ato racionale. Shehulislami lëshoi një fetva me të cilën ndalohej t'u liheshin bibliotekave trashëgim librat nga filozofia, astronomia ose historia. Këto kushte e bënë shumë të vështirë që bota islamike të përfitonte nga zhvillimi shkencor i Perëndimit."
Studiuesja Delbaere përdor termin "hapësira të pakonsumuara" kur flet për realizmin magjik. Sipas saj, "hapësira evropiane", me disa përjashtime të rralla, mund të konsiderohet si "e konsumuar", në kuptimin që teknologjia e ka pushtuar atë aq shumë, sa ngarkesa e saj mitike ka përfunduar në pothuaj një hiç. Kanë mbetur pak njolla ende të pa konsumuara në vende të largëta si Kornuolli apo Uellsi ... Pra, mitet duhen projektuar nga brenda".


Autorja sigurisht nuk ka njohuri për një njollë si Veriu i Shqipërisë ku ende fryjnë fllade homerike. Fakti që pas vitit 1946 te ne dominoi letërsia e realizmit socialist dhe iu pre rruga çdo lloj ndikimi tjetër, qe një fatalitet letrar, sepse gjysma e dytë e shekullit XX qe periudha e lulëzimit të modernizmit, post-modernizmit dhe realizmit magjik. Do të kishte qenë plotësisht e mundshme që në rrethanat e hapjes së vendit tonë, realizmi magjik të kishte njohur zhvillim edhe në Shqipëri, sepse ekzistonin të gjitha kushtet. Shkrimtarët shqiptarë jetonin ende mes një realiteti pothuaj homerik. Ky realitet vërtet i tërhoqi ata, por metoda letrare e realizmit socialist nuk i lejoi të dilnin jashtë kornizës.
Këtu bën përjashtim ndonjë shkrimtar si I. Kadare, i cili si një disident letrar i metodës së realizmit socialist doli përtej kornizës, duke futur në veprën e tij elemente të modernizmit, post-modernizmit dhe të realizmit magjik.

* * *
Para se të shtjellojmë se pse novela e I. Kadaresë "Kush e solli Doruntinën" është një vepër e realizmit magjik, do të ndalemi te një pararendës i tij, M. Kuteli, i cili në një pjesë të konsiderueshme të veprës së tij është realist magjik par exellence, sidomos në novelën "E madhe është gjama e mëkatit".
Siç e ka pohuar edhe vetë, Kuteli (të shikohet ngjashmëria e tij me Markezin) pati një ndikim të madh nga rrëfimet e gjyshes dhe të disa të moshuarve të tjerë, në rrëfimet e të cilëve elementet magjike ishin përherë të pranishme. Kredoja e tij artistike shpaloset qartë në shkrimin "Kush m'i mësoi këngët", ku ai tregon se si që i vogël filloi të jetonte mes një mjedisi të ngarkuar me elemente magjike, ku të vdekurit jetonin bashkë me të gjallët.
Duke treguar pleqtë e kohës nga të cilët ai dëgjoi shumë histori, ndër të tjera thotë: " Ndinua e Nuni Çipos, e bija e Vasil Ickës (Tete Ndinua), 73 vjeçe, i di mirë këngët e Pashkës edhe rrëfen me shumë lirism prralla të lashta, si Prrallën e Kirillojt nga brumi i së cilës ne bëmë rrëfimin " E gjalla dhe i vdekuri"
Ndikimi popullor te Kuteli është aq i spikatur, sa proza e tij luhatet mes asaj të kultivuar dhe popullore, fenomen që e ndeshim edhe te shkrimtari bullgar Elin Pelin, apo edhe ndër autorë të tjerë ballkanas.
Nuk ka të dhëna që Kuteli ta ketë njohur punimin e kritikut gjerman Roh për realizmin magjik në pikturë, po ashtu as punimin e shkrimtarit italian Bontempeli. Kjo provon se elementet e realizmit magjik në veprën e tij ishin të lindura, burimore. Ai e dinte mirë se mbështetja në folklorin popullor do ta shpinte drejt një individualiteti artistik magjik, por bazë teorike për të mbështetur krijimtarinë e vet nuk kishte. Prirja e tij letrare ishte sa instiktive, aq edhe e induktuar nga realiteti magjik ku ai jetoi si fëmijë.
Vetë realizmi magjik ontologjik, sidomos ai i Amerikës Latine, nuk u mbështetet në ndonjë program artistik apo manifest siç ndodhi me futurizmin apo surrealizmin. Një personazh i romanit El siglos del luce (përshtatur në shqip "Hija e gijotinës") i shkrimtarit kuban Alejo Karpentier, një nga nismëtarët e realizmit magjik latino-amerikan, shprehet: "Antiljet kanë qenë një arkipelag magjik ku çdokush mund të ndeshte gjërat më të çuditshme"
Po vetë Karpentier në esenë e tij të njohur De lo real maravilloso amerikano pyet: "Në fund të fundit, çfarë është historia e Amerikës nëse jo një kronikë e realizmit magjik?" Po në këtë ese ai thekson: "Në Amerikën Latine nuk është e nevojshme që fantastikja të zbulohet duke shtrembëruar apo tejkaluar realitetin. Përkundrazi, fantastikja jeton në realitetin njerëzor dhe natyror të vendit dhe kohës, ku ballafaqimi më i pamundshëm dhe përzierja e mrekullishme ekzistojnë vetvetiu falë historisë, gjeografisë, demografisë dhe politikës - dhe jo falë ndonjë manifesti"
Ndërsa në esenë tjetër "Baroku dhe realizmi magjik" ai thekson: "Realizmi magjik që unë mbroj, dhe që është realizmi ynë magjik, gjendet si lëndë e parë, i gjallë dhe i kudondodhshëm, në të gjithë Amerikën Latine ... Mjafton që ne të zgjasim duart dhe e rrokim atë" . Po kështu shkrimtarja Isabelë Aljende thekson në lidhje me realizmin magjik: "Realizmi magjik gjendet në të gjithë botën. Ai është kapaciteti për të parë dhe për të shkruar mbi të gjitha dimensionet e realitetit" .
Më tej Salman Ruzhdie: "Gjërat e pamundura ndodhin vazhdimisht dhe me bujë, jashtë në dritë të diellit" . Studiuesi John Erikson: "Realizmi magjik është një tendencë universale, një pjesë përbërëse e ekzistencës njerëzore" .
Pra, në truallin latino-amerikan magjiken nuk ishte nevoja ta krijoje, ajo jetonte mes njerëzve, gjë që mund të thuhet edhe për realitetin ku jetoi Kuteli si fëmijë dhe krijoi një vizion magjik për botën që e rrethonte. Në lidhje me këtë fenomen të pranimit të magjikes si diçka e natyrshme, Markezi thekson: "Unë njoh shumë njerëz të popullit që e kanë lexuar "Njëqind vjet vetmi" me shumë kënaqësi e me shumë vëmendje, por pa çudinë më të vogël, mbasi në fund të fundit ajo u tregon vetëm gjëra që i shikojnë përditë me sytë e tyre" .
Po kështu, në një intervistë të vitit 1988, ai vë në dukje se shpesh episodet në dukje magjike nuk janë të tillë sepse i bëjnë autorët, ato janë të ndodhura, burimore. Pra, shkrimtari vetëm i ka ritreguar. Arrihet kështu në të njëjtin mendim me Karpentieri se elementet realiste magjike në truallin amerikan nuk janë të kërkuara e të stisura.
Konkretisht, le të shikojmë përcaktimin e Markezit në intervistën e sipërcituar, ku i pyetur në lidhje me faktin se lexuesi evropian e konstaton lehtësisht magjiken në veprën tij, por e ka të vështirë të gjejë realitetin pas saj, ai përgjigjet: "Kjo ndodh zakonisht sepse racionalizmi i tyre (lexuesve evropianë) i ndalon të shikojnë se realiteti nuk kufizohet vetëm me çmimin e domateve dhe të vezëve. Jeta e përditshme në Amerikën latine provon se realiteti është i mbushur plot me gjëra të jashtëzakonshme. Për të argumentuar këtë, zakonisht, unë i referohem rastit të udhëtarit amerikan De Graff, i cili kreu një udhëtim të pabesueshëm nëpër xhunglat e Amazonës nga fundi i shekullit XIX dhe pa ndër të tjera një lumë me ujë që ziente dhe një vend ku zëri i njeriut shkaktonte rrebeshe shiu. Në Komodoro Rivadavia, në skajin jugor të Argjentinës, erërat e polit të Jugut ngritën në qiell një cirk të tërë dhe të nesërmen peshkatarët kapën me rrjetat e tyre luanë dhe xhirafa. ... Pasi unë kisha botuar "Njëqind vjet vetmi", një djalë erdhi në Barranquila duke më treguar se ai kishte një bisht derrkuci (është fjala për organin seksual mashkullor - sqarimi ynë). Mjafton që ju të hapni gazetat dhe do të shikoni gjërat e jashtëzakonshme që ndodhin."
Në lidhje me fenomenin e receptimit të ngjarjes magjike si diçka normale studiuesi M.Gllovinjski, duke folur për epokën antike, vë në dukje se ngjarjet e atëhershme viheshin në marrëdhënie me format ekzistuese të vetëdijes shoqërore. "Kur unë lexoj "Iliadën", jam i detyruar të pranoj se ndërhyrjet e perëndive në fatin e luftës së Trojës janë një e vërtetë, sepse ato ishin të atilla për Homerin dhe bashkëkohësit e tij", thekson Gllovinjski .
Në mbështetje të natyrshmërisë magjike të krijimtarisë së Kutelit vjen edhe një shkrimtar tjetër bashkëkohës i tij, bullgari Elin Pelin. Ai ka gjithashtu në prozën tij elemente të realizmit magjik, sidomos në tregimin "Në atë botë", ngjarjet e të cilit zhvillohen në Parajsë dhe janë paraqitur me një realizëm tepër të natyrshëm sikur të zhvilloheshin në ndonjë kishë fshati.
Por ekzistenca e elementeve të realizmit magjik në letërsinë ballkanike do të kërkonte një studim më vete.

Shënime
G. Markez, novela, "Naim Frashëri", Tiranë 1986.
2 A.Plasari, "Kuteli mes të gjallëve dhe të vdekurve", Apolonia, 1995, f.40.
3 L. Leal, Realizmi Magjik në letërsinë amerikano- hispanike, Antologjia, f. 119.
4 C.Todorov, The fantastik- a structtural aapproach to a literary genre, Cornell Univ. Press, 1975, f.43
5 C. Todorov, Idem, f.47
6 C. Todorov, idem, f.83
7 Todorov , Idem, f.57
8 R.Wilson, Metamorfozat e hapësirës fiksionale, sprovë, Antologjia, f. 209.
9 J.Erikson, Realizmi Magjik në vendet e Magrebit, sprovë, Antologjia, f.422
10 Sabri Hamiti, Letra shqipe, Dukagjini, Pejë 1996, f.43
11 Sabri Hamiti, Shkollat letrare shqipe, Faik Konica, Prishtinë 2004, f. 20.
12 B. Gjoka, "Proza e Godelit" f.19, Ideart, 2004.
13J. Delbaere, Idem, f. 249.
14 E.Koliqi, "Ese të letërsisë shqipe, Botime IDK, Tiranë 2008, f.20
15 E.Koliqi, "Ese të letërsisë shqipe, Botime IDK, Tiranë 2008, f. 20
16 H. Inalxhik, Perandoria Osmane, Logos A, Shkup 2010, f. 95
17 J. Delbaere, Idem, f. 252
18 M.Kuteli, Shënime letrare, MK, 2007, f.346
19 A. Karpentier, Hija e gijotinës, Ombra GVG, Tiranë 2004
20 J. Karpentier, De lo real maravilloso, 1949, Antologjia Magic Realism, f. 75
21 J. Karpentier, Baroku dhe Realizmi Magjik, sprovë, 1975, Antologjia, f.89
22 Intervistë e shkrimtares, cituar nga Antologjia
23 S. Ruzhdie, Imaginary homelands: essays and criticism 1981-1991", Granta Books, London, citimi nga antologjia.
24 J. Erikson, Antologjia, Realizmi Magjik në vendet e Magrebit, sprovë, f. 421
25 G.Markez, novela, pasthënia
26 Aroma e guavës, intervistë e G.G.Markezit mbi të shkruarin, dhënë Plinio Apuleyo Mendoza, Londër, Faber dhe Faber, 1988
27 M. Gllovinjski, Romani dhe e vërteta, ese e marrë nga Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë 1980, f. 231. 

(er.nu/milosao/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
26 Korrik 2014
Nishani uron Presidentin e ri tė Izraelit, Reuven Rivlin: Zhvillim bashkėpunimit
Presidenti i Republikės, Bujar Nishani, uroi sot pėrmes njė mesazhi tė bėrė publik, Presidentin e ri izraelit, Reuven Rivlin, me rastin e zgjedhjes nė postin e lartė nė krye tė Shtetit tė Izraelit
Nishani mesazh vlerėsimi ish-Presidentit izraelit Peres, me rastin e pėrfundimit tė mandatit

KOMENTO
       Kosova
25 Korrik 2014
Mustafa: Kosovën shtet pa shtet, presidentja bën sehir!
Sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, Kosova duket sot si “shtet pa shtet”
KOMENTO
       Rajoni
25 Korrik 2014
Maqedoni, Mogherini: Italia rëndësi integrimit të Ballkanit Perëndimor
Italia, që ka presidencën e radhës të BE-së, parapëlqen të flasë më shumë për integrimin e Ballkanit Perëndimor sesa për zgjerimin e këtij të fundit në union, deklaroi ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini
KOMENTO
       Bota
26 Korrik 2014
Izraeli dhe Hamasi, dakord për një armëpushim 12 orësh
Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim prej 12-orësh, duke filluar të shtunën në Gaza
KOMENTO
       Sport
25 Korrik 2014
Ankohen tifozët, Tare: Iki nëse nuk ju bind
Pas negociatash të gjata me klubin e Lacios, mbrojtësi Davide Astori bëri një kthesë të papritur dhe vendosi të transferohet te rivalët e kryeqytetit, Roma. Kalimi i tij u bë zyrtar dje dhe u konfirmua nga vetë Kaljari. Por, mbrëmjen e kaluar, pasi kishin dëgjuar mundësinë që do të vishej verdhekuq, me dhjetëra tifozë lacialë shkuan në hotelin ku është grumbulluar klubi i tyre dhe patën një takim me drejtorin sportiv, Igli Tare
KOMENTO
       Kulture
25 Korrik 2014
Bardhyl Londo: Irritimi i Kadaresë, jo me Nasho Jorgaqin, por me librin
Për mua nuk është e rëndë sishme se kur është shkru ar libri, pasi për mua e rëndësishme është se si është shkruar ai. Megjithatë, jam i prirur të besoj dhe madje jam i bindur, që libri "Mjegullat e Tiranës" është shkruar pikërisht në atë periudhë, domethënë më 1958. Kadare irritimin nuk e ka me Jorgaqin, por me veprën". Bardhyl Londo jep mendimin e tij për debatin Kadare-Jorgaqi
KOMENTO (5)
       Metropol
26 Korrik 2014
Djali i kryeministrit quhet Zaho, ja origjina e emrit
Emri i foshnjës duket se ka qenë surpriza për publikun, i cili është përpjekur të kuptojë origjinën e tij
KOMENTO (5)
       Teknologji
25 Korrik 2014
“Facebook” regjistron tė ardhura rekord
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerburg duhet tė ketė njė buzėqeshje tė madhe nė fytyrė.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Aurel Plasari shkarkohet nga detyra si drejtor i Bibliotekės Kombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
“50 hijet e Grey”, ja trajleri i filmit
 
 
BALKANWEB.TV
Meta shtron iftar: Bashkėjetesa fetare, njė nga vlerat tona si komb
 
 
BALKANWEB.TV
Pėrurohen mjediset e Qendrės Albanologjike, Arvizu: Projekti, mundėsi pėr ruajtjen e vlerave
 
 
BALKANWEB.TV
300 ditėt e Ministrisė sė Transporteve, Haxhinasto: Reforma nė ligjin e prokurimeve publike
 
 
BALKANWEB.TV
Vrasja e trefishtė nė Korēė, 50-vjeēari qėlloi me 15 plumba
 
 
BALKANWEB.TV
Punimet te blloku “Sadik Petrela", Basha: Shumė projekte janė bllokuar nga Rama
 
 
BALKANWEB.TV
Ahmetaj: Sfidė pėr 300 ditėt e ardhshme, zhvillimi i zonave industriale
 
 
BALKANWEB.TV
Bojkotuan votimet nė Kuvend, Doshi: Ishim nė ditėlindjen e deputetit Frroku
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Rama promovon Ndokėn, pas sulmit ndaj opozitės e vė nė rreshtin e parė
 
 
BALKANWEB.TV
Greqi, Venizelos takon Dulen: Minoritetet tė kenė mundėsi tė vetėqeverisen
 
 
BALKANWEB.TV
Zbardhet vjedhja 6 miliardė lekė nė BSH, punonjėsi i bankės: I humba nė bixhoz
 
 
BALKANWEB.TV
LDK-AAK-NISMA: Vendimi i Gjykatės nuk na ndal
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma nė Gjyqėsor, Arvizu takon deputetėt e PD: Qasja mė efektive, gjithėpėrfshirja
 
 
 
 
FOTOGALERI
Nga Italia nė Zelandėn e Re, parqet mė tė bukura kombėtare
 
 
FOTOGALERI
SHBA, koncerti i Beyonce, selfie e modeles fotografon edhe Michelle Obamen
 
 
FOTOGALERI
Vesa Luma praktikon sporte ekstreme
 
 
FOTOGALERI
Franēeska e “Big Brother 5” foto hot nė plazh
 
 
FOTOGALERI
Ezeli pushime luksoze me tė dashurėn nė Bodrum
 
 
FOTOGALERI
Melankolia e maceve nė dritare
 
 
FOTOGALERI
Sharon Stone nė Itali per filmin e ri ‘Njė vajzė flori’
 
 
FOTOGALERI
Deputetėt parkojnė keq, polici vendos gjoba
 
 
FOTOGALERI
Messi ne Itali pėr Dolce e Gabbana
 
 
FOTOGALERI
Charisma Carpenter, artistja e ‘Buffy’ plotėsisht nudo pėr ditėlindje
 
 
FOTOGALERI
Pamela Prati, foto hot per fansat
 
 
FOTOGALERI
Belen dhe DeMartinez tė pėrqafuar nė pishinė
 
 
FOTOGALERI
Majmun fluturues dhe skelet sirene, foto qė iu pėrgjigjen pyetjeve tuaja
 
 
FOTOGALERI
Kinė, parkim i veēantė pėr femra
 
 
FOTOGALERI
Shqipėria, nė sytė e gazetarit italian tė “La Repubblica”
 
 
FOTOGALERI
Selfie me Mbretėreshėn, Elizabeth II e tepėrta nė foto
 
 
FOTOGALERI
Melissa Satta, super seksi pas lindjes sė djalit
 
 
FOTOGALERI
Cameron Diaz zhgėnjen me pamjen e saj