BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kulturė
22 Korrik 2013 - 08:56 | LAJME
TRANSLATE
 
Vasfi Baruti: Hoxha i thekur pas Zogut, kishte lidhje me fashistët
Nga: FATMIRA NIKOLLI
Vasfi Baruti: Hoxha i thekur pas Zogut, kishte lidhje me fashistëtVasfi Barutit, kërkimet në arkiva, për librin "Enver Hoxha në optikë të re", i janë dashur 7 vite kërkime, por puna ka qenë frytdhënëse. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", studiuesi rrëfen se risitë e këtij botimi kanë të bëjnë me botimin e dokumenteve të falsifikuara për diktatorin, që gjenden në Arkivin e Shtetit si edhe për zhdukjen e raportimeve që ai ka bërë nga Brukseli si diplomat. "Megjithatë, -thotë ai - është habi e madhe si mbetën dokumente të rëndësishme apo gjurmë të tyre, që bëjnë të mundur të zbulohet Enveri i panjohur, ai i fshehuri për dekada". Baruti deklaron se ka zbuluar edhe dosje me dokumente mbi të cilat është vënë dorë me armiqësi barbare. "Janë të mistifikuara me teknologji të lartë, në laminator, si ato për Nexhmije Xhuglinin, që për nga sofistikimi do t'i kishin zili dhe arkivat më të mëdha e të vjetër të botës", shprehet studiuesi. Më tej, ai zbulon detaje nga libri...
Cila është përmbajtja kryesore e biografisë së Enver Hoxhës? Rreth një vit më parë, edhe gazetari Blendi Fevziu ka botuar një të tillë...
Biografia "Enver Hoxha në optikë të re" ka dy pjesë: E para, që zë 226 faqe, nga lindja deri më 28 nëntor 1944, kur ai shpalli publikisht në Tiranë fitoren e tij politike dhe pjesa e dytë, që mbulon 150 faqe, është vijim i biografisë së Enverit, por në një rrafsh tjetër: çmistifikon e çmitizon ngjarjet më kryesore të historisë së Luftës, për interesa politike e biografike të Enverit, e të dyja pjesët bëjnë një unitet biografik. Biografia e Enverit për nga parashtrimi i materies historike s'ka të ngjashme me asnjë libër të botuar për të, as me biografitë tradicionale, as me biografinë gazetareske të dy viteve të shkuara "Enver Hoxha e para biografi…" nga Blendi F., që për vitet e Luftës Enverit i jepen merita të mëdha të pamerituara apo denigrohet pa të drejtë; por as me teknologjinë e të shkruarit, të argumenteve, fakteve e detajeve historike, as nga autenticiteti e vërtetësia e burimeve, dizenjo, kriteret burimore etj. Dhe vënia e fakteve në lidhje e marrëdhënie me fakte e ngjarje të tjera është një risi e veçantë e metodologjisë, është çelësi i suksesit nga dhe janë zbuluar të vërteta të rëndësishme, si historia e Djalërisë, simboli politik i Mbretit Zog I etj. Pas shtatë vjet në kërkim për Enverin e vërtetë, ama kur bëra edhe katarsisin nga emocionet negative, nisem për rrugë për të sistemuar materien historike dhe shkrimin e rishkrimin-rishkrimin për të satën herë, u nisa për këtë rrugë të vështirë edhe kur shkruhej në gazeta e flitej në media se tashmë ishte zbuluar "Veza e Kolombit shqiptar" (Biografia e B. F.), aq më tepër kur në gojën e politologut dhe historianit majtist Prof. Dr. Paskal M. se për shume vjet s'do të guxohet të rishkruhet biografi për Enver H., pse ajo do të goditet edhe nga media e majtë! Ndjeva presione të forta, të nënkuptuara qartë, për t'u stepur dhe larguar nga rruga e nisur. Biografia ka 729 burime referuese, kryesisht arkivore, të besueshme e lehtësisht të verifikueshme, kurse memoriaristika e bashkëkohësve është shumë-shumë e vogël, e papërfillshme në numrin e referimeve (problem ishte besueshmëria), por jo memoriaristika e Enverit apo e Nexhmijes, që më të shumtën e herës nuk janë të sinqerta, por edhe si të tilla të çojnë tek e vërteta, pasi edhe dëshmitë e pavërteta ndodh që marrin vlerën e së vërtetës, kur vihen në lidhje me njëra-tjetrën.
Ka që mendojnë se dokumentet janë zhdukur apo mbi to është vëne dorë nga censura politike e kohës, cila është e vërteta dhe a keni pasur vështirësi?
Arkivat, veçanërisht AQSH dhe ç'trashëgoi ai nga AQP, janë spastruar nga dokumente që lidhen me Enver H. Për shembull, edhe pse nga Franca dërgoheshin tri herë në vit raporte të hollësishme për rezultatet në mësime të studentëve shqiptarë, midis tyre edhe për Enver H., nuk gjendet asnjë dokument; ose s'ka asnjë dokument për komunikimet zyrtare të diplomatit Enver nga Brukseli me organe zyrtare në Shqipëri; kështu dhe me arkivin e Liceut Kombëtar Francez të Korçës, po kështu edhe për vitet e luftës. Megjithatë, është habi e madhe si mbetën dokumente të rëndësishme apo gjurmë të tyre, që bëjnë të mundur të zbulohet Enveri i panjohur, ai i fshehuri për dekada. Madje, në AQSH kam zbuluar edhe dosje me dokumente saqë thua se janë pamje me qasje nga alienë, dokumente të Enverit mbi të cilat është vënë dorë me armiqësi barbare dhe në libër jepen kësi faksimile, apo apogjeu arrin me dokumente te mistifikuara me teknologji të lartë, në laminator, si ato për Nexhmije Xhuglinin, që për nga sofistikimi do t'i kishin zili dhe arkivat më të mëdha e të vjetra të botës, por nuk është metaforë, dhe ja një fragment mistifikimi i shkëputur nga një proces investigues. Figura 1.
Si realizohej mistifikimi me laminim në laminator?
Për t'i rënë shkurt fare kësaj historie të pabesueshme, por e vërtetë dhe që nuk ka të ngjashmen askund. Mbi dokumentin origjinal, që është ai që duket, është vendosur ai i mistifikuari (falsi), të dy mbështillen me laminë shumë e hollë dhe futet në laminator e me një çekim printohet dokumenti i kërkuar fals, ama është shumë vështirë për t'u zbuluar dhe pata fatin të zbuloj dokumente të "Delegates" Xhuglini e Enver H. që s'kanë të ngjashmen e vet në arkivat e botës. Dokumentet e laminuara i dërgoheshin dhuratë Nexhmije H. në 60-vjetorin e lindjes dhe kënaqësinë e falenderimin për to, ajo e shpreh në gazetën "Tirana Observer", edhe pse e di se ato janë false sepse origjinalin e kishte dhe vetë. Laminimi i dokumenteve bëhej me dije të vetë Nexhmije H., sepse dhurohej nga familjarja saj, në kupolën e AQSH-së. Investigimi arkivor, marrë me kamera dhe i realizuar me shumë vështirësi është hedhur në dy videoklipe dhe janë dokumente monstra, e pabesueshme, ama e vërtetë e pamëshirë! Më e keqja është se edhe sot vihet dorë mbi burime arkivore të vlera, siç është dokumentari i misionit britanik për hyrjen e Qeverise Hoxha në Tiranë, më 28 nëntor 1944, kështu mjaft të futeni në Google me kërkesën: Diktatori 3, Dokumentar, Blendi F. dhe për gjatë një minute do të shfaqen fragmente nga dokumentari, por edhe me një fragment i prerë nga dokumentari dhe me mbivendosje të një fragmenti tjetër me zë e figurë të Enverit në Kongresi i Parë (faqe 109), nëntor 1948, me kongresmenë-të gjithë me këmisha të bardha dhe paradoksi është se Enveri atë 28 nëntor "deklaron" çlirimin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë më 29 nëntor! Përkundër me ç'deklaroi Enveri atë 28 nëntor! E rënde? Ama s'ka paqe me kësi atentate ndaj së vërtetës historike! E keqja s'paska fund: Akademia jonë e Shkencave në Fjalorin Enciklopedik (2008) ende s'ka guxim të "dekorojë" Enverin me "dekoratën" Diktator, ndërsa në vepra akademike diktatori dekorohet prej saj me tituj të lartë Rilindës dhe Iluminist! Dhe këto dekorata Enverit i jepen për "merita" kur ishte 22 dhe 28 vjeç!
Ç'të re sjell për lexuesit biografia e Enverit?
Në përgjithësi, biografia sjell për lexuesin një Enver të panjohur për 'të, sjell Enverin e vërtetë. Çelësi i Solit (shenjëza magjike që rri në krye të shtatë notave të pentagramit) - fjala e Enverit 28-vjeçar në ceremoninë përkujtimore të Bajo Topullit më 29 korrik 1936 në Gjirokastër është çelësi i suksesit për zbulimin e Enverit mbretëror i thekur i Mbretit Zog I dhe po ashtu është dhe çelësi "kopil" për të shkuar tek e vërteta e bursës së Enverit për në Francë, tek e vërteta përse Enverit nuk iu pre bursa për tre vjet, kur dekreti i Mbretit ishte kategorik: studenti që nuk merr provimin i pritet bursa, kthehet në atdhe dhe i kthen shtetit bursën e marrë, tek e vërteta e Enverit diplomat në Bruksel i dekretuar nga Mbreti, tek e vërteta e kthimit në atdhe dhe veprimtaria e tij e suksesshme për Djalërinë Shqiptare, që prijës të deklaruar kishte Mbretin; ose del në dritë e panjohura e mosqenies së Enverit anëtar i delegacionit gjirokastrit në Shkodër për tërheqjen e eshtrave të Çerçiz Topullit e Mustafa Leskoviku (Muço Qullit) dhe Enveri as që mbajti në Shkodër fjalim e aq më pak fjalimi të jetë botuar në gazetën "Demokratia" të Gjirokastrës, siç shkruhet nga "Veza e Kolombit Shqiptar"; edhe e vërteta se Enveri ishte ilegjitim-i pazgjedhur e i pavotuar në krye të Partisë Komuniste dhe terrorist i kualifikuar e autor i kodit të fshehtë "Të dekorohet", spastrimi i partisë nga kundërshtarët e në shumicë gjasme të tillë. Janë shkruar me mijëra faqe në libra e disertacione që i ngrenë hymne Enverit për themelimin e Partisë, drejtimin e Konferencës së Pezës dhe Konferencën e Parë të Vendit, por burimet arkivore vijnë me argumente bazike se atë "formulën e pagëzimit" që "lexoi" Enveri në themelimin e Partisë në të vërtetë spektrin e themelimit e mbajti në dorë Miladin Popoviçi, kurse Enveri ishte thuajse figurant në mbledhjen themeluese; Në Konferencën e Pezës Enverit i ra fati të luajë një rol qesharak, siç e pohonte edhe vete, dhe më shumë qesharak bëhej vetë delegacioni i komunistëve, kurse vendimet aq të rëndësishme të Pezës mbetën një letër e bardhë, një letër e vdekur, sepse vetë Enveri atë botë shkruante se Fronti Nacionalçlirimtar nuk u krijua kurrë dhe në Pezë dolën gjëra qesharake dhe për fat ato zbulohen fare qartë në procesverbalin e Konferencës që mbahej nga vete Nexhmije Xh. Në Konferencën e Parë të Vendit Enveri mbeti në pozita të tërhequra, pas kritikës dërmuese të M. Kaçaçi, se "ti Enver je një hiç", apo kritikës së fortë që i bënte Mehmet Sh. për rolin e fshatarësisë në luftë. Enveri duhet vlerësuar dhe për virtytin e të qënit i sinqertë me veten e të tjerët për atë që shkruante apo diskutonte e vendoste, por në vitet e para të çlirimit, veçanërisht në Kongresi i Parë e më pas Enveri filloi të shkruajë mbrapsh historinë, të ndryshojë të vërtetën e luftës, ta mbushë me rrenashe, saqë të mos ngjajë fare me atë që shkroi në vite lufte. Enveri shfaqi edhe karakter të fortë, ishte i mbrujtur me etjen për pushtet, për të qenë njëshi, ama me vullnet të fortë dëshirat i mbajti të burgosura nën lëkurë dhe zgjodhi rrugën e suksesit të ardhshëm: bëhej urë për të kaluar mbi të Miladi P. dhe Dushan M. apo eprorë të tjerë të dërguar të Titos, por me ata që vareshin prej tij sillej si të ishte Zeusi, kur me rrufe godiste pamëshirë perënditë e pabindura! Enveri, teist apo ateist dhe argumentet janë se ishte teist, një meritë, por në kushte të tjera, që ndikohej nga leksioni i Tolstoit "Çfarë është feja? (1908) dhe e deformoi atë, Enveri u vuri zjarrin institucioneve fetare dhe goditi për vdekje klerikët.
Sa të besueshme vijnë te lexuesi këto dhe a prisni të merrni kundërshtime të forta nga Nexhmije a familjarët e saj?
Edhe për lexuesin e thjeshtë besoj se s'do të krijohen mëdyshje, por edhe vete Nexhmije H. nuk do të mund të guxojë të mohojë mistifikimin e dokumenteve të saj, por edhe të Enverit me laminator dhe forma të tjera; ka argumente të shumta se ç'ishte djalëria-shpirti e zemra e Mbretit, dhe ajo s'do mund të mohojë të qenit e Enverit mbretëror, sepse vetë e ka pohuar se Enveri mbante fjalime të zjarrta në emër të Djalërisë dhe në libër ka plot argumente të pakundërshtueshme se ç'ishte Djalëria; apo nuk do mund të kundërshtojë të vërtetën se Enveri në konferencën e parë të vendit as u zgjodh e as u votua sekretar politik aq më pak sekretar i përgjithshëm i Partisë dhe me këtë detyrë u zgjodh dhe votua vetëm në Kongresin e Parë, nëntor 1948, ku plasi edhe bomba e lëshuar nga Tuk Jakova në raportin e tij si sekretar për kuadrin, për moszgjedhjet në Konferencën e Parë. Gjithashtu, a do të mund të sillte argument se ajo vetë dhe Tarasi nuk bënin spastrimin e partisë me kodin sekret "Të Dekorohet", për t'i kujtuar këtu letrën e 14 tetorit '43 që i dërgonte Tarasit dhe i kërkonte spastrime ("dekorime") politike! Nuk do të kishte ekspert të kriminalistikës ligjore të mos konstatonte manipulimet me fotot në ceremoninë e mbajtur në Shkodër, apo as avokat që ti japë Enverit certifikatën e ndershmërisë për ngjarjen e demonstratës së 28 nëntorit '39 në Korçë, nga relacioni i Mëkëmbësisë së Përgjithshme Fashiste, për komprometimin e hapur të Enverit me policinë sekrete. Libri është shkruar për të qënë i kuptueshëm për të gjithë, ama le dhe një hapësirë për partizanët e mendimit ndryshe, veçse priten të vijnë me fakte e argumente burimore e arkivore, përndryshe loja e fjalëve është e pavlerë.
Cila është domethënia e këtij argumenti, ai i Mëkëmbësisë së Përgjithshme Fashiste?
Dokumenti arkivor fashist për demonstratën e 28 nëntorit '39 në Korçë zbulon organizatorët e demonstratës dhe përgjegjësi numër një saktësohet profesor Enveri, siç lexohet në rreshti i dytë dhe vijon me shumë të tjerë, është një faqe me 32 rreshta, por nën dhunën e gërshërëve gjymtohet dhe mbetet pak rreshta, siç shihet, dhe kjo bëhej të mbetej Enveri, i vetmi organizator, por dokumente të tjera fashiste e komprometojnë më së keqi Enverin në lidhje të fshehta me policinë sekrete fashiste, pasi ai nuk u thirr as në polici, as në gjyq, për të nuk u mor asnjë masë, as pushim nga puna, kurse shokët e tij demonstrues- profesorë Selman Riza, Abaz Ermenji, Stavri Skendi, Masar Shehu, Loni Kristo e të tjerë gjyqi i dënoi me tre vjet internim në Vantotene, ishulli i vdekjes, dënim që e vuajtën ditë më ditë, plot 3 vjet, kurse Enverit, "organizatori" kryesor nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë!
Është shkruar shumë për t'i dhënë shumë vlera Shtëpisë së Hoxhatëve, si është e vërteta?
Në botime ka dy prirje, që dallohen qartë. Ajo e Oborrit, që bëri shumë që Shtëpia e Hoxhatëve, të parët e Enverit, të evidentohet aq shumë sa e familjet më të vjetra gjirokastrite zbeheshin. Është dhe prirja tjetër që mohon tradita të mirë të Hoxhatëve. Janë të ardhur nga fusha e Dropullit, fshati Haskov, rreth viteve '800, ishin pronarë të mesëm tokash, me 41 dynym tokë, por pas vitit 1916 rrënohen ekonomikisht. Për nga besimi, Hoxhatët në shekullin e XIV ishin katolike me mbiemrin Kola e më pas konvertohen mysliman, sekti bektashi. Në Biografia e Enver Hoxhës (1947) shkruhet se vjen nga familje "e mesme intelektuale" dhe gjyshërit e tij kishin "shërbyer gjykatës të Paqit në Shqipëri e vende të tjera.", por është asfare e besueshme. Xhaxhai, Hysen H. ishte teolog i lartë i shkolluar në Turqi, burrë i mençur e i zoti, para e pas pavarësisë ishte shtatë vjet belediereiz, kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, i emëruar në shenjë besnikërie ndaj pushtuesve osmanë; po ashtu, ishte dhe bashkëthemelues i shoqërisë patriotike "Drita" që shpesh i mohohet, dhe nuk mund të mohohet e vërteta se më 3 dhjetor 1912 ndodhej mes delegatëve firmëtarë të pavarësisë, por nuk i dihet si ndodhej atje, kur delegat i listuar e i adresuar i Gjirokastrës ishte Elmaz Boce, i treti nënshkrues (nga fillimi) i aktit të pavarësisë. Ashtu sikurse është përtej të vërtetës se Hyseni e priti Ismail Qemalin tek Ura e Mifolit, siç mbeti në filmi Nëntori i Dytë. Në shtëpinë e Hoxhatëve, nga kishin dalë breza kadileresh, doket e zakonet e egra ishin në mbretërim te lumtur, si fejesa që në lindje, siç rrëfen vetë Enveri historinë e nënës së vet, Gjylos (u fejua ditën e lindjes), në një mbledhje në Byronë Politike (1979) për diskutimin e filmit Dollia e dasmës sime. Ka e një të pavërtetë të madhe që shihet në fotografinë e Shtëpisë Muze Enver Hoxha, në biografia "Enver Hoxha 1908-1985": Shtëpia në foto është ndërtuar nga themelet më 1966 për të qënë Shtëpi Muze e Enver Hoxhës, kurse shtëpia e vërtetë e Hoxhatëve digjej më 1916, jo nga pushtuesit grekë, por nga një pakujdesi njerëzore dhe nuk i mbeti as nam as nishan, ndërsa vizitorëve të huaj u rrëfehet si shtëpia e Enverit, ku lindi!
Dhe ç'të reja ka për fëmijërinë e Enverit?
Enveri ka shtatë ditëlindje, me ditëlindje në çdo stinë dhe ditëlindja e vërtetë është një, që mbeti në celuloid në regjistri i Bashkisë së Gjirokastrës: "Regjistri Nr. 6, fleta 5. Lagjia: Teqe- Meçite - Hazmurat.Rruga: Koto Hoxha. Enver Hoxha - Halil - Gjylo.
Ditëlindja 12. 5. 1908."
Argumenti befasues vjen nga Nexhmije H. nga vizita që bëri në Monpeljer më 1977 kur i bie në dorë dokumenti i regjistrimit të Enverit në Universiteti i Monpeljes, me lindje 3 tetor 1908. Dhe për të evituar keqkuptimet për këtë ditëlindje të dytë të Enverit, në parathënie të librit "Enver Hoxha. Vite të rinisë", Nexhmija vjen me "argumentin": "… Ruheshin regjistrat ku figuronte emri i Enverit me datëlindje 3 tetor 1908, ashtu siç e ka pasur të shënuar në pasaportën e atyre viteve, sipas kalendarit 'alla turka' dhe që 'alla frënga' i bie pikërisht më 16 tetor." Ditëlindja 16 tetor publikohej për herë të parë më 2 tetor 1947, në gazetën Bashkimi. Nexhmije H. duhet të shpjegojë dhe një "ngatërresë" tjetër: Në biografia "Enver Hoxha 1908-1985", botim i vitit 1986, kur Enveri ishte një vit nën dhé, në një faksimile të amzës së vitit 1923 shihet se është vënë dorë me shtesën: "16. X.".
(Vijon nesër)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga akoma ja kan friken mė 24-07-2013 nė 10:00
Eh more Enver djali nuk kan lene gje pa thene per figuren tende keto 22 vjet,vecse urrjetje,shpifje,aq shume i zgjuar ke qene sa edhe sot pas 30 vjeteve qe ke vdekur akoma ta kan friken,akoma i frikson hija jote. rralle lindin nenat burra si ty o figur shteti ,me te futme ta kan pasur ata qe te rrethonin ,me te futme ta kan sot e kesaj dite duke shpifur pa fund si e si ta erresojne figuren tende,me te futme do ta kene edhe ne te ardhmen por qe nuk ta fusin dot! se ja ke futur ti para se ta fusin

Dėrguar nga Vorio Epiroti, Vorio Epir mė 24-07-2013 nė 05:11
Vampiri Enver Hoxha,eshte nje epitet i ri dhe real me fakte historike
Jane mijra e mijra te vraret e te burgosurit shqiptare,Jane mizat e njeresve qe linin Shqiperine Komuniste pas 1990.Fotografia e anijes Vlora me njerezit qe largoheshin nga parajsa komuniste eshte nje akoma dokument
Por ajo qe befason eshte origjina e tij Dropullite-Greke.Pra Enver Hoxha ishte nje Vorio Epirot i asimiluar prej turqeve ne Bektaci.
Pas Komneneve,Kastrioteve Fanolit dhe Enver Kola na del GREK nga vet shqiptaret.

Dėrguar nga Vasil mė 24-07-2013 nė 01:32
A sqarohet ne kete biografi pse Enveri nuk u arrestua asnjehere nga fashistet sic ndodhi me figura te tjera te PK si K. Xoxe apo Q. Stafa (qe u vra per t'i shpetuar arrestimit).

Dėrguar nga ACDC mė 23-07-2013 nė 15:21
Vari ka....! Or lum miku, ka halle te tjera ky popull! Me keto shkrime duket sikur kerkohet qe Dulla te jete gjithmone ne qender te vemendjes. Thjeshte coroditje intelektuale. "Buke me kripe e sheqer".

Dėrguar nga visi, tirane mė 23-07-2013 nė 10:49
@hivzi... me siguri ti duhet te jesh lexues i rregullt i veprave te enver legenit dhe lexues i historise nga historianet e pa politizuar milo,xhufi etj etj qe akoma jane te bindur qe enveri ishte patriot kur gjitha faktet historike flasin se ai maskara e shiti shqiperine...sa per qeverine kuislinge qe ti vetem emrin i ke degjuar...ajo qeveri perfaqesohej nga figurat me te ngirtura te asaj kohe nga intelektual jo injorante si idhulli yt... dhe ik lexo dicka para se te shkruash idiotlliqe.

Dėrguar nga Marin, New York mė 23-07-2013 nė 05:55
Tere jeten Vasfi Baruti i ka qare hallin kaloresit pse i varen kembet...

Dėrguar nga Robert mė 23-07-2013 nė 01:30
ah more z.Baruti.
Jo fakte ,por dhe sy po t'u japesh dobiceve komuniste ,prape qorra do negelen dhe do thone qe dulle qeni ka qene nje hero kombetar ,pale se faktet e nxjerrin heroin e tyre nje plehre dobic gjirokastre.

Dėrguar nga Mirfat, Tetove - Maqedini mė 22-07-2013 nė 20:10
Si nuk mbeti udheheqes i jone duke filluar nga Skenderbeu e deri te Kryetari i fundit Bamir Topi (se Nishani eshte ne funksion ende nuk e ka kryer mandatin)e te mos i shajme e nencmojm,turp per ne po ne shkole keni shkuar qe te mesoni se si ti shani udheheqesit tone more te pa turp kane qene si kane qene te gjithe ata qe jane zgjedhur Kryetarte Shteti ne ate kohe e kane patur shumicen pas veti sa te doni Llomotitni nuk ua ven veshin as kush por vec lexojme shkrimet tuaja.

Dėrguar nga andrologu, tirane mė 22-07-2013 nė 16:41
Ooooo prostatat u ngacmuan.

Po c'keni mo te mjere qe e lavderoni nuk ju ngjallet me Qofte Largu / TARRASI.
Fare e keqe, fare komuniste qe po na pini gjakun akoma.

Dėrguar nga Genti, Tirane mė 22-07-2013 nė 10:52
Z.Baruti,Po nuk kishe kellqe ne ate kohe qe ta beje kete studim,i ka ikur koha.Sot ate e respektojne per ate qe ka bere.Turp qe mereni me te vdekurit.Me mire meruni me kohen e sotme pasi eshte shkruar nje here historia per ate kohe.
 Vazhdimi komenteve: 1   2  
       Shqiperia
01 Gusht 2014
Protestat nė HEC-in e Polisit, arrestohen 3 gra, qėlluan me gurė efektivėt e policisė
Policia nė Librazhd ka arrestuar tre gra, tė cilat akuzohen pėr sulmin ndaj policisė, gjatė protestės sė njė dite mė parė kundėr ndėrtimit tė HEC-it nė fshatin Polis
KOMENTO
       Kosova
31 Korrik 2014
Reshjet në Prishtinë, shkaktohen 550 mijë euro dëme
Fiks 548.542 euro janë dëmet që iu shkaktuan qytetarëve të Prishtinës në infrastrukturë dhe prona private, nga reshjet e javës së kaluar. Prej tyre 370.100 euro janë dëmtime në infrastrukturë, ndërsa 178.442 janë dëme që kanë pësuar pronat private
KOMENTO
       Rajoni
31 Korrik 2014
Gruevski: Nuk pres ndonjë ndryshim për emrin
Ndërmjetësuesi në problemin maqedonaso-grek Methju Nimic ka detyrë të vështirë thotë kryeministri Nikolla Gruevski, i cili nuk pret që vizita e Nimicit në Maqedoni dhe Greqi të sjellë ndonjë zgjidhje përçështjen e emrit.
KOMENTO (1)
       Bota
01 Gusht 2014
Izraeli dhe Hamasi, dakord për armëpushim humanitar prej 72-orësh
Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara bënë të njohur se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim pa kushte 72-orësh.
KOMENTO
       Sport
01 Gusht 2014
Me Katalunjan e pavarur, Barcelona jashtë La Ligas
Nëse Katalunja fiton pavarësinë e shumëkërkuar, futbolli do të humbasë një nga duelet më spektakolare në botë, sepse Barcelona nuk mund të jetë më pjesë e kampionatit ku luan edhe Reali i Madridit.
KOMENTO
       Kulture
31 Korrik 2014
‘Facebook-u i nënës së Stalinit’, në Galerinë Kombëtare të Arteve
"Mos shpresoni të çliroheni nga librat" qe menduar të titullohej biseda mes Umberto Ecos e Jean-Claude Carrière. Vetë Eco, prezantimin e botimit të kësaj bisede në libër e bënte në një artikull në "Expresso" më 2010, titulluar "Mos ua bëni librave funeralin (varrin)", duke nënkuptuar, zëvendësimin e librit të printuar me atë elektronik
KOMENTO
       Metropol
01 Gusht 2014
Manjola Nallbani: Talentet e vërteta shqiptare po sfumohen nga këngëtaret që zhvishen
Është rikthyer në tregun muzikor këtë sezon në një bashkëpunim me këngëtarin kosovar, Shkëlzen Jetishi. Manjola Nallbani rrëfen për “Summer Pages” se përzgjedhja për këtë duel ka qenë e vështirë, por kënga ka sjellë një atmosferë ballkanike dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Një këngë verore që ka për synim të qetësojë publikun
KOMENTO
       Teknologji
31 Korrik 2014
Njihuni me veçoritë e telefonit “selfie”, Nokia Superman
Divizioni i pajisjeve mobile të Microsoft-it po merret me krijimin e dy telefonave të rinj inteligjentë që do të dalin së shpejti në treg. Telefoni i parë quhet Superman
KOMENTO (1)
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Sherr masiv pėr njė ėmbėlsirė, pėrleshen shqiptarėt me italianėt
 
 
BALKANWEB.TV
Tahiri: Ligji pėr policinė, hap pėr depolitizimin, Ndreu: Policėt presin trajtim dinjitoz
 
 
BALKANWEB.TV
Zbardhet axhenda e Papa Franēeskut, Ati i Shenjtė me makinė tė hapur nė Tiranė
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma territoriale, debati Rama-Dule
 
 
BALKANWEB.TV
Bombardohet njė treg nė Gaza, vriten 17 persona dhe plagosen 200 tė tjerė
 
 
BALKANWEB.TV
Ja si argėtohen kroatėt pas pėrmbytjeve nga shiu
 
 
BALKANWEB.TV
Itali, sekuestrohen 300 kg drogė, nė njė rulotė qė vinte nga Shqipėria
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Marrėveshja me CEZ, krim financiar. Vjedhja, 600 herė mė e madhe se ajo nė BSH
 
 
BALKANWEB.TV
Kamerat e sigurisė kapin "fantazmėn" e teatrit
 
 
BALKANWEB.TV
Duken si dallgė tė vogla, por arrijnė dhjetė metra
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Polici e ndalon pa shkak nė rrugė, nje makine tjeter perplaset mbi te tijėn
 
 
BALKANWEB.TV
Supervjedhja nė BSH, Fullani: Thesaret nuk janė prekur
 
 
BALKANWEB.TV
Komuna Fratar protestė kundėr “Territoriales”: Nuk zgjidhen problemet 15 km larg Ballshit
 
 
BALKANWEB.TV
Rikonstruktohet urgjenca nė QSUT, Manastirliu: Shėrbim cilėsor ndaj pacientit
 
 
 
 
FOTOGALERI
Serisė sė fotove u shtohet dhe Angela Martini: Motra ime shqiptare, Bleona
 
 
FOTOGALERI
Alicia Keys shtatzėnė pėr herė tė dytė
 
 
FOTOGALERI
Provokon Justin, poston foto tė Orlando Bloom duke qarė
 
 
FOTOGALERI
Selfiet mė tė ēmendura qė keni parė ndonjėherė
 
 
FOTOGALERI
Nicolas Sarkozy me pushime, kontrollon ‘stolitė’ e familjes
 
 
FOTOGALERI
Mario Goetze, fund-shpinė Botėrore
 
 
FOTOGALERI
Raffaella Fico - Gianluca Tozzi, pėrkėdhelje tė nxehta nė det
 
 
FOTOGALERI
Hilary Duff, bikini dhe masazh hot ne breg
 
 
FOTOGALERI
Afrikė e Jugut, delfinėt si serfistėt, tufa kalon nje dallgė
 
 
FOTOGALERI
Jessica Alba, me bikini pėr Maxim
 
 
FOTOGALERI
Jessica Simpson dhe Jessica Biel, yjet mė seksi
 
 
FOTOGALERI
Martohet Bihteri, ja fotot e dasmės
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus selfie seksi
 
 
FOTOGALERI
Miranda s’do t’ia dijė pėr sherrin, Bloom-Bieber, pozon topless
 
 
FOTOGALERI
Kur fotot me barkun e madh i bėn babai
 
 
FOTOGALERI
Politikania dhe doktoresha mė seksi nė botė!
 
 
FOTOGALERI
Vildane Zeneli nudo nė Ibiza
 
 
FOTOGALERI
Selfie nė vendin dhe kohėn e gabuar