TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha publikoi një ditë më parë në profilin e tij të Facebook mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denonconte Drejtorin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor Tiranë, Arnis Hoxha se nuk ka diplomë. Sipas mesazhit të qytetarit dixhital, Arnis Hoxha kishte lënë shkollën, pasi kishte ngelur që në vit të parë në më shumë se 9 provime, ku 12 ishin në total.

Pershendetje, Doktorr. Kam pak vite qe jam larguar nga Shqiperia dhe me te. Pata fatin qe gjeta pune jashte dhe jam super I vleresuar. Marr shkas nga nje postim ne FB I drejtorise se pergjithshme te trasportir rrugor Tirane dhe shoh drejtor rajonal Z. Arnis Hoxha. Nuk kam asgje personale me Z. Hoxha. Z Hoxha ishte njeri nga ata qe e la shkollen, pra ngeli qe ne vit te pare ne me shume se 9 provime, (12 ishin total) . Mirepo z. Hoxha ishte nje aktivist I Ps dhe ja ku eshte sot, madje drejtor. Qe te jesh drejtor duhet te pakten ta kesh mbaruar Ing. Mekanike, qofte edhe me 5. Po pse kjo eshte rilindja jone dhe Shqiperia qe duam???? Te gjithe ne qe e dime kete ceshtje jemi tejet te indinjuar, pasi ka djem qe kane mbaruar me rezultate teper te mira, e ti me ben drejtor nje qe ngeli qe ne vit te pare.Ky eshte kryeministri I fasadave. Turp! Faleminderit,”- ishte postimi i bërë nga Berisha në profilin e tij në Facebook.

Por pas këtij denoncimi janë bërë publike dy diplomat e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, Arnis Hoxha, ajo e bachelorit dhe masterit, në degën Inxhinieri Mekanike, duke dëshmuar se ai e ka mbaruar shkollën.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb