TIRANE– Një zjarr ka përfshirë godinën e Gjykatës së Lartë në Tiranë para pak minutash në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihen makinat e zjarrfikëses dhe policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bateri kompjuteri (UPS), ndërsa nuk ka demtime të dokumenteve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb