Sulmuesi i ri francez, Kylian Mbappé (PSG) është lojtari U-21, i cili ka një vlerë më të madhe në tregun aktual të futbollit, me 192.3 milionë euro. Kjo është e qartë nga raporti i “Soccerex” për U-20 dhe U-21, i përgatitur nga “Prime Time Sport”. Mbappé ka dyfishin e vlerës së të dytit në listë, të anglezit Marcus Rashford (Manchester City).

Mes 20 të parëve shfaqet vetëm një spanjoll, lojtari i Real Sociedad, Mikel Oyarzabal, që gjendet në vendin e dhjetë dhe me një vlerë tregu prej 51.3 milionë euro. Rritja e numrit të minutave të luajtura me PSG dhe, pas fitimit të titullit të Kampionatit Botëror me Francën, ka shkaktuar rritje të vlerës së Kylian Mbappé.

Tashmë, vlerësimi i tij është rritur nga 61.7 milionë euro vitin e kaluar në 192.3 milionë euro në raportin aktual. Një tjetër francez, sulmuesi i Barçës, Ousmane Dembélé, është në vendin e katërt në renditje. Vlera e tij e tregut arrin në 84.3 milionë euro, 24 milionë më shumë se në raportin e mëparshëm.

Lista përfshin gjithashtu dy braziliane të rinj të angazhuar nga Real Madridi për vitin e ardhshëm: Vinicius jr (Flamengo) dhe Rodrygo (Santos). I pari vlerësohet në 45 milionë euro dhe i dyta në 40 milionë euro. Midis 20 lojtarëve me më shumë vlerë te mosha U-21 janë pesë francezë, katër brazilianë, 3 anglezë dhe italianë, si dhe një amerikan, një xhamajkan, një spanjoll, një holandez dhe një turk./telesport

Ja renditja sipas vlerës së tregut të lojtarëve më të mirë U-21

Lojtari Mosha Vlera
.1. Kylian Mbappé (FRA, PSG) 19 vjeç 192,3 milionë euro
.2. Marcus Rashford (ING, United) 20 89,2
.3. Gabriel Jesús (BRA, City) 21 88
.4. O. Dembélé (FRA, Barcelona) 21 84,3
.5. Malcom (FRA, Girondins) 21 64,6
.6. F. Chiesa (ITA, Fiorentina) 20 63,6
.7. G. Donnarumma (ITA, AC Milan) 19 62,8
.8. C. Pulisic (USA, Dormund) 19 61,2
.9. Leon Bailey (JAM, Leverkusen) 20 56,5
10. Mikel Oyarzabal (ESP, R.Sdad) 21 51,3
11. Ryan Sessegnon (ING, Fulham) 18 51,3
12. Alexander-Arnold (ING, Liverpool) 19 50,7
13. Matthijs de Ligt (HOL, Ajax) 18 50,4
14. Vinícius Jr (BRA, Flamengo) 18 45,1
15. Rodrygo (BRA, Santos) 17 40
16. Dayot Upamecano (FRA, Leipzig) 19 39,6
17. Patrick Cutrone (ITA, Milan) 20 35
18. Housem Aouar (FRA, Ol. Lyon) 20 34,5
19. Allan Saint-Maximin (FRA, Niza) 19 31,9
20. Cengiz Ünder (TUR, Roma) 21 31,9

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb