BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kulturė
30 Qershor 2013 - 22:56 | LAJME
TRANSLATE
 
Ura e çuditshme prej druri e shek XVI në Berat
Nga Dritan ÇOKU
Ura e çuditshme prej druri e shek XVI në BeratLagjja Goricë (fig.1) në qytetin historik të Beratit përbën njësinë e vet me ndërtimore të ngritur në krahun e majtë të lumit Osum, pra e ndarë prej pjesës tjetër të qytetit. Ndërtimi i këtij ansambli duket se ka filluar aty rreth mesit të shekullit XVI, duke u bazuar në zhvillimin e mirë që kishte arritur kjo lagje rreth çerekut të tretë të shekullit XVII. Lagjja çdo nevojë e plotësonte në qendrën zejtaro-tregtare, sepse brenda lagjes nuk kishte një njësi të tillë. Kohë më parë ndërlidhja me këtë lagje bëhej me trap, ura druri dhe më pas ura prej guri mbi lumin Osum ose siç quhet sot Ura e Goricës.

Në revistën mujore "Diturija" të Lumo Skëndos kemi një artikull me titull "Berati Plak" me 5 korrik 1927 nga z .Gjergj Haxhi Mihali. Ai tregon se nga një libër në kishën e Shën Gjergjit mësojmë se Kurt Pasha, pashai i Beratit në vitin 1777 kishte financuar për ndërtimin e urës së Goricës mbi lumin Osum dhe e ktheu atë në të Gurtë (fig.2). Në vitin 1918 në mbarim të Luftës së Parë Botërore, austriakët para se të largoheshin nga Berati i vunë dinamit urës dhe prishën mesin e saj. Italianët që erdhën pas tyre vendosën pranë harkut të prishur një pasarelë të varur me kavë çeliku, e cila vlente për kalimin e njerëzve. (Koli Vesho, Berati qytet muze, Berat, 2012, f.143) Një investim prej 45 mijë lireta me kontributin edhe të qytetarëve beratas të cilët dhanë 10 mijë lireta, rikonstruktohet nga firma "Tamburlini" ura në lagjen Goricë e cila ishte djegur gjatë Luftës së Parë (Marela Guga, Historia e prefekturës së Beratit 1920-1939, bocet, f.266). Dëmtimet e ndryshme të saj dhe nevoja për qarkullim mbi urë në të dy drejtimet njëkohësisht ka sjellë zgjerimin e gjerësisë së saj. Kjo zgjidhje është realizuar duke zëvendësuar parapetin e urës prej guri, me parapet të krijuar, duke futur në trupin e urës shina hekuri të cilat dalin konsol, duke i inkastruar e betonuar dhe duke krijuar parapet të ri, i cili qëndron edhe sot. Ky zgjerim ka krijuar në sipërfaqen kaluese të urës dy mini trotuare në të dy krahët për kalimin e këmbësorëve. Si përfundim mund të themi se në hyrje dhe dalje të urës kemi veprën autentike origjinale, ndërsa dy qemere dhe parmakët janë rikonstruktuar në vitin 1923 dhe një këmbë dhe dy gjysëm qemere që mbështeten në të mendojmë se janë rikonstruktuar në vitin 1938 (fig.3,6).(Genci Samimi, Dritan Çoku, Jeta e një monumenti, Ura e Goricës në Berat, Pse duhet të planifikohet për restaurim, "Gazeta Shqiptare" suplementi "Milosao", 12 Dhjetor 2010) Në shtator 1944 ushtria gjermane nuk mundi të realizojnë planin për prishjen e urës në ditën që largoheshin nga Berati.

Por si ka qenë pamja arkitektonike e urës së çuditshme të Beratit mbi lumin Osum në shek.XVI-XVII ?
Për ndërtimin e urës së çuditshme të Beratit mbi lumin Osum për kalimin e njerëzve shkruan udhëtari dhe kronisti i famshëm Osman Evlija Çelebi, në veprën e tij, "SEJAHATNAME", (udhëtimet) prej 10 volumesh. Ai ka të dhëna mjaft të rëndësishme dhe shumë të vlefshme për gadishullin e Ballkanit, Evropën Perëndimore, Afrikën, Azinë, etj. Në volumin e 8-të veprës së tij, ai përshkruan me rreth 12 faqe qytetin e Beratit pas vizitës të dytë të bërë në vitin 1672. Ai thotë: "Në qytetin e Beratit, aty poshtë, pas tregut të kazanxhijve, mbi lumin e Osumit gjendet një urë e madhe që shërben për kalimin e udhëtarëve karshi, në Varosh të Thatë. Gjithsej ka nëntë harqe prej druri, por themelet e urës qëndrojnë mbi këmbë prej gurësh të çuditshëm, të zhytur në ujë. Pjesa e sipërme e urës është e shtruar me material lisi (pelina). Është diçka e çuditshme saqë rrallë mundet të takohet. Në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit, ajo përbëhet vetëm nga një hark prej druri, kurse kjo e Beratit është e pajisur me nëntë harqe (Zoti ta ruajë!)".(Vasfi Samimi, Berati 300 vjet më parë, "Dita 2000", Tiranë, 2007, f. 38) Për kohën e ndërtimit të kësaj ure vështirë të thuhet ndonjë gjë e saktë, pasi deri më sot nuk kemi rastisur ndonjë të dhënë. Veçse një gjë është e sigurt: Ajo është ndërtuar atëhere kur ka lindur nevoja e komunikimit midis dy brigjeve të Osumit, d.m.th. i takon asaj kohe kur në të majtë të lumit filloi popullimi dhe ndërtimi i mëhallës së Goricës. Duke arsyetuar kështu, ndërtimi i këtij objekti në pikëpamje kohore, mund të vendoset, të paktën, në gjysmën e dytë të shek. XVI. (Ferit Duka, Berati në kohën osmane (shek. XVI-XVIII), Toena, Tiranë, 2001, f.214) Madje, siç del nga defter i vitit 1583, në gjysmën e dytë të shek. XVI, ekzistonte edhe mëhalla përtej Osumit, Gorica. (Po aty, f.177)

Udhëpërshkruesi Evlija Çelebi për malin e Goricës na informon se: "Është një mal i madh, i lartë dhe i stolisur me drurë e pyje pafund. Qerestetë dhe binarët që përdoren për riparimin dhe ruajtjen e urës merren së këndejmi. Çdo njeri që guxon të presë qoftë dhe një dru të hollë nga ky pyll dënohet dhe kundrejt tij merren masa nga gjykata."(Vasfi Samimi, Berati 300 vjet më parë, "Dita 2000", Tiranë, 2007, f.37) Popullsia e krishterë vazhdonte, si një shekull më parë, të kryente disa detyra mirëmbajtjeje. Në vitin 1688, Papa Jani, Staso Jani, Bane Dhimo, nga lagjja "Kala" e Beratit deklaronin se ata vazhdonin të ishin të falur nga detyrimet e jashtëzakonshme kundrejt shërbimit të përgatitjes së materialeve e shpenzimeve për urën e qytetit. (Petrika Thëngjilli, Shqiptarët midis lindjes dhe perëndimit (1506-1839), fusha fetare 1, Maluka shpk, Tiranë, 2002, f. 245) Ashtu siç u përmend edhe më sipër me këto burime, tregohet mjaft qartë dhe flasin për veprën inxhinierike, realizimin e saj mjaft të çuditshëm, rregullat për ruajtjen, sigurimin e materialit drusor dhe për mirëmbajtjen e saj. Nga burimet e ndryshme rezulton se edhe në shek.XVIII-XIX ishin të përhapura mjaft urat e drurit, prej të cilave sot nuk kemi asnjë gjurmë. (Valter Shtylla, Disa ura të vjetra prej guri në vendin tonë, "Monumentet" 11, 1976, "Mihal Duri", Tiranë, 1976, f.223)
Gjatë studimit të hollësishëm të Urës së Goricës kemi realizuar një analizë të thelluar të burimeve historike nga letërsia historiografike, përshkrimeve që udhëtarë të ndryshëm kanë bërë për këtë vepër inxhinierike, dokumentimin faktik të gravurave (fig.4) dhe fotove (fig.5) se si ka qenë e ndërtuar Ura e Gorricës dhe pamja e saj arkitektonike. Kemi nxjerrë në pah gjendjen fillestare të urës prej guri, përforcimet dhe rikonstruksionet që ka pësuar ajo gjatë jetës së saj deri më sot.(fig.6) Njohja e monumentit, historisë së tij, vazhdimësisë së jetës së tij, specifikave të veçanta të realitetit ekzistues të monumentit, ishin shkaqet kryesore për studimin dhe paraqitjen grafike të urës së çuditshme të Beratit mbi lumin Osum me 9 harqe prej druri për kalimin e njerëzve.

Kuptohet se sipas gjerësisë së shtratit të lumit ura është ngritur me shumë harqe. Nga ana e konstrituimit të harqeve prej druri dhe anës pamore të urës mendojmë se ura në qendër ka qenë e përbërë prej 3 harqesh të mëdhenj të cilët krijonin pjesën horizontale paralel me nivelin e lumit dhe nga të dy krahët me nga 3 harqe, ku harqet sa vinin e zvogëloheshin për të dhenë edhe pendencën deri në mbështetëset anësore që të çonin në nivelin e rrugëve nga të dyja anët e Osumit. Pra, urës së çuditshme me 9 harqe prej druri, gjë e pazakontë për atë kohë i janë shtuar nga një hark për secilin krahë nga ku fillon dhe pjerrtësia graduale deri në mbështetëset anësore (fig.7). Ofrojmë këtë lloj arsyetimi për vet faktin se Ura e Gorricës që trashëgojmë ne sot në dallim vetëm të materialit që është ndërtim prej guri, ka të njëjtin filozofi, ose shkollë ndërtimi të mënyrës së konstrituimit të harqeve dhe pendencës nga të dy krahët, tip mbizotërues të urës në Shqipëri dhe në gadishull, synimi kryesor i të cilit është të ngarkojë sa më pak harqet dhe ta pakësojë sa më shumë trysninë anësore që ushtrohet mbi këmbëzat. (Eqrem bej Vlora, Ditar (Nga Berati në Tomor dhe kthim), KOÇI, Tiranë, 2003, f.54) Si shembull i kësaj ngjashmërie me urën e Gurtë të Beratit mbi lumin Osum (1777) kemi edhe urën mbi lumin Shkumbin (fig.8) të ndërtuar po nga Kurt pasha i Beratit, por edhe ura të tjera. Qëllimi i urëndërtuesit është (ndoshta e ka trashëguar prej bizantinëve) duke i rënduar këmbët në të dy anët. Shumë herë, pra, gurët e fundit të harkut formojnë edhe kalldrëmin, mbi të cilin shkon rruga, e cila zbret kur mbaron harku dhe ngjitet përsëri kur fillon harku tjetër. (Johan Georg von Hahn, Studime shqiptare, IDK, Tiranë, f.117) Këmbët e urave kanë edhe vrima nga të dy anët, për të dhënë zgjidhjen e një konstrukti të lehtë, por edhe në funksion të dritareve shkarkuese gjatë vërshimit të lumenjve. Në këmbët midis harqeve, në pjesën e poshtme të tyre ashtu sikurse na ofron informacionin edhe Çelebiu ...se themelet e urës qëndrojnë mbi këmbë prej gurësh të çuditshëm, të zhytur në ujë..., mendojmë se këmbët janë trajtuar të mprehta me masiv gurësh të mëdhenj për të hapur rrjedhën e lumit dhe për t'i rezistuar prurjeve të Osumit, gjë që i ka bërë mjaft përshtypje në atë kohë edhe kronikanit. Pra, ura në shekullin XVI ka qenë me 9 harqe, 8 këmbë dhe 2 mbështetëse anësore.

Gjatë hulumtimit që kryem mbi gjurmë të urave prej druri edhe jashtë hapësirës shqiptare hasim dy ura prej druri të realizuara në Angli, dëshmi nga arti pamor. E para e realizuar në pikturë (fig.9) e punuar nga Canaletto pas vitit 1750, mbi urën e ndërtuar përgjatë lumit Thames në Walton-on-Thames në Surrey, Angli. Ura prej druri u përfundua në 1750 dhe qëndroi deri më 1783, kur ajo u shpërbë dhe u ndërtua me tulla. Dëshmia tjetër është një gravurë e cila na paraqet qytetin dhe urën Kew në Surrey (fig.10). Ura kishte 11 harqe, dy në çdo fund të urës ishin prej guri të cilët bashkoheshin me 7 harqet prej druri. Kjo urë përfundoi më 1 qershor 1759 dhe rezistoi për 30 vjet, më pas u ndërtua krejtësisht prej guri. Në realizimin grafik mbi urën e çuditshme të Beratit nga ana vizuale jam mbështetur pikërisht në dy veprat e realizuara në Angli, sepse mendojë se edhe ura e ndërtuar në Berat me nëntë harqe prej druri mbështetur në këmbë prej guri (shek.XVI) të ketë përafërsi në mënyrën e realizimit të konstrituimit të harqeve me elementet drusore. Kërkesat jetësore dhe të domosdoshme për nevoja të ndryshme një nga këto edhe ndërtimet me karakter publik bën që mjeshtrat, të cilët në dokumentet e kohës shënohen me fjalën"ustallarë" në fushën e ndërtimeve këtu edhe marangozët, veprimtaria profesionale e të cilëve nga procesi i formimit gjatë punës së tyre, përvoja etj., krijonte një shkollë në teknikën e punimit, mënyrën e ndërtimit dhe realizimit të këtyre veprave ndërtimore.

Si përfundim mendojmë se ura prej druri e shek. XVI në Berat të ketë atë mënyrë ndërtimi sipas skicës së paraqitur në këtë studim.(shih, fig.7)

Me propozimin e mësipërm të paraqitjes grafikisht të këtij ndërtimi inxhinierik nuk pretendojmë të kemi zgjidhur dhe vërtetuar përfundimisht problemin sesi ka qenë pamja dhe ndërtimi arkitektonik i urës së shek.XVI mbi lumin Osum në Berat, por mendojmë të paktën të kemi parashtruar një hipotezë. Shpresojmë që kolegët dhe koleget shqiptarë të cilët merren me kulturën materiale do të arrijnë në të ardhmen që jo vetëm të plotësojnë zbraztësinë me anë të studimeve më të thelluara mbi arkitekturën në Shqipëri, që për fat të keq vitet e fundit janë lënë pas dore, por edhe për monumente që kanë specifika të veçanta duke pasur një njohje më të plotë të arkivave, dëshmive të kohës dhe studimeve më të fundit. Jemi të hapur dhe dëshirojmë, që vërejtjet të vlejnë për një studim më të plotë të kësaj trashëgimie arkitektonike në të ardhmen, nga cilido qoftë, sidomos duke u vështruar në një kuadër më të gjerë. (Shënim: Rilevimi i objektit & skicat janë realizuar nga Dritan Çoku).

(MILOSAO/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
02 Shtator 2014
Vjedhja në BSH, Braçe: Kërkojmë përgjegjësi administrative për Guvernatorin
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka deklaruar sot se Komisioni i Ekonomisë, i cili nis nesër nga puna do të nisë një proçes transparent për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit
KOMENTO
       Kosova
02 Shtator 2014
Imami kërcënohet me jetë sepse shprehet kundër ekstremizmit në fe
Imami i xhamisë “Tahtali” në Pejë, Zuhdi Hajzeri, është kërcënuar vazhdimit në rrjetet sociale, për shkak të qëndrimeve publike kundër terrorizmit dhe rrymave ekstreme në Kosovë, teksa i bënte “like” ose “pëlqej” faqeve kundër terrorizmit në “Facebook”. Madje sipas tij, njëri prej tyre ka tentuar ta shtypë me makinë
KOMENTO (1)
       Rajoni
02 Shtator 2014
Ballkani sërish viktimë e shirave të rrëmbyeshëm
Reshjet e rrëmbyeshme, të shoqëruara me erëra të fuqishme, madje edhe me breshër, kanë përfshirë rajonin e Ballkanit këtë fillimshtatori, njoftuan sot mediat e rajonit
KOMENTO
       Bota
02 Shtator 2014
Xhihadistėt e ISIS i presin kokėn gazetarit amerikan Steven Sotloff -VIDEO
Shteti Islamik ekzekuton gazetarin tjetėr amerikan tė marrė peng prej tyre, Steven Sotloff. 31 vjecari ishte raportuar i zhdukur qė nė muajin gusht tė 2013-ės teksa raportonte nė Siri (nė foto gazetari i vrarė)
KOMENTO (2)
       Sport
02 Shtator 2014
Shevchenko: Kalimi te Liverpooli, hap i qëlluar i Balotellit
Andriy Shevchenko ka lavdëruar Mario Balotellin dhe thotë se ai do të përfitojë nga një shans i dytë në Ligën Premier me Liveproolin. “Nëse ai nuk ishte i lumtur dhe as Milani, ishte e drejtë të ndahen. Por unë e pashë Marion në Kampionatin Evropian dy vite më parë në Ukrainë dhe Poloni – ai ishte një lojtar fantastik dhe unë refuzoj të besoj se kjo është humbur”

KOMENTO
       Kulture
02 Shtator 2014
Artan Shkreli: Zbulohet në Koman kisha e shekullit të VIII
Arkitekti Artan Shkreli bën me dije se gjatë gërmimeve në Koman është bërë një zbulim mbreslënës që lidh fiset iliro-trake me fiset e reja arbnore
KOMENTO (6)
       Metropol
02 Shtator 2014
Mario Balotelli, bye bye Fanny... një tjetër modele në jetën e futbollistit
‘No more Fanny for Mario Balotelli’, ‘s’ka më Fanny për Balotellin. Kështu shkruan The Sun, duke konfirmuar zërat, që prej disa ditësh qarkullonin edhe në Itali, që midis sulmuesit të Liverpool dhe të fejuarës së tij gjithçka ka mbaruar.

KOMENTO
       Teknologji
02 Shtator 2014
BE heton marrëveshjen Facebook-WhatsApp
BE-ja është duke hetuar nëse shuma e madhe e parave që Facebook ka paguar për blerjen e WhatsApp është e mirë për publikun, dhe do të vendosë në fillim të muajit të ardhshëm nëse do ta ratifikojë marrëveshjen
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Xhihadistėt e ISIS i presin kokėn gazetarit tjetėr amerikan Steven Sotloff
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Elbasani i kthyer nė kantier ndėrtimi e shprese falė mbėshtetjes sė qeverisė
 
 
BALKANWEB.TV
Vdes nė kėrkim tė gurėve, gruaja: Ndihmė pėr jetimėt
 
 
BALKANWEB.TV
Lufta pėr xhihad nga shqiptarėt nė Siri, Bushati: Po luftojmė fenomenin
 
 
BALKANWEB.TV
Renzi i pėrgjigjet kritikave tė ‘The Economist’ me njė akullore me kaush
 
 
BALKANWEB.TV
Vjedhja nė BSH, FMN: Do flasim nė momentin e duhur, nė 8 shtator
 
 
BALKANWEB.TV
Veliaj: S’doni tė punoni nė Call Centre?! Ti kthejmė lavdinė arsimit profesional
 
 
BALKANWEB.TV
CNN: Kosova me numėr relativisht tė vogėl tė luftėtarėve nė Siri
 
 
BALKANWEB.TV
Imami kėrcėnohet me jetė sepse shprehet kundėr ekstremizmit nė fe
 
 
BALKANWEB.TV
Del mė 7 shtator, pamje ekskluzive tė iPhone 6
 
 
BALKANWEB.TV
Ushtria e karkalecėve sulmon qytetin, Madagaskar nė kaos
 
 
BALKANWEB.TV
Ksamil, kabllo korenti nėn ujė
 
 
BALKANWEB.TV
Durrės, dhunohen pėr vdekje 2 kunatat e moshuara, policia: Po hetojmė nė dy pista
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Rama bllokadė tė padėgjuar ndaj Bashkisė, si asnjė kryeministėr mė parė
 
 
BALKANWEB.TV
Pėr pak e bėri!
 
 
 
 
FOTOGALERI
Xhihadistėt e ISIS i presin kokėn gazetarit tjetėr amerikan Steven Sotloff
 
 
FOTOGALERI
Kate dhe Cara, sė bashku per Burberry
 
 
FOTOGALERI
Mijėra rosakė mbi Danub pėr bamirėsi
 
 
FOTOGALERI
Pogradec, shirat e furishėm pėrmbysin qytetin
 
 
FOTOGALERI
Mario Balotelli, bye bye Fanny... njė tjetėr modele nė jetėn e futbollistit
 
 
FOTOGALERI
Turqi, polici bėn selfie pėrpara njė personi qė po vetevritej
 
 
FOTOGALERI
Kine, darkė mes peshqve dhe breshkave nėnujore
 
 
FOTOGALERI
Elisabetta Canalis, nė web fustani i martesės
 
 
FOTOGALERI
Kathy Griffin, Ice Bucket Challenge, artistja e bėn nudo
 
 
FOTOGALERI
Amber Rose, foto seksi pėr bashkėshortin
 
 
FOTOGALERI
Little P, macja mbretėreshe e Instagramit
 
 
FOTOGALERI
Huffington: Selfie e transeksualėve kundėr diskriminimit
 
 
FOTOGALERI
Nicole Scherzinger, pushime tė vonshme
 
 
FOTOGALERI
Sarkozy dėshiron t’i kthehet politikės, Carla Bruni zemėrohet keq
 
 
FOTOGALERI
Ēantat baule, tendenca e vjeshtė dimėr 2014
 
 
FOTOGALERI
Dita e parė e shkollės, ja gėzimi i nėnave!
 
 
FOTOGALERI
Gisele Bundchen merr 148 mijė euro nė ditė
 
 
FOTOGALERI
Millie, qeni qė ēon pazarin nga makina nė shtėpi