TIRANE- Kreu i PD, Lulzim Basha ka replikuar me kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së Kuvendit. Basha tha se pa mbështetjen e krimit Rama nuk është asgjë dhe sipas tij ai i ka hequr emrin nga Interpol Durim Kecit.

“Shqiptarët janë të mërzitur nga ky Kuvend sepse është vendi i një dhune psikikë. Sot duhet të flisni për krimin e drogën. Ky ka zgjedhur të bëjë atë që ka bërë në zgjedhjet e fundit, pra dokrra. Sot ai është aty me mbështetjen e krimit të organizuar. ‘Peshqit’ e mëdhenj nuk i kap dot ‘peshku’ i madh. Pa mbështetjen e krimit ti nuk je asgjë Rama… (dëgjohen fjalë nga salla nga ministri Ahmetaj) Atë ta futa në 2015, por herës tjetër pa merak se do jetë diçka tjetër. Ti nuk do shpëtosh kësaj here… Ti i heq emrin nga Interpoli Durim Kecit dhe thua të mbaj unë përgjegjësi?

Shqipëria prodhon dhe konsumon drogë dhe krim e nënproduketet e krimit. Paratë e krimit po depërtojnë kudo, sektori i ndërtimit po bie në dorë të krimit, turizmi po bie në dorë të krimit, të dhëna tronditëse do publikohen në javët e ardhshme nga parnerët ndërkombëtarë për këto cështje.”-tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: