TIRANË- Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj Xhafaj ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Mësohet se takimi i Xhafajt me Ramën u zhvillua në Kryeministri, disa orë pas mbledhjes së grupit të PS.
Gazetari Klajdi Bodlli, raporton për “BalkanWeb” se takimi mes dy zyrtarëve vijoi për 45 minuta.
Me gjithë aludimet për një shkarkim të mundshëm të Xhafajt, sot kryeministri Edi Rama reagoi në mbledhjen e grupit të PS duke i hequr përgjegjësitë morale dhe lidhore ministrit të Brendshëm pas akuzave të PD se ka manipuluar kodin penal për të mos lejuar ekstradimin e vëllait të tij drejt Italisë ku është i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg.
(m.k/BalkanWeb)