KAVAJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës. Teksa kishin shkruar për kontroll dhe verifikim në terren të abonentëve, grupi i punës së OSHEE të Drejtorisë Rajonale Durrës, ka hasur ne rezistencën e abonentit Dritan K.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, teksa në momentin kur punonjësit e OSHEE do të kryenin kontrollin, qytetari Dritan K, i ka kërcënuar ata, duke i qëlluar me armë zjarri.

Fatmirësisht nga plumbat nuk pati të lënduar, ndërkohë që abonenti Dritan K. është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit, çifte.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb