BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kulturė
22 Tetor 2013 - 17:25 | LAJME
TRANSLATE
 
Thimi Nika: Filatelia shqiptare në komunizëm, e politizuar
Nga: FATMIRA NIKOLLI
Thimi Nika: Filatelia shqiptare në komunizëm, e politizuarTIRANE - Filatelia kombëtare shqiptare mbushi 100 vjet në 5 maj 2013. Me këtë rast, filatelisti Thimi Nika ka botuar një libër, punën për të cilin e ka nisur pesëdhjetë e pesë vite më parë. Aktualisht, ai ka një koleksion të pasur të filatelisë shqiptare, të klasifikuar me kritere e standarde profesionale dhe të shoqëruar me një literaturë që më ka dhënë një informacion tejet të vlefshëm. "Ky koleksion, veç serive bazë për çdo emision pullash të emetuar nga Posta Shqiptare, përmban të gjitha FDC-të, të vulosura me vula të posaçme, ekzemplarë të shumtë të historisë postare shqiptare dhe karta-postare të periudhave të ndryshme, kartëmaksimumet zyrtare, por edhe të përgatitura nga unë etj. Sigurisht, më mungojnë gjëra, për të cilat kam kohë që jam dhe do të mbetem vazhdimisht 'në pritë' për t'i gjetur", - thotë ai.
Në intervistën e mëposhtme, Nika tregon se aktualisht katalogu i emisioneve filatelike shqiptare numëron mbi 3400 pamje të ndryshme pullash. Për sa i përket realizimit, ato dallohen lehtësisht nga gjuha artistike e periudhës kur janë emetuar, por edhe nga individualiteti i artistëve që janë angazhuar në këtë fushë. Filatelia shqiptare, me identitetin e saj të spikatur, qëndron sot denjësisht përkrah filatelive më të mira të vendeve të tjera. Ajo është e pranishme në të gjitha ngjarjet e rëndësishme ndërkombëtare, siç janë ekspozitat ballkanike, europiane e botërore dhe njëkohësisht konkurruese në tregun e madh të pullës.
Këto ditë, literaturës sonë filatelike iu shtua botimi juaj "Historia e Filatelisë Shqiptare", që përkon me vitin jubilar të 100-vjetorit të pullës së parë kombëtare shqiptare. Çfarë iu nxiti për ta shkruar këtë libër?
Gjithmonë më ka preokupuar fakti që në Shqipëri filatelia nuk është kaq e zhvilluar sa në vendet e tjera, që sot brezi i ri thuajse nuk merret fare me këtë hob, i cili realisht u ka sjellë kënaqësi të veçantë dhe u ka përcjellë emocione të jashtëzakonshme brezave të tërë. Po kështu, shpesh i kam bërë vetes pyetjet: Përse në bibliografinë e filatelisë shqiptare ka shumë pak autorë vendas; Përse asnjë autor shqiptar nuk është angazhuar për ndonjë botim të plotë për filatelinë tonë; Përse në libraritë tona literatura filatelike është inekzistente; Përse te ne nuk zhvillohen rregullisht ekspozita filatelike kombëtare e ndërkombëtare?
Të gjitha këto pyetje e kanë një përgjigje: zbrazësia që ekziston nga pavijueshmëria, ose më mirë të them, nga ngritje-uljet e theksuara të vërejtura në traditën filatelike në Shqipëri. Mbushja sado pak e kësaj zbrazësie ka qenë ngasja më e madhe dhe nxitja kryesore për t'iu futur hartimit dhe botimit të këtij libri, të cilin, në radhë të parë, ia kam kushtuar babait tim, që ishte vërtet një filatelist shumë i mirë dhe që më mësoi abc-në e koleksionimit.
Si mund të na vlejë ky libër?
Për mua, ky libër u duhet filatelistëve shqiptarë, por edhe të huajve që janë të interesuar drejtpërdrejt ose tërthorazi për filatelinë tonë, apo që koleksionojnë pullat postare të Shqipërisë; ky libër u duhet historianëve dhe përgjithësisht njerëzve të kulturës, pasi vetë filatelia është pasqyruese e mirëfilltë e historisë dhe pjesë e kulturës sonë kombëtare; ky libër u duhet të gjithë atyre që puna që kryejnë i lidh në mënyrë të pashmangshme me pullat, në radhë të parë punonjësve të sektorit të postave; ky libër u duhet artistëve që merren me krijimtari në fushën e filatelisë, pasi i ndihmon drejtpërdrejt për realizimin e një gjuhe artistike sa më të përkryer të pullave; ky libër i duhet çdo lloj koleksionisti, për të përfituar sado pak kulturë dhe përvojë koleksionimi.
Ç'risi sjell ai?
Ky libër mëton të ketë një historik deri diku të plotë, por edhe një sërë refleksionesh mbi filatelinë tonë, duke filluar nga emetimi i pullës së parë kombëtare shqiptare, që daton më 5 maj 1913, dhe deri më sot.
Unë, si autor, që kur fillova ta shkruaj librin, kam qenë me fat dhe i privilegjuar njëkohësisht. Pse? Sepse, që në zanafillë, pata mundësinë dhe avantazhin të shfrytëzoja pjesën më të madhe të literaturës së botuar deri më sot, vendase dhe të huaj, për pullat shqiptare. Po kështu, kam pasur edhe një komoditet tjetër, që ndoshta nuk ka qenë i mundur për shumicën e autorëve, sidomos atyre të huaj. Për hartimin e librit, veç koleksionit tim, kam konsultuar ndër vite disa nga koleksionet më të mira të pullave shqiptare, që ekzistojnë në Shqipëri. Këtu do të përmendja koleksionet e kolegëve filatelistë Kolë Gjinaj, Robert Ballauri, Stilian Nosi, Gjush Daragjati, Shefik Osmani, Ferik Ferra, Vangjo Ilo, Nikolla Xharo, Foti Xhitoni e Vasil Xhitoni, Kristaq Jorgji, Aleksandër Josifi, Bajram Peçi, Sokrat Bozo, Agim Pasholli, Romeo Durolli, Nonda Misrasi, Luigj Shabani, Kozma Basho e Jovan Basho, Argjir Panariti, Florent Kalivopulli, Kozma Dashi, Emi Gimjani etj.
Një përparësi e librit tim mendoj se është edhe dokumentacioni i pasur arkivor, i panjohur dhe i pashfrytëzuar deri tani, i zbuluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në arkivin dhe në Muzeun e Pullës të Drejtorisë së Përgjithshme të Postave etj.
Si është ndërtuar libri?
Libri ka 418 faqe. Ai përbëhet nga 8 krerë. Fillimisht kam një kre për bibliografinë e filatelisë shqiptare, ku pasqyroj gjithçka është shkruar nga autorë vendas e të huaj. Sigurisht, jo për të përcaktuar "hierarkinë e vlerave" të tyre, por si një informacion i hollësishëm për të gjithë të interesuarit.
Në një syth më vete të librit trajtohet filatelia në territoret shqiptare para shpalljes së pavarësisë kombëtare, pra në periudhën e Perandorisë Osmane. Për hartimin e këtij kreu më erdhi në ndihmë miku im, koleksionisti i shquar i pullave shqiptare, diplomati gjerman Oto Graf [Otto Graf]. Ai, krahas disa ilustrimeve të bukura, që unë i kam vendosur në libër, më dërgoi edhe një material shumë interesant me autor Seref Bornovalin për vulat postare të Perandorisë osmane në vitet 1846-1918, ku bënte pjesë edhe Shqipëria.
Pa dashur ta ngarkoj lexuesin me informacione të tepërta, mund të them se në libër ka një informacion interesant veçanërisht për vulat osmane në territoret shqiptare, për shkrimet e tyre dhe anulimet e pullave me to.
Po kështu, periudhës para pavarësisë i përket edhe veprimtaria e postës austriake në Shqipëri nëpërmjet agjencisë së linjës lundruese Austrian Lloyd, e postës italiane të Levantit, por dhe e postave greke, serbe e malazeze. Mënyra e funksionimit të tyre dhe roli që ato luajtën në krijimin e një përvoje filatelike fillestare kanë një vend të caktuar.
Ju u kushtoni vend të rëndësishëm emisioneve të emetuara nga qeveria e Ismail Qemalit. Pse?
Po, është e vërtetë. Ajo që kam dashur të vë më shumë në dukje në libër është identiteti i spikatur i filatelisë kombëtare shqiptare. Ky pasqyrohet nëpërmjet disa krerëve, të cilët rrokin një hark kohor njëshekullor, që zë fill me shpalljen e pavarësisë, më 28 nëntor 1912, dhe vazhdon deri në ditët e sotme.
Historia e pullave kombëtare shqiptare, siç e përmenda më lart, ka si ditëlindje 5 majin e vitit 1913. Qeveria e Ismail Qemalit, ku ministër i parë i Postës ishte Lef Nosi, zhvilloi një veprimtari intensive emetuese të pullave postare. Ajo nxori brenda pak muajve 6 emisione pullash, me të cilat mëtonte të fitonte rreth 3 milionë grosh (shumë e konsiderueshme për kohën). Gjithashtu kësaj qeverie i njihet merita e kujdesit për ecurinë normale të administratës postare, për heqjen nga qarkullimi të vulave të huaja dhe zëvendësimin e tyre me vula datare të standarteve të kohës në gjuhën shqipe.
Një tablo mjaft tërheqëse paraqesin për historinë e filatelisë shqiptare edhe: periudha e Luftës së Parë Botërore, ajo e Republikës dhe Monarkisë të Ahmet Zogut, pullat postare gjatë pushtimit italian dhe atij gjerman.
Po periudhën pas çlirimit të Shqipërisë si e keni trajtuar në libër?
Pyetja juaj më jep rastin të vë në dukje një fakt të dhimbshëm. Në qoftë se për harkun kohor 1913-1944 ka botime e shkrime të autorëve të ndryshëm, periudha më pas ka mbetur fare e virgjër. Askush nuk ka bërë një studim serioz për filatelinë e kësaj periudhe. Libri im, në këtë drejtim sjell një risi. Janë dy krerë të tij, i 6-ti dhe i 7-ti, që u kushtohen pullave shqiptare të viteve 1945-2013. Periudha prej vitit 1945 dhe deri në vitet '90 të shekullit XX shquhet sidomos për pasuri e fluks të madh emisionesh, por që, siç dihet, kanë qenë përgjithësisht të politizuara e të ideologjizuara. Të gjitha këto pasqyrohen në një kre më vete. Duke filluar nga viti 1990, pra me proceset demokratike, krahas ulje-ngritjeve të kuptueshme të viteve të para të tranzicionit 1991, '92, '93, janë bërë përpjekje serioze dhe është shtuar kujdesi nga Komisioni Shtetëror i Pullës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare për zgjerimin e tematikës, por sidomos për mënjanimin e politizimit të pullave dhe rritjen cilësore të shtypjes së tyre, që sigurisht është shumë më e mirë.
Kush ka kontribuar për pullat?
Kapitulli i 8-të trajton një tematikë të veçantë: gjuhën artistike të pullave, e thënë ndryshe kontributin e piktorëve, skulptorëve, fotografëve dhe mjeshtrave të dizajnit në filatelinë shqiptare.
Aktualisht katalogu i emisioneve filatelike shqiptare numëron mbi 3400 pamje të ndryshme pullash. Për sa i përket realizimit, ato dallohen lehtësisht nga gjuha artistike e periudhës kur janë emetuar, por edhe nga individualiteti i artistëve që janë angazhuar në këtë fushë.
Diçka tjetër të veçantë që ka libri?
Veç sa më sipër, librin e kam pajisur edhe me një fjalorth filatelik, ku shpjegohen termat më të përdorshëm në këtë fushë, si dhe me treguesit e emrave dhe të burimeve bibliografike, historike dhe filatelike të shfrytëzuara. Të gjitha këto mendoj se i vijnë në ndihmë lexuesit të gjerë.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Marin, New York mė 24-10-2013 nė 01:59
O Thimio, e ke mbushur bidonin plot me qumesht, te lumte dora per librin, po pse i bie me shkelm?! Politizimi? Mos harro se ti ke qene nje nga gazetaret me oportuniste e me servile te regjimit te Enver Hoxhes, apo harrove...

Dėrguar nga muzaka, Berat/ Shqiperi mė 23-10-2013 nė 14:39
Librin e ke bere shume te mire dhe me vlera, por titullin e shkrimit e ke te habitshem?!

Gjithesesi te uroj botime te tjera te ketij lloji, sepse ti je i nje gjenerate me vlera per vehten dhe vendin. Pershendetje!

Dėrguar nga filatlia mė 22-10-2013 nė 18:47
Eshte nje pune e laverueshme me filateline flete me tere Boten dhe behesh njohes i historise te cdo pjese te saj Ne Bllkan lashtesia i perket Greqise 1861 Italia 1862 B-Herceg.1879 Bullgaria 1889 Shqiperia 1913 me pullen e pare 2 qind me Skenderbeun dhe shkruhet Shqipnia e Lire nje tjeter shkruhet Gjergj Kastrioti ne fushe
Skandrbegu Mbret i Shqyptareve 5 qind.
me 1922del pulla Posta -Vetekeveria e Mirdites 5 qind.Me 1925 Rep Shqiptare 1 qind Me 1927 Pulle me Kurore e kuqe-kafe po 1 qind.etj.
       Shqiperia
24 Tetor 2014
Touareg-u e djalit të politikanit Aleksandër Biberaj rezulton e vjedhur në Serbi
Djalit të politikanit Aleksandër Biberaj i gjendet një automjet i vjedhur. Burime nga policia bëjnë me dije se rezultoi që automjeti tip Volswagen Touareg me targa TR 3555U në pronësi të shtetasit Klajdi Biberaj, 28 vjec është sekuestruar për shkak se për shkak të verifikimeve të kryera nga INTERPOL rezulton e vjedhur në Serbi në vitin 2007
KOMENTO
       Kosova
24 Tetor 2014
Mblidhet LDK-ja, pritet prishja e koalicionit me Vetëvendosjen?!
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe disa minuta pritet të filloj mbledhjen për të diskutuar rreth krizës politike në vend.
KOMENTO
       Rajoni
24 Tetor 2014
Fyle në Beograd: BE kërkon të normalizoni marrëdhëniet me Kosovën
Komisioneri i zgjerimit të BE-së në largim Stefan Fyle tha sot në Beograd se Bashkimi Evropian nuk po kërkon që Serbia të njohë Kosovën dhe shtoi se ishte i kënaqur me reformat në Serbi
KOMENTO
       Bota
24 Tetor 2014
BE: 1.26 miliard dollarë për Ebolën
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord, sot, që të rrisin ndihmat për të luftuar virusin vdekjeprurës Ebola në Afrikën Perëndimore. Ata janë pajtuar që shuma e ndihmave të rritet për 1.26 miliard dollarë.


KOMENTO
       Sport
24 Tetor 2014
Shqiptarėt ‘pushtojnė’ e UEFA-n: I thatė ‘Po’ racizmit, turp pėr ju!
Vendimi i UEFA pėr tė penalizuar Shqipėrinė nuk ėshtė mirėpritur nga shqiptarėt tė cilėt kanė shpėrthyer nė sharje nė rrjetet sociale. Pėrvec profileve personale, shqiptarėt janė dyndur nė faqen zyrtare tė UEFA nė Facebook ku mijėra e mijėra komente shkruajnė shprehjen ‘UefaSayYesRacism’
KOMENTO
       Kulture
24 Tetor 2014
Bashkia Gjirokastër titull Armando Dukës, këshilltarët e PD braktisin mbledhjen
Këshilltarët e Partisë Demokratike kanë braktisur sot mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, në kohën kur bashkia do ti akordonte një titull nderi Presidentit të FSHF-së, Armando Duka
KOMENTO (2)
       Metropol
24 Tetor 2014
Shqiptarėt ‘pushtojnė’ e UEFA-n: I thatė ‘Po’ racizmit, turp pėr ju!
Vendimi i UEFA pėr tė penalizuar Shqipėrinė nuk ėshtė mirėpritur nga shqiptarėt tė cilėt kanė shpėrthyer nė sharje nė rrjetet sociale. Pėrvec profileve personale, shqiptarėt janė dyndur nė faqen zyrtare tė UEFA nė Facebook ku mijėra e mijėra komente shkruajnė shprehjen ‘UefaSayYesRacism’
KOMENTO
       Teknologji
24 Tetor 2014
Me një MasterCard përfitohet WiFi falas në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar
Kompania e kartave të kreditit dhe shërbimeve të pagesave, MasterCard ka nënshkruar një marrëveshje me firmën britanike të shpërndarjes së internetit, The Cloud për dhënien e wifi falas në qindra vende publike në Mbretërinë e Bashkuar.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Studentėt e Inxhinierisė nė protestė, kundėr rritjes sė tarifės e mesatares sė Masterit
 
 
BALKANWEB.TV
UEFA: Shqipėria humb 3-0 nė tavolinė ndeshjen me Serbinė, FSHF 100 mijė € gjobė
 
 
BALKANWEB.TV
Zhvesh gruan nudo dhe e detyron tė ec nėpėr fshat
 
 
BALKANWEB.TV
FSHF: Vendimi UEFA i padrejtė, vijojmė luftėn. avokati: Praktikisht Serbia s’ėshtė dėnuar
 
 
BALKANWEB.TV
Bojkoti, Basha: Kemi propozuar marrėveshje me garanci ndėkombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
Kuvendi shkarkon me votim tė fshehtė Cefėn dhe Lelēajn nga KLD
 
 
BALKANWEB.TV
Prokuroria merr tė pandehur Kristaq Gervenin, mbajti gradėn qė nuk i takonte
 
 
BALKANWEB.TV
Prodhuesit e bukės: Proteinat nuk janė problemi i vetėm, Unioni veproi si monopol
 
 
BALKANWEB.TV
BIRN: Fazllic 1 mln $ 'investim' pėr PD, ua vodhi amerikanėve nė kėmbim tė njė kontrate biznesi
 
 
BALKANWEB.TV
AMA, Peza: Nesėr mblidhemi pėr kryetarin e ri, opozita tė vijė pėr dėgjesat
 
 
BALKANWEB.TV
Trami, Bozdo: Rama tė japė ‘ok’, tė mos e bllokojė pėr interesa politike
 
 
BALKANWEB.TV
Ish i pėrndjekuri urinon mbi varrin e Enver Hoxhės
 
 
BALKANWEB.TV
Femrat shqiptare jetojnė 4.3 vite mė shumė se burrat
 
 
BALKANWEB.TV
Britani e Madhe, kamioni merr zvarrė makinėn
 
 
BALKANWEB.TV
Kuvendi fut nė rend dite 3 kėrkesat e opozitės. Rama: E megjithatė janė komike!
 
 
 
 
FOTOGALERI
Ish Miss Univerisi 67 vjeēe dhe duket si 20
 
 
FOTOGALERI
Vendimi i UEFA, ironizohet keqazi Platini
 
 
FOTOGALERI
Mė nė fund Kate Middleton-it i duket barku
 
 
FOTOGALERI
Scarlett Johansson fotot nudo qė iu grabitėn nė celular
 
 
FOTOGALERI
Shtėpia mė e vogėl nė botė, 340 mijė euro pėr 17 m²
 
 
FOTOGALERI
Si i ati dhe i biri, ja ngjashmėria e yjeve
 
 
FOTOGALERI
Ēmend motra e Kim, ēfarė bukuroshe!
 
 
FOTOGALERI
Kur qeni bėhet njė jastėk perfekt pėr macet
 
 
FOTOGALERI
Zhvishet sulltanesha Hyrrem!
 
 
FOTOGALERI
Nė Romė, sfilata e parė pėr martesat gay
 
 
FOTOGALERI
Nė fushė me njė kembė, sfida e Francescos, rasti i pare nė njė kampionat pėr te rinj
 
 
FOTOGALERI
Lauren Goodger, njė belfie pėr fansat nė Instagram
 
 
FOTOGALERI
Megan Gale, nje mami seksi, topless pėr Who
 
 
FOTOGALERI
Jenifer Lopez, ndez publikun nė Vankuver
 
 
FOTOGALERI
Fustanet mė tė vaēanta tė Oscar de la Renta
 
 
FOTOGALERI
Arti kalon masėn, kur statujat janė titanike
 
 
FOTOGALERI
Kelly Brook, dymbėdhjetė muaj prej super seksi
 
 
FOTOGALERI
Body Worlds, cikli i jetės, ekspozita qe tregon sekretet e trupit te njeriut