Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk është ndaluar, ndërsa ka vijuar me kritikat ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, lidhur me një tjetër çështje, atë të demarkacionit.

Kështu përmes një postimi në ‘Facebook’, Kurti është ndalur tek marrëveshja që kishte bërë Thaçi me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç për demarkacionin. Kurti e ka ndërlidhur këtë çështje me atë që po flitet tash për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta.

“Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishiqojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.” Kështu thuhej në Deklaratën Thaçi-Vujanoviq që sot i mbushi 6 muaj. Premtoi, nuk e bëri, dështoi! Tashmë edhe një korrigjim tjetër i kufirit? Paj, gjuha është prej tulit e letra duron gjithçka. Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta”, ka shkruar Kurti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: