VELIPOJE– Një 30-vjecar është mbytur në plazhin e Vilunit në Velipojë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se Ervid Palaj nga Dajçi hyri në det të shpëtonte të fejuarën e tij e cila rrezikohej të mbytej nga dallgët, por është mbytur vetë.

Fatmirësisht partnerja e tij është shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 30-vjecari nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndihmës dhe përpjekjeve të qytetarëve.

Ky është rasti i dytë që mbytet një pushues në plazhin e Velipojës për këtë sezon.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb