ELBASAN- Një mjet është djegur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit. Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në orën 4:20 në lagjen “Qemal Stafa”, ku mjeti tip “BMW”, me targë AA 099OJ, në pronësi të shtetasit Lavdimir Çabja, 40 vjeç, ka marrë flakë papritur. (Foto ilustruese)

Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës dhe si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: