TIRANE- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Kodër Kamëz. Teksa drejtonte automjetin tip “Benz” me targë AA071UA, shoferja Rozina Koleci ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke u përplasur me një biçikletë dhe më pas me tre këmbësorë, nëna me dy fëmijët e mitur.

Për pasojë ka humbur jetën vajza 7-vjeçare, dhe drejtuesi i biçikletës, 29-vjeçari Ramazan Isha.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë për “BalkanWeb” se ishte drejtuesja e mjetit tip “Benz” që doli nga rruga, duke marrë përpara biçikletën dhe këmbësorët.

Sakaq, ambulanca mbërriti për të ndihmuar të plagosurit, ku mësohet se Valbona Ndreu ndodhet në remimancion, ndërsa vajza tjetër 6 vjeçe e ka kaluar rrezikun për jetën.

Mjeket e Spitalit të Traumës në Tiranë thanë se nëna dhe vajza e mitur kanë reaguar pozitivisht. Pas ekzaminimeve që i janë bërë, pritet që vajza e mitur 6 vjeçe t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale ndërkohë që Valbona Ndreu për momentin nuk duket se do të ketë nevoje për operacion..

Informacion Paraprak
Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb