GRAMSHT- Shoqërohet në polici kreu i PD-së në Gramsh, Elmas Haruni. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se Haruni ishte pasagjer në një automjet që u ndalua nga policia.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.
Po ashtu bëhet e ditur se arsyeja e shoqërimit të kreut të PD ishte për faktin se ai ka kundërshtuar policinë. Ndërkohë priten të tjera detaje për ngjarjen në fjalë, si dhe reagimi zyrtar nga ana e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)