LUSHNJË- Lushnja është tronditur sot nga një krim i trefishtë. Dy të rinj janë ekzekutuar shumë pranë Komisariatit të Lushnjës, ndërsa një i tretë është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. “BalkanWeb” mëson se viktima e dytë është Jurgen Hoxha, 23 vjeç nga Lushnja.

Të dyja viktimat dhe i plagosuri ishin shokë me njeri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme 18:00 në lagjen “Loni Dhamo”, ku mësohet se ka pasur batare të shtënash. Policia ende nuk ka informacione për autorët e mundshëm dhe motivin e krimit të trefishtë ndërsa ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb