TIRANE – Pas aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ka ndërruar jetë një prej të plagosurve.

25-vjeçari, një prej dy të plagosurve, nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra duke humbur jetën në spital, edhe pse në fillim u raportua se ishin jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia pak më herët

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: