KAVAJË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Golemit në Kavajë por ngjarja mund të kishte përfunduar në tragjedi. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se një tren është përplasur me një autoveturë rreth orës 9.

Sipas burimeve nga policia kanë mbetur të plagosur lehtë anëtarët e një familjeje që ndodheshin në autoveturë, 4 fëmijët em itur 8, 6, 4 dhe 2 vjeç si dhe prindërit por të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve të para makina ka kaluar shinat teksa treni ishte duke u afruar dhe drejtuesi dyshohet se nuk e ka parë trenin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: