VELIPOJE– Një pushues nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës pasditen e sotme. Viktima është F. H. 35 vjeç, banues në Prishtinë, i cili ka hyrë në det të shpëtonte bashkëshorten e tij, por është mbytur vetë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2017, rreth orës 16:15, në Plazh Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë shtetasi F. H. 35 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Nga deklarimet paraprake, është bërë me dije se shtetasi F. H. ka hyrë në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, por ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje ku po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb