TIRANE- Duke replikuar në Kuvend me opozitën, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj e ktheu sërish vëmendjen tek zgjedhjet e 25 qershorit në Kavajë. Ai tha se aty me të vërtetë fitoi Isa Sakja, por humbi Lulzim Basha.

“Do i referohem Kavajës se ma keni zënë në gojë edhe shpresoj që të vazhdoni te ma permendni Kavajën. Po, në Kavajë fitoi Isa Sakja me 23 vota. Nuk na i vodhi votat, nuk ja vodhëm votat. Përkundrazi, bëmë një fushatë qytetare. Ishin 2 emra në fletën e votimit. Ishte Isa Sakja, ishte dhe Lulzim Basha. Lulzim Basha humbi me 1 mijë vota në Kavajë. Populli i Kavajës i dha 1 mijë vota plus emrit të Edi Ramës perballe emrit te Lulzim Bashës. Kurse emrit te Dorianit me emrin e Isa Sakes, i dha 23 vota plus ketij te dytit. Nuk kishte hapësirë për të debatuar. Është një shembull se si një parti e përgjegjshme, se si një mazhorancë e përgjegjshme ndryshon rezultatin me 23 vota, me logjikën e administrator mavrisë. Isa Sakja duhet të ishte kryetar I Partisë Demokratike, mund të ishte kryetar më I mirë se sa ky që do t’ju çojë nga humbja në humbje. Megjithatë do t’ia përmënd Kavajën por ju lutem thojani, kushdo që e ka afër edhe personalisht: “O administrator Kavaja është humbja më e madhe e Lulzim Bashës. Është votuar Isa Sakja dhe është rrëzuar Lulzim Basha”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: