SHKODËR- Personat që shihni në foto janë Boran Bërçama, ish-polici në lirim dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci 27-vjeç, të ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”, pranë pallatit ku jetonin me qira, në qytetin e Shkodrës.

Në foton e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, dy të rinjtë shfaqen teksa pozojnë në krah të njëri-tjetrit.

Në momentin kur iu kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar me 20 plumba, ata të dy, bashkë me foshnjën 1 vjeç, kanë qënë duke u kthyer në banesë. Atentatorët, ende të paidentifikuar kanë pritur që Boran Bërçama të parkonte mjetin dhe kanë qëlluar me armë zjarri.

cifti i vrare ne shkoder

Nga të shtënat kanë mbetur të vdekur në vend burrë e grua, ndërsa fatmirësisht foshnja e tyre 1 vjeç ka shpëtuar dhe është gjetur nga fqinjët mëngjesin e sotëm.

Ajo që e bën më të rëndë gjithë ngjarjen është fakti se policia e Shkodrës ende nuk ka shpallur në kërkim asnjë të dyshuar për ngjarjen, motivet e së cilës mbeten mister.

shkoder makina

Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës kur Bërçama shërbente në Policinë e Shtetit. Boran Bërçama, rreth 30 vjeç, ka punuar në Komisariatin e Shkodrës si Inspektor Krimesh, e më pas u bë Inspektor Rendi, por pas një mungese të pajustifikuar ai dha dorëheqjen në fund të vitit 2016.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb