BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kulturė
05 Tetor 2012 - 19:00 | LAJME
TRANSLATE
 
Reshat Gega: Monumentet i heqin licencën restauratorit të Mesopotamit
Nga: FATMIRA NIKOLLI
Reshat Gega: Monumentet i heqin licencën restauratorit të MesopotamitIsh-drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës Reshat Gega i është hequr licenca e restaurimit. Arkitekti, i njohur më së shumti si autor i projektit të rijetëzimit të kalasë së Lezhës, tejet i debatuar në opinionin publik, nuk e gëzon më të drejtën e restaurimit të monumenteve të kulturës. Lajmi është konfirmuar nga dy zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, por pjesërisht edhe prej vetë zotit Gega. Burime pranë MTKRS-së që preferojnë të mbeten anonim, kanë thënë për "Gazeta Shqiptare" se arsyeja zyrtare për të cilën u mor kjo masë ka qenë mungesa e dokumentacionit. Burimet thonë se zoti Gega u penalizua Instituti i Monumenteve të Kulturës për shkak të një procedure në konkurrim. Por, nga ana tjetër, dyshohet se arsyeja kryesore e heqjes së licencës ka të bëjë më restaurimet që ai ka bërë në Mesopotam, punë për të cilën ai ka pasur kritika të mëdha sidomos nga specialistët italianë me të cilët bashkëdrejtonte projektin e sipërpërmendur. "Gazeta Shqiptare" ka kontaktuar për të mësuar më shumë mbi ngjarjen Apollon Baçen, drejtori aktual i Institutit të Monumenteve të Kulturës, por ai e ka parë të arsyeshme të mos përgjigjet, edhe pse kompetencat për të hequr licencat e restaurimit i ka pikërisht ai. Nga Ministria e Kulturës mësuam vetëm se arsyeja zyrtare e këtij vendimi është mungesa e dokumentacionit, pa përcaktuar se ç'lloj dokumentacioni dhe se ku mungon ai. Nga ana tjetër, vetë Gega ka thënë fillimisht se licenca iu hoq ose iu pezullua vetëm për prokurimet publike, e më pas, u shpreh se ai aktualisht po sqaron situatën dhe do të flasë më gjerë për ngjarjen kur t'i ketë më të qarta gjërat. Më tej, i pyetur nga ne nëse ky vendim i marrë nga IMK do të dëmtojë, apo do të penalizojë edhe projektin e tij për kalanë e Lezhës, ai ka mohuar që kjo të ketë gjasa.
Kisha në Mesopotami
Mes Reshat Gegës bashkëdrejtori shqiptar i projektit të restaurimit të Kishës së Shën Nikollës në Mesopotam dhe Gianclaudio Machiarella-s që përfaqësonte palën italiane ka pasur një përplasje që në një pikë u kthye edhe ne debat mediatik. Machiarella ka akuzuar rëndë në një intervistë dhënë "Gazetës Shqiptare" Reshat Gegën për punën e bërë atje. Në intervistën që mund të lexohet në këtë link (http://www.balkanweb. com/gazetav5/newsadmin/preview. php?id = 112107) italiani thoshte se një sasi totale prej më shumë se 60.000 eurosh në katër vjet u dha nga pala italiane për të mbështetur studimin shkencor në Mesopotam dhe Rusan e nga ana tjetër, ai shtonte se "restaurimi i një ndërtese historike me një jetë të paktën 8 shekullore është një çështje shumë delikate. Shkatërrimi apo ndryshimi i atyre gjurmëve do të thotë t'i ndryshosh rrjedhën historisë, pa pasur siguri se pamja përfundimtare e supozuar e monumentit origjinal do të jetë ajo e duhura". Për kishën e Shën Nikollës në Mesopotam, një monument unik me arkitekturë bizantine të shekullit të 13-të, ditë më vonë, Gega do shkruante po në "Gazeta Shqiptare" se "mllefi për shkak të dështimit në bashkëpunimin që vet e katranosi e ka errësuar në arsyetim dhe nuk është në gjendje të shohë realitetin. Ka harxhuar një pjesë të mirë të energjive dhe kohës duke investuar në përhapje të këtij opinion drejt individëve dhe institucioneve shqiptare me qëllimin e vetëm që të njollosë ndërhyrjet totalisht korrekte në këto monumente". Sipas tij, bashkëpunimi midis dy palëve tona nuk mund të shkonte gjatë për shkak se secili kishte objektiva të ndryshme, ne dëshironim ndërhyrje sa më shpejt për të stabilizuar dhe garantuar ekzistencën e Monumentit ndërsa pala e Z. Gianclaudio pikësynimin e kishte ta shtynte sa më shumë.
Kalaja e Lezhës
Projekti i Rijetëzimit të Kalasë së Lezhës, ndër më të debatuarit e monumenteve ka si autor pikërisht arkitektin e restauratorin Reshat Gega. E nëse, për kishën e Mesopotamit IMK e MKTRS heshtin, këtë të fundit që të dyja e kanë mbrojtur fort mirë. Është shoqëria civile ajo që e ka kundërshtuar fuqishëm ndërhyrjen në këtë kala, si të dëmshme dhe të rrezikshëm për Lissusin. Sipas Gegës, "projekti ka si veçanti në radhë të parë konservimin restaurimin dhe riaftësimin e të gjitha pjesëve përbërëse të saj dhe si komponentë tjetër në shërbimin e turizmit kulturor do të jenë një ambient bari, një muze qendër informimi turistik dhe antikuariat". Të gjitha do të realizohen në volumet ekzistuese me pak plotësime të mbulesave dhe mureve. "Pra për të gjitha këto funksione nuk do të ketë asnjë shtesë apo ndërtim të ri. Nuk do ketë në mënyrë absolute deformime e prishje të volumeve origjinale përkundrazi këto do të afrohen tek origjina e tyre", - ka thënë Gega. Por, ndryshe nga ai njohës të mirë të kalasë, ish-drejtorë të IMK-së janë shprehur skeptik në atë që parashikohet të ndodhë në kala. Ndërkaq, betonizimi duket se ka filluar nëse kemi parasysh urën e ndërtuar në hyrje të saj. 
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
02 Shtator 2014
Dublimi i linjės Elbasan-Tiranė, Sindikata e Transportit: Antiligjore, Ministri ta anulojė
“Dublimi i linjės Tiranė-Elbasan ėshtė antiligjor”. Kėshtu ėshtė shprehur Sindikata e Transportit nė njė reagim tė sajin pėr mediat. Sipas sindikatės, ministri i Transporteve duhet tė anulojė dublimi. Mė tej sindikata e Transportit ka theksuar e nuk do tė ndalet deri nė zgjidhjen e situatės, madje ka pėrgatitur njė peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama.
KOMENTO
       Kosova
02 Shtator 2014
Imami kërcënohet me jetë sepse shprehet kundër ekstremizmit në fe
Imami i xhamisë “Tahtali” në Pejë, Zuhdi Hajzeri, është kërcënuar vazhdimit në rrjetet sociale, për shkak të qëndrimeve publike kundër terrorizmit dhe rrymave ekstreme në Kosovë, teksa i bënte “like” ose “pëlqej” faqeve kundër terrorizmit në “Facebook”. Madje sipas tij, njëri prej tyre ka tentuar ta shtypë me makinë
KOMENTO
       Rajoni
02 Shtator 2014
Rasti ‘Medicus’, “Dr Vdekja” ndodhet në Amsterdam
-I ashtuquajturi "Dr Vdekja", i cili është akuzuar për heqje të organeve në trupat e njerëzve në Kosovë është zbuluar se jeton në kryeqytetin holandez, Amsterdam
KOMENTO
       Bota
02 Shtator 2014
Renzi i pėrgjigjet ‘The Economist’ me njė akullore me kaush
Kryeministri italian Mateo Renzi i ėshtė pėrgjigjur me njė akullore deklaratave tė prestigjiozes, “The Economist” . Pas mbledhjes sė qeverisė, Renzi u pyet rreth deklaratave qė ka bėrė revista ekonomike ku theksohet se Italia do fundoset edhe mė keq nė ekonomi
KOMENTO
       Sport
02 Shtator 2014
Shevchenko: Kalimi te Liverpooli, hap i qëlluar i Balotellit
Andriy Shevchenko ka lavdëruar Mario Balotellin dhe thotë se ai do të përfitojë nga një shans i dytë në Ligën Premier me Liveproolin. “Nëse ai nuk ishte i lumtur dhe as Milani, ishte e drejtë të ndahen. Por unë e pashë Marion në Kampionatin Evropian dy vite më parë në Ukrainë dhe Poloni – ai ishte një lojtar fantastik dhe unë refuzoj të besoj se kjo është humbur”

KOMENTO
       Kulture
02 Shtator 2014
Artan Shkreli: Zbulohet në Koman kisha e shekullit të VIII
Arkitekti Artan Shkreli bën me dije se gjatë gërmimeve në Koman është bërë një zbulim mbreslënës që lidh fiset iliro-trake me fiset e reja arbnore
KOMENTO (2)
       Metropol
02 Shtator 2014
Renzi i pėrgjigjet ‘The Economist’ me njė akullore me kaush
Kryeministri italian Mateo Renzi i ėshtė pėrgjigjur me njė akullore deklaratave tė prestigjiozes, “The Economist” . Pas mbledhjes sė qeverisė, Renzi u pyet rreth deklaratave qė ka bėrė revista ekonomike ku theksohet se Italia do fundoset edhe mė keq nė ekonomi
KOMENTO
       Teknologji
02 Shtator 2014
Ora iWatch nga Apple mund të kushtojë rreth 400 dollarë
Në fillim të kësaj jave, Apple filloi të shpërndajë ftesat për eventin që do të zhvillojë më 9 shtator, ku pritet të prezantohet një model më i madh i Phone-it, si dhe një pajisje që vishet.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Renzi i pėrgjigjet kritikave tė ‘The Economist’ me njė akullore me kaush
 
 
BALKANWEB.TV
Vjedhja nė BSH, FMN: Do flasim nė momentin e duhur, nė 8 shtator
 
 
BALKANWEB.TV
Veliaj: S’doni tė punoni nė Call Centre?! Ti kthejmė lavdinė arsimit profesional
 
 
BALKANWEB.TV
CNN: Kosova me numėr relativisht tė vogėl tė luftėtarėve nė Siri
 
 
BALKANWEB.TV
Imami kėrcėnohet me jetė sepse shprehet kundėr ekstremizmit nė fe
 
 
BALKANWEB.TV
Del mė 7 shtator, pamje ekskluzive tė iPhone 6
 
 
BALKANWEB.TV
Ushtria e karkalecėve sulmon qytetin, Madagaskar nė kaos
 
 
BALKANWEB.TV
Ksamil, kabllo korenti nėn ujė
 
 
BALKANWEB.TV
Durrės, dhunohen pėr vdekje 2 kunatat e moshuara, policia: Po hetojmė nė dy pista
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Rama bllokadė tė padėgjuar ndaj Bashkisė, si asnjė kryeministėr mė parė
 
 
BALKANWEB.TV
Pėr pak e bėri!
 
 
BALKANWEB.TV
Deputetė tė PD kundra bojkotit tė Kuvendit, BalkanWeb zbardh debatet e forta
 
 
BALKANWEB.TV
Sesioni i ri, rrėzohen dekretet e Presidentit. Rama: Nishani goditi prioritetet kombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
Millie, qeni qė ēon pazarin nga makina nė shtėpi
 
 
BALKANWEB.TV
Sesioni i ri parlamentar, Basha: Nuk shkojmė nė njė Kuvend ku opozita nuk dėgjohet
 
 
 
 
FOTOGALERI
Little P, macja mbretėreshe e Instagramit
 
 
FOTOGALERI
Huffington: Selfie e transeksualėve kundėr diskriminimit
 
 
FOTOGALERI
Nicole Scherzinger, pushime tė vonshme
 
 
FOTOGALERI
Sarkozy dėshiron t’i kthehet politikės, Carla Bruni zemėrohet keq
 
 
FOTOGALERI
Ēantat baule, tendenca e vjeshtė dimėr 2014
 
 
FOTOGALERI
Dita e parė e shkollės, ja gėzimi i nėnave!
 
 
FOTOGALERI
Gisele Bundchen merr 148 mijė euro nė ditė
 
 
FOTOGALERI
Millie, qeni qė ēon pazarin nga makina nė shtėpi
 
 
FOTOGALERI
Hotelet mė luksoze nė botė, kryesojnė Gjeneva dhe Parisi
 
 
FOTOGALERI
Angelina Jolie me fustan tė bardhė, ja fotoja e parė e publikuar
 
 
FOTOGALERI
10 vjet nga terrori nė Beslan, fėmijėt sot pas 1 dekade
 
 
FOTOGALERI
Kim refuzon tė ulet pranė Rita Orės
 
 
FOTOGALERI
Cfarė trupi yll Majlinda Bregu
 
 
FOTOGALERI
Ciljeta shoping me tė birin
 
 
FOTOGALERI
Shkėndie Mujaj, skena hot mbi bilardo
 
 
FOTOGALERI
Era Istrefi provokon me duar
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus: Unė dhe Liam Hemsworth duhemi akoma