TIRANE – Blero Muharremi dhe e dashura e tij Afrona Dika janë një prej çifteve më të njohur të showbiz-it shqiptar. Por ata janë përfolur shpesh për krisje të marrëdhënies së tyre, megjithatë ja kanë dalë mbanë që t’i rezistojnë dhe të venë dashurinë të parën.

Blero feston sot ditëlindjen e tij të 40-të. Mes urimeve të shumta nuk mund të mungonte ai i të fejuarës së tij Afrona Dika, e cila ka zgjedhur ta urojë nëpërmjet një postimi romantik në ‘Instagram’.

Afrona ka zgjedhur disa foto ndër vite të çiftit ku shfaqen mjaft të lumtur dhe bën urimin për partnerin e saj. “Urime ditëlindjen për dashurinë time të vërtetë! Ti më njeh më së miri dhe i di ëndrrat e mia. Festofshim shumë ditëlindje bashkë”- ka shkruar modelja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: