ELBASAN- “BalkanWeb” ka siguruar pamje nga aksioni policor në Elbasan, ku u arrestuan disa persona me precedentë penale. Në operacionin ‘blic’ ku morën pjesë edhe Forcat Speciale, ndërsa aksioni u shtri në disa lagje të qytetit.

Kujtojmë se dje, ishte gazetari investigativ i News 24, Artan Hoxha ai që dha alarmin për situatën e krijuar në Elbasan, ku dëshmoi se krimi atje po merr gjithnjë e më shumë terren.

Në pamjet në fjalë shihet se si 4 mjete policie, dy furgona, një fuoristradë dhe një mjet i vogël, futen me shpejtësi në drejtorinë e policisë së Elbasanit, bashkë me personat e prangosur. Deri më tani nuk dihen identitetet e personave të prangosur. Ky aksion vjen fill pas takimit që kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako zhvilloi në drejtorinë e bluve në Elbasan, pas incidentit që ndodhi me zv/drejtorin e policisë së Elbasanit, ku u godit qëllimisht nga një automjet i blinduar.

Gazetari i ‘News24’ Fatmir Popja raportoi në një lidhje direkte se gjithë ky operacion vjen pas ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur përgjatë këtij viti në Elbasan. “Ka kritika të shumta për punë e policisë së qarkut të Elbasanit, dhe thuhet se nuk kanë kryer punën ashtu siç duhet. Vrasjet e kryera në Elbasan dyshohet se janë të kryera me pagesë dhe kryesisht për trafikun e drogës. Ndërkohë që pritet një reagim zyrtar nga policia e Elbasanit”, tha Popja në një lidhje direkte për ‘News24’.

policiaelbasan3

policia43

policia elbasan43

policiaelbasan operacioni

elbasan policia
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: