TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të Tiranës. Sipas të dhënave paraprake nga policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:43 në Prezë, ku mjeti me targë AA 724 OM me drejtues shtetasin S. D., rreth 70 vjeç, është përplasur me një bordurë rruge. Për pasojë mjeti ka marrë flakë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi S. D., është nxjerrë menjëherë nga mjeti dhe po dërgohet për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb